E marte, 19.03.2024, 10:21 AM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Marjan Sebaj-Sopi: Familja dhe kurora e martesës

E marte, 21.05.2013, 05:02 PM


Familja dhe kurora e martesës – përcaktim Hyjnor (1)

Nga Marjan Sebaj-SOPI

''Nuk është mirë që njeriu të jetë i vetmuar. Do t´ia jap ndihmën siç është ai ''. Pra, jo më të vogël, as të nënshtruar, por siç është ai...

Në natyrën e vet Hyji krijoi njeriun, mashkull dhe femër krijoi ''... dmth. njeriu i barabartë mashkull dhe femër...

Mashkulli pa femrën nuk mund të arrij plotësimin njerëzor, kuptohet as femra pa mashkullin. Këta të dy janë qënie komplementare! Do të thot se para së gjithave mashkulli dhe femra janë të lidhur bashkërisht. Pastaj do të thot se ata njeri – tjetrit i ofrojnë atë çka i mungon njërit prej partnerve e nga partneri hauzon atë çka i mungon.

Kurora e martesës dhe familja janë të lasht sa edhe vet njeriu!

Menjëherë qysh në këtë titull takohemi me një fakt të vërtetë. Kjo është se familja dhe kurora e martesës nuk janë pra institucione njerëzore. Mes tjerash edhe menjëherë shtrohet pyetja e kompetencës, d.m.th se kush është, pra, kompetent i dashurisë dhe martesës, në të vërtetë i familjes? Nëse, pra, familja dhe kurora e martesës janë institucion Hyjnor, atëherë këtu kompetent është vet Hyji. Pikërisht, për këtë njeriu, pra, nuk mund të sillet autonomikisht ( kjo do të thot, zotërisht ) por duhet të sillet si ai i cili hynë, merr pjesë në diçka çka nuk themeloi, që nuk është projekt, kuptim i tij, por në çka hynë si i ftuar.

Në fillim mund të vazhdojmë e meditojmë mbi vet titullin, kjo është në kuptimin e ngusht: Familja dhe kurora e martesës në Bibël, në Besëlidhjen e Vjetër.

Në përgjithësi nga vet Fjala Hyjnore ( Bibla ) edhe mësojmë gjithçka. Mësojmë çka është jeta, mësojmë mbi vet – vetën si njeri, nga Fjala Hyjnore mësojmë mbi Hyjin, pastaj mbi mardhëniet ndërnjerëzore e kështu pra, nga Fjala Hyjnore mësojmë edhe mbi kurorën martesore. Kur bëhet fjalë mbi kurorën e martesës duhet ta kemi menjëherë të kjartë se martesa dhe familja janë të lashta aq sa është i lasht edhe vet njeriu. Nëse e hapim fletën e parë të Biblës ( Libri i Zanafillës ), këtu do të lexojmë se si Hyji edhe e shënoi njeriun që të jet Njeri – bashkëshortorë. Ishte kjo dita e gjasht sipas lajmeve të rrëfyestreguesit biblik. Hyji pas të gjithave që krijoi shohim, lexojmë se vetës i bëri (dha) një pushim, pauzë, sikur dëshironte të përgaditët për diç të madhe, rëndësishme që do të vijoj. Po edhe ne njerëzit veprojmë ashtu kur punojmë e krijojmë diç, atëherë themi; E tash?... Pikërisht, kështu thot edhe Hyji: '' E tash ta bëjmë njeriun ''. Duket sikur të ishte gjithçka e përgaditur për një ngjarje të madhe. Aty është qielli, toka, deti, aty i kemi bimët, kafshët, aty është gjithëknaqësia... Por, mungon vetëm një send. Për këtë na duket sikur që Hyji të bisedonte '' me vetvetën '' e tha : '' Tash ta bëjmë njeriun...''

Njeriu = Mashkull dhe Femër

Në kuptimin e parë të fjalisë njeriu menjëherë kishte me menduar se Hyji ka në mendje një individ - Njeriun! Mirëpo, mos të harrojmë se pas gjithave që ngjau thot: '' Në natyrën e vet Hyji krijoi njeriun, mashkull dhe femër krijoi ''... dmth. njeriu i barabartë mashkull dhe femër. Kështu, këtu menjëherë kjartësohen disa polemika bashkohore si p.sh se a është kryesor mashkulli apo femra dhe se a ka të drejtë lëvizja feministe, pra se a është ajo apo kjo etj... Sipas caktimit, kuptimit Hyjnor shohim se njeriu është i madhërueshëm. Po që se dëshirojmë ta themi gjithë të vërtetën mbi njeriun, atëherë doemos duhet të themi: Njeriu është mashkulli dhe femra, me natyrë Hyjnore ( mashkulli dhe femra është Njeri, figurë e Hyjit).

Burri dhe gruaja plotësohen mes veti

Çka vijon pas kësaj? Pas kësaj duhet të thuhet e të kuptohet se njeriu është qënie komplementare! Çka do të thot komplementare? Do të thot se njeriu sipas përcaktimit e kuptimit Hyjnor përplotësohet. Mashkulli pa femrën nuk mund të arrij plotësimin njerëzor, kuptohet as femra pa mashkullin. Këta të dy janë qënie komplementare! Do të thot se para së gjithave mashkulli dhe femra janë të lidhur bashkërisht. Pastaj do të thot se ata njeri – tjetrit i ofrojnë atë çka i mungon njërit prej partnerve e nga partneri hauzon atë çka i mungon. Pra, vetëm kështu së bashku arrijnë kuptimin primarë Hyjnor i cili thot: '' Ta bëjmë njeriun...''

Kohëve të fundit janë shkruar shumë libra të cilat analizojnë, bëjnë dallimin mes mashkullit dhe femrës e siç i quajmë me një fjalë psikologjia komplimentare. Mashkulli dhe femra dallohen për nga fizionomia e gjerë te psikologjia. Mund të themi se në gjithçka ka dallime, që nga dallimet anatomike, psikologjike, senzabilitive, ndjenjash etj...

Mirëpo, kjo është primare, mashkulli dhe femra (ose burri dhe gruaja) janë të lidhur e të ftuar që jetën e vet ta qojnë së bashku dhe atë në mënyrë komplementare (ta plotësojnë njeri – tjetrin). Kjo më tutje do të thot që njëri tjetri t´i dhurohet me tërë qenie. Po që se u arrit ky qëllim si duhet, atëherë me të vërtetë ndodhë plotësimi dhe përsosja e kurorës martesore sipas kuptimit dhe përcaktimit Hyjnor, kështu që burri përsoset përmes dorëzimit të gruas por edhe gruaja arritë deri te plotësimi i saj nëpërmes dorëzimit (dhuratësisë) së burrit.

Burri dhe gruaja janë ndihmë e njëri – tjetrit!

Lidhje me këtë menjëher prekim edhe disa elemente të kuptimit hyjnor mbi martesën e kjo është se burri dhe gruaja janë ndihmë e njëri – tjetrit. Ne në librin e zanafillës kemi dy lajme mbi krijimin. Lajmi i parë cilin e lexojmë ndoshta mund të themi është më shumë racional, filozofik, kurse i dyti më tepër senzitiv. Kreu i dytë rendi i 18 thot: '' Jahve, Zoti ynë thot; nuk është mirë që të jet njeriu i vetëm ''... Pra, gjersa lajmi i parë përmbledhë gjithë kuptimin e Hyjit lidhje me martesë, i dyti, ky pra lirisht mund të themi se e ka një etapë, apo rënditje. '' Nuk është mirë që njeriu të jetë i vetmuar. Do t´ia jap ndihmën siç është ai ''. Pra, jo më të vogël, as të nënshtruar, por siç është ai. '' Atëherë Jahve Hyj ia qoi një gjumë të rënd '' (Mjekët thonë se ky ishte anastezioni i parë). '' Prandaj, Zoti Hyj i lëshoi njeriut një gjumë të rënd. Pasi e zuri gjumi, ia nxorri një brinjë dhe vendin e saj e mbushi me mish. Zoti Hyj e përfitoi gruan prej brinjës që ia kishte nxjerrë njeriut dhe  e solli te njeriu ''. Prandaj, gruaja poashtu është prej mishit të njejtë, organizëm i njejtë. Atëherë njeriu klithi: '' Kjo tash është ashti i eshtrave të mi dhe mishi i mishit tim! Le të quhet grua, sepse kjo u muarr nga njeriu '' .

Në të vërtetë Njeriu në Bibël quhet '' ISH '' , kurse gruaja (vërtetë Adami tha le të quhet) '' ISHA ''. Kështuqë '' ISH '' dhe '' ISHA '' nuk janë vetëm Njeri, porse janë një mishi, të lidhur organisht s´bashku, dhe njihen njëri përmes tjetrit. Është shumë interesante paraqitja e shkrimtarit biblik kur tregon se si Zoti Hyj i paraqiti, tregoi  Adamit të gjitha kafshët e ky ndaj të gjithave mbeti indiferent, kurse kur u duk, paraqit Eva, ai klithi e tha: '' Kjo tash është ''... Pra, Adami në Evën e gjeti, pau vetvetën. '' Kjo tash është ashti i eshtrave të mi, dhe mishi i mishit tim ''. Ja, pra si e mendoi (shënjoi) Zoti burrin e gruan dhe bashkësinë e tyre. Burri e gruaja po edhe bashkësia e tyre që nga fillimi u kultivonin s´bashku, si Një. Për këtë po që se dëshirojmë të themi se sa është e lashtë kurora e martesës atëherë lirisht mund të themi aq sa është i lashtë edhe vet Njeriu. Njeriu nuk mund të kuptohet e as që kuptohet pa lidhjen martesore. Që nga fillimi, nga starti njeriu është '' dysh''. Të citojmë më tutje Biblën: '' Që të dy do të jenë Një trup i vetëm ''. Kishte me qenë shtrembim  po që se kjo fjali kuptohet vetëm nga ana e marrëdhënieve seksuale. '' Që të dy do të jenë një trup i vetëm '', nëse dëshirojmë këtë vërtetë ta shtjellojmë me seriozitet biblik atëherë kjo do të thot, që të dy do të jenë një njeri, sepse trupi apo mishi në Bibël ka kuptimin e njeriut. Bibla njeriun e shiqon në aspekte të ndryshme e për këtë ka tri shprehje mbi te por jo për pjesët e tija. Nëse shiqon në pavdekshmërinë e tij, kalueshmërinë, relativitetin, atëherë e quan njeriun '' mish'' (trup). (Thuhet: '' Ji i mëshirshëm o Hyj çdo trupi ''). Kështu; '' Ata të dy do të jenë një trup i vetëm '' dhe me të drejtë sipas Biblës kjo do të thot se që të dy janë një qenie. Njëri pa tjetrin nuk do të mund të arrijë plotësimin e vet njerëzor; as burri pa gruan e as gruaja pa burrin. Ky është ai komplementaritet. Pra, që nga fillimi njeriu në kuptimin e përcaktimin Hyjnor nuk ishte i paraparë si vetanak (i vetëm), por gjithmonë ishte i përcaktuar si dy. Është interesant se këtu edhe Zoti përdorë shumësin '' Ta bëjmë njeriun '' e kjo që pason, vijon nga kjo vepër që është: Krijoi mashkull e femër.

Vijon...



(Vota: 19 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora