E marte, 16.04.2024, 05:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Flora Durmishi: Intervistë me kreatoren Blerina Rugova

E merkure, 15.05.2013, 07:27 PM


BKR made in Kosova

Intervistë me kreatoren Blerina Kllokoqi Rugova

Nga Flora Durmishi

Ditët e para të fillimmajit na sollën një revy krejt të pazakontë me titull “Në tren me Blerina Kllokoqi Rugova”. Njëra ndër top kreatoret sot në Kosovë Blerina Kllokoqi Rugova tashmë ka edhe brendin e saj “BKR” I cili brend pretendon të kalojë kufijtë kombëtar. Palnet e afërta të Blerinës janë edhe hapja e dyqaneve nëpër Evropë. Gjithashtu shumë shpejt pritet të dal në prêt-a-porter me linjën e saj.

Në tren për Drenas! Si shkoi udhëtimi?

Të gjitha rrugët po na qojnë në Drenas!(qeshet). Udhëtimi ka qenë shumë I mirë vec pak I shkurtër.  Që të shkosh deri në Drenas nuk ishte e lehtë. Kemi pasur sfida shumë të mëdha.

Kjo ide, e pa dëgjuar ndonjë herë këtu e as në rajon, a nuk ju krijonte siklet? Të mendosh të fusësh në një vagon gjithë ato personalitete për një aktivitet kaq të madh duhet shumë guxim para se gjithash!

Unë jam tip që I do sfidat. Gjatë gjithë karrierës kam pasur shumë sfida por falë Zotit të gjitha I kam kaluar me shumë sukses. Cdo revy, cdo event, I ka ato të mirat dhe të këqijat e saj. Jemi munduar të bëjmë dicka më unike, më ndryshe nga që jemi mësuar. Dicka që, thjesht, nuk është bërë në rajon. Dhe, cka është ajo më ndryshe? Është pikërisht kjo revy “Në tren për Drenas me Blerina Kllokoqi Rugova”. Fillimisht kur na lindi ideja për trenin, ka qenë fillimjanari. Unë nuk jam njeri që mbaj shumë sekretet. Për ato 5 muaj sa e kam mbajtur këtë secret them se 2 vjet jetë më janë shkurtuar. Tërë kohën më dhimbte barku që duhej të mbaja sekretin.

Pse duhej të ishte kaq sekrete?

Sepse ka pasur shumë personalitete publike dhe  nga Kori Diplomatik prandaj edhe duhej të mos bëhej publike deri në momentin kur u nis treni. Një tjetër arësye ishte se duhej të kishin rehatinë dhe komoditetin e duhur  edhe klientët e mi që kanë qenë në tren dhe kryesorja që ata të jenë të sigurt.

Pse nuk vazhduat deri në Pejë, pse u ndalët mu në Drenas? A do të thotë se po shikoni për ndonjë treg atje?

Jo jo nuk është kjo. Në fakt unë kam shumë klientë nga Drenasi madje, shpesh jam befasuar. Mami më thotë “ti je bërë magnet I Drenicës”! T’I lëmë shakatë por unë vërtetë kam shumë klientë nga Drenasi, Skënderaji dhe gjithë ajo anë kështu që, nuk ka qenë arësye tregëtia por krejt dicka tjetër.  Arësyeja kryesore ka qenë që, vagoni I trenit ka pasur vetëm një lokomotivë dhe atë kemi pasur në dispozicion. Dhe, I vetmi vend ku lokomotiva ka mundur të ndërrojë anën, nga ana e majtë të kalojë në të dhjathtë dhe të tërheq vagonin, ka qenë Drenasi. Për këtë ndërrim kemi shkuar deri në Drenas. Ndërsa arësye tjetër është se unë për herë të parë kam udhëtuar me tren këtu në Kosovë dhe jam fascinuar me bukuritë e asaj pjese. Ishte një vend I cili njihej si Guri I Plakës dhe ishte një ndër bukuritë e rralla të Kosovës. Nëpër një gurë të thyer kalonte treni. Pastaj ishte edhe tuneli. Kjo ishte sfiduese.

As unë nuk e kam bërë ndonjë herë  atë rrugë me tren!

Vërtetë? Duhet ta bëni! Tash trenin e keni gati. Është ashtu I zbukuruar sic ka qenë për revynë. Ai tren tash I mbetet  Hekurudhave të Kosovës. Me këtë ide kam dashur të thyej atë tabunë që në tren shkohet vetëm në Bllacë. Të gjithëve përmendja e trenit na asocon në Bllacën. Por jo, trenin dhe hekurudhat e Kosovës mund t’I shfrytëzojmë edhe për shumë gjëra të bukura.

Blerinë, po tingëllon shumë e lumtur për fundin e revysë derisa po flet!

U bënë pesë ditë që kur përfundoi e gjithë kjo. Me të gjithë ata që kam biseduar, këto ditë, si me miqtë, kolegët, me publikun, që e ka parë nga ekrani, kam marrë vetëm kritika pozitive, lëvdata. I vetmi detaj që ka mundur të jetë më mirë ka qenë mungesa e një klime në tren. Ka qenë shumë nxehtë, diku 35 ose 36 gradë celzius.

Kishte edhe një kritikë!

Cila? Jo unë nuk po e ditkam!

Nëse flasim për kritikat atëherë le t’I themi të gjitha! Fjala është për pamundësinë e pjesëmarrjes së mediave në këtë ngjarje.

Mediat? (qeshet) Kjo temë është diskutuar shumë. Më besoni që ka qenë e pamundur.  Në një hapësirë 2.80 me 22m, sa ishte vagoni, ka qenë e pamundur të hipin më shumë se 35-36 veta. Nuk ka pasur vend për kamera. Një ball I trenit ka qenë me backstage ku kemi veshur vajzat ndërsa  balli tjetër ka qenë për sigurimin e Presidentes, të Ambasadores së Amerikës dhe sigurimi I personave të tjerë dhe të gjithë kanë qëndruar në këmbë. Sic  e shikoni, nuk ka pasur vend. Personat që kanë konfirmuar  ardhjen, si Klan Kosova, RTV21 dhe RTK, e kanë ditur që nuk do të mund të hipin në tren me kamera. E vetmja mundësi ka qenë që gazetarët të vijnë si mysafirë.

Janë punuar për këtë koleksion mbi 40 fustana ndërsa janë prezantuar  në revy vetëm 20 e ca prej tyre. Pse jo të gjithë?

Koleksioni “Në rrugë me Blerina Kllokoqi Rugova” ka mbi 40 fustana. E di që në revy janë prezantuar 27 fustana.  Vendosëm për më pak fustana me qëllim që klientët dhe mysafirët, që kanë qenë aty, të mos fokusohen vetëm në fustana por edhe të shijojnë udhëtimin me tren.

Kjo revy, përvec prezantimit, dallonte edhe për materialet e fustanave. Materialet ishin shumë të vecanta. Ku I gjete?

Po e keni vërejtur shumë mirë. Këtë herë kam përdorur  materiale unike. Materialet kanë qenë mbi 25 vjet të vjetra nga ish Jugosllavia. Po flas për ato dantellat me gurëz. Janë dantella që vet materiali flet. Me një model të thjeshtë duken shumë bukur dhe rëndë njëkohësisht. Ky ka qenë një prej ekskluziviteteve që ka pasur kjo revy. Dhe tjetra, dihet që unë karakterizohem për theksim beli, e këtë sfilatë kam pasur shumë pak fustana të tillë. Po mundohem t’I ik kësaj në mënyrë që kur të mendojnë Blerinën mos ta mendojnë vetëm prej belit e lëshuar por të krijojnë edhe një bindje tjetër.

Blerinë, ti cilësohesh si një kreatore e modës së lartë. Ju përkëdhel ky konstatim?

Jo! Në fakt, është dicka që unë shumë shpejt po planifikoj të dal me veshje prêt-a-porter (rroba të gatshme). Fustanat e klasit të lartë në Kosovë nuk vlerësohen fare dhe kështu as nuk paguhen. Kjo është një nga të metat që kemi. Të jesh dizajnere e klasit të lartë do të thotë të kesh shumë vullnet për punë dhe inspirim. Normalisht që, një fustan I klasit të lartë të merr shumë më shumë kohë se një koleksion për prêt-a-porter. Këto lloj veshjesh janë shumë më lehtë të bëhen se hyn në seri ndërsa fustanat e klasit të lartë janë unike dhe një. Kjo bënë që pas një kohe edhe dizajnerëve t’u harxhohen idetë. Domethënë, tërë kohën duhet të jesh në trend dhe e freskët për koleksionin e radhës.  Gjatë një bisede profesori im I nderuar, Izet Curri I cili, kishte ardhur në lokalin tim më tha: Ti kurrë nuk do të bësh para!  E shikova me habi! Si erdhi në lokal dhe në vend që të më inkurajojë më thotë  se kurrë nuk do të bëj para! Pse, e pyeta. Ai m’u përgjigj: Me drejtimin tënd kurrë asnjë dizajner nuk ka pasur përfitime të mëdha.  Kjo është arësyeja që unë shumë shpejt do të dal në prêt-a-porter dhe do të kem linjën time.

Tashmë ke brendin BKR dhe I cili brend ka kaluar kufijtë e Kosovës e edhe të rajonit. Kam dëgjuar se edhe në Amerikë kanë kërkuar veshjet BKR. E bukur kjo!

Gjatë mbajtjes së Samitit Ndërkombëtar të Gruas jam prezantuar me një minikoleksion në Sëis Diamond hotel. Shumica e grave pjesëmarrëse kanë pëlqyer shumë veshjet e prezantuara. Të ju them të drejtën as që më kanë pyetur për cmimet. Jam ndier shumë mirë kur njëra nga klientet e mia, kur I trgova cmimin e një fustani, më tha: “Ky cmim është qesharak! Unë një sako të prêt-a-porter –së e blej me këtë cmim!”  Ajo më ka nxitur që të punoj edhe më shumë dhe të dal edhe jasht Kosovës.

Si ka ecur me shitjet jasht shtetit?

Shumë, shumë mirë. Jemi duke punuar të hapim lokalet tona edhe jasht shtetit. Jemi duke diskutuar me dy vende në Evropë  që të japim brendin tonë në franchise. Shpresojmë të konkretizohet me një kontratë të mirë.

Blerinë, pse vetëm njerëzit e politikës ishin të privilegjuar për të qenë mysafirët tu në tren për në Drenas? Kjo mund të kuptohet se ti do të punosh vetëm për ta!

Jo jo nuk është ashtu. Ata janë klientët e mi. Ka pasur edhe klientë të thjeshtë. Lista e njerëzve ka qenë e kufizuar vetëm për shkak të vendit. Jam munduar t’I seleksionoj. Më ka ardhur shumë keq prej disa miqve të mi, disa familjarëve, prej disa kolegëve por edhe disa prej klientëve të mi shumë të rëndësishëm që nuk kam mundur t’u siguroj vend.

Ka shumë kurreshtarë të dijnë se, zonjat e politikës, me cfarë cmimesh I marrin veshjet! Apo ndoshta kjo futet në marketing?

Jo Blerina nuk punon për marketing. Në fillim të karrierës e kemi bërë këtë por jo më. Tani kemi krijuar emrin dhe nuk kemi shumë nevojë për marketing. Në të vërtetë s’duhet të them se nuk kemi nevojë për marketing se secili dizajner ka nevojë për të por, në këtë moment ky lloj marketingu nuk na duhet. Unë jam njëra prej atyre dizajnereve të rrepta që fustanat e mi me qera nuk I jap. Edhe motra ime po e kërkoi  ose edhe unë po e mora një fustan në local, nuk e kthej dot më. Janë disa rregulla që kemi vendosur dhe I respektojmë të gjithë. Nuk pranoj të jap fustane për evente. Ndërsa sa I përket zonjave të politikës, mund të them se unë jam me fat që ato kanë përzgjedhur veshjet e mia.

Domethënë ato I paguajnë si të gjithë të tjerët veshjet që marrin?

Jo vetëm ato por të gjitha klientet e mia, përfitojnë nga një rregullore që kemi në local. Nëse je kliente e rregullt, pas disa porosive ka zbritje.

Blerinë, fjalia e parë që thonë njerëzit për Presidenten tonë është: Presidentja po vishet bukur! Dhe kjo natyrisht është meritë e ytja. Ky kompliment të përket ty dhe është kompliment që qëndron. Cili është bashkëpunimi me Presidenten por edhe me gratë tjera të politikës që ti vesh. A t’I lënë duart e lira apo të ndërhyjnë?

Të punosh për Presidenten është privilegj. Cdo dizajner mendon që kulmi I karrierës është me vesh  një yll filmi, ose një personalitet public ose një përfaqësues shteti. Shpesh them me vete: unë në këtë moshë kam arritur të vesh Presidenten! Nuk di cka do të bëj vitet e ardhshme! Bashkëpunimi me Presidenten është shumë I mirë. Është një prej personave që kuptohemi më së miri. Është komunikative dhe shumë e përshtatshme të punosh me të. Nuk ndodh asnjë herë të përzihet në kombinimin e teshave ose kombinimin e materialeve. Për mua kjo ndoshta është edhe më vështirë se duhet gjithcka të mendoj vetë. Ne kemi lexuar Kodin e Veshjes dhe e dijmë saktësisht se cka lejohet e cka nuk lejohet. Ka pasur raste kur më kanë kritikuar por janë do rregulla nga të cilat nuk guxon të dalësh. Është fundi, dekolteja të cilat edhe unë ndoshta kisha dashur t’I ndryshoj por ato rregulla janë të shkruara dhe ne duhet t’I respektojmë. Kjo bënë që silueta e Presidentes me qenë pakashumë e ngjajshme.

A I ke dizajnuar ndonjë gjë vjehrrës?

Nuk e prita këtë pyetje (qeshet). Kunatit I kam dizajnuar, kunatës po, Mendimit po,  por vjehrrës ende nuk kam pasur rast.  Nuk kam mbërri të dizajnoj dicka ende për te ngase nana (vjehrra) nuk është se preferon të dalë shumë jasht, është kryesisht në shtëpi. Edhe, fustanat e mi janë pak më të rënda, jo shumë të përshtatshëm për të.

Te ti vijnë ato që kanë stil dhe që duan të duken ndryshe nga rrethi. Si mendon ti, gratë e Kosovës a kanë shije?

Ndihem me fat, kohën e fundit, që nuk janë vetëm vajzat e reja kliente të miat por janë edhe ato më  në moshë.

Kam përshtypjen që mosha e mesme po e gjen veten më shumë te kreacionet tua!

Po! Deri në moshën 55-60 vjece vijnë te unë dhe kjo po më bënë të ndihem më e fortë në punën që kam përpara. Kur vijnë te unë e dijnë cka donë. Unë punoj me disa materiale që janë pak më të shtrenjta dhe më luksoze. Është edhe materiali ai që ia rrit cmimin fustanit. Jam e lumtur që po ma besojnë punën. Te unë nuk ka kompromis kur vijnë me fotografi ose me modelet e dikuj tjetër. Kjo është një temë për të cilën te unë, në local, nuk guxon të diskutohet. Unë e kam stilin tim dhe mënyrën time të punës. Ata që e dinë cka duan dhe e dinë që janë për te Blerina, janë të mirseardhur .

Marrja me këtë punë cfarë rreziqesh ka?

Rreziku më I madh është se nuk I sheh fëmijët duke u rritur të cilën gjë nuk do t’ia dëshiroja askujt.  Tash Ariani I ka dy vjet dhe unë nuk kam qenë aty kur ai e ka bërë hapin e pare. Nuk kam qenë aty ndoshta edhe kur e ka thënë fjalën e parë! Kjo punë më ka bërë të jem gjithnjë jasht shtëpisë, në local, me shumë punë, me shumë angazhime, punë me përgjegjësi. Mami im mundohet të më ngushëllojë duke thënë: Fëmijët rriten mos e ke merak, nana (vjehrra) I shikon më mirë se ti madje. Ajo vërtetë është edukatore e mirë, mbi të gjitha është gjyshe shumë e mirë dhe shumë e përkushtuar. Megjithatë unë jam nënë dhe më mungojnë shumë. Kjo është arësyeja që ndonjë herë më shkon mendja ta lë fare këtë punë. Po ndihem borxhli ndaj fëmijëve edhe pse ne të gjithë për ta punojmë.

Fëmijët do të të mirëkuptojnë për këto mungesa nesër  dhe do të krenohen kur të shohin diku  brendin e mamit të tyre BKR!

Shpresoj!

Blerinë shfrytëzoj këtë rast të të pyes për modën këtë vit, për ngjyrat që do të jenë në trend. A ke ndonjë këshillë për ato që duan modën dhe të bukurën?

Të veshin atë që ndihen më përshtatshëm, më komod. Nuk  jam adhuruese shumë e kombinimeve të ndryshme, kontrasteve të mëdha. I adhuroj ngjyrat më të lehta, me më shumë shkrirje. Në koleksionin që prezentuam keni parë edhe ju vetë nuk ka pasur kontraste. Ka pasur shkrirje të bukur, kanë qenë unike. Ngjyrat që janë përdorur në këtë koleksion kanë qenë ngjyra të lehta  si: e gjelbëra, e bardha, krema. Madje kësaj here ka mbizotëruar krema dhe e bardha për dallim nga koleksionet e kaluara që kam pasur laramani të ngjyrave.

Nëse duhet të zgjedhim mes elegancës dhe sportives cka do të na këshilloje për përditshmëri?

Po ju tregoj një rast: kur shkoj në local unë vesh një palë xhinse, një palë atlete dhe një bluzë dhe kur dal ta hap derën klientët  më pyesin: A mund ta takojmë Blerinën! Ndërkohë që unë vet ua hap derën. E preferoj më shumë sportiven, kur ka shumë punë, kur duhet ndoshta edhe të vrapohet. Ndërsa, eleganca e ka kohën e vet, vendin e vet. Natyisht ndihesh më femërore, më bukur, më unike me veshje elegante.

Që të dukesh bukur dhe në hap me kohën cila është më e rëndësishme, brendi apo stili?

Edhe firmat e njohura të botës kanë në koleksionin e tyre që unë, jo që nuk I kisha veshur por as të m’I falin nuk do t’I merrja. Shumë njerëz I marrin ato veshje vetëm pse është markë e njohur. Unë I iki kësaj. Kam dëshirë që të dukem bukur. Nëse ti ke stil tëndin, ti e di se cka do. Dhe kryesorja është që të ndihesh rehat.

Në qendrat tjera të Kosovës, e ke në plan të hapësh dycane apo vazhdon të mbetet vetëm ky në Prishtinë?

Tash për tash ne e kemi këtu në Prishtinë atelenë dhe butikun në të njejtin vend. Prioritet e kemi të dalim jasht Kosovës dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne. Na ka marrë shumë kohë sfilata sepse ky ka qenë organizimi të cilit, I kemi kushtuar kohë më së shumti që kur kam filluar të merrem me këtë punë. Në momentin që u kurorëzua me sukses kjo revy po pretendojmë të shikojmë mundësi të tjera.

Cka do të jetë puna e radhës? Do të filloni punën për revynë e radhës?

Jo jo, kam nevojë për pushim!

Por inspirimi nuk pyet ke apo nuk ke pushim. Nuk e besoj që nuk do të punosh dicka për vjeshtë!

Edhe disa ditë pas revysë, po më duket cdo ditë e diel. Dua të pushoj, kam shumë nevojë. Nuk e kam marrë ende veten nga sfida që pata.

Dua të kthehemi shumë kohë mbrapa. Si ka qenë fëmijëria yte, me cfarë ke luajtur ose kur e ke parë se dizajni  do të jetë edhe profesioni yt?

Cdo dizajner e ka të kaluarën e vet. Si fëmijë I kam veshur kukullat si edhe shumë moshatare të mia. Më kujtohet një rast kur e kam marrë këmishën e babit dhe ia kam prishur. E kujtoj edhe sot sa piskama ka shkuar. Kam qene tetë ose nëntë vjece. I doli problem edhe mamit pse ndodhi ky dëm! Më vonë u harrua ky incident! Tash ia kam borxh babit një këmishë.

Ende nuk e ke kthyer atë borxh?

Babi është ai që tërë kohën më ka motivuar. Kur e fillova karrierën më thoshte: hajde kur po e shet një fustan për me ma ble një jahtë!(qeshet)

U bënë 10 vjet që kur hyre në këtë rrugë!

Po, tani festojmë 10 vjetorin e maturës. Unë për herë të parë kam dizajnuar dhe kam qenë në departamentin e shkollës për dizajn të modës. Pra që nga viti I tretë merrem me këtë punë. Fillimisht e kam marrë si hobi por kur e kam kryer dizajnin e modës atëherë ishte cdo gjë e vendosur që ky do të ishte profesioni im.

E kemi parë që edhe familjarët tjerë të qëndrojnë afër.

Mami im është krahu im I djathtë. Ajo merret me të gjitha organizimet. Por ajo që më mbështet, më ndihmon vazhdimisht është motra ime.

Pate shkuar në Austri për studime. Cfarë ndodhi që u ktheve?

Unë isha në Austri por pata pak problem se shkolla e modës u mbyll se duheshin bërë renovime dhe kështu mbeta dy vjet duke pritur se po hapet. Në ndërkohë dëgjova se këtu në Prishtinë po hapej Dizajni I Modës me Izat Currin. Kam qenë shumë konfuze fillimisht: të rri në Vjenë apo të kthehem këtu në Kosovë e me kry Dizajnin e Modës! Ka qenë një ndër momentet më të vështira  në jetë ai kur më është dashur të kthehem në Kosovë dhe të ndahem nga motra. Tani jam e lumtur që jemi bashkë. Më lejo të them edhe dicka: Dizajni I Modës këtu është ndër fakultetet më të shtrenjta. Uroj që të hapet ky drejtim në kuadër të Universitetit të Prishtinës dhe t’u mundësohet talentëve të rinj që të vazhdojnë studimet aty. Ky drejtim ka kosto të mëdha. Unë kam qenë e detyruar të shkoj në Vjenë për të punuar në mënyrë që të paguaja këstet e larta të fakultetit. Me një rrogë të mamit e të babit ka qenë e pamundur të paguhen.

Cfarë janë raportet me koleget e profesionit?

Të gjithë kolegët, që tani janë top dizajnerat e Kosovës, kemi qenë rreth një banke. Në një klasë kemi qenë: Teuta, Flutura, Valdrini, Yllka…të gjithë jemi krijuar dhe forcuar prej një trungu. Kemi raporte të shkëlqyeshme. Nuk mund të jetë ndryshe. Normalisht kur kalon tri vjet në të njejtën bankë, lidhesh edhe më shumë. Jam shumë e lumtur që të gjithë nga ajo gjeneratë jemi activë dhe jemi në krye të modës këtu. Mbështesim njëri tjetrin në të gjitha situatat. Secili ka stilin e vet. Konsulltohemi mes vete për cdo gjë. E konsideroj veten me fat që kam miq si ta, që më përkrahin dhe motivojnë për punë.

Modelet e kryen punën ashtu sic ke dashur ti?

Në fakt modelet janë të njejtat prej shtatë vjetësh dhe janë shumë profesionale. Pa ndihmën e tyre nuk do të kisha mundur të jem këtu. Ato ma ekspozojnë fustanin në mënyrën më perfekte të mundshme. Ecin mirë, pozojnë mirë. Ato e dijnë saktësisht cka dua unë.

Jam  kurreshtare të di, një kreatore a duhet të dijë edhe të qep?

Profesori na thoshte: Me ditë me qep por kurrë në makinë mos me u ulë. Sekreti I cdo dizajneri është t’I dijë gabimet ku janë dhe të dijë t’I përmirësojë ato dhe të dijë t’u trgojë punëtorëve cka është mirë e cka është keq. Ne dimë të qepim se e kemi pasur lëndë gjatë studimeve por unë të ju them të drejtën asnjëherë nuk jam ulur vetë të qep se do të ngarkohesha shumë. Kam një staf të punëtorëve shumë të mirë të cilët e kryejnë këtë pjesë të punës.

Po I referoheni shumë shpesh professor Currit. A është ai I kënaqur me këtë klasë dizajnerësh?

I referohem jo vetëm prof. Currit por edhe Davidit. Prof. Curri ka ardhur shumë shpesh në Kosovë. Tani sapo ishte, një ditë para revysë udhëtoi. Kam përshtypjen se është I kënaqur. E tha heren e fundit kur ishte se atë që ai ka dashur të arrijë e ka arritur.

E keni bërë krenar!

90% e dizajnerëve sot në Kosovë janë produkt I prof. Currit dhe Davidit. Profesor Davidi është frnacez dhe është ai që ka sjell frymën franceze këtu. Ai nuk ka toleruar gabime. Punën e 24 orëve për një milimetër ai ta ka prishë dhe është dashur të fillojmë cdo gjë prej fillimit.

Megjithatë sot i je mirënjohëse!

Edhe pse atë moment e kam sharë se kam qenë shumë nervoz por sot I jam shumë mirënjohëse për cdo gjë që ka bërë për ne. Edhe sot e konsultoj. Kam pasur fatin që ai ka qenë mysafir I imi në tren. Ka ardhur enkas nga Franca për revynë, dhe I ka parë fustanat nga afër dhe më ka thënë fjalët më të mira.

Blerinë faleminderit që ishe pjesë e Botës F. Uroj që ky emër, brendi BKR të ketë sukses edhe jasht Kosovës  dhe të krenohemi kur të shohim fustanat tu në trupin e një artisteje Holiëudi!

Zonja Florë, faleminderit ty! Jam ndier shumë rehat gjatë kësaj bisede. Tani po e shoh se cfarë force dhe guximi por edhe përgjegjësie paskam pasur! Të fus gjithë ato personalitete në një tren dhe të marr rrugë me ta! I falem Zotit për këtë forcë dhe guxim që më ka dhënë. Ju falënderoj edhe një herë shumë për ftesën dhe uroj që të jem përsëri në emisionin tuaj edhe kur të kaloj kufijt e Kosovës.

Kur të arrish atje, këtë nuk e vë fare në dyshim, uroj të mos harrosh që je produkt I Kosovës!

Këtë nuk do ta harroj asnjëherë. Në Vashington në Kenedy Honory Center është prezantuar fustani im me logon BKR. Kur e pash fotografinë u gëzova shumë dhe thash me vete: Sa mirë është made in Kosova!



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora