E enjte, 28.03.2024, 03:12 PM (GMT)

Mendime

Selim Hasanaj: Letër protestë dergue ministrit të punve të mbrënshme të Malit të Zi

E hene, 12.05.2008, 08:14 PM


Selim Hasanaj
LETER PROTESTË DERGUE MINISTRIT TË PUNVE TË MBRENDSHME TË MALIT TË ZI

Nga Selim Hasanaj

Lexues i nderuem per shkak të maltretimeve dhe shantazheve si dhe mitomarrjes që po na bahet në vendkalimet kufitare në Mal të Zi unë i pata shkrue leter proteste Ministrit të Punve të Mbrendshme malazez dhe atë leter të shkrueme serbisht unë po e perkthej dhe lus Drejtorin e Zemresshqiptare ta botoj . Per këtë leter mora pergjigje nga shefi i kabinetit të ministrit zotit Dragan Pejanoviq, unë ju pergjigja këtij dhe këto dy letra do i perkthej dhe botojë në ditët në vijim.

Selim Hasanaj SARPSBORG 17.08.2005
Struerveien 3 B
1725 Sarpsborg
Norway
Te: ++47 69150025 Mobil: ++4799552439

MINISTRISË SË PUNVE TË MBRENDSHME
REPUBLIKES SË MALIT TË ZI
PODGORICË
PERSONALISHT MINISTRIT TË PUNVE TË MBRENDSHME

ZOTNI MINISTER

Ju drejtohem juve personalisht me këtë leter dhe shpresojë se Ju do të reagoni dhe ndermerrni dicka kunder disa dukunive të pakandshme, primitive , që kryhen me nji shpirtngushtësi qytetare nga disa individ të cilet fatkeqësishtë mbajnë të veshun UNIFORMAT E POLICIT të Republikës së Malit të Zi.
Unë jamë shqiptarë nga Kosova , por mbi 16 vite jetojë në Norvegji dhe jamë edhe nenshtetas i Norvegjisë. Per cdo vit së paku nga dy herë udhtojë nga Norvegjia nepermes krejt Evropes deri në kufinin e Malit të Zi gjegjësishtë deri në vendkalimin kufitar Debeli Brijeg pa asnji ma të voglin problem, por kur vij në Debeli Brijeg aty gjithmonë hasi në pengesa e maltretime primitive të njerzve me uniforma policore të cilet sillen po si lypsar të vertetë dhe të cilet gjithcka mund të jenë por rujtes të rendit dhe qetsisë publike jo kurr.
Këtë vit aty kalova me 22.07.2005 në oren 06.30 minuta të mengjesit me crast nji polic i ri me moshë pa asnji kompleks dhe bile edhe në menyrë kerrcnuese direkt kerkojë ta qeras me dicka dhe do të kalojë pa problem kufinin. Në pergjigjen time se unë do ta kalojë gjithsesi pa problem kufinin se jamë me të gjitha i rregulltë dhe në rregull, ky i paftyrë fillojë të zgerdhihet dhe të ankohet se e ka rrogen e vogël dhe mendojë mos unë vetë vullnetarisht do e qeras me dicka. Perkunder principit tim këtë herë lëshova pe dhe i dhash atij 5 euro dhe nji pako cigare Marlboro vetem që ta hjek qafe sepse më vinte të vjell nga sjella e tij lypsare dhe qyqare.
Kur u këtheva nga Kosova me 11.08.2005 saktësishtë në oren 16.15 minuta pas dite hasa në nji kreten të paftyrë, i cili në vend që ta kryej punen e vetë sipas rregullave dhe ligjeve shtetnore dhe normalisht të më gjobitë dhe denojë nese unë sipas ligjit të Malit të Zi nuk qenkam në rregull pasi më mungonte dokumenti ku jamë kjen ( isha kjen në shtepinë time në Kosovë), ky polic më kerrcnon me norma drastike nese më dergon tek gjykatsi per kundervajtje në Herceg Novi dhe per ti ik kësaj më kerkon 50 euro.
Metodë të tillë kerrcnuese dhe lypsare unë nuk kamë perjetue per 50 vitet e jetës sime sado që pothuaj kam shetitë tan rruzullin e tokës.
