E enjte, 18.04.2024, 10:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Papa Albani: Më shkruani në varr ...

E enjte, 23.05.2013, 06:24 PM


Papa Albani: Më shkruani në varr që rrjedh nga gjaku shqiptar

Për papën me prejardhje shqiptare, Papa Klementi XI Albani deri më sot është shkruar në mënyrë të konsiderueshme nga autorët e huaj. Ai mbetet një personalitet i njohur në Shqipëri dhe për kohën që jetoi një diplomat i rrallë dhe mendjemprehtë, një papë dinjitoz si intelektual i kulluar largpamës dhe principial në qëndrim e veprime.
Qendra e Studimeve Albanologjike organizoi në nder të tij dje në në sallën “UNESKO” të Muzeut Historik Kombëtar, konferencën shkencore me temë “Papa Klementi XI dhe familja Albani”.
Familja Albani me origjinë shqiptare nxori, përveç Papës Klementi XI, edhe kardinalë, profesorë, juristë dhe artistë me famë botërore, si dhe la trashëgimi muzeun e mirënjohur të artit “Pallati Albani”.
Në konferencën e djeshme Eqrem Elezaj, autori i një monografie mbi këtë argument, si dhe Prof. Richard Potz, nga Universiteti i Vjenës kanë faktuar se vetë Papa Klementi XI nxiti mbajtjen e Kuvendit të Arbënit më 1703, botimin e akteve të këtij Kuvendi, si dhe botimin e Gramatikës së Shqipes dhe të serisë historike “Illyricum Sacrum”.
Konferenca u shoqërua edhe me një ekspozitë me riprodhime gravurash të epokës në ambientet e MHK-së. Ndërkohë në një intrevistë për gazetën, profesor Eqrem Elkezaj, ka rrëfyer disa nga zbulimet e tij të reja rreth figurës së Papa KLmentit XI që ka zbuluar në arkivat e Vjenës e të Vatikanit.
Profesor Eqremi, përveç gjërave të njohura ka ende mistere nga historia e familjes me origjinë shqiptare Albani të Urbinos?
Pikërisht ky simpozium i kushtohet familjes Albani nga Urbino dhe dega tjetër në Birgamo të Italisë dhe kryesisht papës Klementi XI Albani.
Gjatë hulumtimeve 17-vjeçare në arkiva jam zbuluesi i parë i pemës gjenealogjike të familjes Albani.
Familja Albani rrjedh nga Shqipëria veriore, nga Laçi I Shkodrës.
Në kohën e Skënderbeut, dy djemtë e Mikel e Lazri ishin kapiten të veriut, ata u dërguan me detyrë diplomatike dhe ushtarake në Urbino te Duka I Urbinos.
Atherë Urbino ka qenë si të themi sot Brukseli, meqenëse themi se ka qenë të ngarkuar detyra ushtarake dhe diplomatike. Atëherë kemi edhe përfaqësinë e përhershme diplomatike, sepse misioni diplomatik ka në origjinë, së pari përfaqësimin ad hoc, pastaj u shndërrua në ambasadë diplomatike.
Pema gjenealogjike e familjes Albani është një dokument tjetër i veçantë që e kam zbuluar për herë të parë me pesë fletë dhe tregon saktësisht rrënjën e gjenealogjisë së familjes Albani nga Shqipëria.
Është një profesor Richard Potz që në këtë libër timin e quan si gur themeltar të të historisë papale.
Familja Albani i ka dhënë papatit romak 6 kardinalë, një papë të madhërishëm që konsiderohet një humanist qeveritar shumë i zoti si një diplomat dhe themeluesi i akademisë diplomatike të Vatikanit, por nga nga tjetër është një humanist se ka ndërtuar shtëpi me 8 mijë e ca shtretër që e ka përdorur si azil politik për familjet që ishin nën diktaturë.
Në aspektin kombëtar ka qenë figurë e papërsëritshme në histori.
Me të lidhet Konsili i Arbënit dhe ka treguar interes të madh se nëse ai popull e flet ende gjuhën e lashtë arbëreshe.
Në vitin 1716 ai ngarkon at Maria de Leece për të hartuar gramatikën e parë të gjuhës shqipe dhe at Maria de Leece e ngarkon me një përgjegjësi shumë të lartë dhe i thotë nën një parathënie me disa fjali shqip: “Arbënuer i dashtun, këtë gramatikën e shkrova jo për zotërinë tënde që di më mirë dhe më kthjellët se unë, por për ata fratinët që vijnë prej së largu me shërby”.
Ky fakt do të thotë se papa Albani e ka ditë gramatikën shqipe më mirë se vetë hartuesi. Ai ishte i vetmi papë romak që ka mbajtur një mbiemër Albani, sepse ishte mjaft patriot. Ishte edhe papa Gjona Pali, por nuk u quajt papa polak pas vdekjes.
Ndërsa ky quhet Papa Albani.
Shkruhet “Clementes Undecimo Albani Urbinas”.
Në shqip do të thotë shqiptari Klmeneti XI nga Urbina.
Një e veçantë është fundi i tij. Amaneti shumë i dhimbshëm që la.
“më varrosni në mënyrë shumë të thjeshtë, por të shkruhet në pllaknë time që Papa Albani është papë në Romë, por rrjedh nga gjaku shqiptar.
Shumë interesant ky fakt
Po. Papa Albani radhitet ndër dhjetë papët më brilantë që ka pasur Papati Romak.
Ka qenë i mençur dhe diplomat dhe në moshën 28 vjeçare ka marrë pjesë si përfaqësues i Vatikanit në Angli, ku mbretëresha e Anglisë e ka quajtur një ciceron.
Po në arkiva çfarë keni zbuluar që nuk është dokumentuar deri më sot?
Kam zbuluar një dokument interesant sepse Mikel Lazi nuk kishte dy djem Filipin dhe Gjergjin që ishte diplomat, por ka pasur edhe një djalë që e quanin Andrea.
Çfarë ka ndodhur me Andrean, kjo mbete të zbulohet.
Ndonjë kuriozitet tjetrë të panjohur?
Me papa Albanin mund të merren arkiva të tëra me të.
Ka qenë jurist i njohur, filozof klerik i devotshëm, një gjë më ka bërë përshtypje që kur ra një tërmet i fuqishëm në Romë në 1700-n, kur merre fortifikatën është bërë një tërmet në Romë dhe e gjithë popullata ka ikur dhe ai ka ndenjur një orë duke u lutur tek Sheshi i Pjetrit derisa kanë ardhur e kanë gjetur duke u lutur.
Në arkiva gjenden edhe këto fakte.
Cili ëhstë bashkëpunimi juaj me profesor Richard Potz, që do të kumtoj sot?
Profesor Richard Potz përveç që është recensent i librit, ku thotë se “nuk ka vetëdije evropiane, pa u njohur populli shqiptar si autokton dhe si pjesë e kësaj vetëdijeje evropiane”, nuk harron të theksojë se “ky libër është gur themeltar për kthjellimin e historisë papale.
Papa Albani rrjedh nga Laçi I Shkodrës.
Familja Albani ka pasur jo vetëm kardinalë të njohur, por edhe piktorë dhe arkeolog.
Shtëpia Albani ka qenë e mbushur në skulptura greko-romake, të cilat janë vjedhur nga Franca nga vende të tjera janë shitur, por sot kjo shtëpi është muze.
Pallati Albani në Itali duke filluar nga Jozef Albani sekretar i Vatikanit, kardinal, po ashtu dhe Francisko Albani nga Bolonja një prej piktorëve më të mëdhenj të shekullit të 17-të.
Familja e papërsëritshme aristokrate fetare.
Por mbi të gjitha është edhe një figurë kombëtare për ne shqiptarët prandaj unë apeloj institucioneve në Shqipëri që të bëhet më tepër për zbardhjen e kësja figure se me familjen Albani duhet të merren arkiva të tëra, pastaj duhet të evidentohet si figurë kombëtare.
Është momenti i fundit që të ketë institucione me emrat e Papa Albanit dhe të bëhet manifestim shtetëror për datëlindjet e tij.
Ai la amanetin e tij të shkruar në mermer: “Këtu është papa Albani, papë në romë që rrjedh prej popullit shqiptar”.
Ke kontaktuar me pasardhës të familjes Albani?
Familja Albani në vitin 1854 është shuar nga gjinia mashkullore.
Bëhet fjalë për degën e familjes së tij në Urbino, ndërsa nga dega në Bergamo linja femërore sot ka pasardhës me mbiemër tjetër.
Ju kini parë se armët erdhën në Tiranë për 100- vjetorin e pavarësisë.
Aty shkruhet se janë marrë nga Urbino.
Papa ka qenë patriot, ndaje mendohet Aleksandër Albani nipi ka qenë një arkeolog dhe ka shumë gjasa që të kenë pasur një muze dhe këto relike mund t’i ketë ruajtur familja Albani.
Si u zgjodh kardinal Albani, papë. Pati kundërshtime?
Pati një moment të veçantë historik.
Ishte koha kur Franca dhe Austria luftonin për fronin mbretëror të Spanjës.
Papa Albani ka qenë njeri i balancuar dhe megjithëse dy herë i janë lutur që të pranojë detyrën e papës ka refuzuar dhe ka thënë se nuk i kam njohuritë e duhura.
Është përgjegjësi e madhe.
Në fund është bindur, pasi i janë betuar se do ta dëgjojnë dhe do ta respektojnë si papë dhe kështu që Albani ka pasur fat që është zgjedhur si papë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora