E enjte, 25.04.2024, 01:28 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Emigrantet, Kontribues te medhenj dhe perfitues te vegjel

E marte, 07.02.2006, 07:01 PM


Statistikat greke dhe Sherbimi Statistikor i BE-se per vitin 2004 kane ekspozuar shifrat qe rregullojne dhe raportet demografike te popullsise vendase me prejardhje nga prania e te huajve. 65 per qind te ketij raporti e zene emigrantet shqiptare, gjithashtu dhe me moshen me te re ne shoqerine vendase. Nese nuk do te ishin shqiptaret, tokat do te mbeteshin te pashfrytezuara, prodhimet do t(i mungonin tregut, pohuan dje publikisht pronaret e tokave te Thesalise.

Nga te dhenat qe ka shpalosur Sherbimi Statistikor i Greqise, vendi ka ndier edhe ndryshime te prekshme demografike nga prania e emigracionit. Regjistrimi i fundit per popullsise ne vitin 2001, i publikur kohe me pare, ka rezultuar me nje shtese prej 704 108 banore. Per rrjedhoje, ka ndryshuar raporti lindje-vdekje, ku sipas te dh-_e per dekaden e fundit ne vend, lindjet (shtimi i popullsise), kane qene me te vogela se sa vdekjet, (tkurrja e popullsise). Rregullimi i ketij raporti, duke u rritur numri i lindjeve dhe ulja e vdekshmerise, i dedikohet pranise se emigracionit ne vend, ekspozon studimi nga statistikat vendase dhe Sherbimi Statistikor i BE-se. Ne Greqi lindjet jane me te pakta se sa vdekjet, duke shkuar popullsia ne plakje. Ndersa mosha mesatare e emigranteve eshte 10 vjet me e re se sa mosha e vendoreve. Lindjet per kete dekade ne radhet e emigracionit shenuan numrin 62 250 me i madh se numri i vdekjeve. Si perfundim, emigracioni rezulton i dobishem edhe per rritjen e popullsise. Statistikat greke dhe Sherbimi Statistikor i BE-se per vitin 2004 kane ekspozuar shifrat; numrin e pergjithshem te qytetareve, ardhjen e emigranteve nga vendet e BE-se dhe te ardhurit nga vendet e treta. 7 per qind e popullsise e zene te huajt, nder ta, 65 per qind e te huajve jane emigrante shqiptare. Mosha 65 vjec e lart, tek greket (meshkuj-femra) eshte perqindja me e madhe e krahasuar me grupmoshen 0 deri 14 vjec. Ky raport eshe i kundert tek emigracioni.

61 per qind e meshkujve te huaj e zene shqiptaret dhe te dytet ruset me 6.61 per qind. Femrat shqiptare zene shifren me te larte me 34.96 per qind, te ndjekuara po nga ruset me 23.48 per qind te emigracionit, shifra te publikuara nga Institucioni i Sigurimeve Shoqerore, IKA. Keto ndryshime i komenton ne studimin e tij, Manolis Dretatakis; "Se sa e plakur eshte realisht popullsia e Greqise, ne krahasim me ate te emigranteve qe punojne e jetojne ketu. Ketej del nje tjeter perfundim i rendesishen: Se sa e rendesishme eshte prania e emigranteve per ekonomine e Greqise".

Dhe ne skemat e sigurimeve shoqerore

Afro 50 per qind e te huajve te regjistruar ne skemat e sigurimeve shoqerore te Greqise jane emigrante shqiptare. Pjesa me e madhe e meshkujve perballojne punet e ndertimit dhe paguajne siguracione me te larta. Si kontribues me te medhenj, ata rezultojne dhe mosperfituesit me te medhenj deri me tani. "Te huajt, paterica e arkave". Te huajte japin shume dhe nuk perfitojne deri me tani nga kontributi i tyre, pozonte gazeta "Kathimerini" nder gazetat e "skalionit" te pare ne shtypin grek. Vecohet kontributi i emigranteve shqiptare, te cilet jane me te shumtit dhe perballuesit e puneve me te veshtira, puneve qe vendasit "u kthejne kurrizin".

"I japin shume sistemit te sigurimeve shoqerore edhe nese duam te jemi te paanshem, marrin pak. Bejne pune te veshtire dhe nuk konkurrojne punetoret greke, sepse japin sherbime atje ku punetori grek i kthen kurrizin punes. Tregojne kembengulje dhe realizem, sado ne shume raste eshte e veshtire te behen te ligjshem dhe te punojne ligjerisht ne Greqi, dhe ne fundi e realizojne ligjshmerine e tij. Ne fund, sado qe ishim vend jomikprites per te huajt, u kthyem te tille. Pas 6 kerkimeve te bera ne emrin e Institutit te te Huajve, presidenti i institutit, z. Aleksandros Zavos, thekson: "Te huajt e pranishem e dhane faren e pare. Deri tani te huajt ofrojne (kontribuojne) pozitivisht ne IKA (siguracionet shoqerore), ne OGA (Banka Agrare), dhe ne Tever (taksat e tregtise)". Nese nuk do te ishin emigrantet shqiptare, bujqesia vendase do te ishte ne gjendje te veshtire, deklaronin keto dite fermere te medhenj ne fushen e Thesalise. Shqiptaret jane njerez te mire, t( afte dhe shume punetore! Ata nuk largohen nga puna pa e perfunduaa ate. Vendasit e kalojne diten duke pire kafe,- ngrinin zerin perpara kamerave pronaret e tokave, te cilet prodhimin e frutave dhe te perimeve per tregun e madh vendas ia dedikonin punes se shqiptareve ne sektorin me te veshtire te ekonomise greke.

Peshorja kthehet...

Me fjale te thjeshta (te huajt) jane paterica e ketyre siguracioneve, i ka cilesuar studimi pranine e te huajve te dominuar nga shqiptaret, jo vetem nga perqindja, por dhe nga puna ne sektoret me te rendesishem te ekonomise greke. Sipas te dhenave te fundit, 400 000 te huaj jane te siguruar, shumica e tyre te ardhur nga Shqiperia. Dhe nga fakti se shumica e te siguruarve jane te moshes se re, tregon se nuk u bien ne qafe siguracioneve, vetem japin e nuk marrin nga siguracionet. Sado te huajt paguhen me pak se greket, ata kontribuojne me shume ne sistemin shendetesor. Kurse ne siguracionet e tjera eshte shume i pakte numri i te siguruarve te huaj, (nga te cilet edhe ketu) 1/3 e tyre jane shqiptare.

"Me pak fjale, peshorja ne pyetjen se cfare emigrantet ekonomike kontribuojne dhe se cfare perfitojne deri ne keto caste, kthehet ne anen se cfare kontribojne", ka publikuar gazeta "Elefterotipia".


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora