Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Leonora Laçi: Ja përse vendosa të kandidoj

| E merkure, 22.05.2013, 06:37 PM |


Leonora Laçi: Ja përse vendosa të kandidoj me partinë mbretërore shqiptare

Nga Beqir Sina, New York

NEW YORK – PUKE : Edhe një muaj nga dita e zgjedhje në Shqipëri, kur fushata elektorale është në pikun e saj – nëpërmjet sistemit online gazeta kombëtare Bota Sot, bisedojë me kandidaten e re të partisë më të vjetër dhe tradicionale shqiptare, Partia Lëvizja e Legalitetit PLL, zonjushën Leonora Laçi.

Zonjusha Laçi, është pinjolle e kësaj familje pukjane me tradita të vyera kombëtare, patriote e zjarrtë, e cila i ka dhënë shumë kombit tonë. Ajo është e mbesa e Kolenelit të Mbretit të Shqiptarëve Xhemal Laçit.

Kolenel XHemal Laçi është një nga figurat më të rëndësishme të historisë së Shqipëris që dha kontribut në sferën politike, ku u dallua për përpjekjet e tij – për përmbysjen e komunizmit në Shqipëri. Ai gjithë jetën e tij i’a dedikoi kombit tonë, këtë e tregon fakti që dhe në emigrim ai punoi për të rrëzuar sistemin komuniste të instaluar pas Luftës së Dytë Botërore, me ardhjen në vendin tonë të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës, me qëllim për të vendosur sistemin demokratik në Shqipëri dhe lirinë e Shqiptarëve të roberuem.

Rrugën e tij në dobi të Shqipërisë, duket se po e ndjek mbas kaq dekadash duke u futur me guxim dhe largëpamësi në politikë, edhe e mbesa e tij – 21 vjeçare, studentia në degën e historisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi “të Shkodrës, zonjusha Leonora Laçi, e cila ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e saj për një vend në Parlamentin e Shqipërisë, në zonën elektorale nga e ka edhe origjinën e saj në Pukë.

Në këtë intervistë të posaçme për gazetën kombëtare Bota Sot, kandidatja e PLL, znj. Laçi flet se si i hyri ajo kësaj fushate, duke thënë se ” që të përfaqsosh Pukën dhe Malësinë e Madhe në këtë qark kërkon vullnet, vendosmëri dhe aftësi.”

Njëkohësisht, ajo ka pohuar se origjina e saj e ka shtyrë që të hyjë politikes megjithëse studion për historinë. “Që ti futem politkiës më shtyu geni…Politka kërkon njerëz guximtar e mendoj se kjo cilësi nuk më mungon.Kush guxon del I fituar.” thotë znj. Laçi flet në këtë intervistë të parë, me gazetarin tonë në New York Beqir Sina, për herë të parë, prej se kur ajo u përzgjodh nga Partia Lëvizja e Legalitetit në listën për kandidateve të kësaj partie në zgjedhjet Parlamentare që do të mbahen me 23 Qershor në Shqipëri.

Kush është Leonora Laçi ?!

Jam e lindur me 28 Janar 1992 në Shkodër, aktualisht studioi ne degën e historisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi “të Shkodrës. Origjina ime është nga Puka. Rrjedhi nga një familje Pukjane që mban histori të lavdishme mbi shpatulla, e cila I dha krahinës së Pukës e kombit Shqiptarë figura që ndritën atdheun me veprat e tyre.

Leonora Laçi kandidate për deputete në qarkun e Shkodrës. Çdo të thotë kjo për ju?

Kjo do të thotë shmëcka për mua. Qarku I Shkodrës përfshinë Shkodrën, Pukën dhe Malësinë e Madhe dhe të përfaqsosh këtë qark kërkon vullnet, vendosmëri dhe aftësi.

Çfarë ju shtyu t’i futeshit rrugës së politikës?

Historia dega që studioj bënë politikën e së kaluarës ndërsa politika bënë historinë e së tashmës e mendoj se janë të pandashme nga njëra tjetra. Që ti futem politkiës më shtyu geni…Politka kërkon njerëz guximtar e mendoj se kjo cilësi nuk më mungon.Kush guxon del I fituar.

Pse zgjodhët pikërishtë partinë mbretërore shqiptare – PLL-në?

Të zgjedhi partinë Mbretërore nuk ishtë një rastësi por është një vazhdim i traditës familjare. Partia Lëvizja Legaitetit nuk është një parti e formuar në tryezë të rrumbullakët dhe as një kërpurdh pas shiut siq jemi mësuar tashmë të shohim parti të tjera. PLL ndjekse e idealeve e vazhdim i Triumfit të Legalitetit të 1924. Ka një program të qartë , mbrojëse e familjes së shëndosh, mbrojtëse e idealeve kombëtare, mbrojtëse e pronës private si e drejte e ligjshme e cdo kujt. Programi i PLL është ideali sesi duhet bërë Shqipëria e Shqiptarët. Atdheu qëndron mbi gjithcka , ky slogan duhet të na udhëheq në cdo hap të jetës, sepse duke dashur tokën mëmë mund të duam njeri –tjetrin. Pse PLL-t??!! Sepse nga Lacajt kanë dalë legalista të përbetuar që u vetmohuan për hir të mbretërise e kombit siq është Koloneli i karrierës Xhemal Laci , I cili deri në frymën e fundit ndejti besnik i Mbretërisë. E ndjeva detyrë morale të jem një ndjekëse e denje e parimeve të tij.

Kush jua bëri propozimin për të kandiduar?

Propozimi mu bë nga Legalistët siq është studiuesi Mjeshtër I Madh I Punës Prof.Xhemal Meci, ku në këshillin organizativ ishte lakuar emri im dhe pranuar njëzëri,

Pse zgjodhët pikërisht Pukën?

Në kuadër të qarkut të Shkodrës zgjodha Pukës sepse atje kam rrënjët e ngulura thellë ndër shekuj.

Çfarë do të bëni ju si deputete e ardhshme në parlamentin shqiptar, për këtë zonë?

Jo shumë ditë më parë vizitova Pukën dhe më të vërtete ai qytet ka aq shumë për të bërë saqë nuk di nga t’ja fillosh. Puka është një qytet I hershëm për nga hsitoria që ka nevoj për investim, ti jepet rëndësi turizmit malor, njerëzit duhet të kenë më shmë mundësi punësimi duke hapur fabrika e punishte. Ti jepet rëndësi pasurive minerale duke thithe investitorët e huaj e vëndas që ti shfrytzojnë në dobi të qytetit pasuritë nëntoksore. Puka nuk duhet të lihet më si një qytet I harruar.

A do të jeni në krye të një fushate aktive?

Unë eci në një linjë me PLL, dhe gjithcka varet nga ata. Unë do punoj me të gjitha mundësitë.

Sa e veshtirë sipas sistemit elektoral është për partitë e vogla?

E vështirë është por me votëbesimin e elektoratit do ja dalim mban e me sukses.

PLL- nuk mund të krahasohet me partitë e tjera të vogla sepse nuk lindi kohët e fundit, ajo e ka dëshmuar vehtën në momentet kur kombi ka pasur më teper nevoje. Partia Lëvizja Legalitetit ka nevojë për një frymë të re brënda saj për ta bërë sa me produktive dhe për të vazhduar TRADITËN e atyre që na e lanë amanet që ta mos shuhet.

Ku do t’a përqendroni fushatën tuaj në programin e PLL apo premtimet tuaja ?

Fushatën do ta përqëndroj në ndërthurje mes programit dhe mundësive reale e mjeteve që mund të kem në dore për të vepruar. Duhet vepruar dhe jo premtuar.