E merkure, 24.04.2024, 06:53 AM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Kujdes me fjalët!

E merkure, 15.05.2013, 07:55 PM


KUJDES ME FJALËT !

„Gjuha eshtra nuk ka,  por eshtra thyen“ - Popullore

Nga Dibran Demaku

Mjeshtri i mirë i një profesioni, cili do qoftë ai,  është ai i cili para se të presi,  atë gjënë që duhet prerë,  e matë një herë,  dy herë…shumë herë dhe pastaj e pret.Sepse dihet botërisht se diçka që prehet,  nëse është prerë gabimisht,  nuk ngjitet më! Andaj më mirë të matet shumë herë dhe të pritet një herë sesa e kundërta!... Orator i mirë i fjalës është ai që para se të flasë një fjalë,  së pari atë e analizon në mendjen dhe në trurin e vetë një një herë,  dy herë…shumë herë dhe pastaj e nxjerr atë nga gryka.Dhe fjala e menduar dhe e përpunuar në mendje dhe në tru,  domosdo që kur del nga gryka është e pjekur dhe zë vend! Zë vend dhe as nuk e fyen e as nuk e vret atë që flet dhe as atë për të cilin flitet! Dhe kjo është e vërtetë e pamohuar jo vetëm se e them dhe e shkruaj unë,  por sepse këtë e kanë thënë kur e kur të urtët dhe të menqurit e kombit tonë! Me këtë rast mbase nuk është e tepërt nëse i përmendim disa nga fjalët e urta të popullit,  përndryshe margaritar të gjuhës dhge të kombit tonë: „Heshtja është ar,  ndërkaq fjala arxhend!“; „Ai që dëgjon shumë është më i menqur se ai që flet shumë“;“Fjala eshtra nuk ka,  por eshtra thyen“; „Nës e fut kokën ngusht,  atë e nxjerr me fjalë,  por nëse e fut fjalën ngusht atë e nxjerr vetëm me kokë! Andaj kujdes me fjalët! Kujdes me fjalët se na thinjen malet! Kujdes me fjalët se besa nuk falet! Kujdes me fjalët se edhe ëndrra kallet! Kujdes me fjalët se vriten të gjallët! Kujdes me fjalët papjekur se fyhen të vdekurti! Kujdes me fjalët!...

Kombit shqiptar,  andej dhe këtej kufirit, pra në Shqipëri dhe në Kosovë, por edhe në trojet e tjara etnike,  për një kohë të gjatë ju kishte ndaluar fjala.Ju kishte ndaluar të fliste i lire.Në sistemin e kaluar shoqëror,  pra në atë socialisto-komunist, vetëm për një fjalë të thënë kushtimisht të gabuar,  do të kishe pasoja të rënda fizike e psikike.Vetëm për një fjalë që ishte kundër atij sistemi,  apo që nuk i pëlqente atij do të rriheshe,  të burgoseshe,  por edhe do të vriteshe!Dhe jeta jote do të varej në një pe fare të hollë,  varësisht nga mos(mëshira) e ekzekutuesëve të atij sistemi!...

Pas ndryshimit të sistemit shoqëror,  apo të kalimit nga ai sovialisto-komunist,  në atë që tash po quhet Demokraci,  edhe kombi shqiptar në përgjithësi filloi të fliste dhe të shprehej më lirshëm,  pa frikë se për një fjalë të vetme mund të rrihej,  të burgosej apo edhe të vritej!

Ndalimi i gjatë i fjalës,  i grumbulluar me vite e vite në vetëvete,  tash ka shpërthyer dhe furia e saj shkatërruese si një llavë vullkanike djeg e pjek andej e këtej!Fjala e grumbulluar dhe e ndrydhur me dekada në mendjen dhe në trurin e shqiptarëve tash kur ka ikur frika,  ka shpërthyer dhe ata,  shqiptarët, flasin e flasin , nxjerrin nga gryka e tyre fjalë të hidhura e vrastare kundër njëri-tjetrit,  kundër shtetit dhe organeve të tij,  kundër gjithçkaje! Kështu ata nxjerrin jashtë atë dufin e mbyllur brënda tyre me dekada!Dhe nuk e lodhin fare mendjen se ato fjalë të tyre të thëna vend e pa vend,  helmojnë,  shkatërrojnë të kaluarën,  të tashmen dhe të ardhmen e tyre! E përse të mos flasin ?! Tash kur nuk i dënon as ligji e as kanuni për fjalën e thënë apo për mendimet e shprehura,  qofshin ato edhe të dëmshme dhe shkatërruese ,  qofshin për individin apo për shoqërinë shqiptare në përgjithësi,  flasin e shajnë sit ë shfrenuar! Shajnë e mohojnë gjithçka:Shajnë e mohojnë të kaluarën,  shajnë e mohojnë të tashmën,  shajnë e mohojnë të ardhmen?! Shajnë e mohojnë historinë e vet,  shajnë e mohojnë heronjtë dhe dëshmorët e vet,  shajnë e mohojnë vellëzërit e vet?!

Ky fenomen i ri dhe shkatërrues në shoqërinë shqiptare rrezikom të shndërrohet në dukuri(nëse nuk shndërruar tashmë!). Rrezikon sepse nuk ka kush t`i thotë - Stop! T´i stop,  sepse u bë mjaft! U kalua çdo kufi! Rrezikon, sepse sepse sot nuk dëgjohet më fjala e plaku të urtë,  nuk dëgjohet fjala e intelektualit,  nuk dëgjohet fjala e babait,  nuk dëgjohet fjala e vëllait më të madh! Nuk dëgjohet fjala e askujt, sepse ne i kemi dhënë të drejtë vetëvetës të mendojmë se jemi të gjithë të menqur,  se jemi të dijëshëm dhe nuk kemi nevojë të dëgjojmë as fjalën e Plakut të urtë, as fjalën e intelektualit,  as fjalën e babait,  as fjalën e vëllait më të madh ?!...

Kjo” menquri” e tepruar që ka zënë vend në mendjet dhe në kokat tona,  të varfëra intelektualisht dhe kombëtarisht rrezikon të na hedhë në humnerë! Dhe po ramë në humnerë,  vështirë se do të mund të ngritemi më!

Andaj o miq,  e njerëz,  o vëllezër kujdes me fjalët! Kujdes se çfarë thoni dhe ku e thoni!Mos harroni që para se ta nxirrni fjalën nga gryka,  është e këshillueshme që atë ta analizoni,  ta përpunoni në mendjet tuaja! Sepse fjala e thënë pa menduar dhe ashtu kuturu,  vret e prêt,  djeg e pjek,  shkatërron gjithçka më shumë se zjarri,  tërmeti apo edhe vetë lufta!...

Simboli i rrezistencës sonë kombëtare,  Adem Demaçi,  me vepreimtarinë e tij kombëtare dhe patriotike,  ka frymëzuar gjenerata e gjenerata të kombit shqiptar në Kosovë dhe në vise të tjera të etnikumit shqiptar. Me shembullin e tij dhe me emrin e tij të skalitur në mendje dhe në zemra,  të rinjt kanë marrë pjesë në demonstrate dhe janë ngritur edhe në luftë kundër pushtuesit serb. Këtë Hero të gjallë të Kosovës e njohin edhe fëmijët e djepit.E njohin edhe zogjtë e malit…

Kur u lirua nga burgu  në pranverën e vitit 1990. atëherë kur Kosova dhe populli i saj mezi po frysmonte nën qizmen e pushtuesit serb, ardhja e tij ishte një një shpresë dhe një nxitje  për Kosovën dhe për kombin drejt lirisë së shumëkërkuar dhe të shumëpritur! Ardhja e Adem Demaqit , simbolit të rezistencës sonë kombëtare,  ardhja e heroit i dha energji dhe shtytje më të madhe rezistencës ndaj pushtuesit.Ardhja e tij dhe bashkimi i menjëhershëm frontit të rezistencës ndaj pushtuesit ishte një lajm i mirë për Kosovën.Lideri i atëhershëm i LDK-së dhe kryetari i mëvonshëm historik i Kosovës dr. Ibrahim Rugova,  që njëherit ishte edfhe kryetar i Shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës,  do ta ftonte menjëherë dhe do ta riantarësonte në Shoqatë,  sepse Bacë Adem Demaqi si shkrimtar aty e kishte vendin.U shpresua atëherë,  në ato vite të vështira se shqiptarët e bashkuar do do të ia dilnin mbanë…

Por,  shqiptarët,  si shqiptarët,  nuk do të ishin aty ku janë sikur mos t`i kishin disa veti dhe kapriçio krejt dalluese nga kombet e tjera! Dikush që nuk i njeh shqiptarët do të pyeste me habi se cilat na qenkan ato veti dhe kapriço dalluese të shqiptarëve! Dhe habia e tij n uk do të zgjaste shumë,  sepse sapo të takohej dhe të fliste qoftë edhe me një shqiptar të vetëm ai do të zbulonte tek shqiptarët atë egon e tyre të sëmurë për t`u treguar në sy të tjetrit apo thënë më mire për ta paraqitur para tjetrit atë ndjenjën e të parit,  të bajraktarit! Kapriçio e shqiptarit për të qenë i pari dhe i vetmi (!),  na ka dëmtuar në të kaluarën e largët dhe të afërt,  po na dëmton edhe në të tashmën dhe po zgjati kështu do të na dëmtojë edhe në të ardhmen si komb dhe si shoqëri! Dhe fenomeni i të qenit i pari,  i bajraktarit nuk do ta kursente as Heroin e gjallë të rezistencës kombëtare?!Kështu,  Bacë Adem Demaqi,  për të qenë edhe ai i pari dhe jo nën hijen e të tjerëve do të formonte parti politike dhe do të vihej në krye të saj?! Se a do të ishte zgjedhja e tij politike më e mirë në ato vite të stuhishme për Kosovën dhe popullin e saj mendimin do ta japë historia! Dikush do të mund të thoshte se përqarja e shqiptarëve nëpër parti politike dhe shoqata të ndryshme e jo në një front të përbashkët,  nën pushtim,  vetëm sa do ta topiste luftën e tyre për liri dhge zgjatjen e jetës së pushtuesit!...

Por,  për fatin historik të shqiptarëve si komb dhe të Kosovës si vend dhe shtet, ata tash e kanë edhe lirinë dhe shtetin e tyre.Sakrifica e tyre qindvjeçare më në fund u shpërblye dhe sot jetojnë të lirë në vendin dhe shtetin e vetë që quhet KOSOVË!...

Vetëm se tash në liri dhe në shtetin e tyre (endet ë pakonsoliduar dhe gjithnjë në rrezik nga ish pushtuesi) tash sikur kanë problem me lirinë e vetë! Tash të lire e fyejnë.,  e shajnë,  e kërcënojnë njëri-tjetrin?! Dhe jo vetëm kaq! Ata i fyejnë dhe i shajnë edhe ata që me gjakun e tyre ua sollën lirinë-Heronjtë dhe dëshmorët e kombit?!...

Në informatat e  mediave të ndryshme (të shkruara dhe vizive) edhe Bacë Adem Demaqi paska bërë një gabim të tillë?! Ai në një takim paska folur me fjalë fyese për një hero të rënë për Kosovën ?! Heroi i gjallë e paska fyer Heroin e rënë?! Dhe atë në mënyrë publike dhe para një mase njerëzish?!... Dhe tash shpirtrat janë trazuar! Nuk gjejnë qetësi! Nuk gjen qetësi as Heroi i gjallë  dhe as Heroi i rënë për Kosovën?!... Akuzat dhe kundërakuzat enden sa andej- këtej në mënyrë horizantale dhe vertikale! Euforia e akuzave dhe kundërakuzave është shkatërruese! Ata që akuzojnë dhe të akuzuarit janë ndarë në dy taborre konfrontuese dhe ju mungojnë vetën armët për fillimin e betejës! Për fillimin e betejës që në fund të saj do të ketë vetëm humbës!...Pyetja logjike me këtë rast do të ishte: A i duhet Kosovës dhe popullit të saj në këtë moment një betejë e tillë?!... Përgjigjern e kësaj pyetjeje le ta japin akuzuesit dhe të akuzuarit në fjalë,  të një akuze dhe një kundërakuse që gjenezen e ka nga një fjalë e thënë në mënyrë publike në mënyrë të gabuar!...E fjala publike e thënë në mënyrë të gabuar trazon shpirtra,  helmon zemra,  thyen eshtra!... Andaj kujdes me fjalët!!... Kujdes me fjalët se na thinjen malet! Kujdes me fjalët se besa nuk falet! Kujdes me fjalët se edhe ëndrra kallet! Kujdes me fjalët se vriten të gjallët! Kujdes me fjalët pa pjekur se fyhen të vdekurit!....



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora