E enjte, 25.04.2024, 01:46 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Vesh-shkulja për mandatin e deputetit

E enjte, 16.05.2013, 07:58 PM


Për mandatin e Deputetit - pranoj edhe… të vesh-shkulem!!

Nga Pirro Prifti

Parodia  me shumë akte e Deputetëve të majtë që mund të bëjnë gjithacka vetëm për të fituar  një mandat të ri Deputeti është e paparë.

Nuk mund të  mos rrish e të qeshësh hidhur kur sheh se si këta individë me profesionin e vecante  `deputet` bëjnë si hijena, shajnë e grihem me kryetarin e me cdo kënd që u del përpara vetëm e vetëm për të fituar mandatin e deputetit pavarësisht nga u vijnë votat apo nga u vijnë ofertat.

Vetëm Deputet!!!

Kjo është thirrja e heshtur që dëgjohet jo vetëm nga deputetët e rinj apo kandidatët e rinj, por thirrja `Vetëm Deputet` shpërthen edhe më e përcudnuar nga gojët me proteza dhëmbësh të deputetëve që kanë nga 3 ose 4 mandate.

Përse kjo histeri dhe kjo  grindje e vazhdueshme kryesisht tek spektri i majtë politik, pa harruar psherëtimat e thella të disa djathtistëve që pohojnë ashtu trishtueshëm të njëjtin problem?

A është fitimi i mandatit të nderuar i deputetit nga këta individë edhe fitore e elektoratit që do ti zgjedhë?

Vështirë se mund të gjëndet një vënd tjetër në të cilin deputeti mund të thotë një frazë  në dukje boshe por me shumë domethënie që shpreh gjithashtu edhe esencën e kësaj lufte: `po unë nuk di gjë tjetër përvec zanatit të deputetit?! O tempora o mores.

U bënë 22 vitë që një grup  i tërë deputetësh kanë nga tre apo 4 mandate të zgjedhur dhe nuk e kanë për gjë që të shesin apo të blejnë gjithcka për një mandate-deputeti. Ndoshta ja kanë parë hajrin por për elektoratin kjo është jo e rregullt që një njeri të qëndrojë si deputet I përjetshëm ose të bëjë si histerik dhe të lërë dhe partinë e cila e bëri njeri, e pasuroi, e bëri VIP, vetëm e vetëm se kësaj rradhe I a hoqi të drejtën për tu ri-mandatuar, ose akoma dhe më keq kur deputetë të rinj që janë bërë vetëm një herë deputet, mërmërisin dhe shajnë e mallkojnë nën  zë kundër kryetarit e kundër të gjithëve të cilët me dashje apo pa dashje i kanë dalë kundër dëshirës së tyre.

Elektorati dhe populli duhet te mos harroje se janë pikërisht këta deputetë që mbajnë gjithashtu përgjegjësi për shkeljen e ligjeve, paligjëshmërinë, dhe problemet e mëdha që ka hasur dhe po has Shqipëria gjatë gjithë këtyre viteve. Prandaj del pyetja: a duhen më këta deputetë të ri-marrin mandatin e ri në një kohë kur gjithashtu janë përgjegjës për keq qeverisje, dhe për një shtet të pa-stabilizuar dhe ende të pa-integruar?

A nuk është kjo edhe një arësye plus për të mos u mandatuar këta deputetë?

Po pse mor njerëz të mirë, vetëm ju do të bëheni deputetë?, vetëm juve duhet t`ju a  lëçisim dëshirat dhe tua plotësojmë me domeos së bëhet nami? vetëm ju duhet të na `integroni` sepse  na paskeni aftësira të vecanta për tu bërë parlamentarë të devotshëm?

Argumente kundër këtyre `vesh-shkulurve` ka shumë, sepse një nga kritetet kryesore të cilën këta individë nuk kanë respektuar është kuadri etiko-moral  i përfshirjes në politikë brënda një force të caktuar politike sikundër është e majta (ose edhe e djathta qoftë, por ky fenomen po vërehet kryesisht tek individët e majtë).

Faktorët që shkaktuan këtë shpërthim anti-parti socialiste dhe anti e majtë mendoj se janë:

-egoizmi patologjik i disa individëve që mendojnë se janë të pazëvëndësueshëm dhe mund të bëjnë c`të duan për të realizuar qëllimet e tyre duke u larguar edhe nga profili politik në të cilin ata janë aderuar me votat përkatëse të së majtës, duke shkelur me këmbë votën e elektoratit,

- klientelizmi dhe  miopia politike e  cila për qëllime dhe objektiva fare afat-shkurtër dhe krejtësisht përfitues, arrin të konfliktuojë me programin politik të së majtës në këtë rast,

- mungesa e dinjitetit dhe e vlerave profesionale dhe humane duke shumëzuar me zero,  qëllimin për të cilin kanë deklaruar se janë futur në këtë profil politik.

Nuk mund të mos vesh në dukje sjelljen aspak dinjotze edhe të deputetit me stash të gjatë Arben Malaj i cili vetëm se nuk u vendos në listë- u largua fare nga partia.

Kjo nxjerr në pah dy  opsione : ose Arben Malaj  nuk ka arritur të bindë Kryetarin dhe anëtarët e tjerë të Asamblesë së PS për të mirat e  argumenteve të tij, ose Arben Malaj u urdhërua nga Nano që të largohet nga PS.

Preteksti bajat se `Kryetari është i keq dhe nuk na do`, nuk është  më një justifikim i vlefshëm për deputetë të vjetër si  Islami  dhe Malaj, sepse po të peshosh të mirat që i kanë ardhur atyre nga qënia me vite me rradhë si deputetë të PS, po të llogaritësh postet (ndoshta dhe të pamerituara) që kanë marrë nga PS  partiake, egzekutive, e legjislative, gjatë gjithë këtyre 22 viteve,  po të përfshish në këtë përfitim personal të tyre, përfshirjen si VIP-a  nga ana e medias, pikërisht nga favorizimi dhe përkrahja e PS për këto individë – ju të nderuar lexues do të mendoni se sa e ulët është largimi nga PS e këtyre individëve, ku fjala `tradhëti` nuk është e vlefëshme në kapitalizëm, por fjala `hipokrit` është një emblemë merituese e veprës së tyre të fundit.

Dihet që idea e `të pazëvëndësueshmit` që krijohet tek individi kur rri për një kohë të gjatë në pushtet (qoftë egzekutvi, partiak apo legjislativ),  është pikërisht ajo ide që duhet luftuar nëpërmjet përmirësimit të legjislacionit për të shkurtuar kohën e përsëritjes së mandateve të tilla, sepse në Shqipëri dhe në vëndet në zhvillim ende nuk është konsoliduar kultura e të dorëhequrit dhe e lënies së postit me dëshirë.

Kalimi anti-ligjor me një parti tjetër duke i dhënë një mundësi `frymëmarrjeje artificiale` maxhorancës aktuale, si dhe një mundësi tjetër mbijetese të pamerituar, po të bazohesh në numurat e deputetëve nga të cilët -3 janë të zgjedhur nga elektorati I majtë dhe për këtë arësye është një shkelje  e kushtetutës.

Së fundmi mendoj se legjislacioni për deputetin dhe mandatin e tij duhet të ndryshojë sidomos në pikën që ai nuk mund të largohet sa herë t`i dojë qejfi nga grupi parlamentar, sepse kjo bie ndesh me votën e elektoratit që e ka zgjedhur.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora