E shtune, 20.04.2024, 03:57 PM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Rrugët dhe autobusi

E enjte, 23.05.2013, 09:29 PM


RRUGËT DHE AUTOBUSI

Nga Dibran Demaku

Në një tregim popullor thuhet:Dy vëllezër kishin shkuar mysafirë tek një i njohuri i tyre.Duke u kthyer në shtëpi i kishte zënë nata.Ishte natë e ngrohtë verore dhe toka ndriqohej nga rrezet e argjendëta të hënës.Ngaqë qielli ishte i kthjellët në te ndriqonin miliona yje.Duke i shikuar milionate e yjëve në qiell vëllait të madh i kishte lindur një ide:Sikur ata miliona yjesh të ishin dele dhe qëngja të tij!Ndërkaq vëllait tjetër i kishte lindur një ide tjetër:Sikur qielli i madh të ishte livadh dhe t`i takonte vetëm atij!

Vëllai, që kishte dëshiruar që yjet e qiellit të ishin dele dhe qëngja dhe t`i takonin atij vetë kishte folur i pari: Sikur yjet në qiell të ishin dele dhe qëngja dhe të më takonin mua?! Tjetri vëlla ia kishte kthyer flakë për flakë:Sikur qielli të ishte livadh dhe të ishte vetëm i imi?!

-Le të jetë qielli livadhi yt, por unë dua që yjet të jenë dele dhe qëngja në pronësinë time!-ia kishte kthyer vëllai i madh atij më të vogël në moshë.

-E ku do t`i kullosje delet dhe qëngjat?!- e kishte pyetur vëllai i vogël.

-Në livadhin tënd!-ishte përgjegjeur vëllai i madh.

-Jo, kurrë!-ia kishte kthyer i vogëli.

-Po, në më thënçin burrë!-ishte nxehur i madhi.

-Livadhi është imi dhe nuk lejojë sikur kësaj pune t`i dali edhe tymi!-ishte nxituar i vogëli.

-Kush të pyet ty more qyrran!-ishte kërcënuar i madhi.

-Nëse dua unë mua më takojnë të gjitha delet qëngjat e livadhi, sepse jam më i madh!

-Mos u nxej kot e mos fol kodër pas bregut, se livadhi është i imi dhe ti ec rrugës sate larg shtegut!

-Ti,do të më më mësosh mua?!- ia kishte kthyer i madhi dhe ia kishte ngjeshur shuplakë në faqe.

Vëllai i vogël ia kishte kthyer me të njejtën monedhë dhe kishin prishur paqen!Ishin rrahur si mos më keq, derisa ishin lodhur, vëllezërit-pleq!...  Dikur njërit i ishte lidhur diç në fyt si nyje:-Përse të rrihemi, o vëlla, kot për qiell e yje?!...

Fushata elektorale për Parlamentin e ri shqiptar sapo ka filluar.Koalicionet kundërshtare i mbushin për çdo ditë rrugë e sheshe në mitingjet e tyre parazgjedhore.Dhe në ato mitingje flitet gjithçka! Akuzat e njërës pale ndaj tjetrës nuk kanë të ndalur! Në vend të programeve të ndryshme zhvillimore, palët kanë zgjedhur sharjet dhe fyerjet ndaj njëra-tjetrës!

Koalicioni i djathë nëpër mitingje elektorale flet e flet për ndërtim rrugësh! Thuase jeta e njeriut na qenka vetëm rrugë?!...Ndërkaq koalicioni i majtë, hipur në autobus,i shanë rrugët që ka bërë koalicioni i djathtë?! Dhe akuzat e sharjet zgjaten e zgjaten si asfalti kilometrik!...

Si në tregimin popullor për vëllëzërit me qiell e yje, ashtu ndodhë edhe me fushatën elektorale në Shqipëri!Koalicioni i djathtë krenohet me rrugët që ka bërë, ndërkaq koalicioni i majtë i shanë ato rrugë dhe kalon çdo ditë nëpër to me autobusin e vetë!...

Po sikur?!...Po sikur?!... Mos o zot!...Po sikur koalicionit të djathtë t`i lindë në mendje ideja e çmendur dhe të ia ndalojë koalicionit të majtë të kalojë me autobusin e tyre nëpër rrugët që ka bërë?!... Nga do të kalojë autobusi i tyre?!...Do të kalojnë fushave e arave,apo do të mbyllen në autobus dhe do të presin derisa koalicionit të rrugëve t`i kalojë zemërimi dhe inati?!...Apo?!...Apo do të ndeshen si vvëllezërit e tregimit me qiell e yje?!...

Ndërkaq populli,plaka q pleq,burra e gra, fëmijë e të rinj shkojnë nëpër ato mitingje elektorale dhe dëgjojnë të gjitha fyerjet dhe sharjet e atyre që janë në pushtet dhe të atyre që mëtojnë të vijnë në pushtet?!...Është krijuar një mish-mash që as vetë dreçi nuk e merr vesh! Secila palë bërtet e qierret se fitorja është e tyre! Ndërkaq pjesëmarrësit nëpër ato mitingje duartrokisin të ekzaltuar?!...Ndërkaq kur i pari i tyre shanë dhe fyen të parin e palës tjetër ata si në kor qeshen e gëzojnë që i pari i tyre ia la kilen atij tjetrit?!...Vetëm një gjë nuk është e qartë:Mirë që bërtasin e qierren ata që do të fitojnë karrike deputetësh e ministrash dhe për katër vjetët e ardhshme ata dhe familjet e tyre si dhe të afërmit e tyre do të gëzojnë privilegje që ua garantojnë ligjet, por çfarë kanë ata, masa e gjërë që nuk do të fitojë asgjë?!...Kush tha se ata nuk do të fitojnë asgjë?!...Ata do të fitojnë premtime, premtime e premtime!Ata do të fitojnë qiell e yje si vëllezërit e tregimit popullor?!...



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora