E premte, 19.04.2024, 04:56 PM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Koha e pakohë e vendit tim

E enjte, 23.05.2013, 08:47 PM


Agim Gashi

 

KOHA E PAKOHË E VENDIT TIM (poeme)

 

Pjesa e parë

 

Po vinë kohë të pa kohë

Që si ngjajnë as njerzimit

Se lene më shqiptarit

Pse populli im i përqarë

Hasmëria po na qon buzë varrit

Askush më nuk e zgjatë dorën e pajtimit

Vetëm ngrehin gishtin e krimit

Gjera të dhëmbshme dhe tragjike

Eshte mbushur toka e Arbërisë

 

Mjegull dhe tym të zi në tokën time

Sa tmerr

Kush janë ata që të keqen

Mundohen me të keq ta mundin?

Mbushën këtë tokë me varre

Me invalid e të gjymtuar

Me mostra të një kobi

Të një vetëshkatrrimi

 

Askush nuk është vetëm i vetëvetës

Çfarë mesazhe ugurzeza u lëmë pasardhësve

Kosova po e shkruan historinë e kombit

Endërra e së ardhmës më mundon

Çfarë do thonë ata

Kush ishim ne

Që lirinë e vranim

Vranë shqiptari shqiptarin

Robria nuk ndillet ndryshe

 

Po turpi kujt po i mbetet?

A është i të gjithëve?

Fara e vetëasgjasimit

Përsëritët thuase e kemi në gjene

Hej pse vritemi oreeee

Pse shkruajmë dramë kombëtare

Me gjak e me lot

Ndërsa njerzit tanë të mëdhenjë

Më shumë na i çmuan të huajt

Njerzit e atdheut

I shporrnin ata

Ne rehatoheshim në gjumë kur duhet të ishim zgjuar

Mungonim atëherë kur duhej të ishim

 

Ngriheshim të përgjumur

Dhe flisnim fajlë të mëdha

Të cilat ndillnin fatkeqësi

Hej, më mirë të më ruaj Zoti se sa robi

Spaska më keq se të jetohet

Gjysmë i vdekur e gjysmë i gjallë

 

Dëgjoj krisama e klithma

Dëgjoj rënkime e ofshama

Nuk luaj nga vendi

Se fuqi nuk kam të ndërroj asgjë

Askush smund i ndalë lindjet e ardhëshme...

Ata që vonohen

Smund ti thonë gjërat përnjëherë

Akoma disi spo e dinë

Se mungesa e nderit

Edhtë më e tmerrshme se vdekja....

 

II

 

Kohë me bollëk sot ka shqiptari

Tërë një tokë e ka në dispozicion

Le të vras mínjë, sorra e korba

Qiellin le ta pushtoj

Vetëm mos të kërcet pushka

Se vllavrasje i thonë

E të tjerët na e quajnë tokën

Të nemur e katrahurë

 

Rrënjë e forta të shqiptarit

Që kishte dikur...

Besnikrinë, fjalën dhe nderin

Do i gjesh në More e Anadoll

Do i gjesh edhe ne skutat e kësaj bote

Por jo më në Kosovë e Shqipëri

As qershitë më skanë shije

 

Kalova dhera e dete

Ku shof ndonjë trup qershie

Me kujtohet Kosova dhe Shqipëria

Pres derisa të piqet fryti

Tinëz marr ca kokrra

Jo se kanë shijën tonë

Ndjej dhëmbje dhe hypi lart

Ndoshta në maje janë ato me shije shqiptare

Po të rrëzohem nga qershia

E di që vështirë do ngrehem

Mos vallë u rrëzua populli im?

 

Karagjozët janë rrokë në valle

I prijnë asaj për së keqi

Që një të zezë pa bërë nuk lënë

Bile edhe hafijëllëk kishin bërë

Sot ata kanë zënë vend

Të menqurit barinjë u bënë

E barinjët edhe Skënderbeut

Kalue ja kanë

Ku dhe si do ta vorrosin ardhmërinë

Sot vetëm karagjozët e dinë

 

III

 

Pushtohet edhe qielli kate-kate

Punsohet e tërë familja

Edhe femijët bëhen shefa

Punë ka sa të duash

Edhe për maca e qen

Vlen të jesh i një mendje

Me partinë në pushtet

Përndryshe bëhu gadi

Të vdesësh nga uria

 

Nuk ke luftuar kot miku im

Para teje po shpalohet horizonti

Të lavdërojnë dhe në këngë të vejnë

Të thërrasin në manifestime

Në përvjetore e përkujtime

E di që ske as bukë

Mjafton të të thrrasin patriot

Patriotët duhet të vdesin edhe nga uria

Që të tjerët të kenë me bollëk

Ti miku im pse ankohesh

Ke humbë vetëm një këmbë e një sy

Që të tjerët në luks të jetojnë

A nuk është mjeshtri

Të mos humbësh as një qime floku

Të bësh pallate e hotele private

Ata miku im shtetet po i udhëheqin

Kan krijuar mebranë

Liri edhe për qen e maca

Përgjakja e shqiptarit

Tjetër emër nuk ka

 

Rreth nesh diçka po sillet

Rri gadi të na kafshoj tinëz

Mbi trupat tonë sdo të ketë kush të ulërij

Të zeza po gaditen të binë

Në këtë tokë të lashtë

Shtëpitë tona do të mbesin shkret

Bota do të flasin për ne me muaj e me vjet

Dhe pa ndalë do të thonë

Ata keqpërdorën lirinë

E mbyllën ardhmërinë me fatkeqësi

 

IV

 

Kukunënë ç´po flitet sot

Pëshpërisin ngadalë mos të ndihet

Më larg se te veshi i koftëlargtit

Kementohet sipas qejfeve

Ndërsa krismat akoma dëgjohen

Në tokën abrore

 

Edhe Shekspiri po tmerrohet

Shpirtrat po ia braktisin tragjeditë e tij

Qiellin po e kontrollojnë lugetër e korba të zi

Ndonjë përplasje popullore oshëtinë

Rrugët janë përzier

Dhe dreqi si bie në fije

Cilën rrugë duhet shkelur

Cilën urë duhet kaluar

 

Ku mund të zbritet më poshtë

Në ethe një popull i tërë

Çil guri gojën është bërë

Vdesim pa na parë

E pa na qarë askush

Në këtë fund të fundit

Mbetëm prap të fundit

Mesazhe makabre i vinë vendit tim

Bota spaska nevojë për ne

 

E ne shofim në ëndërr

Një botë ku nuk vdiset

Ku nuk vritet vllau me vlla

Vdekja ëndërr nuk është

 

Pjesa e dytë

 

Shtëpia që qet tym

është shtëpi e gjallë.

Dhe ia mësyn gjithkush

Por në Kosovë e Shqipëri

Oxhaqet vjellin

tym të zi

Dogjëm vetveten,

shkatërruam mallin, pasurinë

shkatërruam historinë.

Nuk jam kapo, as i pasur

Por për të jetuar e di,

që duhet pak burrëri

Pak dinjitet,

besë dhe pak guxim

për të treguar drejt

Se kemi rrugë të gabuar.

 

Kush mund të na shpëtoj

Nga kjo katrahurë?

A mundemi që ne

ta ndihmojmë vetveten?

Po nuk duam se nuk duam.

Idiotë qenkëshim pra,

na ka hyre vetja në qejf.

E për vetëveten u bëmë më të kqinj

se ata që na ndoqën,

se ata që na vranë e dhunuan

që na dogjën lisat te shtëpia.

Ndërsa burgjet e Evropës

gumëzhijnë nga ne.

Shqiptarët hyzmeqarë burgjesh

Për hajni

Për drogë

Për krime ashiqare.

Kuku nënë sa po më vjen marre.

 

Pjesa e tretë

 

Dhe vjen dita e re.

Bota zgjohet nga gjumi.

Zgjohet dhe Ballakani

Zgjohet dhe toka e Arbërit

Por zgjimi ynë është zgjim i lodhur.

Disi krejt mbrapsht ka ndodhur.

Mos vallë popull i shthurur jemi ne?

Që na ndjekin mallkimet?

As zgjimin se bëjmë si dikur

Kujt keq si kemi bërë,

Ndërsa vetëvritemi e sakatosemi

Golgotë e holokaust përjetuam të tërë.

Por vetëdija na mungoi

kur s’duhej të kishte munguar.

Ndaj vetërrënohemi pa kuptuar.

 

Histori e gjallë kjo e jona.

Histori e bujshme.

Duke na përcjellë në shekuj

shumë klithma e kuje.

Dardania zvoglohet që moti

Molla e Kuqe vetëm kujtim na ka mbetë.

Varret tona në Nish e Kurshumli

s’pati më kush ti qaj.

Ato u rrafshuan

Varrezat tona tokë buke

për krajlat u bënë.

Kosova lindore u tkurr,

u tkurr dhe Çamëria

Oh, u tkurr edhe gjithë Arbëria

E varret na mallkojnë.

 

Kush ishim ne,

që të tjerët i ruanim

e vetëveten vrisnim...

Jemi populli më i vjetër

me kulturë e tradita.

Qytete të ngritura në Iliri

me kështjella të lashta

kulla e istikame.

Ia ngritëm namin vendit

duke bërë shtete për të tjerët

Lindjes e perëndimit.

U dhamë Vezir e Perandorë.

Ia hapëm rrugën krishterimit

me gjuhën tonë të pastër.

Këtu tek ne

u ndeshën qytetërimet

E ne sot grimcohemi

copëtohemi, rrënohemi nënçmohemi...

Fajin e kishim vetë

se me kombin e atdheun

sillemi si të jetë i huaj.

Pak, shumë pak bëmë

dhe bëjmë për vete.

Respekt, i dashur, respekt

kërkon liria...

Se ajo që u fitua me gjak,

s’ka kandar që ta peshoj historia.

 

Të urtit tanë,

luftëtarët tanë

të devotshmit tanë

gëzonin respekt nga të tjerët.

E ne shtangemi para vetes,

pa ditur ku me ja nisë.

Ç´të ngjallim më parë.

Vendi e kombi

nuk shikohet vetëm për të zezë.

Dhe brenda natës

nuk mundemi të bëhemi

ata që nuk jemi.

E koçobashët vazhdojnë zanatin,

Vjelin, mjelin qethin...

mbushin valixhet

me relikte kombëtare

pasuri historike.

Duke e vrarë moralin kombëtar

Duke vrarë historinë në vite.

Mallkuar qofshi e jetofshi në mallkime.

 

Çfarë ligje duhet të zbatohen sot

për ata që rrënojnë atdheun

Për ata që rrënojnë e zhdukin

monumente të lashta të kulturës.

Që shkatërrojnë këtë tokë.

Ku çdo pëllëmbë e saj

Ka një histori.

Ka një tragjedi.

Ka një lavdi.

Pse çdo herë duhet t’ia fillojmë

nga zeroja për t’u ngritur

e pastaj të na dalin karagjozët rrënues,

e në emrin e lirisë të sulen të uritur.

 

Kur kujtojmë se kush ishim

E kush jemi tani.

Në çfarë mjerimi përpëlitemi,

shajmë e mallkojmë veten,

shajmë e mallkojmë shtetin

dhe nuk po përtërihemi.

 

U krijuan popuj e shtete

që nuk figuronin askund.

Ata vazhdojnë të ngrihen

edhe në dëm të Arbërisë.

Duke na e vjedhë të kaluarën,

kontributin për Perëndimin,

duke na përvetësuar figurat kombëtare.

Kurse ne me vështirësi

ruajmë drejtpeshimin.

 

Nuk dimë as miqtë t’i zgjedhim

Zinim dashuri me sllavë, rusë e kinezë.

Fytyrat e të cilëve u panë

kur Kosova u zgjua.

Bashkësia ndërkombëtare e NATO

Shtynin vendimet e tyre nga viti në vit,

se nuk i lejonin

miqtë e vjetër ideologjik.

 

Kujtoni vitet e shtatëdhjetë,

Shqipëria ngrinte zërin

Për Kinën e një “brumi”

Ndërsa tani ajo as për popull stë pranon

duke ngritur kartona të kuq

duke lidhur kumbari

me armiqtë tanë.

E ne nuk ua lexojmë hilet në histori.

Nderimi i çdo kulture është vyrtyt

Po me Lindjen asgjë nuk na lidh.

Lexoni e rilexoni rilindasit tanë

Kush ishim e kush jemi ne,

Cilit krah i përkasim tamam.

 

Eh, sa në borxh e kemi futur Perëndimin.

Dhe kishim me çka.

Dy kishave botrore u dhamë njerëzit tanë,

Vatikanit Klementin e njëmbëdhjetë,

Patrikanës së Stambollës Athenagorën.

E me himnin e Nikita Dardanit

krishterimi i zgjua në të dy anët e Globit.

Ndërsa për Nënën Terezen

këndohen këngë edhe në thellësitë e xhunglës.

Doktor Rugovën sot e nderon bota,

e këtë nderim nuk e gëzon askush,

as popujt më të mëdhenj me shtrirje në kohra.

Andaj ne skemi pse turpërohemi

para popujve të tjerë.

Ne duhet të turprohemi para vetëvetes

se në atdhe nuk shkëlqyem

Si gjithë shtetet në mjedise e në vlerë.

Na mungon organizimi,

na mungon respekti

na mungon nderimi i vetëvetes

dhe i vlerave që kemi.

 

Të tjerët shporrën defektet e tyre.

Tek ne jetohet ende me to.

Për t’u integruar në botën e civilizuar

duhet primitivizmin në rend të parë,

dhe drejtësia për këdo.

Që një ditë jo të largët

edhe ne do jemi në radhë

me mozaikun e identitetit tonë,

që do të na dallojnë për të mirë.

Askush s’mund ta shohë Shqipërinë

Si ishull të rrethuar me shqiptarë

e me kontraste të shumta.

S’mund ta shohë Strugën e Pogradecin të ndarë,

Që tokën ua lag i njëjti liqen.

As Ulqinin e Vlorën

që i lagë një det

e jetojnë me dy ide.

As Shkodrën atë qendër të Ilirisë

atë djep të kulturës shqiptare,

që dora jonë e la të shkretë.

As Beratin qytet dritaresh

që peshon sa një Evropë.

S’mund ta shoh as Prizrenin,

as Vushtrrinë e as Janinën,

Që mos t´ma zgjojnë mua kërshërinë

Për bukuritë e vendit tonë,

Që na ishte dikur një zonjë e rëndë.

Ndaleni pra rrëzimin tonë,

ju karagjozë dhe banditë.

Mos ia nxini një popullit jetën

mos na e shëmtoni historinë.

E ti o populli im i dashur

mbushu me ide e frymëzim,

se vetëm ashtu do t’i rrëzojmë

Karagjozë e renegatë

që tani na dolën si paria

e këtij dheu të lavdishëm.

 

Pjesa e katërt

 

Kosova u bë Kosovë

Pritet Shqipëria të bëhet Shqipëri

Burrëria sot duhet të vijë në shprehje.

Se Kosova pret dorën dhe kujdesin tonë

duke mos harruar armiqtë në lehje.

Do mundohen ta kantonizojnë,

të na fusin në grusht.

E ç´popull jemi ne

kur nuk mund të vëmë kontroll

mbi vendin tonë të ngushtë.

Ushtria serbe përsëri në kufi

çfarë luftra do të ndodhin,

as dreqi s’mund ta di.

 

Shumë shpesh më thonë

shkruaj këngë pë dashurinë,

që të harrohet e kaluara.

Nuk mundem, se nuk mundem

E si të harrohet ajo derdhje gjaku

në trojet tona të vuajtura?

Edhe pse në dorë të Zotit ishim

Prap na quanin njerëz të egër, si për çudi.

Rusët kinezët e dreqi me t´birin

bënin hallakama në Shqipëri

Shtatëqindmijë lugetër sot

ju kanë rrokë tokës dardane.

Tanë bota bën sehirin e kohëve të vona

dhe po e lodrojnë vallen në çdo anë

me daullet tona.

 

Si nuk patëm fat të kishim fqinj të tjerë,

por na i vendosi Zoti

me fajin tonë qebesa.

Me barbarët e të eturit për gjak,

për mundime e pengesa.

Dhe vetë e pranuan

se po djegin e therin,

shkatërrojnë e dhunojnë

në tokën e djegur të tjetrit.

Vend as për varre nuk ka më tani.

Hej sa herë na dogjën,

e ne nga hiri ngriheshim

si feniksi përsëri.

 

Pjesa e pestë

 

Më duket se qielli është plagosur.

Më duket se edhe gurët lotojnë.

Kosova u mbush me shkrimtarë

komandantë oficerë e gazetarë.

Kopetentë veten e quajnë për çdo gjë.

Përqeshin, shajnë, e kritikojnë

të kaluarën që për ta nuk vlen asgjë.

Për ta vetëm e tashmja ka vlerë.

Librat e tyre me plot falsifikime,

promovohen edhe në sallat e kuqe,

në biblioteka e në salla teatri

shtruar me tapete e kolltuqe.

S’përmenden më Naimi, Poradeci e Migjeni.

As Kadareja, Aliu, Esati vlera nuk kanë.

Rrokotelat e artit dolën në skenën e kësaj jete,

që mu në zemrën e tokës së arbërit

vranë vetveten.

Oh Zot i madh deri kur kjo tokë do lëngojë

Nga karagjozët hamam rrokotela,

Rezilista si analista

që as për drrasë qenefi

nuk bëjnë e nuk kanë kanë vlera

Për ta historia fillon nga sot.

 

Se kënga e muzika

pa vlerë kanë mbetur qëmoti

Këndohen e luhen valle arabe

Serbisht, bullgarisht e greqisht

Turqisht e armenisht

Sebishtja mban ison si te kënga e labe.

Tatlisesi e Xhek serbo-magjupi

Kanë vlerë më shumë

Se Bik Ndoja, Jusuf Myzyri,

Qamili i Vogël e Ibrahim Tukiçi

Nexhmija , Nailja e Veaçe Zela

O Zot në harresë i dërguan te hiçi.

Ska më dasëm e aheng

të bëhen pa tallave.

U çmend një kolektivitet

Sejcili ecën në rrugën e vet badihava.

Mendojnë se liria është çështje përsonale

S’ka gjë se tradita

hidhet poshtë nëpër kanale

O Zot na shpëto nga ky mjerim i kohës.

 

Por mbaj shpresë e s’e humb dot.

Nuk pranoj këtë fatalitet mizor.

Se kollaj nuk mund të humbasë

Çdo duf i shpirti njerëzor,

që u krijua në shekuj, në luftëra e në gaz.

Por duhet fiksuar shkaktari,

ai nismëtar që po e ndjell të keqen.

Se tradita jonë ka mesazhe brilante

Por duhet riaktivizuar për të mëtejshmen.

Të dali guximtari në skenë

Për shkak të kompaktësisë.

dhe qëndrimit ndaj qështjes sonë,

ndaj idealit kombëtar dhe lirisë.

Se shkapërderdhja ka kapluar Arbërinë

Hej, zgjohu popull e mbroje historinë,

mbroje shkollën tënde, librin tënd.

Ruaje atë që të takon Ty

që ishte dhe është e jotja në këtë vend.

 

Ky popull e di,

në lëkurën e tij e përjetoi me shekuj

ferrin e kulturës së huaj.

E sot nuk është atdhetari

e nuk është as dhunti

Të duash shpikjet e mënyrës tënde.

Liria nuk përgjaket ndryshe.

E kjo përgjakje emër tjetër nuk ka

Rrokotelët e karagjozët janë duke e vra

 

Pjesa e gjashtë

 

Unë jam i pari që hjek dorë

nga bajraktarizmi.

Hiqni edhe ju të tjerët

Kohën e bajraktarëve e ka fshirë civilizimi.

Koha e humanitetit

sundon sot botën në çdo anë.

Por iku edhe koha e mashtrimeve serbe

që “aneksuan” Evropën

me gënjeshtra e propagandë.

Ndërsa intelektualët tanë në botë

heshtin për tu grindë ndërmjet veti

Me sherrnajë po e çojnë jetën.

Ndërsa Serbia Kosovën e konsideron

ende pronë të vetën.

Me bishtin mbrapa

ka mbetur “Metohija”

E ne përtojmë botës ti tregojmë

Çka është serbe e çka shqiptare

në këtë tokë që dikur thirrej Dardania.

Se bashkë me tokat tjera bënin Ilirinë

E atëherë as sorrë serbe nuk frymonte

në këto troje të lashta ku flitej vetëm shqipja

qysh në djepin e fëmijës.

 

Pjesa e shtatë

 

Sot në Kosovë e Shqipëri sundon urrejtja.

Njeriu shqiptar vuan katërçipërisht.

Shumë probleme mbetën pezull.

Ndërsa politikanët luftojnë njëri-tjetrin marrëzisht.

Për të fituar pushtet e pasuri të vjedhur.

Fëmijët na vdesin me barkun bosh

Qeveritë shpenzojnë për lukse e ahengje

Ekonomia keqësohet shpejtësish.

Thjeshtë njerzit kanë frikë

për të ardhëmen, për jetën e përditshme.

Një krahasim me kohën,

ne jetojmë periudhën më kritike

të historisë kombëtare.

Të mençurit këtë e pranojnë,

por mungon guximi ta thonë ashiqare.

 

Ndërsa politikanët tanë

Nuk e ndalin përsëritjen e përrallës

për ditët e ardhëshme të jetës

në paqë, lumturi e me sofrat plot,

pa mundur të japin një provë bindëse,

por vetëm premtime kot.

 

E gjendja jonë pothuaj mbetet po aty.

siç ishim në mbretëri e sulltanat

në oligarki, diktaturë e krajli

edhe tani në demokraci.

Asnjë nuk na ndejti në veti

si kostumi pas trupit i puthitur.

Asnjë s’na solli lumturinë

e gëzimin qe kemi pritur.

E zakonshme dhe rutinore

është bërë padrejtësia.

Dikush ha mishra e bën gostira të shtrenjta

E dikush nuk e shtron sofrën fare

Se ska bukë e kripë tek e vetja.

 

Kah po shkon Kosova trime?

Ç’ka po ndodh e çka do të ndodhë vallë?

Vriten ëndrrat e vritet liria

Vriten trimat që luftuan me armë.

I shpëtuam plumbit të armikut

i shpëtuan bombave e minahedhësve serb,

Për tu vrarë në liri

komandantë të UÇK-së

para miqve, para shtëpisë

A ka më turp tek shqiptari,

në liri të vritet çlirimtari !

 

Akoma Kosova ka udhëkryqet e veta

Nënat, motrat nuset e fëmijët

Presin djemtë e dashur dhe vajzat e shtrenjta

të zbulohen nga varrezat masive serbe

Ende shpresojme ne dhe ata,

se të zhdukurit do të gjenden një ditë.

Sepse as dheu nuk frymon si duhet,

as pragjet e oxhaqet nuk janë të qetë si ishin.

Sa rrobat tona akoma nuk janë tharë

nga gjaku e loti i këtij populli trim

S’po e merr vesh as dreqi,

a jemi popull apo jemi fis.

A vritet njeriu për gjëra banale

në këtë kohë kaotike,

kur vritemi për pushtet e për karrige.

Ah, bre burra, ndaleni krimin

se shqiptarë jemi të gjithë

e një gjak ilirësh kemi secili.

 

Çdo lajm kobi ma vret zemrën,

Se e di që armiqtë gëzohen,

gëzohen servilët dhe qyqarët.

E brenda nesh prodhojmë armiq

si kafshë të zeza që ushqehen te hambarët.

Prandaj na derdhet edhe kobi

para dyerve tona besnike,

duke rrënuar madhështinë e një ushtrie,

lavdinë e UÇK-së heroike.

 

Pjesa e tetë

 

Kosova e mbushur me varre

Varre masive e individuale.

Ktheni sytë o njerz e shikoni

me një përkulje ju ti nderoni.

Por me zemër e jo me gjeste

Dhe lexoni me vëmendje e përkujdesje.

Ato mesazhe në lapidare

në ato varreza shqiptare,

dhe mendoni po të ishte gjallë

gjeneral Adem Jashari

dhe shumë shokë që në beteja ranë,

a do na lavdëronin,

apo shumë rëndë do na shanin?!

Do na shanin,

Po, po do na shanin.

 

Njeriu që ka lindë njeri,

do një atdhe e një liri atdhetare.

E këto arrihen me vlera njerëzore,

e me ndjenja humanitare

Kur kërcet pushka në kohë ndërtimi,

nuk është asnjëherë pushkë gëzimi

Ndaleni dorën pra, o burra shqiptarë

Se s’ka më të keqe poshtërsi,

me vra veten në liri.

Duajeni veten dhe Kosovën,

nderojeni Ademin dhe Rugovën.

Duajeni pra çlirimtarin,

mos ngrini as gishtin mbi atdhetarin.

Se Kosova e Shqipëria

ka ardhur koha të bëhen një

si dikur në Iliri një shpatë e një zë.

 

O miq të mi shqipëtarë e atdhetarë,

edhe në pleqëri ndihmoni atdheun.

Lidhuni me mirësinë e mbyllni çarjet.

Njeriu duhet të jetë në udhën e Zotit

Mos e pranoni humbjen kudo që jeni.

Mos u zhgënjeni pra,

edhe pse zhgënjim të thellë kemi

Të ia hapim rrugën jetës

Na thërret nuri i Anton Çettës.

 

Maskaxhinjtë le të digjen në mjerimin e tyre.

Partiakët që duan partinë më shumë se atdheun,

Le të shkojnë te dreqi i mallkuar.

Ata janë njerz pa emër.

Ata s’ mendojnë për të nesërmen.

Dhe askush të mos thotë se kam bërë mjaft.

Për atdheun kurrë shumë nuk është

Duajeni me të gjitha mënyrat vendin tim

Dhe bëni më të mundshmen

për ardhmërinë dhe brezat në kalim

 

Gabimet që bëmë, mos ti përsëritim.

Të mundohemi të përmirësojmë imazhin.

Dhjetë vite shkuan e Kosova e ndarë sërish.

Kur mendoj se jemi shtet me ura ndasish,

më duket si me më ra tërmeti.

Se matanë urave valëviten flamujt

e atyre që na vranë e na dhunuan në bashkësi.

Me enklava u mbush Kosova

Jo pa qëllim, jo kurrsesi.

 

Kosova u shpall shtet i pavarur

Por nuk doli asnjë Isa Boletin

të dalë në kalldrëmin e Prishtinës

Si atëherë në kalldërmin e Vlorës heroike

e ta puthë flamurin Kastriotit.

E si të puthet një flamur që ka gjashtë “zvezdica”

Ndërsa flamuri dardan digjej

Në sheshet e Prishtinës me ngrica.

Bota çuditet me vandalizmin tonë.

Por Isa ishte luftëtar i devotshëm

Nuk e digjte ai, por e puthte flamurin

E sot në anën tjetër të Mitrovicës

atje lart në Boletin

Çështë bërë me kullat e atij trimi ?

Se peshë të rëndë ka çdo gur

që bëri kullë Isa Boletini.

 

Dhe kur hyri NATO çlirimtare,

çlirimtarët tanë kishin liri

të hynin në ato anë e t’i mbronin kullat.

Por kishin harruar se Kosova është Kosovë

edhe përtej urës së Ibrit

Dhe për sa kohë në ato anë

kishin bredhë egërsirat e pyllit

asnjë shpirt njeriu skishte pasë.

Dhe kur panë serbet barbarë,

se shqiptarët çlirimtarë

s’kishin ndërmend ta kalonin urën,

u vërsulën edhe me forca ruse

për t’u fortifikuar vrasës e kriminelë.

Cili popull në botë do ta bënte këtë

Të harrohet që Kosova nuk është akoma një ?

 

Njerëz të dashur, njerëz të mirë,

atdhetarë, kurbetqarë me zemër të dëlirë,

A keni menduar edhe ju si unë,

Se kur ta bëjmë shtetin tonë,

Do ta bëjmë të lulëzuar, për të na e pasë zili

të tjerët që luftuan me shekuj për liri.

Sepse tek ne shumë breza u bënë dhe’

Shumë gjak, mund e djersë u derdh.

S’ma merrte mendja se shteti do bëhej karrige.

Karrige e cila kishte madhësinë e një ëndërre.

Dhe turmat do bërtitnin “Bacë u kry”

pa u kryer asgjë e pa u vendosur gjërat nëpër vende.

Shteti nuk bëhet me dyqane

me pompa benzine e hotele pa vlerë,

Për tu turpruar para fëmijëve e botës së qytetëruar

Eh sa vështirë lirohemi nga veset menjëherë...

 

Zemra flakë më qet e shpirti më digjet

Kur shoh se ç’ka ndodhur në dy shtetet tonë.

Sillemi me shtetin si me prona pashallëqesh

Korrupsion, tendere, vjedhje e prostitucion.

Qytetari nuk i paguan obligimet për shtetin

Sepse shteti nuk komunikon me qytetarin.

Thjesht të ndarë janë populli e shteti

Asnjëra palë spo e kupton i dyti të parin.

Se ndaj shtetit nuk duhet të sillemi shkel e shko

Si ndaj një lodre të përdorur nga kushdo.

 

Hajt se nesër do bëhet më mirë...

Nesër, pasnesë e shkuan dhjetë vite skandaloze.

Si shteti edhe qytetari ynë

shesim mend me makina e kulla luksoze.

Po shteti nuk bëhet për një grusht njerëz,

që të jetojnë parajsën kur vuajnë të tjerët.

 

Ka ardhur koha ta kuptojmë, o njerëz

Se e kemi shpallë dhe kemi shtetin tonë.

Se bota po na pranon dhe na ndihmon

Pse ne mos ta ndihmojmë shtetin gjithmonë.

Dhe me zemër e shpirt ta pranojmë

të jemi dinjitoz para botës dhe njerzëve tanë

Përndryshe do pyesim shpesh me habi:

ku është ky shteti ynë,

ma tregoni se adresën nuk ia di ?!

 

Mblidhuni ju njerëz atdhetarë

Ngrijeni zërin kudo jeni në botën mbarë

lini mënjanë hidhërim e mëri,

ta lidhim një besë për Shqipëri,

për një shtet të fortë si në Iliri.

Nderin, kulturën, traditën ta nderojmë

Njëri tjetrit si vllaut t’i ndihmojmë.

Ta ndihmojmë atdheun që u la me gjak.

Përçarje partish e rajonesh të mos ketë aspak.

Mos t’i këndojmë këngët e armikut,

e tonat ti lëmë nën hijen e fikut.

Të na mrizoj kultura e të na mrizoj tradita,

le të dali në ballë të na prij elita.

Të na prijnë ata që kanë bër shkollimin

e jo xhambazët të lozin rolin e trimit.

“Trimat” karagjozë ta ndalojnë veprimin

Shkrimtarë e shkencëtarë të japin kushtrimin.

Të pushojnë hasmëritë brendashqiptare,

Ta bëjmë një jetë të lumtur atdhetare.

Të respektojmë të kaluarën, të mendojmë për ardhmëri

Të duam vëllau - vëllaun me besnikëri

Se po të duam njëri-tjetrin, duam vetveten

Dhe si popull i bashkuar do ta ndërtojmë jetën.

Ka ardhur koha që më ketë vëllazëri,

ta bëjmë më së fundi Shqipërinë - Shqipëri



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora