E premte, 19.04.2024, 11:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Në Elbasan zbulohen objekte të rralla

E marte, 13.05.2008, 07:30 PM


Nga Korrieri
 
Objektet kanë lidhje me qytetërimin e hershëm shqiptar dhe me shkëlqimin e madh të Krishterimit edhe në Elbasan

Koleksionistët elbasanas kanë mundur të shpien në dorë disa objekte të rralla që i përkasin periudhës së artë të lulëzimit të Krishtërimit në këtë trevë.  Historiani dhe arkeologu Moikom Zeqo i ka cilësuar si unikalë këto sende dhe ka ftuar kolegët e tij që të jenë objekt studimi për ata. Sipas tij, “objektet kanë lidhje me qytetërimin e hershëm shqiptar dhe me shkëlqimin e madh të Krishterimit edhe në Elbasan”.  “Objektet do t’i kishte zili çdo muzeum. Mendoj se mjaft prej tyre kanë lidhje me të dhënat befasuese që po dhuron zbulimi i bazilikës në qendër të Elbasanit. Merita u takon koleksionistëve privatë, sidomos të shquarit në Elbasan, Vangjel Kapedani”, shpjegon historiani.

Më poshtë Moikom Zeqo shton: “Pata rastin që të vëzhgoj disa objekte që lidhen me mesjetën e hershme dhe të vonë. Që në fillim e them se gjetjet janë unike në llojin e vet. Mes tyre bien në sy kryqe të punuar në dru dhe të mbështjellë me metal. Një medaljon në bronz të Krishtit tetë ditë pas lindjes, i cili shpreh atë që njihet si synetllëku i tij. Nisur nga modelimi dhe zbukurimi me ungjillore dhe me Krishtin, kryqi përbën një kryevepër. Është gjetur edhe një guaskë sedefi me figura të Krishtit, një medaljon argjendi me figura zoomorfe që janë simbol i Shën Lukës, një diptik i shekullit XVI ose XVII që përmban Krishtin, Shën Mërinë, Shën Gjergjin dhe Shën Dhimitrin. Koleksionisti Vangjel Kapedani ka në fondin e tij një ikonë baroke të Shën Mërisë, që është një krijim origjinal i shkollës së zografëve. Një ikonë tjetër me kompozim të Krishtit dhe që përmban mbishkrim grek që i përket vitit 1590. Kjo ikonë që mban Krishtin, i cili është kompozim i stilit postbizantin, por që ka vlera të veçanta pasi i përket Shkollës së Rilindjes Evropiane. Mjaft i rrallë është një objekt që ka shërbyer për temionisjen në kishë. Ky objekt është tepër i veçantë dhe një nga më të rrallët në vendin tonë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora