E premte, 19.04.2024, 09:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Ligor Shyti: ''Dodona'' e Kujtim Matelit

E merkure, 15.05.2013, 07:05 PM


Pjese nga veprimtaria e promovimit te librit "Dodona ndodhet ne Deshnice te Permetit" qe u zhvillua ne Kelcyre, me 11 maj 2013.

I dashur Ligor Shyti!

Ju falënderoj për kontributin që dhatë në promovimin e librit tim “ Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit” që u bë në Këlcyrë me pasardhësit e vërtetë të Dodonës pellazgjike. Duke dëgjuar ata njerëz  të mirë e të mençur m`u përforcua bindja se sado mijëvjeçarë të kalojnë, vitet nuk i zhdukin dot gjurmët që ka lënë historia as në dëshmitë materiale, as në ato shpirtërore. Përmetarët e provojnë se janë pasardhës të atyre stërgjyshërve tanë që i dhanë emrin kontinentit europian. Pranë Dodonës kishte një lumë me emrin Europë dhe po një qytet me emrin Europë. Mitologjia dodonase thotë se e dashura e Zeusit e kishte emrin Europë. Pra emri Europë lindi aty në Dodonën tonë, në shpat të malit të Trebeshinës (Tomar i lashtësisë). Autorët e vjetër thonë se në Dodonë vinin nga të gjithë popujt e botës. Në ikje, bashkë me bekimin e Zotit morën edhe edhe emrin e ri të kontinentit tonë.

Po ju në diskutimin tuaj e nënvizuat me të drejtë : “Historia e lashtë dhe ajo e kohëve tona ka treguar se fiset, kombet dhe popujt e kanë shfrytëzuar historinë e lavdishme të tyre për t’i bërë nder historisë dhe heronjve të tyre, por nga ana tjetër, të gjithë kanë vrapuar për t’i përvetësuar këto vlera e me to të shtojnë krenarinë e të pasurojnë kulturën dhe historinë e tyre” Një nga këto vlera të përvetësuara është edhe Dodona. Nga unaza e historisë shqiptare e përmetare është hequr guri i xhevahirit.

Duke parë vendosmërinë tuaj, po bindem se ky gur i çmuar do të vendoset në vendin e vet, aty në rrethinat e Këlcyrës.

Respekt e mirenjohje përJu , miku im Ligor.

Më poshte do të lexoni fjalën e shkrimtarit përmetar, z. Ligor Shyti:

Një këndvështrim i shkurtër mbi studimin shkencor “Dodona” të autorit Kujtim Mateli

Të nderuar miq, pjesmarrës, dashamirës të artit e të letërsisë.

Hidhini një sy kopertinës së librit “Dodona” të shkrimtarit Kujtim Mateli dhe që aty do të ndieni se syri njerëzor fillon e çlodhet. Pamjet e rralla të atij mali që shohim në kopertinë, të depërtojnë në shpirt e të magjepsin me bukurinë e tij, por, për ne përmetarët që i njohim dhe shijojmë çdo ditë këto pamje, sot, pasi kemi marrë në dorë këtë studim historik e shkencor të autorit, magjia e këtyre pamjeve na sugjestionon e na fut në një botë edhe më të bukur, njëlloj sikur jetojmë historinë e gjenezës sonë që nga prehistoria e deri më sot, brenda harkut kohor të leximit të një libri me dyqind e ca faqe dhe, kur e mbaron, të duket se je ende në ëndërr e po përjeton këtë magji.

Përpara ca kohësh lexova në gazetë një shkrim që fliste për këtë studim dhe të them të drejtën u bëra kurioz, por kur lexova librin u ndieva i befasuar. Nuk më befasoi stili artistik që kishte përdorur autori në ndërtimin e librit, nuk më befasoi as struktura ndërtimore e pemës së subjektit të këtij libri dhe vlerat e papërsëritshme që ka ky libër i parë në këndvështrimin artistik, por ajo që më befasoi e më mrekulloi, ishte vizioni që ka pasur autori gjatë studimit, puna e madhe dhe e palodhur që ka bërë zoti Mateli në ndërthurjen e emocioneve që të shkakton një studim i tillë me historinë dhe krenarinë e popullit tonë ndër shekuj. Unë nuk jam historian dhe si i tillë e kam të vështirë të shpreh opinionin tim për prurjet e reja që autori i ka sjellë aq bukur në këtë fushë në librin e tij, por kjo nuk më pengon të shpreh kënaqësinë time dhe opinionin tim në lidhje me vlerat e patjetërsushme që ka ky libër për të hedhur dritë mbi një çështje që i bën nder jo vetëm autorit, jo vetëm ne përmetarëve dhe gjithë shqiptarëve që do ta lexojnë këtë libër, por edhe atyre që duan të dinë më saktë se ku ndodhet Dodona, apo kanë dilema për vendndodhjen dhe historinë e saj.

Të nderuar miq,

Më duhet t’i shpreh autorit mirënjohje dhe përgëzime të përzemërta, sepse me këtë vepër letrare studimore, përtej fakteve dhe dokumentave të karaktrerit shterues që ka përdorur në argumentimin e studimit të tij, na ka bërë të ndihemi më krenarë, më të qartë e më të vetëdijshëm për historinë tonë. Nuk do doja të përsërisja atë që na ka shprehur vetë autori në studimin e tij, për t’i dhënë përgjigje pyetjeve se: Pse Dodona nuk ndodhet në afërsi të Janinës, siç pretendohet nga Karapano, apo një pjesë e studiuesve dhe historianëve grekë e më tej. Për t’i dhënë përgjigje pyetjes së Ku ndodhet Dodona e vërtetë dhe ç’duhet bërë sot nga ne shqiptarët për t’i dhënë asaj madhështinë e dikurshme, ashtu siç i takon?, por, ndërkohë, nuk mund të rri pa shprehur emocionet dhe mendimin tim se autori na e ka sjellë historinë e mbi 3000 viteve më parë në një terren konkret dhe jo të panjohur për ne, na e ka sjellë atë këtu midis nesh, na e ka sjellë përpara syve tanë, pikërisht këtu, në vargmalet tona të dashur dhe të shkelur nga të gjithë ne, na e ka sjellë historinë e vërtetë aty ku faktet dhe argumentet janë të dukshme e bindës, këtu, në të dy anët e Vjosës, “përtej maleve të Pindit”, na e ka sjellë aty ku Eskili se Dodona ndodhet në një vend të lartë…, na e ka sjellë aty ku thotë Homeri se Dodona ndodhet në një vend me borë dhe akuj: “O Zeus, ti që nga larg sundon edhe Dodonën me akuj dimrit, ku rrojnë priftërinjtë Selas…” Na ka sjellë shumë larg, në Veri të Carakovistës, “në krahinat e sipërme të Epirit…” dhe jo në mes të Epirit; afër një mali të lartë, të quajtur Tomar, ku Eneas dhe ushtarëve të tij të zgjedhur iu deshën dy ditë për të ardhur nga Ambrakia, aty, në perëndim të malit të Pindit, ku Jeune Anacharsis thotë se: “…do të ktheheshim te Orakulli i Dodonës, i cili nuk është shumë larg, por do të na duhej të kapërcenim male mbuluar nga bora, sepse dimri është shumë i ashpër në këtë qytet…”. Pyesim ne sot? A mos vallë ka bërë ndonjëherë dimër i ashpër në Carakovistë, apo për të shkuar atje duhen kapërcyer male me borë? Përgjigjen na e ka dhënë autori, i cili na e ka sjellë të freskët arenën e luftrave Maqedono-Romake, e ndër të tjera, na e ka ndërtuar atë me aktorët e skenës botërore sot, këtu midis nesh, duke na përcjellë të vërteta historike dhe emocione të pashlyeshme për syrin dhe shpirtin e një shqiptari të vërtetë. Nuk ka shqiptar që nuk do t’i pëlqente të shihte sot, pas 2500 vjetësh, të mos dëshironte t’i shihte ato tragjedi Homeriane që në themel të tyre kanë skenën ilire, truallin ilir dhe aktorët e popullit shqiptar në historinë e lashtë të tij. Nuk ka shqiptar që sot, të zgjohet e të dalë në majën e malit të Trebeshinës e të mos të sugjestionohet nga pamjet e atij vendi të mrekullueshëm, kur të shohë nga jug-perëndimi, reflektimin e detit. Të shohë këtej nga lindja malin e Pindit dhe nga ana tjetër të shohë malin e Tomorit dhe malet përreth.

Te nderuar miq. Historia e lashtë dhe ajo e kohëve tona ka treguar se fiset, kombet dhe popujt e kanë shfrytëzuar historinë e lavdishme të tyre për t’i bërë nder historisë dhe heronjve të tyre, por nga ana tjetër, të gjithë kanë vrapuar për t’i përvetësuar këto vlera e me to të shtojnë krenarinë e të pasurojnë kulturën dhe historinë e tyre. Gjej rastin këtu të kujtoj se shumë studiues e historianë të njohur në Ballkan e në Botë, të cilët në veprat e tyre kanë shprehur përkatësinë joshqiptare të heroit tonë kombëtar.  Dhe Skënderbeu nuk është i vetëm nga historia jonë e lavdishme. A mos vallë është e rastësishme kjo? A mund ta përfytyronin Molosët, në periudhën e mbretërimit të tyre, Dodonën jashtë kësaj hapësire? Po Janina, qendra më e madhe politike, ushtarake e fetare në kohën e pushtimit turk, a do ta pranonte se Orakulli i Dodonës ishte larg saj, aty ku ne pretendojmë sot? Falë zotit që disa nga këta studiues, të cilët ishin të ndërgjegjshëm për origjinën e tyre pellazge, si dhe pellazgut tonë që na ka mbledhur sot të gjithëve, arrijmë të nxjerrim disa fakte dhe argumente që na shpien drejt së vërtetës. Edhe nëse ky studim do të ishte pjellë e fantazisë së autorit, ne sot duhet të ishim krenarë, sepse në mendjen e gjithsecilit  risillet bukur arena e ngjarjeve të tragjedive më të mëdha që ka njohur historia njerëzore, por, aq më shumë kemi motive të krenohemi, sepse autori, nuk ka fantazuar, por fantazia e ka shpënë tek e vërteta historike dhe kjo është një praktikë e njohur e studiuesve botërorë. Mendoni se si u zbulua Troja dhe do të kuptojmë se e njëjta praktikë do të na ndihmojë të gjëndet qyteti i Dodonës dhe Orakulli i saj. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se për ta bërë këtë duhen studime, duhen njerëz të apasionuar, duhen njerëz të specializuar dhe qeveri të përkushtuara, por le të besojmë dhe shpresojmë se ky fillim i mirë drejt së vërtetës do të na shpjerë tek burimi. Le të besojmë se edhe ata njerëz me veshë që sot po bëjnë sikur s’dëgjojnë, të zgjohen e të kuptojnë se Orakulli i Dodonës është një dhe historia jonë, historia e pellazgëve dhe ilirëve, sado që të tjetërsohet, do të vijë dita të flasë shqip këtu midis nesh, në veri të Epirit, midis këtyre maleve të larta, ku në dimër bën shumë ftohtë…

Urime të përzemërta autorit dhe suksese në krijimtarinë e tij kërkimore-shkencore dhe historike. Faleminderit të gjithëve.

LIGOR SHYTI



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora