E enjte, 25.04.2024, 08:32 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Promovohet ''Nën arkadat e universit''

E marte, 14.05.2013, 07:30 PM


PROMOVIM  LIBRI ME POEZI "NËN ARKADAT E UNIVERSIT" Të autorit NOKË SINISHTAJ

Nga Dedë Preqi

Në qytezën Emmenbrucke të Luzernit në Zvicërr, me 12 maj 2013, në kuadër të Shoqatë së Krijuesve Shqiptarë në Zvicërr( SHKSHZ), u organizue promovimi i librit "Nën arkadat e universit", të autorit Nokë Sinishtaj, me ç'rast fjalën hyrëse e paraqiti kryetari i kësaj Shoqate z.Besnik Camaj, i cili në këtë rast e nderoj  poetin Sinishtaj, me "çMIMIN E KARIERËS"

Në mesin e shumë atdhetarëve në këtë tubim rasti ishte edhe zavendës ambasadori i Kosovës në Zvicërr, dhe krijuesi zotëri Mustafë Xhemaili, kryetari i Unionit Demokristian Shqiptarë në Zvicërr zotëri Dedë Hajdari, poeti e kritiku letrar zotëri Shaip Beqiri, si dhe shumë shkrimtarë e poetë tjerë, si dhe shumë dashamirë  të fjalës së shkruar nga diaspora në Zvicërr.

Poetët Bardhec Berisha dhe Ahmet Haxhocaj, i lexuan disa poezi nga libri në fjalë, me ç'rast nuk munguan  edhe urimet e  përgëzimet e tjerëve, ashtu,  kritikat dhe vlerësimet e librit të autorit Sinishtaj.

-Kushtet dhe rrethanat që e përcjellën popullin shqiptarë, e kushtëzuan dhe e detyruan atë, që shumica e tyre ta braktis atdheun e vet, të cilët e vazhdojnë jetën dhe veprimtarinë e tyre në kushte e rrethana të tjera, jashtë vendlindjes.

Kjo popullatë e mërguar në gjitha vendet e ndryshme të botës, jo vetëm si krah e fuqi punëtore, por edhe mendje ndritur, si krijues të zellshëm letrar dhe artdashës, të cilët nëpërmjet refleksionëve krijuese, shprehën mallin dhe dashurinë për atdheun e tyre, sidomos përmes poezisë.

Edhe pse ishin të ndarë fizikisht nga gjiri i vendlendjes, ata gjithnjë ishin të lidhur shpirtnisht me atdheun, njerëzit  dhe tablot e tij, me çrast, malli dhe dashuria ndaj atdheut u ç'faqë edhe te Rilindasit shqiptarë, që një numër i madh i tyre jetuan dhe krijuan në diasporë.

Prandaj, elementet e tilla poetike u ç'faqën edhe më vonë, në periudhat e fundit, deri në ditët e sotme, të cilat vërehën prej një autori në tjetrin, e cila krijimtari korpërohet në vazhdimësi me letërsinë shqipe, si kontribout i pa mohueshëm i zhvillimit të saj.

Fjalë për autorin

(Poeti Sinishtaj, dukët i qetë, por në shpirt është plot zjarr, i cili shpërthen vetëm përmes vargut)

Në kuadrin e një numri krijuesish të kohës së mesme, që krijimtarinë e tyre e zhvilluan në diasporë, bënë pjesë edhe poeti i shquar i Malësisë nga Tuzi, zotëri Nokë Sinishtaj, i cili këtë radhë  paraqitët me  vëllimin e dhjetë librave me poezi.

Poezia e N.Sinishtaj, është produkt i një përjetimi të thellë, e dhembjes dhe mallit që ndjenë për njerëzit dhe atdheun e tij, dhe ndaj gjithë asaj që e përbënë historinë e pasardhësve të autorit.

Poezia e poetit Sinishtaj në këtë libër, shërbehët si ushqim shpirtëror, i cili e motivon lexuesin dhe e mobilizon me elemente burimore, të cilat janë të ndieshme dhe plagë, por del si diçka e çmueshme  e dashur, e jo si pasojë e ligësisë, e mallëkimit dhe frikës.

Poeti Sinishtaj, përveq që i këndon vendit të vet, i cili e ka ushqyer shpirtin e tij në vazhdimësi, të cilit dhe i përketë ku do që të jetë, dhe sakrificat  për t'a ruajtur tokën e të parëve, poeti ruan edhe kujtime të tjera, e të shumëta fëminore, duke i përkujtuar me nastalgji.

Kujtimi për njerëzit dhe atdheun e vet e përcjellin  poetin në çdo hap e ku do, dhe dashuria ndaj tyre bëhët pjesë e pa ndashme e tij, dhe këtë botë poeti e shpreh sidomos  përmes poezisë, duke ia kushtuar nënës, motres, babait, vëllaut, shokëve dhe shumë miqve të tij.

Vargje për motren, Mirëupafshim motër: E ti, motër, qëndron në arkë të kujtimit, si nanë, o Hanë Gjeloshja, o e dashtuna Hanë,

Mirëupafshim atje ku ska më vaj as lot, Atje, ku gjama s'përsëritët ma si sot, e tjera.

Poeti Sinishtaj mbanë qëndrim kritik edhe ndaj gjestëve e dukurive negative, të cilat mund t'i quajmë edhe tema të kohës, por më rëndësi është se, në këtë libër poeti është shprehur kushtimisht me realitetin e dukurive në vendlindje, dhe pastaj në vazhdimësi me realitetin e peripetive të tij në mërgim, si prodhim i jetës dhe natyrës  funksionale, duke marrë një dimenzion origjinal, të cilin e kultivon poeti me kujdes të veqantë përmes vargut dhe poezisë.

Poeti Nokë Sinishtaj ka një pjekuri në vargun poetik, dhe merret vazhdueshëm me këtë krijimtari, i cili jeton dhe krijon në Luzern të Zvirres, në vendin ku ia qesëndisë  edhe disa vargje " Si venë e qelun vlon Luzerna".



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora