E shtune, 20.04.2024, 07:37 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Shqiptarë, mos i gëzoni plaqkitësit në vendkalimet kufitare

E hene, 12.05.2008, 09:01 PM


Selim Hasanaj
SHQIPTARË, KOHA E PUSHIMEVE PO VJEN, MOS I GËZONI PLAQKITSIT E UNIFORMUEM NË SERB NË VENDKALIMET KUFITARE

Nga Selim Hasanaj

Meqense po afrohet koha e pushimeve per mergaten shqiptare e cila per cdo vit merr rrugen e largët me nga disa mija kilometra me tanë familjen në vetura dhe kombivetura, udhtojnë me nga dy-tri ditë e netë pa fjet dhe ashtu të lodhun por të gëzuem sepse po shkojnë në vendlindjet e tyne të dashtuna pothuej tanë tremujorin e veres shef njeriu neper rruget dhe autobanet e Evropes perplot shqiptarë.
Edhe unë dhe familja e ime jemi nga ata që që nga vera e vitit 2000 rregullishtë me veturë nisem nga Sarpsborg i Norvegjisë dhe kalojë neper Suedi, Danimarkë, Gjermani, Austri, Slloveni, Kroaci, Bosne , prap Kroaci dhe futem në vendkalimin kufitar Mali i Zi - Kroaci në Debeli Breg dhe nga këtu tutje neper Herceg Novi, Budva, Cetinje, Podgoricë, Rozhajë dhe Pejë në Kosovë. Këtë rrugë po sikur unë e kalojnë edhe me qindra e mijra shqiptarë mergimtarë nga Norvegjia, Suedia, Danimarka, Gjermania etj,etj.
Unë këtë herë kamë qellimin të shkruej pak per nji dukuni që asht ba zakon dhe gati domosdoshmeni, dukuni kjo per të cilen ma së pari i kanë fajt vetë shqiptaret e tek pastaj policet kufitar dhe doganieret serb dhe malazez në vendkalimin kufitar Kroaci - Mali i Zi, në Debeli Breg.
Unë per cdo vitë aty, pra në at vendkalim kufitar konfrontohem në nji ose mënyren tjeter me njerëz të paftyrë , plackites, njerz të korruptuem të veshun me uniformen e policit dhe doganierit të Republikes së Malit të Zi. Dhe nuk asht e quditshme pse ata sillen me mue ashtu si sillen perderisa veturat që kalojnë para meje të mergimtarve shqiptarë nga shtetet e ndryshme të Evropës, posa i afrohen sportelit të doganes dhe policisë dhe i japin pashaportat per kontroll ata në palen e pasaportave fusin nga 5-10 euro dhe polici kriminel, hajn, plaqkitës ato pare i fut në xhep të vetin dhe thotë Sreqan put dalje ( rrugë e mbarë tutje), dhe tani kur unë dhe me siguri edhe shumë të tjerë si unë u japim policve pasaportat e zbrazta , polici hajnë gjanë metoda per ndeshkim dhe metodat e tyne per neve shqiptaret si zakonisht asnjiherë nuk janë të kandshme e njerzore se sa per ligjore as mos të flasë fare. Ndodhë të na thuhet të parkohemi anash dhe të presim. Pashaportat na i marrin dhe me nga dy tri orë as që vijnë të na shofin. Neve thjeshtë detyrohemi të presim në dielli me familje e fëmijë që kjajnë e piskasin nga vapa e madhe. Ndodhë të vijnë dhe direkt të na pyesin se a kemi para, a kemi cigare, a kemi parfyma, a kemi pije freskuese ose alkoolike nga jasht dhe asnjiherë se a jemi në rregull dhe mos në bagazh të veturave kemi dicka kriminale si armë, drogë etj. Kjo policve hajna serb të Malit të Zi nuk ju intereson. Atyne ju intereson që ta gjajnë mënyren per të na i nxjerr me zorë 10 euro që nuk na u paska "KUJTUE" vetë ti fusim në mes të Pasaportes.
Personalisht asnjiherë nuk jamë ligshtue dhe në të gjitha " PERGDHELJET " e tyne monotone dhe pise jamë pergjigjë me dinjitet si p.sh. në pyetjen ; a ki duhan, unë pergjigjem se nuk e pijë fare. Në pyetjen a kamë parfyme , unë pergjigjem se jamë plak dhe nuk parfymosem ose jamë alergjikë dhe nuk parfymosem, në pyetjen a kam para, unë pergjigjem se po por ato i kamë në bankë dhe kur të mbrrijë në Kosovë i nxjerr sipas nevojave që kamë me kartelen VISA, në kuletë kamë vetem sa per benzin dhe shpenzime të rrugës. Ata mendojnë se më terrorizojnë me metodat e veta , por edhe unë nuk i merzitem kësaj sepse derisa ata sillen si lypsar dhe mundohen të më nxjerrin dicka unë pushojë nga lodhja e vozitjes së largët dhe jamë superior ndaj tyne. Mirpo superioriteti nuk mjafton sepse ata per nji hiq, per nji asgja mund të kurdisin dhe të marrin në qafë. Raste të tilla ka pas pothuej per cdo verë ku shqiptaret janë rraf para familjes dhe fëmijve, janë arrestue dhe dergue në burgje të Serbisë me akuzen gjoja per pjesmarrje në UCK e cka jo tjeter.
Por unë jamë kategorik se asnji shqiptarë nuk duhet të fut para as të provon me forma tjera të mitos kur kalon kufijt e Malit të Zi. Unë asnjiherë nuk idhnohem në policet dhe doganieret serbomalazez sepse neve vetë i kemi mësue ata të sillen ashtu me neve. Andaj apelojë permes këtij shkrimi që të ndergjegjësohemi dhe mos tua japim parat tona të fitueme me djersë dhe gjakë neper punet e randa fizike neper BAUSHTELLAT e Evropes , policve shkije , sepse nese edhe vetem njani nga neve e banë këtë punë atëherë nuk kemi cka i fajsojmë policet dhe doganieret se po na plackisin .
Ndersa ata shqiptarë mergimtarë që kalojnë neper Serbi as që më dhimsen kur bien në gracka dhe telashe sepse vetë po i shkojnë ujkut në gushë. Ma mirë disa qindra kilometra ma rrotull se sa të leni paret neper Serbi, të i "QAROSNI" doganieret dhe policet shkije etj, etj. Nuk po kuptojë sa të padinjitetshem që jemi. Të ndalon polici serbomalazez dhe ti je me të gjitha gjanat në rregullë, cka ke të dridhesh para tij, të frigohesh nga ai ?! Asht e shemtimt dhe trishtuese , asht banale dhe neveritse kur shef shqiptarin tek provon të gjunzohet para shkaut polic bile bile edhe pa e detyrue polici, dhe se si fut doren në xhep dhe i jep dicka, si i thotë FALLA GOSPODINE ( të falemnderit zotni) dhe vetemsa që nuk e perqafon. Ndersa po këta shqiptarë kur mbrrijnë në Kosovë sillen si kapadai , ma së pari në rrethin e familjes dhe kusherinjve të vetë, në fshat të vetin, në rrugë, se si vozisin veturat po si të cmendun dhe nese polici i SHPK-SË i ndalon se si sillen me te, si e ofendojnë, si e perbuzin, nuk ju mjafton që polici i SHPK-së i flet shqip dhe e quen zotni, i thotë të lutem dhe të falemnderit. Jemi mësue neve me na piskat : STANI PICKA TI MATER, STANI GJUBRE SHIPTARSKO, HEJ TI BITANGO etj etj. Kështu "PERKDHELJE " të tilla perjeton shumkush nga neve kur kalojmë kufijt Serbi - Kosovë dhe Mal i Zi - Kroaci, por atyne ju perkulemi dhe ju thojmë IZVINI BRATE ( më falë vëlla), ndersa vëllaun polic shqiptarë të SHPK-së e qojmë shgpesh edhe në p... të samës sepse na flet shqip.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora