E enjte, 28.03.2024, 09:34 PM (GMT)

Kulturë

Baki Ymeri: Shenja të ndritshme shqiptare

E merkure, 22.05.2013, 08:40 PM


SHENJA TË NDRITSHME SHQIPTARE

Nga Baki Ymeri

Poezia dhe gruaja na duken si dy përralla të përjetshme. Është apo s’është poezia një “instrument” për çlirimin e shpirtit dhe shkarkimin e ndjenjave? Përgjigjen mund të na e japë vetëm kritika letrare e rangut të lartë. Adem Zaplluzha krijon “përralla” poetike me engjëj të vërtetë. Kjo vërehet që nga cikli i parë (Në lotin e nisur të një nëne), të vëllimit Rinjohje që gjendet në shtyp: “Nëno fisi i jonë/ Përjetoi një tronditje të madhe/ Ishte dyndja e mjegullave” që “Depërtoi nëpër shpirtin e erës/ Kur kohërat e liga/ Brenin hekurin”. Vargjet e tij janë margaritarë të ndritshëm që fundamentojnë kërkimin permanent të së Vërtetës. “Sikur të ishim me shtatë shpirtra/ Ne sërish/ Nuk kishim gjasa/ Për një ngadhënjim mbi vetveten/ U deshtë të ecim përtej çdo mundësie”. Në këtë kontekst gjendemi në rrugën që ka si finalitet shkrirjen me qenjen kur ne depërtuam në një rrugëtim të përjetshëm.

Dikush na i zuri këmbët, thekson autori, “Me një kërrabë prej bore/ Por ne nuk kishim/ Se çfarë të bënim/ Me kokëfortësinë tonë/ E lëmë eshtrat/ Te një dru i shenjtë/ Dhe ikëm tejpërtejmes”. Adem Zaplluzha e ndjen veten si një njeri të lumtur, përmes vullnetit të Zotit, mënjanë, dhe përmes përpjekjeve të tij, në anën tjetër. Ai din t’i përshkruajë misteret e jetës, kur thonë se nuk kishim nevojë për asnjë lloj lutjeje në ato çaste vendimtare, sepse “Neve na mjaftonin/ Vetëm lutjet tona pagane/ Dhe shpirti i erës/ Që hynë dhe del/ Nga çdo portë/ E këtyre murishtave”. Mendimet e autorit përbëjnë librin e shenjtë të jetës dhe të natyrës: “Mbase pritnim lindjen tënde/ Ashtu siç pritën/ Edhe popujt e tjerë”. Dhe më tej:  “Ne filluam/ Ta harrojmë gjakun tonë/ Kur erdhe ti/ Ishin lëshuar në gjysmë shtize/ Perdet nëpër sokakët e shpirtit/ Dhe dënesnin si kalamaj/ Flamujt e atdheut”.

Këtu, shenjtëria nuk mban shenjat e një misterium tremendum, por ajo fanitet konform rregullave transparent sipas të cilave,  pas duartrokitjeve tona filluan të shkunden gjethet e pemëve që i përngjanin mishit të njeriut. “Dhe me të vërtet ngjau ajo/ Që pritëm me shekuj/ Ngjau shkundja e çdo gjëje” kur nga murishtat e rrënuara, filluan të lëshojnë myk, vegimet e trishtuara të baladave. Poezia e parë e vëllimit respektiv, ndahet në 16 njësi të shkruara më 31 mars 2013. Numri nuk është simbolik, ngase nuk ka të bëjë as me 7-të apo 77-të, por janë simbolike meditimet dhe përfytyrtimet kur nën degët lakuriqe të hënës, i zhveshëm shpirtrat zogjve, “Dhe sot bredhim sokakëve të fëmijërisë/ Bredhim pa kurrfarë qëllimi/ Dhe nuk dimë/ Se ku e kemi këmbët/ Dhe ku kokën”. Madje, edhe nostalgjia ka rolin e saj konstruktiv, kur “Një shpirt pagan/ Zgjohen në ashtin tonë/ Dhe merr me vete/ Fëmijërinë/ Dhe vajtimet e mjegullave/ Ku akoma flenë shirat”.

Shkrimtari peruan Mario Vargas Llosa, i nderuar me Çmimin e Nobelit më 2010, thekson se “Letërsia më ka dhënë çastet më të bukura”. Çastet më të bukura, jo vetëm për mua, janë gruaja dhe dashuria si përrallë e përjteshme. Apo, pse jo, lufta e dikurshme për çrobërimin e Shqipërisë nga zullumi osman, apo betejat e lavdishme për çlirimin e Kosovës nga terrorizmi serb (1999). Adem Zaplluzha është poeti i stinëve dhe meditimit filozofik kushtuar jetës shqiptare në Kosovë: “Dje u pamë/ Me një stinë të vonuar/ Kurse lisat e prera dënesnin/ Tok me arkivolet e lagjes/ Që asnjëherë nuk i zuri gjumi// Siç po duket/ Këtu në këtë lagje/ Akoma nuk paskan pushuar/ As daullet e shqyera të luftës”. Janë vargje briliante që posedojnë vlera universale për njohjen e një kombi kreshnik që ka përjetuar më shumë trauma se sa lumturi, kur çdo të dytën apo të tretën  ditë, në mëhallën tonë, ndërrohen kufomat e balsamosura, me flamujt e trishtimeve.

Para bacit Adem e ndjejmë veten të çarmatosur. Është për shtatë vjet më i vjetër se unë dhe ka botuar 77 vëllime poetike, pa kaluar në kategorinë e skribomanëve: “Kur dëgjoj ndonjë këngë lakuriqe/ Në emër të ndërgjegjes/ Protestoj deri në mëngjes/ Kurse në anën  tjetër” konstatoj se kënga/ Duhet të jetë fillimi i gëzimit/ I veshur me krenari/ Dhe dinjitet/ E jo fillimi i mjerimit/ Të një shpirti mbushur me blasfemi”. Vargjet e propozuara nga Adem Zaplluzha, reflektojnë vlera të larta fetare dhe ekzistenciale, konform të cilave feja jonë është shqiptarizmi: “Sa herë që kaluan këndej pari/ Priftërinjtë e dehur/ Dhe hoxhallarët e ekzaltuar/ Një instinkt i lashtë/ Na thoshte të shkojmë pas tyre// Dhe kurrë nuk u ndalëm/ Ecëm/ Përtej të pamundurës/ Deri sa mbërrimë/ Ta gjejmë Ferrin/ Te buzët e ndryshkura të atdheut”. As që ka nevojë ta çojmë më tej këtë mendim kritik mbi lirikën e tij, duke u bazuar vetëm në 2-3 poezi të tij, duke ua lënë kritikëve të mirëfilltë analizën kritike të krejt librit, për ta dekoruar autorin me një medalje të artë, siç e meriton.



(Vota: 22 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora