Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Njoftim: ''Dita Kombëtare në Ndihmë të Jetimëve''

| E diele, 19.05.2013, 07:32 PM |


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUTI KOMBËTAR I INTEGRIMIT TË JETIMËVE SHQIPTARË

Adresa: Rruga “Dibrës”, nr. 312/1, Tiranë

Tel/Fax: ++355 (4) 2360 611,  email: nifao.orfan@gmail.com,

NJOFTIM PËR SHTYP

P R O G R A M I

I VEPRIMTARIVE PER 20 MAJIN, DITA KOMBETARE NE NDIHMË TË JETIMËVE

Në kuadrin e 20 Majit, "Dita Kombëtare    Ndihmë të Jetimëve",  Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, do të organizoj me këtë rast  një drekë të madhe (veprimtari)  Humanitare - Ftestive - Sensibilizuese  me praninë e 220 fëmijëve jetimë  të veshur në mënyrë tradicionale me bluza dhe kapele të bardha.

Të përgjedhur nga të gjitha institucionet e vendit,  nga qendra  të ndryshme rezidenciale, shtetërore dhe private, (Shtëpitë e Fëmijëve dhe qendra Tiranë, Shkodër, Berat, Elbasan, Pogradec, Sarandë, Kavajë, Fshati "SOS", )  fëmijë jetimë të policëve të rënë në detyrë, fëmijë jetim rom, fëmijë jetim në komunitet, etj, do të mblidhen në takim në ora 11.00, paradite, ditën e hënë, date 20 Maj, 2013,   në mjediset e pdenales, ruga “Murat Toptani”, të cilët do të vizitojnë ekspozitën fotografike kushtuar 95 – vjetorit të Themelimit të “Strehës së Parë Vorfnore”, në Shqipëri, e cila  është çelur në rrugën  “Murat Toptani”, (Pedonale), pranë Teatrit Kombëtar.

Më pas, në një marshim paqësor, fëmijët pjesëmarrës, do të nisen drejt Sheshit “Skënderbej”, dhe do të jenë të pranishëm në një Drekë Festive në ambjentet e Hotel – Tirana – International, veprimtari që nis në ora 12.00 – 14.00.

Nën  kujdesin e Zonjës së Parë Odeta Nishani,  ky Institut ka ftuar në këtë veprimtari me fëmijët jetimë  Sh.T.Z. Alexandër Arvizu, Ambasador i  SHBA - së në Shqipëri, SH.T.Z. Ettore Sequi, Ambasador  i  Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sh.T.Z. Eugen Wothfarth,  Ambasador i OSBE - së në Tiranë, dhe të tjerë Ambasadorë shtetesh të vendeve Mike  të akredituar në Tiranë,  Krerët e Komuniteteve Fetare në Shqipëri,  krerët  kryesorë të forcave të ndryshme politike  në vend të shoqëruar nga  bashkëshortet e tyre,  përfaqësues të spikatur të botës së Artit dhe Kulturës,  Akademikë, personalitete të gazetarisë dhe  përfaqësues të Shoqërisë Civile, si  edhe përfaqësues të përgjedhur të institucioneve që merren me fëmijët jetimë.

Të veshur me uniformën tradicionale  (bluza dhe kapele të bardha),  fëmijët  jetimë,  pjesëmarrës në këtë veprimtari do të kenë të shkruar sloganin e tyre: "Duam Dashuri jetëgjatë,  jo vetëm për fushatë….",  një mesazh i sinqertë dhe i drejtëpërdrejtë që vjen  si një Apel për të gjithë klasën politike, për të reflektuar të paktën në këtë ditë të tyre për më shumë paqe,  për më shumë tolerancë,  mirëkuptim dhe bashkëjetesë  sociale,  në të mirë të gjithë shoqërisë, në të mirë të së ardhmes edhe të këtyre  fëmijëve.

Dreka  festive  do të synoj të krijoj një atmosferë të gëzueshme  si një familje e madhe për këta fëmijë,  të cilët, do të jenë në shoqërinë e  personaliteteve më të njohura të vendit, duke u dhënë kënaqësinë  atyre  me një program të  pasur dhe të gëzuar  artistik  e  argëtues për ta. Në fund të kësaj veprimtarie  do të shpërndahen dhurata për këta fëmijë.

Veprimtaria dhe dreka festive do të përmbyllet në ora 13.00 - ditën e hënë, datë 20.Maj.2013, dhe do të gjej pasqyrim në median vizive dhe atë të shtypit të shkruar.

Lutemi, konfirmoni pjesmarrjen tuaj në kontaktet e mëposhtëme,

( Contact Number),

email: nifao.orfan@gmail.com

Tel/Fax: ++355 (4) 2360 611, Mobil: 0692035431, 0682035431, 0672035431

ZËDHËNËS I SHTYPIT

Albert ZHOLI