Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ukshin Zajmi: U themelua një parti e re në Kosovë

| E marte, 14.05.2013, 09:04 PM |


Forumi Demokratik për Bashkimin Kombëtar parti e re politike në Kosovë

Nga Ukshin Zajmi

Në organizim të Këshillit nismëtar, në Prishtinë, u mbajt Kuvendi i parë themelues i Frontit Demokratik për Bashkimin Kombëtar për Kosovë. Në këtë tubim, pos të deleguarve nga deget në themelim nga të gjitha qytetet e Kosovës morën pjesë edhe mysafir nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova Lindore. Në fillim, pas zgjedhjes së kryesisë së punës të këtij kuvendi dhe përshendetjes se punës së Kuvendit nga mysafirët, të deleguarit, pasi u lexua Programi I veprimit dhe punës së këtij Fronti, që tashmë është regjistruar edhe si parti politike dhe Statuti, të dyja këto dokumente me disa verejtje u miratuan. Të pranishmit me aklamacion, pas një propozimi dhe arsyetimi, zgjodhen kryetarin e kësaj partie me aklamacion Hysni Elshanin.

Në këtë Kuvendi, u zgjodh Këshilli Organizativ i kësaj partie prej 31 antarëve, ndërsa Hysni Elshani, kryetar lexoi Deklaratën politike te Frontit, i cili punon e vepron nën moton: Një komb, një flamur, një shtet! Me këtë rast u tha se, Fronti do t’i delin në ndihmë popullit shqiptar duke përmirësuar zgjidhjet e deritashme parciale në sferën politike, ekonomike e gjeografike duke lënë kështu [ështjen kombëtare në rend të dytë apo edhe më larg, karshi interesave përsonale e klanore. Të pranishmit u zotuan se tash e tytje do t’ veprojnë si subjekt i organizuar politik si një zë që ka individualitet, edhepse në fillim ndoshta jo aq i lartë, por pa folklorizëm e veprime pseudopatriotike.

Në fund, Këshilli drejtues mbajti edhe mbledhjen e parë dhe zgjodhi kryesinë e kësaj partie për Kosovë,  prej 15 antarësht dhe organet tjera të punës.