Sikur të isha vetem kurr nuk do i lëshoja pe por do e detyroja të më dergon tek gjykatësi per kundervajtje në Herceg Novi, por unë isha me dy vetura dhe komplet familjen time; bashkshortja, djemet, reja dhe nipat e mij të moshes 4 dhe 2 vjec dhe meqense njani nip ishte i sëmuet me temperaturë të naltë dhe mezi pritsha të futem diku në Kroaci dhe ta vizitojë tek ndonji mjek në njanen anë si dhe presioni dhe lutjet e grues time nga ana tjeter banë që unë të nenshtrohem dhe të veprojë ashtu si ai polic i juvi faqezi kerkonte. Krejt problemi ishte se neve nuk kishim nji vertetim nga UNMIK në Kosovë se ku jemi kjen. Nuk mjaftojshin leternjoftimet e UNMIKUT që neve i kishim dhe i tregova. Ky polic më detyrojë ta parkoj veturen në nji vend paksa anash dhe djali i madhë të largohet me veturen dhe familjen e vetë dhe mos të nalet mbrenda kufinit të Malit të ZI e të më pres dhe unë ta hapi bagazhin e vetures time , aty ta hapi nji nga valigjet dhe në te ti fus 50 euro dhe të largohem e të pres. Pra metoda e zakonshme e tij per tu duk se po kontrollon dhe kryen detyren ndersa i merrte 50 euro. Pasi i muer parat me detyrojë ta mbyll bagazhin , mi dha pasportat dhe më tha të largohem dhe nese gabojë dhe i tregojë kujt per këtë duhet ta harrojë që ndonjiherë do të kalojë neper Mal të Zi per të shkue në Kosovë. Por edhe nji dicka, derisa ky sillej ashtu me mue nji koleg i tij kishte parkue poashtu në të njejten mënyrë nji të njofshem timin shqiptar nga Vushtrrihu me banim në Suedi që rastësisht u pamë aty dhe kur ma vonë diku në Kroaci u takuem prap ai më tregojë si i kanë marr 100 euro policia e juve në Debeli Brijeg.
Zoti minister , unë mendojë se nese ashtu asht e parapame me ligjin e juve atëherë pse policia e juve nuk na informon ose pse nuk keni shkrue si shpallje ne sportelet e kufinit që qytetaret që shkojnë në Kosovë në këthim duhet ta ken vertetimin nga UNMIKU se ku kanë kjen. Por jo policia e juve nuk kanë kohë ta kryejn detyren , ata janë të preokupuem të lypin si lypsar kur po futemi në udhtim tranzit në kufinin e shtetit të juv ndersa të na plackisin pastaj në daljen tranzit nga shteti i juv sikur të ishim neve kriminelet ma të mëdhenjë.
Jamë i sigurt se me qellim mungon informimi në hymje per të ra neve pastaj viktima në dalje.
Unë nuk po kuptojë se kujt i duhet vertetimi nga UNMIKU se ku jemi kjen neve kosovaret?! Po ku tjeter pos në Kosovë, në shtepitë tona tek familjet tona se perndryshe as që do shkonim atje. Kujt i duhet ai vertetim kur p.sh vetem nji muej ma parë njeriu hynë me dokumenta të rregullta po në të njejtin kufi e tash gjatë këthimit maltretohemi.
Unë jamë per ata që policia gjithkund ta kryej punen e vetë, të kontrollon dhe denon sipas ligjit , por jo kështu sikur veprojnë gjatë tanë veres policia e juve Zoti Minister i Republikes së Malit të Zi posaqërisht me neve mergimtaret shqiptarë sa shpeshëherë thamë athue nuk paska perfundue lufta në Kosovë. E thamë me plotë gojen se policia e juve sillet në mënyren ma të poshter dhe ma të mjerë që njeriu mund ta perjetojë edhe poqese udhtonë tanë jeten e vet rreth botës. Po cka po mendojnë ata mjerana se neve mergimtarve na i falë dikush parat dhe neve tani duhet tua falim atyne?! Neve djersitemi shumë per ti fitue ato para e besa edhe kemi shumë gjana mallë sepse duhet ti kursejm ato para. Pasojat e luftes që juve serbet e shkaktuet dhe e zhvilluet në Kosovë nuk janë sanue dhe nuk sanohen edhe per shumë vite. Unë personalisht nuk kamë shtepi. Ate ma dogjen falanga e Millosheviqit, andaj në vend që ti qeras dhe ndihmoj policin e juve unë ndertojë shtepinë time me parat e mija që i fitojë me djersë.
Zoti Minister , unë po gjajë pak forcë i shtyem nga tradita ime kombëtare që të ju kerkojë falje per disa shprehje dhe fjalë të mija në ketë letër paksa të vrazhdta dhe ofenduese, por më besoni se neve shqiptarve na keni lodhë dhe durimit i ka ardh fundi me ata policet e juv lypsa dhe plaqkitës në Debeli Brijeg.
Kamë shpresë se kjo leter e imja e ashper por e sinqert do të ketë efektin e vetë dhe policet e Malit të Zi në të ardhmen do të sillen komforn ligjit të shtetit të vet uniformen e të cilit e mbajnë e jo si deri sot ta turpnojnë ate.
Pershendetje të sinqerta dhe suksese 

PERGJIGJEJA E MINISTRIT MALAZEZ TË PUNVE TË MBRENDSHME

STEMA E MALIT TË ZI (e vizatueme)
Republika e Malit të Zi
MINISTRIA E PUNVE TË MBREDSHME
Kabineti i ministrit
Nr: 01-2069/2
Podgorica 19.09.2005

HASANAJ SELIM
Struerveien 3 B
1725 Sarpsborg
Norway

Zotni Hasanaj

Per shkak të ankeses suaj që keni ba tek ministri i punve të mbrendshme, zotni Dragan Gjuroviq, ku ju keni paraqitë disa dukuni joprofesionale dhe kunderligjore të policisë tonë në vendkalimin kufitar Debeli Brijeg , ju njoftoj se ministri urgjentisht ka urdhnue të bahet hulumtimi detal i fakteve që juve i parashtroni me qellim të zbardhjes së rastit konkret që juve e parashtroni.
Zyra per kontrollim të mbrendshem dhe kontrollim ligjor asht autorizue dhe ka formue komision per rastin dhe i ka sjell ministrit informaten detale ku asht konstatue se gjatë procedures komisioni nuk ka mujt të sigurojë fakte që do e vertetonin ankesen e juve gjegjësisht që policet në vendkalimin kufitar Debeli Brijeg juve ju kan marr të holla.
Asht e pamundun të vertetohet vertetsia e ankimeve tuaja edhe per faktin se ju në ankesë nuk keni ba pershkrim se si duket polici në fjalë, nuk keni shkrue numrin e shenjes personale ose mënyrë tjeter identifikimi të cilat do të na ndihmonin per zbardhjen e identitetit të policve në fjalë. Poashtu keni gabue që menjiherë pas rastit dikujt nga oficeret në kufi nuk i keni paraqit rastin per policin që ju ka marr të hollat.
E vetmja mënyrë per ta vertetue identitetin e atyne policve asht që Juve personalisht të vini në Mal të Zi që ti identifikoni ata sipas nenit 103 të Ligjit per Kundervajtje të Republikes së Malit të Zi.
Me nderime
SHEFI I KABINETIT
Dragan Pejanoviq
( mbi këtë asht vula e ministrisë dhe nenshkrimi i D. Pejanoviqit)

PERGJIGJE NË LETREN E SHEFIT TË KABINETIT TË MINISTRIT MALAZEZ

SELIM HASANAJ SARPSBORG 03.10.2005
Struerveien 3. B
1725 Sarpsborg
Norway

Republika e Malit të Zi
MINISTRIA E PUNVE TË MBRENDSHME
Ministrit
Z. Dragan Gjuroviq

Zotni Minister Gjuroviq

Së pari ju falenderojë që u pergjigjet në ankesen time të dates 17.08.2005, por nuk mund permbahem pa shpreh indinjaten time të thellë me permbajtjen e letres- pergjigje e shefit të kabinetit tuaj zotni Dragan Pejanoviq të cilen ma dergojë me 19.09.2005.
Unë mendojë se isha teper i sinqertë dhe teper i kjartë e preciz në letren ankesë timen kunder mënyres korruptive dhe plaqkitjes primitive të policve tuaj në vendkalimin kufitar Debeli Brijeg sepse unë kamë shkrue daten dhe oren e sakt edhe me minuta dhe kur ju e dini se aty nuk punojnë me miliona por vetem disa polic dhe juve aty i keni edhe shenimet per sejcilin se cilin vend pune dhe detyrë ka krye në kohen që unë e shkruej, nuk po kuptojë se cka i duhet komisionit tuaj kontrollues e edhe juve dhe shefit tuaj të kabinetit ardhja ime atje per ti identifikue ata. Unë haptas jua thamë per të dyten herë se mue më kerrcnojë dhe plackiti nji polic i juaji por sejcili polic tjeter vepronte po në të njejten mënyrë me kalimtaret tjerë. Andaj juve nuk dij pse nuk po kuptoni se komplet ndrrimi at ditë ka plackit, pse nuk po kuptoni se policet e juej na plaqkisin per cdo verë sa herë që kalojmë andej!!! Nuk asht fjala per nji e dy veta por per POLICINË E JUVE KUFITARE. Per rastin konkret unë kamë deshmitarë komplet familjen time shtat antarshe si dhe at shqiptarin dhe familjen e tij tetë antarshe nga Vushtrrihu me vendbanim në Suedi që at ditë e psojë ma keq se unë.
Besojë se tani ndoshta kuptoni se diten e 18.08.2005 pikrisht në oren 16.15 minuta të gjithë policet e juv ishin hajna dhe kerrcnues. Andaj se cilet janë ata juve e dini edhe pa asistencen time per identifikim.
Zotni minister Dragan Gjuroviq, unë nuk ankohem per vleren 50 euro, unë ankohem per shkeljen e ligjit , ankohem per sjelljet joligjore të policisë, njerzve që sejcili shtet në botë i paguen per ruejtjen e rendit dhe ligjit ndersa te juve ata po e shkelin edhe ligjin dhe po e prishin rendin. Pa pardon jua them se policija e juve per cdo ditë e turpnon profesionin e POLICIT. Haptas jua them se kjo që tani e shkruejm dhe e shqyrtojmë mue dhe sejcilit mergimtar shqiptarë që kalon neper vendkalimin kufitar të Debeli Brijegut i ndodhë e njejta gja. Policisë suaj nuk ju intereson se kush jamë unë , ata as që e shiqojnë pashaporten dhe vertetsin e saj, nese në pashaport janë 5-10-15-20 euro njeriu mund ta ketë veturen perplot narkotikë, armë e mjete tjera të kriminalizueme dhe mund ti fut ato neper tanë Malin e Zi , tutje në Kosovë e Shqipni. Policisë suaj nuk ju intereson ta kryejn punen por hapin syt dhe presin se a po i qarosim ndonji send, nese jo atëherë ata kanë metodat e veta per të na i marr të hollat me zor. Unë sinqerisht e pranojë edhe faktin se ka edhe mjaft shqiptarë frigacak, të poshter dhe kreten që posa afrohen tek sporteli i ofrojnë policit pasaporten me euro mbrenda, i japin ndonji pako cigare etj. Këtë e bajnë vetem per ti ik kontrollit dhe mua ma thotë mendja se të tillet ndoshta nuk janë të paster në kufi dhe pastrojnë veten tue e ble policin me 10 euro. Të tillet dhe policet e koruuptuem duhet denue ashper.
Zoti minister , shefi i kabinetit tuaj Zotni Dragan Pejanoviq propozon si mënyrë të vetme per identifikimin e policit konkret të rastit tim që unë personalisht të vij atje në Mal të Zi, pergjigjëja ime asht kjo; Jamë i gatshem të vij por kerkojë nga juve ftesë zyrtare, posa ta marr ftesen unë do e informojë Ministrinë e Punve të Jashtme të Norvegjisë shtetas i së ciles jamë dhe do vijë me urdhen tuajin si deshmitarë dhe si qytetar i huej e jo si qytetar i Kosovës që juve e konsideroni pjesë e Serbisë dhe juve atje të humbni gjurmet e mija të jetes pa mbrri mirë në aeroportin e Podgorices. Unë nuk jamë aq naiv, por nuk frigohem të ballafaqohem me juve zyrtarisht dhe publikisht edhe në prezencen e gazetarve që unë do ti marr me veti nga Norvegjia. Sado që propozimi i shefit të kabinetit tuaj mu duk qesharak, cinik dhe provokativ, ju tani i dini kushtet e mija per ta realizue at propozim. Pres pergjigjen tuej.
Shpresojë se tani do e shiqoni ma seriozisht rastin dhe edhe mue.
Me nderime
Selim Hasanaj

Sqarim per lexuesin: Pas kësaj letre ma nuk mora pergjigje nga pushtetaret malazez dhe asnjiherë në gjashtë herë kalimet e mija atypari nuk pata probleme.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora