E merkure, 24.04.2024, 03:23 PM (GMT+1)

Mendime

Nora Gashi: Mungesa e turpit

E shtune, 18.05.2013, 10:02 AM


VETËM NJERËZIT PRIMTIV NUK E DIN SE ÇKA ËSHTË TURPI

Nga Nora Gashi

Mungesa e shtetit   në dekada e fundit e shekullit të  kaluar, te shqiptaret ka ndikua shumë negativisht në të gjitha segmentet shoqërore. Por ajo që e rrezikon me se shumti qenien e një kombi është rrezikimi kulturës së identifikuese të tij.  Dukuria “TALLAVA”  qe është sinonim për gabelizmin kulturor  në muzikën aktuale po e përcjellin edhe skenat pornografike të disa vajzave të përdala që nuk dine të dallojnë kufirin mes etikës -  estetikës  dhe prostitucionit.

-  Nuk më pëlqejnë kurrë vajzat që (zh)vishe si prostituta.  Femrat e bukura që janë DAMA kurrë nuk  zhvishen para askujt pos para burrit të vet. Dalja para njerëzve të huaj e në rruge si në plazh, tregon nivelin e ulet kulturor dhe një histeri primitive për seks.  Ato që zhvishen kështu, pos që turpërojnë veten, turpërojnë Motrat e Vëllezërit, turpërojnë Nënën e Babain, Tezat,  Dajtë, Hallat, Xhaxhallarët, Gjyshet e Gjyshërit, turpërojnë Fshatrat e Qytetet dhe tërë Popullin e vet para botës. TURPI si normë shoqërore e mbron ruajtjen e nivelit kulturor  të një shoqëria të përparuar.  Vetëm njerëzit primitiv nuk e din se ça është  TURPI! E  atyre që nuk e din se çka është turpi, duhet të ju rrinë stupci (ligji) te koka si gomareve, se ato apo ata nuk kuptojnë  fjalët    shumë se shtazët.

-  Edhe vajzat e djemtë që shkojnë e veshën me rrobe kombëtare arabe, duke qenë shqiptar, tregojnë se sa janë  të pa vetëdijshëm   dhe të pa ndërgjegjshëm e të papërgjegjshëm  kombëtarisht. Edhe ata bëjnë veprime të TURP-shme, sepse argumentojnë injorancën e tyre primitive, duke i ngritur besimin fetar mbi traditat e veshjen kombëtare shqiptare. As kund ne bota nuk ndryshohet përkatësia nacionale me përkatësi fetare. Gjithkush mundet te e ndryshon besimin fetar, por askush nuk mundet me e ndryshua përkatësin nacionale që e fiton me lindjen e vet në një familje shqiptare dhe ketë nuk mund ta fsheh nga askush.  As nga Zoti!

Zoti na ka lindur shqiptar! Na ka fal një Gjuhë të bukur dhe një Atdhe edhe me të bukur. Por për ti ruajtur duhet ti ruajmë vet. Zoti me ne  komunikon  në gjuhen shqipe dhe jo në gjuhe tjera të huaja. Ai që përdor gjuhën, kulturën  e tradita e huaja dhe të vetat i le pas dore është bastard primitiv.

Prandaj nga këto dy dukuri duhet te hiqet dore dhe ndaj tyre duhet te vepron ligji, nëse nuk duam qe vendi i ynë të behet Afganistan, Bangladesh, Nevadë apo Hiroshimë.

- Nëse disa të ri bëjnë kësi gabimesh ato janë pasoj e edukimit të dobët në familje, ato janë pasoj e edukimit të dobët në shkollë dhe ato janë pasoj e edukimit të dobët në shoqëri (shtet dhe feja) pa ligje për edukim! Është TURP për shtetin, për besimet fetare, për shkollën dhe për familjet që të lejojnë këso dukuri të këtyre dy ekstremiteteve  te rina shqiptare! Ky trekëndësh i edukimit duhet të funksionoi me kode të caktuara që rinia të rritet e të edukohet me kulturë të shendosh bashkëkohore duke bërë  sinteze me   kultivimin e traditave tona të shëndosha  kulturore  kombëtare. Shqiptaret duhet të kenë autoqefalin e besimin e vet fetar  nacional, për çka duhet te Angazhohen bashkërisht prijësit e tri besimeve fetare te shqiptaret.  Nëse rina edukohet mire, ata do ti edukojnë mire edhe fëmijët e vet gjeneratë pas gjenerate.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora