Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kosova e pavarur në sytë e studentëve

| E marte, 14.05.2013, 05:02 PM |


KOSOVA  E  PAVARUR    SYTË  E  STUDENTËVE

(Konferencë shkencore për Kosovën në Universitetin e Varshavës)

Nga data 13-27 maj 2013, me ftesë të Universitetit të Varshavës një grup studentësh të Fakultetit të Edukimit dhe të Fakultetit të Filologjisë, të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të  udhëhequr nga Prof. asc. dr. Begzad Baliu, i cili është edhe bashkëmentor i projektit të studentëve polakë, do të marrin pjesë në Konferencën shkencore: Kosova e pavarur në sytë e studentëve (shoqëria – kultura – politika).

Kësaj Konference i ka prirë hulumtimi njëmujor i gjashtë studentëve polakë gjatë nëntorit  2012 në Kosovë, të cilët kanë vjelë materialin për temat e masterit për kulturën, jetën politike, historinë dhe shoqërinë në Kosovë. Gjatë kësaj kohe ata kanë qenë të shoqëruar nga studentët e Universitetit të Prishtinës, të cilët tani janë ftuar të marrin pjesë me projektet e tyre në Universitetin e Varshavës. Studentët nga Kosova: Arben Mehmeti, Xheneta Brajshori, Besim Berisha, Abdullah Aliu dhe Besart Rexhepi do të prezantojnë tri kumtesa për luftën e fundit në Kosovë, simbolet kombëtare e shtetërore, identitetet kombëtare, si dhe pozitën e gruas shqiptare në Kosovë, ndërsa studentët polakë do të prezantojnë gjetjet e tyre për Betejën e Kosovës, kulturën tradicionale shqiptare, si dhe Kosovën në integrimet europiane.

Kjo është konferenca e dytë shkencore që organizohet nga universitetet polake për Kosovën brenda  brenda dekadës së fundit. mit dh?"
?FH`8?j të Filologjisë, të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të  udhëhequr nga Prof. asc. dr. Begzad Baliu, i cili është edhe bashkëmentor i projektit të studentëve polakë, do të marrin pjesë në Konferencën shkencore: Kosova e pavarur në sytë e studentëve (shoqëria – kultura – politika).

Kësaj Konference i ka prirë hulumtimi njëmujor i gjashtë studentëve polakë gjatë nëntorit  2012 në Kosovë, të cilët kanë vjelë materialin për temat e masterit për kulturën, jetën politike, historinë dhe shoqërinë në Kosovë. Gjatë kësaj kohe ata kanë qenë të shoqëruar nga studentët e Universitetit të Prishtinës, të cilët tani janë ftuar të marrin pjesë me projektet e tyre në Universitetin e Varshavës. Studentët nga Kosova: Arben Mehmeti, Xheneta Brajshori, Besim Berisha, Abdullah Aliu dhe Besart Rexhepi do të prezantojnë tri kumtesa për luftën e fundit në Kosovë, simbolet kombëtare e shtetërore, identitetet kombëtare, si dhe pozitën e gruas shqiptare në Kosovë, ndërsa studentët polakë do të prezantojnë gjetjet e tyre për Betejën e Kosovës, kulturën tradicionale shqiptare, si dhe Kosovën në integrimet europiane.

Kjo është konferenca e dytë shkencore që organizohet nga universitetet polake për Kosovën brenda  brenda dekadës së fundit.