E enjte, 28.03.2024, 01:47 PM (GMT)

Kulturë

Ylli Hoxhaj: Një vepër që sfidon historinë

E marte, 14.05.2013, 08:03 PM


Një vepër që sfidon historinë dhe ushqen krenarinë kombëtare

(Disa shënime për librin e Kujtim Matelit:

Dodona ndodhet në Dëshnicën e Përmetit “, 11 maj 2013)

Kujtim Matelin e njihnim  si mësues të pasionuar e të angazhuar të letërsisë; si publicist të hollë e të freskët, si poet lirik i malleve të vendlindjes , si kritik e studiues i veprave letrare dhe artistike , të disa autorëve të shquar, madje edhe të shumë krijuesve dëshnicarë…Me një modesti  prej fisniku dhe eruditi të kompletuar, këto kohët e fundit Ai na  shfaqet me një dimension të ri, atë të Historianit e të studiuesit të antikitetit shqiptar, duke na sjellë  veprën studimore” Dodona është në Dëshnicën e Përmetit”,

Në një truall hyjnor, mund të  lindin Hyjni... Ke te drejtë , Miku im Kujtim: Një magje hyjnore, si kjo magjia jonë, e këtyre viseve këtu,  mund të gatuajë e mbrujë hyjni e njerëz të tillë. Dhe kjo është një argument më shumë për tezën  tënde  për vendodhjen e vërtetë të Dodonës.

Edhe unë, disa vjet më parë vajta te Dodona e Janinës, (aty ku pretendohet se ndodhet Ajo):... I thirra …, i fola e i fola, i rashë në gjunjë,…  psherëtiva,… derdha edhe dy pika lot… Ajo heshtte..Unë i flisja si dodon, e ajo nuk më përgjigjej...

Ne të gjithë e dimë që Orakujt kurrë nuk heshtin…Po pse heshtteDodona e Janinës”?! Nuk e kuptoja dot atëherë. Ajo gjithmonë  ka qenë dhe mbetet  një robinë e gjithëlakmuar, pse jo dhe e falsifikuar… Tani, që kemi  përpara  Librin e  Kujtim Matelit,  për Dodonën shqiptare, tani e kuptoj. Ajo heshtte se nuk ishte Dododona e vërtetë, dhe se vendi i saj nuk ishte atje.

Po ku është,.. ku?!...Ja, sipas Studjuesit  tonë,  vendndodhja e saj  është këtu, tek ky prag që flasim sot… Ndaj dhe organizatorët  e këtij promovimi dhe Autori i veprës, qofshin të bekuarit e saj..

Për mijëra vjet Orakullin pellazgjik e kishin marrë nëpër gojë Korifejtë  botërorë të  historisë dhe të studimeve të mëdha:  Që nga Homeri mitik e deri … tek Kujtim Mateli. Dhe  kjo është një sfidë e madhe intelektuale dhe atdhetare: Sepse , tanimë tezave  dhe studimeve  për këtë çështje kaq të lakmuar dhe të ndërlikuar , Kujtim Mateli u jep një përgjigje të  re , të qartë dhe fort mirë të argumentuar në veprën e tij, që po provojmë…

Mjegullnajat dhe Misteret e dhimbjeve të  Dodonës pa gojë  në këtë libër ndriçohen mirë: mbi një ballafaqim  dhe logjikë historike  të paanshme , me deduksione  të reja , të cilat pa dyshim kanë zgjuar kureshtjen, miratimin dhe vlerësimin e madh tek shumë lexues dhe studiues dhe  tek disa të tjerë edhe lakminë  e mërinë arkaike të prishjes së qetësisë  dhe të tezave akademike   të “ mbyllura “.Në këtë vështrim libri i tij merr vlerat e një studimi të madhe e të guximshme, që duhet përkrahur e mbështetur.

Autori ka bërë një punë të pazakontë, (një antologji e vërtetë) duke gjurmuar dhe qëmtur  materialin e gjerë e, në mjaft herë, kontradiktor të shumë autorëve , që kanë trajtuar këto tema të mëdha të historiografisë ballkanike .

Bije në sy një qëndrim i matur, dashamirës e vlerësues,  ndaj këtyre referimeve. Autori i skedon ato me respektin e një studiuesi  sklupuloz, i analizon me seriozitet, i ballafaqon , gjen mospërputhjet e diversitetet,   jep edhe mendimin e tij, në favor të tezës së  zhvendosjes  së vendndodhjes së Dodonës drejt Trebeshinës së Dëshnicës. Kështu Donona vjen  drejt vendlindjes, e argumentuar  hap pas hapi… Në shërbim të këtij pikësynimi , autori ka vënë edhe një gjuhë korrekte, shume të qartë e të kuptueshme. Dhe mendoj se kjo është edhe një meritë tjetër e kësaj vepre të madhe.

Lexuesi, e studiuesi gjen mjaft material të freskët historik e mitologjik. Mëson shumë njohuri të reja , të cilat të zgjojnë admirim e krenari.

Sami Frashëri- Dijemadhi,  i botës shqiptare,  e kishte nisur  rrugën për te Dodona e Vërtete… Dhe Ai besonte se Dodona do te ishte  këtej, në këto vise.  Ai hodhi farën dhe  nguli piketat e rrugës qe duhet të ndiqnin studiuesit me tej… Kujtim Mateli u vu në këtë rrugë dhe  ja ç’ na solli : Veprën më të re e më të brishtë për Dodonën pellazgjike,”Dodona ndodhet në Dëshnicën e Përmetit”.

Nga ky libër  mësuam se  jemi shumë borxhlinj para  historisë dhe  lavdisë sonë, të cilën, në disa raste, na i kanë mohuar, na i kane fshehur, falsifikuar, e gjymtuar…

Gjithashtu, shembulli dhe puna e shkëlqyer e Kujtim Matelit na thërret e na angazhon  të gjithëve:  se të gjithë kemi mundësia të kontribuojmë e të mbështesim studiuesit , njerëzit tanë të përkushtuar…  Të tillë kemi shumë dhe,  në Dëshnicë, aktualisht  janë gjithashtu me dhjetëra vepra e  krijime  të niveleve  të larta , qe presin  të njihen e të zënë vendin që meritojnë. Dëshnicarët   kanë filluar të lëvizin dhe po e  thonë fjalën e tyre …

Por në këtë drejtim ne na duhet t’u bëjmë thirrje , jo vetë Përmetareve , por tërë njerëzve që kanë mundësi financiare, dhe librin e Kujtimit për Dodonën ta hedhin në disa gjuhë: anglisht, frëngjisht, rusisht, greqisht, etje, me qëllim   të njihet dhe të vlerësohet domosdo edhe nga studiuesit me zë të Evropës dhe Amerikës.

Urime  Autorit, shëndet e suksese !

Ylli S. Hoxhaj, Përmet, 11 maj 2013


(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora