E shtune, 20.04.2024, 11:46 AM (GMT+1)

Kulturë

Vehbi Klaiqi: Ditari i Bardhit

E enjte, 16.05.2013, 07:02 PM


Nga Ditari i Bardhit

-Tregim-

Nga Vehbi Klaiqi, Kamenicë

Unë jam kërkushi. Me sa kujtohem asgjë të rëndësishme s’kam bërë. Jetoi në qytezën  e cila ka rrugët dhe sheshet si çdo qytezë tjetër. Dhe krejt kjo është e parëndësishme.

Ditarin kam filluar ta mbajë nga mënia. Ndaj të gjithëve, për vete. Ke parasysh se “ai një ditë mund të botohet. Diku, nuk kam lidhje se ku. Dua, mundem, është e domosdoshme. Atë çka shkruaj, mund ta shkruaj vetëm unë, sepse vetëm unë jam unë. Nuk ka të tjerë kështu, unë, as edhe një, as një në këtë botë. Nuk ka pasur dhe as që do të ketë. Nëse nuk shkruaj për këtë që jam, atëherë kjo do të zhduket, unë do të zhdukem. Në pa kthim ! Ku është pa kthimi ? E ndiej pa ndërpre. I padukshëm, ndanë, përçan, varfëron.

Më këshillon. Hiq dorë !.

Kur i tregova Bardhit mikut tim të vjetër se çka po shkruaj, me kureshtje më pyeti: “Çka të duhet ky ?”

“ Më duhet.”

“Përse ?”

“ Më duhet. Për veten time. Mua për mua.”

“Mos vallë mendon se do ta lexoi dikush ? Ti je një punëtor administrate që për çdo ditë bën punën e njëjtë. Kënd do ta interesoi ajo që ti shkruan ? I kuptoj kur shkruajnë personalitete  të njohura, shkencëtar me përvojë, hulumtues, po ti ? Të vdesësh nga të qeshurat !”

“ Ndoshta edhe për shkak të të qeshurave, do të shkruajë, dhe pastaj do të qeshë me ato për të cilat kam shkruar !”

“ Për mua je i rëndësishëm, gjithësesi, por nuk mund të jesh i rëndësishëm për lexuesit- tha Bardhi. Nuk din të shkruash, madje nuk je shkrimtar !”

“Por”, thash “vetëm sa kam filluar.”

Nuk shkruaj vetëm nga mënia. Ndihem mirë kur shkruaj. Rregullohem, pastroi dhëmbët, trupin, dhomën dhe ia filloi nga zeroja absolute.  Nuk di të shkruaj, e pranoj, madje edhe nuk jam shkrimtar. Vërtetë jam askushi. Vendi nga i cili shkruaj, më ngjan mua. Periferi e Evropës, as Ballkan,as Evropë. Jashtë rrjedhave themelore të historisë botërore. I parëndësishëm deri para disa ditësh, muajsh,vitesh. Në të vërtetë unë dhe vendi im ishim askushi, por shumë shpejt ndryshoi gjendja.

Ditarin fillova ta shkruaj në Maj të 1999. Çdo gjëje filloi ti vinte era shkrumb, zjarr lufte. Fqinjët tanë të deridjeshëm i hodhën pëlhurat e bardha nëpër dyer të oborrit, të dalloheshin nga të tjerët, nga shqiptarët, kështu pandehnin ata të mbroheshin nga sulmet barbare të kopeve të tyre karpatiane. Edhe pse ishin të rodit të vet nuk iu besonin, sepse ujqërit e harbuar mund ti hanin edhe të vegjlit e tyre. Shumë ka pasur lufta në këto treva, shumë qytete dhe fshatra kanë shpëtuar të pa prekura nga lufta, por kjo e fundit si duket nuk iu ngjante luftërave të më hershme. Kjo shkatërroi çdo gjë, dogji shtëpitë, kafshët dhe njerëzit e palëvizshëm, të shëndetshmit ikën në lemeri, kush kah mundi dhe i panë sytë. Kjo që i ngjau vendit tim në këtë vit, mos u përsërit kurrë. Ishte kohë e katarzës kur gjithçka mund të zhdukej, nëse nuk shkruhet për te. Por edhe nëse shkruhet, ngjarjet mbeten vetëm kujtime, të kronikë shkruesit. Por edhe kjo e ka të veten. E sodis qytezën time, fshatin tim. Në çdo rrugicë, sh llungat e tymit të çative të djegura ngriteshin lartë në qiell, era kundërmuese e kafshëve të djegura të zinte hundët. Xhamat dhe muret e lokaleve dhe shtëpive ishin të stolisura me 4 “S” dhe me vrima të plumbave snajperik. Në të katër anët fishkllonin sirenat ushtarake të cilat ndillnin vetëm kob dhe zi.

Në fillim të ditarit kam shënuar vetëm ndodhitë luftarake. Jam ndodhur mes kufirit të shpejtësisë së dritës dhe ngjarjeve tragjike që ndodhën në fshatin tim. Ngjarje e tilla pllakosën tërë territorin e shtetit tonë, shtetit embrioni i të cilit posa kishte filluar. Me ankth i shënova të gjitha këto ngjarje të cilat i konsideroj të dobishme dhe i çmoj si arin. Kisha frikë se diçka e rëndësishme do t’më shpëtonte dhe do të zhdukej si e paqenë. Fillova ti grumbulloi edhe faktet për të cilat shkruanin gazetat. Shumë shpejt e mbusha një fasikëll, edhe një tjetër dhe shumë të tjera. Në një moment të caktuar lufta morri përmasa të tilla, saqë e tërë përbërja e gazetës ditore i dedikohej asaj dhe fillova ti ruaj gazetat si tërësi. Për një kohë të shkurtër u bë një grumbull i madh i gazetave dhe fakteve tronditëse të kësaj lufte të përbindshme. Fillova të frikësohem se çka me to në rast se na dëbojnë nga shtëpitë. Njiherit filloi të më brejë edhe mikrobi i harresës. E ngushëlloja veten me faktin se edhe të tjerët do ta bëjnë të njejtën gjë që po e bëja edhe unë, do të ruanin me kujdes faktet mbi luftën e fundit, luftën shkatërrimtare por e vetmja që na solli lirinë aq shumë të ëndërruar dhe pritur. Madje, mendoja se një gjë të tillë do ta bënin edhe institucionet kompetente. Më kishte ikur nga mendja fakti se cilat janë institucionet kompetente që duhet ta shkruajnë këtë histori të dhimbshme dhe krenare të popullit tim. Dhe për çudinë time ndodhi ajo të cilës i isha frikësuar kaherë. Me 11 maj na dëbuan, na nisën në drejtim të jugut. Për një kohë të shkurtë të gjithë banorët e fshatit u gjenden në rrugë, i nisën kah jugu dhe askush nuk e dinte se kah do ti qojnë. Disa thonin se do t’na shpien për Shqipëri e tjerët për Serbi. Kish të tillë që trumbetonin sa i kanë dëgjuar me vesh të vet eprorët e soldateskës serbe se do t’na qojnë në Crep dhe në furrën e tullave do t’na djegin për së gjalli.

Për fat të mirë nuk ndodhi as njëra dhe as tjetra, pas kontrollit rutinor të fshatit, pas kalljes së disa shtëpive dhe kafshëve, pas plaçkitjes sistematike në kërkim të gjësendeve të çmuara, aty kah muzgu i mbrëmjes na kthyen në shtëpi. Kisha parandjenjën se gazetat e sistemuara me aq kujdes dhe ditari im i shtrenjët ku kisha shënuar një pjesë të historisë më të re të popullit tim nuk do të gjendeshin më. Dhe ashtu kishte ndodhur. I tërë thesari i fakteve të ruajtura me kujdes dhe ditari im ishin shëndrruar në hi i cili ishte shpërndarë dhe kishte ngjyrosur edhe një pjesë të mureve të shtëpisë. Të them të drejtën u brengosa shumë , më kapi frika se shumë shpejt gjërat do të harrohen, nuk kisha njohuri se edhe dikush tjetër ka ruajtur faktet e luftës sonë heroike, nuk kisha njohuri se institucionet tona në rrethana lufte kanë mundur të ruajnë diçka të vlefshme për vetë ne dhe gjenerata që vijnë pas nesh. Në qoftë se në ndonjë rrethanë të caktuar do të më duhej të veçoj ndonjë fakt nga lufta, nuk do të mundem të ”veçoj” asgjë, sepse më ka kapluar harresa, ndërsa gazetat dhe ditari u bënë shkrumb e hi.

Lajmet në televizion dhe gazetat informonin për shkatërrime, sakatime, dhunime, granatime, të dëbuar dhe fytyra të vrazhdëta, trishtim dhe vaje. Të gjitha këto i përjetoja si të më kishin ndodhur mua, sepse edhe unë isha pjesë e kësaj lufte, kam ikur para tytave të armikut dhe jam përgjakur nga plumbat e tij. Kur bisedoja gjatë luftës me të njohurit, të gjithë klithnin: “ e tmerrshme, e tmerrshme” dhe shihej se frika iu kishte hyrë deri në palcë.

Ditëve në vijim vendosa: “Nuk dua më këtë siklet !” nuk mundem ta përcjell dhe as ta dëgjoj. Nuk dëshiroj madje as ta shkruaj në ditar ! Do ti kthehem vetes sime, asaj pjese në të cilën ende nuk ka depërtuar sikleti. Do ti them: “Jo” sikletit dhe në vetvete të zhvilloj diçka tjetër. Më të bukur dhe më të  mirë ! Nga ai moment kam vendosur që në ditar të shkruaj vetëm për atë që më përket mua dhe privatësisë sime. Por një gjë është e qartë, edhe privatësia ime gjatë luftës ka lëvizur dhe ndryshuar. Kusherinjët e mi janë të shqetësuar për fatin e të afërmve të tyre të cilët janë “ndarë nga bota”. Të gjithë janë me “vesh në krah” për fatin e prindërve dhe të afërmëve. Presin lajme, informata nga shoqata vendore dhe ndërkombëtare. Në mes të fshatit, te ura, takoi njerëz në grupe të cilët nga Gjilani dhe fshatrat për rreth kishin mësyrë Sedllarin dhe Kranidellin për ta “shpëtuar kokën” siç thonin ata, sepse kishin dëgjuar nga pleqtë e tyre se në çdo luftë popullata në këto fshatra ka shpëtuar e paprekur. Pas 4-5 orësh i takoje të njëjtit, të cilët të trembur nga gjandarët e armikut si zogjt nga orli ktheheshin të zhgënjyer për Gjilan. Një ditë, në pikë të ditës nëpër fshat kishte kaluar një konvoj me gjipa të zi, njerëzit dukeshin të maskuar dhe kjo ndillte zi se një e keqe do ta gjejë qytezën time. Dhe ashtu ndodhi, pas dy orësh u përhap lajmi se kishin vrarë një veprimtar gjëja se kishte tentuar ti bashkëngjitet UÇK-së në Zonën e K...

Pas disa ditësh lufte heroike të UÇK-së dhe bombardimesh të aleatëve ndaj caqeve armike, fshati ynë filloi të mbushej me refugjatë nga të gjitha anët ku kishte shpërthyer lufta. Popullata vendase u solidarizua me ta, i strehoi, i veshi dhe ushqeu, njiherit iu dha kurajo për bijt dhe bijat e tyre në fronte të luftës.

Pas të gjitha këtyre katrahurave, agoi e shumëpritura LIRI. Nga mali, si lulet pas acarit të dimrit, zbritën kokëlartë pjesëtarët e UÇK-së të cilët në lulen e rinisë ishin vënë në mbrojtje të Atdheut të shumëvuajtur. U pritën si heronj dhe u duartrokitën ashti siç e kishin merituar. U shëndrruan në idhuj dhe u bënë shpresa mbrojtëse e Atdheut. Të rënëve iu ngritën lapidare lavdie, ata përkujtohen në çdo përvjetor të rënies dhe do të kujtohen përjetësisht sa të ketë njerëz mbi këtë tokë.

Si shumë të tjerë edhe unë kam heshtur. Në botën e cila shumë ka ndryshuar, kam ndryshuar edhe unë. Shokët të cilët dikur i kam çmuar, rrallë i takoi. Të gjithë pas punëve të tyre. Pas riparimeve të atyre që ua kishte shkatërruar lufta, pas pozicionimeve “sipas meritës” dhe “kontributit”, nganjëherë për fat të keq edhe duke i tejkaluar meritat e tilla.

Kur më takoi Bardhi, pas një kohe bukur të gjatë në liri, më pyeti: “si e ke ditarin ?” u ndjeva ngushtë, edhe sot ndihem, se mos vallë kam gabuar diçka, kam shkruar çka nuk është dashur të shkruaja, apo kam harruar të shkruajë për ato që do të duhej të shkruaja. Por, unë jam vetëm unë, rrethanat e caktuara ndikuan ta shkruaj ditarin i cili më përket vetëm mua dhe ka të bëj me kujtimet e mia, për një kohë të pa kohë. Nuk jam, dhe nuk pretendoj të jem, as shkrimtar, kronist dhe as historian.

Kur ia kam filluar kam qenë i vetëdijshëm se ndoshta nuk do t’ia dal, por kam dëshiruar që para se gjithash ti ruajë kujtimet, ti rezistoi harresës. Ta ruaj vetveten. Të ruaj faktet e kohës. Sikur do herë hulumtuesit e arit për kohë të gjatë dhe me durim mblidhnin kristalet e arit-unë mblodha kujtimet. Pak hulumtues të arit kanë pasur sukses. Shumica, të magjepsur nga iluzionet, ishin zhgënjyer.

Çka do të ndodhë me mua ? Bardhit kjo si përket aspak, kjo ishte detyra e ime që do të duhej të bëja për fshatin tim, qytezën time, në një kohë të pa kohë.



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora