E marte, 23.04.2024, 07:09 AM (GMT+1)

Mendime

Hasan dhe Lajde Blakaj: Identiteti i nëpërkëmbur

E hene, 20.05.2013, 06:52 PM


Identiteti jonë individual i nëpërkëmbur

Nga Hasan dhe Lajde Blakaj

Njeriut posa të lindë krahas nevojës për ushqim i ç´faqet edhe ndjenja për  afërsi, ngrohtësi, dashuri dhe në këtë rast dashuri ndaj prindërve. Gjatë rritjes medoemos bëhet më i pjekur dhe dashuria tani i ç´faqet në një formë shumëdimenzionale. Pra dashuri ndaj të afërmeve, natyrës, kafshëve, dashuri ndaj shkollës, gjuhës, muzikës e shumë dashuri të tjera. Edhe pse njeriu ka dashuri dhe ndjenja të përbollëshme, dashuria për prindërit, fëmijët dhe kombin është më e veçanta dhe më jetëgjata. Ajo rritet e rritet dhe asnjëherë nuk shuhet pa marrë parasysh rrethanat dhe gjendjen që individi  mund të gjendet. Atëherë, pse vet ne si komb po e vrasim këtë dashuri? Pse?, pse?. Tërë jetën njeriu mundohet, punon, dhe krahas punës dhe ekzistencës mundohet të krijoj relacione të afërta më natyrën dhe njeriun. Dhe për një moment të caktuar është në gjendja ta prishë këtë balancë kohezive të natyrshme duke mos menduar fare për pasojat e ardhshme jo koherente. Natyra ka krijuar aso raportesh instiktive për të jetuar në grup. Këtë instinkt të jetuarit e kanë si bota bimore edhe shtazore. Poashtu ne si qenie e gjallë e posedojmë  këtë veti instiktive të jetojmë në grup duke i ndihmuar njëri tjetrit, duke e dashur njëri tjetrin, duke e prekur nga afër njëri tjetrin. Në të kundërtën jeta në përgjithësi  po të jetosh vetëm do të ishte e pakuptimtë dhe shumë e varfër shpirtërisht. Pra ne si qenie më e privilegjuar kemi aftësinë e përshtatjes, ndryshimit , transformimit më të lehtë se qeniet të tjera të gjalla falë inteligjencës më të zhvilluar.

Këto janë gjenet e trashëguara të kombit tonë, shikoje bukurinë e këtij çuni shqiptar, bukuri që flet shqip. An Albanian fairytale

Por ka diçka në thelb që edhe po deshe ti nuk ke mundësi ta ndryshosh e as ta fshehësh. Psh: çështjen gjenetike, psh: trashëgiminë familjare, vëllanë motrën që edhe po deshe ti largosh prapë i ke vëlla dhe motër, farefisin, kulturën e trashëguar, emrin, religjionin sepse ato i trashëgon automatikisht pa të pyetur kush a pate ti dëshirë apo jo. Pra trashëgon ato gjera që janë të lindura dhe të fituara. Ato të lindurat është paksa vështirë të largohesh nga to, por këto të fituarat kur të rritësh janë krejtësisht në dorën tënde dhe egon personale. Pak më shkurt, e trashëgon gjakun e prindërve tu që të kanë lindur dhe  rritur më aq sakrifica, andaj pse të luftosh me vetveten dhe të harxhosh energji kot në vend që të dukësh dhe tregosh thjeshtë se kush je. Pra sa e thjeshtë është kjo!. Sa do që mundohesh ti fshehësh ndjenjat, dukjen e trashëgimisë sate kombëtare në brendi të shpirtit tënd do të jesh ai që ke qenë para transformimit tënd formal. Andaj duku shqiptar duku ai që je.

Gjeni i s´ardhmes shqiptare. Krenaria jonë si prindër.

Mos hezito duaje vetveten që të duan të tjerët. Sikur edhe njëqind herë po i re pishman që ke lindur shqiptar kot e ke, ke lindur i tillë dhe shqiptar do të jesh gjersa të vdesësh.  Mos e ke për turp sepse je raca më bukur në botë pa asnjë dyshim. Më quani si të doni ...asfare se qajë kokën për këtë , sepse jam mese i sigurt në atë që e flas. Mos harro fëmijërinë, rininë tënde kur sodisje i ulur pranë saçit, flinë  duke u pjekur, e ti mezi prisje  që nëna ta mbushte pjatën më rendin e fundit të petullave të flisë se rreshkur.  Mos harro kur i ndihmoje axhës tënd  delet për ti mjelur. Je ai që më çarten  plotë libra e molla lalqe përkuleshe për  çdo mëngjes para flamurit të bekuar më shqipen dy krenare në klasën tënde. Je po ai që për çdo orë të muzikës i këndoje Gjergj Kastriotit – Skënderbe. Mos preto  lexoj këto rreshta dhe qajë e mos pusho se qari, për transformimin tënd individual e kombëtar. Është e  natyrshme po i kërkove rrënjët e fesë tënde të vjetër sepse këtë qe e trashëgove e sollën pushtuesit, tek e fundit feja është një gjë e fituar, pra është krejt diçka personale. Është e natyrshme po deshe ta ndërrosh edhe emrin sepse e ka shqiptimin dhe kuptimin e një gjuhe të huaj. Emrat Shqipe, Valbonë Flamur e Jehonë mbaj ashtu si i ke sepse janë nga zemra dhe shumë  të nderojnë. Por kur vendose ta ndërrosh emrin që e ke pse se ndërrove që të tingëllojë shqip, të frymojë shqip që kurrë të mos ngopësh duke dëgjuar emrin tënd kur të thërrasin të tjerët. Mos e merr emrin e huaj duke u munduar të përshtatesh aty ku jeton. Të jesh i bindur që asfare ata nuk kanë nevojë për një emër si tëndin për ta shtuar statistikën e ati vendi. Mos e humbë krenarinë tënde  shpirtërore dhe kombëtare për disa profite materiale  sepse dikur  vëllazëritë tuaj kanë pranuar të varrosen për se gjalli më gjithë familje në Baran të Pejës duke e refuzuar emrin dhe kulturën serbe. Kështu dukeshin ata dikur të lartë e të drejt si lisa që lakmitë për pasuri nuk ua turbullonin mendjet kur ishte në pyetje çështja e identitetit të tyre shqiptar.

The tallest people in Europe! Honor and respect. Albanian highlanders (ca 1900) Pasardhës të Gegëve raca e bukur shqiptare që u këndoj Homeri An Albanian fairytale

Sa madhështorë duken  këta burra. Kjo ishte raca më e bukur dhe e pastër shqiptare, qe për bukurinë e sajë mahniste Evropën. Shihni këta burra gegë mbi dy metra të gjatë sa ja shtojnë bukurinë kombit. Mundohu ta gjesh ndonjërin nga ta ndoshta mund të ketë qenë katragjyshi yt. Sa i hidhëruar do te kishte qenë  po të dinte që ti e mohon gjakun e tij,  gjenin shqiptar që ta ruajti nder shekuj. Shikojë mirë në sy po pate guximin. Eh! ku na mbeti krenaria jonë kombëtare që dikur e kishim edhe pse të pa shkollë, ku mbetem ne si komb në trevat shqiptare dhe jashtë sajë. A jemi duke  humbur apo fituar  në aspektin e përgjithshëm kombëtar duke ndërruar emra dhe kulturë?. Mund të më quani konservativ, edhe primitiv po deshët, por kalimi nga një emër i huaj të një tjetër emër  poashtu i huaj me kulturë tjetër nuk të bënë nderë, burrë as grua më të mirë, përpos që të ç´përfytyron  para botës  duke humbur identitetin tënd shpirtëror dhe kombëtar. Pra ne sot po i mbyllim sytë para martesave më të huaj para tjetërsimit tonë formal dhe kulturor, problem ky aktual që është evident si në tokat shqipfolëse ashtu edhe në mërgatë. Neve jashtë atdheut asimilimi i ngadaltë por i sigurt po na troket në derë por hiç më mirë nuk qëndron puna as në tokat shqiptare më asimilimin kulturor qesharak e t´pa moral. Andaj të zgjohemi nga agonia e përditshme që tani, sepse dikur për ne si komb i vogël e i pa krah do të jetë shumë vonë.

Hasan dhe Lajde Blakaj Stockholm 19 maj 2013



(Vota: 43 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora