E premte, 29.03.2024, 06:15 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Amanetet e gjyshit tim

E marte, 14.05.2013, 07:34 PM


Demir KRASNIQI :

 

AMANETET E GJYSHIT TIM

 

Gjyshit tim i pastë rahmet –

M’ ka lanë  fjalë e  amanet !...

Me mbajt  besë e mos me rrejt ,

Mendo mirë e puno drejt !

 

N’ daç me ba gjumin rahat –

Mos iu ba dreqit argat !

Mos korit varret e t’ parëve –

Mos iu ba argat tradhtarëve !

 

N’ daç  respektin prej  katunit –

Mos iu ba argat spiunit !

Rri rahat ,  me kokë mos lujë –

N’ krue t’ hyqmetit mos pi ujë !

 

N’ daç telash mos me i nxjerrë vetit –

Mos i hyp  magarit  t’ hyqmetit !

N’ daç me pshtue prej kopukut –

Mos iu ba argat hajdukut !

 

N’ daç me pshtue prej çarshisë –

Mos iu ba krah dilinxhisë !

N’ daç kah ti mos me u ngrehë gishti –

Mos i zhdrypë pelës prej bishti !

 

N’ daç rahat ,  gajlet me t’ lanë –

Mos kofsh borxh – mos hyn dorëzanë !

N’ daç haram , mos me e ngranë bukën –

Mos ia përmbys mikut –  kupën !

 

N’ daç rahat n’ shoqni me kanë –

Mos merr për gojë hiq kërkanë !

Në daç Zoti , ty me t’ dashtë –

Mos e le udhëtarin jashtë !

 

N’ daç ngatë zemrës , Zoti me t’ pasë –

Ngjitja dorën fukarasë !

N’ daç me t’ marrë lakmi gjithë treva –

A pe ? – S’pashë ! A ndjeve ? –  S’ ndjeva !

 

Gjilan, më 13 . 05.2013.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora