E premte, 19.04.2024, 01:08 AM (GMT+1)

Mendime

Isa Mulaj: Jacobson - ofertë Albin Kurtit

E enjte, 16.05.2013, 07:59 PM


Jacobson: Ofertë Albin Kurtit për zgjidhje përfundimtare

Idetë të cilat SHBA ua imponojnë shteteve tjera, janë dukshëm të ndryshme nga ato që i praktikon në shtetin e vet – Joseph E. Stiglitz

Nga Isa Mulaj

Tracey Ann Jacobson është ambasadorja më e papërshtatshme dhe më kundërthënëse e SHBA-së që ka njohur ndonjëherë Kosova. Pararendësi i saj Christopher Dell, ndonëse na kishte ardhur te hunda me veprimet e tij, ka qenë lule në krahasim me këtë. Kjo ka filluar haptas të deklaroj se kë e ka halë ne sy. U kujtohet kur deklaroj se Albin Kurti ka kërcënuar ish-sekretaren amerikane të shtetit Madeleine Albright? Ambasadorja tjetër e mëhershme e SHBA-së, në pamundësi për ta shpikur ndonjë akuzë banale kundër Lëvizjes Vetëvendosje! (VV), si për shembull, kërcënimi ndaj vetë ekzistencës së SHBA-së, e kishte shpallur këtë Lëvizje “armike të popullit të Kosovës”. Megjithatë, populli i Kosovës jo vetëm që nuk e ndante fare këtë bindje të saj, por tani është thellësisht i bindur se armik i tij janë të gjitha partitë politike, dhe se miku i vërtetë i tyre sipas të gjitha gjasave ka mbetur VV. Çdo gjë që e spikatë rolin koxha negativ të ambasadës së SHBA-së, sidomos në shpronësimin e resurseve të Kosovës, menjëherë të raportojnë si kërcënues serioz.

Në Kosovë, nëpërmjet propagandës dhe kërcënimit, është imponuar dukuria e kultit amerikan, pavarësisht se si rrjedhin gjërat para syve tanë për çdo ditë. Një vështrim i shkurt dhe sipërfaqësor vë në shesh rolin destruktiv të ambasadës së SHBA-së prej ambasadorit Philip Goldberg e deri te Tracey Jacobson me intensitet të shtuar. Shumicës së popullit të Kosovës i ishte bërë kancer ambasadori Dell me qasjen e tij gangstere dhe të papërgjegjshme. Disa kosovarë që frikësoheshin për hir të asaj se ky e përfaqësonte SHBA-në në Kosovë, detyroheshin t’i pranojnë të këqijat e tij në heshtje. Kur vetë ambasadori doli me një koment dhe karikaturë në rrjetin social Facebook duke i ironizuar kosovarët si lopë që nuk kanë ndryshuar dhe nuk ndryshojnë, edhe shqiptari më pro-amerikan më në fund u detyrua të reagoj: “Tpthu bre nanën e kllosharit; se na kem faj qe t’kemi lanë me na shitë e shkërdhy, e tash edhe lopë po na bon.” Stejt departamenti amerikan moti ia pat tërhequr vërejtjen Dellit për pisllëqet që i bënte në Kosovë. Mediet dhe shqiptarët në Kosovë nuk kanë guxuar prej Dellit ta raportojnë këtë realitet, dhe me këtë tregonin se sa pro-amerikan qenkan. Lajmin për ngrehjen e veshit Dellit nga Uashingtoni e kishte transmetuar gazeta “Blic” e Beogradit. Ndaj këtij lajmi kishte reaguar gazeta e Hashim Thaçit “Express” duke e mbrojtur Dellin, çka do të thotë se mbrohej krimi i përbashkët në Kosovë të cilin e gjykonte Uashingtoni.

Pavarësisht kësaj, Delli vazhdonte i pavarur nga Uashingtoni në gjahun kundër çdo politikani dhe aktivisti në Kosovë që nuk i përshtatej programit të tij destruktiv. Pas skandaleve të njëpasnjëshme, Delli u fut edhe personalisht në Kuvend dhe mori pjesë aktive në shantazhin për zgjedhjen e kryetarit të Kosovës. Në Kuvend duhet të ketë disa rregulla, së paku sa për sy e faqe. Edhe ai që mundohej t’i përmbahej rregullave, Dellit nuk i pëlqente. Ishte ky krye-kuvendari Jakup Krasniqi të cilin Delli e akuzonte për privilegjet e deputetëve. Deri atëherë, pak kush e akuzonte Dellin për imunitetin absolut të bëjë ç’të dojë me kë do qoftë në Kosovë. Ishte shumë e qartë se ambasadës së SHBA-së nuk i shkonte përshtati Kupa dhe me gjithë qejf do ta rrëzonin si Nexhat Dacin. Delli e kishte edhe përkrahjen e shumë qytetarëve kosovarë miopë të cilët nga frika janë në gjendje të mbështesin çdo krim dhe të keqe për dy arsye: e para, kanë frikë se po të mos e mbështesin të keqen, i keqi mund t’i ndëshkoj; dhe e dyta, shpresojnë se duke mbështetur të keqen, mund t’i bashkëngjiten asaj dhe të përfitojnë nga ajo. Me të drejtë, ambasadori Dell, të gjithë këta qytetarë me këto dy qëllime, i quajti si lopë të pandryshuara dhe që nuk ndryshojnë. E këta, le të vazhdojnë t’i bëjnë lajka Dellit dhe të na shpallin luftë neve që e kundërshtonim këtë “biçim ambasador” prej kohësh. Lopët e Kosovës të cilat Delli i ka mjelë, vërtetë mbeten lopë që nuk ndryshojnë. Ne nuk jemi pajtuar kurrë me këto lopë të cilat nga frika dhe karakteri jonjerëzor na sulmonin si anti-amerikanë.

(Keq)kuptimi i konceptit të dhunës nga Tracey Jacobson

Pas dhunës intensive dhe të shfrenuar kundër VV-së nga të huajt dhe aparatit represiv të Kosovës, ambasadorja e SHBA-së më në fund duket sikur e ka kuptuar se bashkëpunimi me strukturat kriminale dhe tradhtare të Kosovës nuk mund të ketë më biznes plaçkitës. Synon të ofrohet me Albin Kurtin, sepse lopëve tjera politike të cilat i ka detyruar ta kullosin popullin, i ka mjelë sa duhet dhe dikur duhet të largohen. Lopët e tilla ishin të dhunshme, mbi ligjin, dhe të dëgjueshmet më të besuara të ambasadës së SHBA-së. Mendohet se veprimtaritë e tyre kriminale dhe të dhunshme janë shfrytëzuar mirë nga të huajt në Kosovë për shantazh në dëm të interesave të përgjithshme. Thënë me letra çelë, shumë politikanëve kosovarë iu bë me dije se “ju duhet t’i bëni disa punë që na pëlqejnë neve (të huajve), përndryshe ua qesim të palarat në shesh (u dërgojmë në Hagë, burgje të Kosovës e gjetiu).” Duket sikur është përmbyllur ky cikël shantazhi politik, dhe radha tani i vjen VV-së. Si zakonisht, motori kryesor i metodologjisë së këtyre shantazheve është ambasada e SHBA-së. Kur Tina Kaidanow e quajti VV-në “armike të popullit të Kosovës”, kjo e fundit nuk e rroi fare për akuzat e tilla. Ndryshon qasja por jo edhe metodologjia për ta bindur Albin Kurtin të heq dorë nga programi i partisë së tij dhe të bëhet me Amerikën, pavarësisht se çfarë detyrash do t’i japë ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe sa të dëmshme mund të jenë ato për ne.

Forma e shantazhit për rreshtim në radhët e ambasadës së SHBA-së është kjo: ambasadorja Jacobson akuzon publikisht Albin Kurtin se ka kërcënuar ish-sekretaren amerikane të shtetit Madeleine Albright. Vetë Albright nuk ka deklaruar ndonjëherë dhe kurrë nuk është ndier e kërcënuar nga Kurti. I thotë Kurtit dhe VV-së se SHBA është e gatshme të bashkëpunoj me ta, nëse këta heqin dorë nga taktikat e dhunshme. Ambasada e SHBA-së nuk e ka dënuar dhunën e skajshme kundër VV-së të ushtruar nga argatët e kësaj ambasade (Qeveria e Kosovës), madje as në rastet kur këtë e kanë dënuar edhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut si Amnesty International. Ambasada e SHBA-së, zonja Jacobson më konkretisht, mbron fuqishëm vetëm të drejtat e komuniteteve që nuk ekzistojnë, si ato të homoseksualëve, e kurrfarë të drejtash tjera për njerëzit të cilat i shkel sistematikisht. Kuptimi i dhunës për këtë ambasadë është njëdrejtimëshe. Dhuna për të nuk ekziston nëse ushtrohet nga argatët e saj. Djemtë e politikanëve në pushtet si të Adem Grabovcit i cili mburret publikisht se është i “qim nane”, kur rrahin policinë e trafikut rrugor në detyrë, nuk janë taktika të dhunshme sipas Jacobsonit. Kjo vërtetohet me faktin se ambasada e SHBA-së e fton Grabovcin në Lutjet e Mëngjesit në Shtëpinë e Bardhë menjëherë pas incidentit të dhunshëm të djemve të tij dhe skandalit të përgjimeve telefonike. Një kundërpërgjigje ironike që mund t’ia bëjë çdokush ambasadores Jacobson, është kjo: “SHBA duhet të heqin dorë nga dhuna e saj nëpër botë.” Jacobson nuk do ta pranojë faktin se në botën reale, shumë probleme nuk mund të zgjidhen pa përdorimin e forcës. Kjo thjeshtë po i bënë thirrje Kurtit të mos e trazoj garniturën politike kriminale të Kosovës, por të hyjë në rrugët e tyre. E tëra çka po i ofron Jacobson Kurtit, është se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë vetëm të protestojnë, japin komente, ankohen, dhe të pallin (arsyeja pse Delli i quan kosovarët lopë!) përballë kriminalitetit dhe plaçkitjes së popullit, pa ndërmarrë asgjë konkrete kundër tyre.

Qeveria e tanishme e SHBA-së dhe garnitura e saj e demokratëve, nuk brengoset për dhunën në shtetet tjera, edhe në rastet kur kjo ushtrohet kundër ambasadave të saj. Ndërmjet 11 dhe 12 shtatorit 2012, kryengritësit në Libi (aleatët e SHBA-së kundër Gadafit), ua mbytën SHBA-së për adalet në Bengazi ambasadorin John Christopher Stevens dhe tre agjentë të CIA-s. Beteja kishte zgjatur më shumë se katër orë. Pushteti i demokratëve në Uashington, përkundër se ishte njoftuar me kohë dhe mund të intervenonte në mision shpëtimi sa zgjatnin luftimet, as “ngëk” nuk bëri. Dhe merreni me mend se për çfarë arsyeje banale aleatët e SHBA-së në Libi e bënë këtë sulm – dikush në SHBA paska bërë një film ku përqesh profetin Muhamed. Nga ai film askush nuk lëndohej fizikisht dhe askujt nuk i dilte gjaku në Libi. Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, bëri një reagim në formë pendimi. Do të thotë, vritej personeli diplomatik dhe angjeturor amerikan në Bengazi “bigajri hak” (sepse këta nuk u bënin keq libianëve sikur këta ambasadorët në Kosovë, përkundrazi), dhe diplomacia amerikane si kundërpërgjigje kërkonte falje në mënyrë të tërthortë. Edhe zonja Jacobson e ka një qasje të çuditshme diplomatike në Kosovë. Kësaj i intereson vetëm shantazhi për biznes kriminal. Me njerëzit nga Kosova të cilët SHBA i ka në Listë të Zezë, kjo ka marrëdhënie të mira. Vetëm njerëzit e ndershëm dhe që nuk pajtohen me krimin institucional në Kosovë, kjo i ka armiq. Dhe jo pa qëllim të caktuar, por me qëllim të njëjtë sikur këta në qeverinë e tanishme dhe të mëhershme të Kosovës.

Të gjitha partitë politike kryesore të Kosovës janë testuar dhe shpërblyer nga ambasada e SHBA-së. Ka mbetur vetëm VV si alternativa e fundit, çka duket se do të jetë “zgjidhje përfundimtare.” Si do të funksionoj kjo zgjidhje? Nëse Albin Kurti dhe VV do të bëhen miq të Jacobsonit sipas agjendës së saj dhe nuk kërkojnë ndëshkimin e krimeve kundër kukullave të gjertanishme të ambasadës së SHBA-së, atëherë e kuptojmë si lojë për ndërrimin e pushtetit dhe rrotacion në funksion të nëpërkëmbjes së mëtejmë të lirisë së shumicës kosovare. Nëse SHBA e kushtëzon VV-në t’i lë rehat të inkriminuarit e gjertanishëm, sidomos ata që janë “t’qim nane” ngase u paskan bërë shumë të mira ambasadorëve Goldberg, Kaidanow, Dell, dhe Jacobson por jo edhe SHBA-së dhe popullit të Kosovës, atëherë populli duhet të pajtohet me “zgjidhjen përfundimtare” (final solution), në kuptimin që VV është partia politike e fundit që e do ambasada e SHBA-së ta shfrytëzoj. Kjo është “zgjidhja përfundimtare” politike. Mos të harrojmë se ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka koncepte edhe për një zgjidhje tjetër përfundimtare të cilën po na e ofron të gjithëve, pavarësisht bindjeve tona ideologjike dhe politike. Këtë do ta diskutojmë në vijim.

Oferta tjetër për “zgjidhje përfundimtare”

A e keni vërejtur se sa energjinë dhe resurset i shpenzojnë ambasada e SHBA-së dhe zagarët e saj vendorë në promovimin e degjenerimeve dhe krimeve seksuale në Kosovë? Kur Maureen Shauket u soll në Prishtinë si drejtoreshë e USAID-it, në biografinë e saj në faqen zyrtare të USAID-it spikatet se kjo është një përkrahëse e fortë e të drejtave për homoseksualët, lesbiket dhe çështje transgjinore. A u kujtohet se si pat reaguar ambasadorja Jacobson kundër “Plisave” kur këta ua kishin bërë qyqe statujat dhe materialet tjera promovuese për homoseksualë në Sallën e Kuqe? Reagoj ambasadorja edhe në mbrojtje të një lesbikje me emrin Besa Luci (çfarë mbiemri seksi; vetëm këto me këtë mbiemër siç është edhe Nita Luci janë aleatë natyror të ambasadores). Këto subjekte nëpërmjet medieve si makinë e propagandës së tyre, avokatit të (anti)popullit, po mundohen të na detyrojnë se ne kosovarët si profesion dhe prioritet duhet ta kemi, me nder me thanë, vetëm të shkërdhehemi ndërmjet vete, dhe atë në mënyrë degjeneruese, ndërsa ata t’i marrin resurset e Kosovës dhe gllabërojnë ekonominë e saj. Shumica dërmuese e kosovarëve nuk po bindet dot me këtë ofertë, dhe po ironizohen si njerëz konservativë, primitivë, budallenj, e me etiketime tjera poshtëruese. Në fakt, oferta e tillë detyruese dihet botërisht se është profesioni më i vjetër në botë, pra është krejtësisht e kundërta.

Japonia është çudia dhe mrekullia ekonomike e botës. Ka arritur në këtë fazë të zhvillimit përkundër mungesës së madhe të resurseve natyrore. Në vend të profesionalizmit dhe eksportimit të degjenerimeve seksuale, një Japoni furnizon gjithkah misionet e Kombeve të Bashkuara me xhipa Toyota, dhe tërë misionin e EULEX-it në Kosovë me xhipa Nissan. Pse ndodh kjo mrekulli ekonomike. Në Japoninë 127 milionë banorësh nuk lejohen zyrtarizimet e çorientimeve seksuale të cilat shpijnë në krime. Asnjë japonez nuk gjendet në Evropë duke bërë krime të natyrave seksuale. E shqiptarë sa të duash. Gati përditë ka vrasje brenda familjes në mesin e shqiptarëve në Gjermani, Zvicër, Itali, etj. Sepse kështu po i orientojnë shumicën e shqiptarëve disa grupe amerikane dhe evropiane në Kosovë. Japonezët i marrin resurset nga të tjerët dhe nuk e lënë popullin të degjenerohet. Edhe kinezët po bëhen superfuqi dhe janë kredituesit më të mëdhenj në botë. Sipas klasifikimit të kulturës LGBT dhe disa të degjeneruarve mentalë në Kosovë, japonezët dhe kinezët duhet të jenë primitiv meqenëse janë konservativ ekstrem, por në fakt janë më modern se ne në çdo aspekt, pos në profesionin më të vjetër në botë. E vjetra është e vjetër, instinkt themelor, dhe nuk u duket prioritet. Instinkti themelor dhe më i vjetër më së shumti është i përhapur në vendet arabe dhe islame të Azisë, ku burrat marrin me nga 10 e 20 gra, dhe ku prostitucioni është më i përhapur se në çdo rajon tjetër të botës. Tani po e kuptoni pse vendet arabe të pasura me naftë nuk janë të zhvilluara si Japonia dhe Kina. Ata që e njohin pak historinë, e dinë se kjo kultura e degjenerimit dhe krimeve seksuale është zbatuar shumë nga rusët dhe serbët, por jo ndaj popullit të tyre – kundër popujve tjerë, kryesisht kundër polakëve, gjermanëve, hungarezëve, dhe shqiptarëve. Prandaj, këta shqipfolës që po na i tregojnë dhëmbët për domosdoshmërinë e një revolucioni kolektiv homoseksual dhe lesbik, duhet t’i cilësojmë armiq me të rrezikshëm se sa ata të jashtëm.

Megjithatë, ambasadorja Jacobson vazhdon me vendosmëri më të fortë të na bind me ofertën e saj për zhvillimin e arrestuar. Ajo në emisionin “Rubikon” të KTV-së ishte ftuar për intervistë rreth zhvillimeve politike. Nuk e kam përcjellë atë intervistë të saj, jo nga rastësia, por nga ajo se kësaj ambasadorje moti ia kam blerë mendjen. Nëse nuk jam në gjendje t’i parashikoj deklaratat e saj fjalë për fjalë, së paku e di thelbin e tyre në bazë të qëllimit dhe misionit të saj. Sidoqoftë, ata që e kanë përcjellë intervistën, u kishte rënë në sy diçka e pazakonshme në shfaqjen e saj. Shumë femra kosovare ishin irrituar (disa mund të ishin entuziazmuar, e meshkujt mund të jenë përndezur) nga paraqitja e saj. Njëra prej tyre (Kimete Berisha) ia kushtoj një analizë intervistës së ambasadores. E akuzonte ambasadoren me minifund se nuk mund t’i bashkonte këmbët afër njëra tjetrës por i mbante tepër hapur për t’u dukur e besueshme! Ai pozicion i ambasadores ishte krahasuar me shfaqjen e aktores Sharon Stone në filmin “Basic Instinct” (instinkti themelor). Kameramani i KTV-së ishte lavdëruar për përmbajtje, se po t’ia drejtonte ambasadores kamerën më afër ndërmjet këmbëve, do të bënte “krëdi” dhe skandal. Këtë shfaqje ambasadorja nuk e ka bërë pa qëllim. Ka dashur të na tregoj: “Qe, edhe unë po bëjë diçka simbolike në funksion të atyre dukurive që po i mbroj dhe po u nxisë juve të merreni më to! Nëse është nevoja, u qes n’syret, por ju lutem mos prekni kah çështja e shitjes së PTK-së, Aeroportit, Trepçës, resurset tjera, krimit dhe korrupsionit (atë pjesë që lidhet me ne), sepse këto paraqesin kërcënim për ambasadën tonë, Madaleine Albright-in, Thomas Jefferson-in, dhe çdo gjë amerikane, pra bëheni, siç po u thotë edhe kukulla jonë Hashim Thaçi, anti-amerikanë! Merruni vetëm me instinkte themelore dhe ne u përkrahim!” Është pikërisht i përkëdheluri i ambasadës së SHBA-së, respektivisht i qimi nanës, Adem Grabovci, ai i cili voton i pari në Kuvend kundër rezolutës me të cilën dënohen dhunimet e serbëve si krime lufte në Kosovë dhe kërkohet rehabilitimi i viktimave. Ambasada e SHBA-së nuk ndalet me iniciativën e saj të na “kulturoj” me këto dukuri që prodhojnë dëme.

A ka poshtërim më të madh se ky që del tërthorazi nga brendia e sugjerimit të ambasadores? Nuk quhet kot instinkt themelor. Demek, inteligjenca e jonë duhet të jetë e përparuar vetëm kaq, sepse sipas ambasadores, drejtoreshës së USAID-it, avokatit të (anti)popullit, emisionit Jeta në Kosovë në RTK, këtyre dy helaqeve me mbiemrin Luci, për të tjera profesione shqiptarët e Kosovës nuk bëjnë. E vlerësimi më i shpeshtë që ua bëjnë njerëzit nëpër botë për këtë lloj “civilizimi” dhe profesioni, gjithmonë shoqërohet me shprehjen Fuck You!



(Vota: 19 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora