E merkure, 24.04.2024, 10:12 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Krasniqit i mungojnë 140 mijë euro

E diele, 19.05.2013, 06:59 PM


JAKUP   KRASNIQI   I  MUNGOJË   EDHE   140 MIJË  EURO.., PËR  T’U   BËRË    MILIONER

Lufta KundërKorrupsion

Nga: Ramiz DËRMAKU

Ligji dhe strategjia për ta nderprerë pasurimin e liderëve  t ë  Kosovës,  janë të gabueshme, të padobishme dhe jofunksionale.Në Kosovë ligji amniston të gjithë milionrët dhe zyrtarët të cilët u  pasuaruan  nga vjedhjet, korrupsioni, keqpërdorimet  deklaron Driton Selmanaj –KDI. Një studim i bërë mbi deklaratat e pasurisë që politikanët kosovarë kanë paraqitur pranë institucioneve të ndryshme, u zbuluan një  numër të madh mospërputhjesh, dhe shkelje të ligjeve nga liderët e Kosovës. Disa muaj më vonë të gjithë ata liderë që u kandiduan për zgjedhjet kombëtare përsëri nga ata kërkohej deklarimi i pasurisë së tyre. Por asnjëri prej liderëve tanë nuk e respektoi këtë. BIRN ka zbuluar disa mospërputhje në pasuritë e deklaruara nga liderë e lartë politikë të Kosovës. Por, krahasimi i këtyre dy deklarimeve nxjerr në pah luhatjesh të mëdha të vlerës së pasurisë. Duket se kjo konfirmon brengat të cilat Agjencioni Kundër-Korrupsionit dhe Komisioni Evropian kishin shfaqur lidhur me atë se disa zyrtarë të lartë kishin paraqitur dokumente me informacion të pavërtetë.

Po fillojmë nga Kryeministri i Kosovës dhe kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi  i cili para se ti fitonte zgjedhjet e vitit 2007, kishte deklaruar se aso kohe ka pasur në pronësi shtëpinë në Prishtinë, vlera 150 mijë euro, një shtëpi në Burojë të Skenderajt me vlerë 70 mijë euro dhe 140 mijë euro tokë në këtë fshat. Krejt kjo vlerë ka mundur të rrumbullakohet në 360 mijë euro. Pasuria e kryeministrit ka ndryshuar shumë 3 vjet në vonë. Ai e ka përfituar për 422 mijë euro më shumë, ndonëse ka deklaruar;

Paga  vjetore e Kryeministrit të Kosovës z. Hashim Thaçi, është  17 mijë e 318 eurove.

Në dhjetor të vitit 2010, Thaçi ka deklaruar 172 mijë euro para të gatshme në bankë, 157 mijë euro tokë për ndërtim në Prishtinë, 203 mijë euro shtëpi në ndërtim në kryeqytet, 180 mijë euro tokë si trashëgimi familjare, 80 mijë euro shtëpi familjare në Burojë dhe 100 mijë euro borxh që ia ka pasur bankës “NLB Prishtina”.  Pasë Kryeministrit të Kosovës , njeriu i dytë- lideri dhe politikani i Kosovës, Kryetari i Parrlamentit të Kosovës z. Jakup Krasniqi  i mungojnë edhe 140 mijë euro për t’a quajtur vetën milioner . Vlera e pasurisë së deklaruar nga ai arrin në shifrën prej rreth 860 mijë euro.  Kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi deklaroi se posedon edhe një veturë të tipit grand shiroki .  Këto gjëra ai i bëri publike në raportin për deklarimin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publikë të AKK-së. Presidenti Fatmir Sejdiu pavarësisht se është i pari i vendit nuk është më i pasuri nga liderët në Kosovë. Ai  deklaron se ka të deponuara në bankat e Kosovës vetëm 98 mijë e 200 euro.Pra siq po shuhet „Atdhetari“ e luftëtari e zëdhënësi i UÇK-së, ka vjedhur më shumë se sa Kryeministri  dhe Kryetari i Kosovës. Ndersa akademiku dhe lideri i PDD-së z. Nexhat Daci në konton e tij posedon 41 mijë euro . Ai patë deklaruar se ka një shtëpi në Prishtuinë , që vlera e saj është mbi 1590 mijë euro dhe një tjetër në Brezovicë dhe vlera e saj  arrinë mbi 90 mijë euro.

Ministri që po hetohet nga EULEX-i, Fatmir Limaj ka thënë se në bankat kosovare ka rreth 26 mijë euro. Ai deklaroi edhe dy banesa familjare në Prishtinë me vlerë rreth 150 mijë euro dhe dy vetura, rreth 45 mijë eruo.

Limaj ka thënë se ka shtëpi dhe ara në fshatin e lindjes, banjë, në vlerë prej rreth 750 mije euro. Ne i shënuam këto shifra për ti informuar qytetarët e Republikës së Kosovës, ata që jetojnë në trojet  etnike dhe diasporë, se liderët e Kosovës , mbi të gjitha i  kanë vënë interesat personale, familjare duke e anashkaluar interesin kombëtarë. Është koha e fundit që këtyre lidetrëve të cilët para mediave të shkruara dhe të atyre elektronike derdhin lotë krokodilli se ne kemi …, luftuar  ne kemi vuajtur .., ne e kemi çliruar Kosovën.., ne e kemi larguar armikun nga Kosova.., etj etj, tu themi STOP, sepse po këta sot po e vjedhin pasurin e shtetit dhe po këta po shkelin mbi gjakun e derdhur të shqipëtarëve për çlirimin e Kosovës. Është koha dhe momenti që këta “lider“ , këta“atdhetarë“, këta patriotë ti largojmë nga skena politike sepse çdo largim me vonesë jo që do ta dërgoj Kosovën në një greminë, por edhe popullit do ta shkatërrojë. Si nuk u vie turp, kur dalin para mediave të shkruara dhe atyre elektronike , para nënave.., bashkëshorteve, fëmijëve, baballarëve, të ushtarëve të UÇK-së, për këto shuma marramendëse  të eurove, e fëmijtë e ushtarëve të UÇK-së të kërkojnë Lëmoshë, apo edhe të mos kenë për të ngarna bukë. E gjithë kjo që shkruam ne është një apel drejtuar lidreëve të Kosovës që të largohen sam ë parë, e mos të presin që një ditë t’i largon populli.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora