E enjte, 25.04.2024, 07:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Trimat e Gollakut

E premte, 17.05.2013, 07:49 PM


Demir KRASNIQI:

 

TRIMAT E GOLLAKUT

 

S’ po m’ zen gjumi prej merakut –

T’ dal t’ pushoj n’ Malësi t’ Gollakut !

T’ ia ngrehë telat çiftelisë –

T’ ia këndoj trimat Malësisë !

 

T’ dal te kodra e Mërçezit –

T’ këndoj trimat brez pas brezit !

T’ dal te Kulla e Tugjecit –

T’ këndoj këngën Shyt Marecit !

 

T’ ulëm n’ rrafsh , n’ themele t’ Hanit –

T’ i   këndoj  Shefeqet Kapetanit !

T’ ulëm n’ rrafsh te Dardha e Mrizit –

T’ i këndoj  Mulla Idrizit !

 

T’ ulëm  n’ rrafsh nën hije t’ blinit –

T’i këndoj  Fejzë Ibrahimit !

Me gisht n’ vesh , t’ ia them mekamit –

T’ i këndoj  Hajdar Bajramit !

 

Të pi ujë  te Kroi i Ahut –

T’i  këndoj Halil Fejzullahut !

Ta  shuaj mallin  në Zabel –

Me kavall të Bacit Nel !

 

T’ i  këndoj  Asllan  Dabishecit ,

Mustafë Hoxhës prej Nishecit ,

T’  këndoj  Shahin Liman  Zajçecit ,

Ramë Halitit prej   Gjyrishecit !

 

T’ shkoj te Kroi i Dafinës –

T’ këndoj trimat e Hajkobillës ,

Që kanë mbrojt  me gjak  kufirin ,

T’ këndoj Xhemajl Ramiz Tahirin !

 

T’ shkoj  në pllajat  e Gllogovicës –

T’ i  këndoj  Ajet Kosovicës !

Ajet Bllatës edhe Veselit ,

Liridashësve t’ gurë - themelit !

 

T’i këndoj trimat nga këto treva –

Mehmet Krileva e Bejtë Pireva ...

T’ këndoj trimat e  gjithë  trollit ,

Zahir Cakollit , Basri Canollit   !...

 

T’ jehojë kënga e Krasniqit –

Përtej maleve të Lajçiqit  !...

T’i këndoj  Behlul Klaiqit ,

T’ i  këndoj  Lam e  Liman Shahiqit !...

 

T’ dal në Kikë te Gurra e Lakut –

T’ ia  këndoj këngën Lot Vakut !

T’ ulëm rrafsh n’ themel t’ konakut –

T’  këndoj këngën  e Malë Zuzakut !

 

T’  shkoj  te Gurra e Novakut –

T’ i këndoj  Ali Buzakut !

T’ ulëm rrafsh n’ themele t’ odës –

T’i këndoj  Zymer Bekë Dodës !

 

T’ shkoj  te  malet  e Tërpezës –

T’i këndoj  Muharrem Fejzës !

T’ ulëm rrafsh në maje t’ Tepes 

T’ këndoj  këngën Kadri Zekës !

 

N’ male e n’ kodra këngët s’ ndalen –

Do t’ këndoj  për Rexhep Malën !

T’ dal në Gëmicë  te Mali i Kishës –

T’i  këndoj  Nuhi Berishës !

 

T’ shkoj  te malet e Lisockës –

T’ i këndoj  Zeqir Marocës !

T’ dal mbi kodër të Magurës –

T’i këndoj  Xheladin Zhujës !

 

T’ shkoj  te malet e Dazhnicës –

T’ këndoj këngën e Sylë Zarbincës !

T’ kaloj  lugjet  e   Koporrnicës 

T’ këndoj këngën  e  Lam Breznicës !

 

Të sodis brigjeve , shpatit –

T’ i këndoj   Isa Kastratit !

T’ kaloj  lugjet  e  Hodonocit –

T’ i këndoj Metush Dajkocit !

 

Me këngë zemre këndoj Gollakun –

Trimave t’ tij  nuk ua ha hakun !

Do t’ dal prapë në tjetrën verë –

Do t’ këndoj për trimat tjerë !...

 

Gjilan, më 16. 05.2013.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora