E marte, 19.03.2024, 03:47 AM (GMT)

Mendime

Hilmi Saraçi: Ura e Vjetër dhe tjetërsimi

E hene, 13.05.2013, 07:04 PM


Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri dhe tjetërsimi i saj

Nga Prof. Hilmi Saraçi

Për trashigimin kulturore dhe historike në Vushtrri janë dhënë verejtje disa here nga ekspertet e kësaj lamije dhe nga qytetarët e Vushtrrisë dhe më gjerë . Kjo trashegimi kulturore dhe historike në Vushtrri tani një kohë të gjatë nuk ka pasur kujdes të duhur, sidomos Ura e Vjetër e Gurit. Gjatë vitit 2007 kanë lindur verejtje seriozë dhe reagime për ruajtjen dhe kujdesin instucional dhe historik, pasi gjatë kësaj periudhe dhe më vonë ky kujdes ka munguar nga instucionët përgjegjëse . Në kohet e fundit kjo sikur ka marr kahje tjetër dhe kanë filluar të merren hapa për kujdesin e tyre.

Dokumenti i Ahtisarit tjetërson trashëgiminë tonë kulturore dhe historike

Kuvendi Komunal në Vushtrri , në kohen e negociatave për statusin e Kosovës në krye me presidentin Ahtisarin (2006-2007) ka drejtuar një letër qarkore me vërejtje në propozimin e pakos së Ahtisarit organëve më të larta shtetrore dhe mjetëve të informimit në të cilen bëhet fjalë se dokumenti i Ahtisarit "propozimi gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës të datës 2 shkurt 2007, aneksi V- Trashëgimia Fetare dhe Kulturore , përkatësisht në nenin 4 të këtij dokumenti bëhet fjalë për Zonat e Mbrojtura . Në nenin 4,1, 4, janë cekur objektet, gjegjësisht lokacionet si zona të mbrojtura , ku në mesin e tyre është përmendur edhe “Ura Mesjetare e Voinovoqëve”, Vushtri (faqe 42, rreshti i tretë ), sipas të cilës tjetërsohet trashëgimia kulturore e periudhës antike dhe me këtë rrenohen të dhënat faktike të historisë për këtë monument kulturo historik iliro shqiptar.

E gjithë kjo ka ardhur në bazë të gojëdhënave të trilluara nga kuzhina pseudo-shkencore serbe. Ky objekt i trashëgimisë kulturo-historike në komunën e Vushtrrisë njëhet me emrin "Ura e Vjetër e Gurit". Për këto objekte të trashigimisë kulturore dhe historike ka të dhëna të pakontestueshme , të bazuara në të dhënat matërjalo- lëndore. Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri hyn në radhen e urave më të vjetra në ballkan. Është e ndërtuar qysh nga shekulli V- p.e.r., gjë që lidhet me zhvillimin shoqëror dhe ekonomik tw kwsaj periudhe. Andaj, vërejtja konsiston në emërtimin jo të saktë të këtij objekti kulturor. Emërtimi i saktë për këtë urë duhet të jetë "Ura e Vjetër e Gurit" e cila i takon periudhës antike dhe jo si “Ura e Voinoviqëve”. Mëgjithatë në kohet e fundit KK në Vushtrri përreth “Urës së Gurit”, në anën e majt ka bërë disa ndërhyrje duke rregulluar sipërfaqe tw gjelbëruara, me një motel ku kjo hapsirë ka marrë pamje tjetër nga ajo e mëparshmja.

Bazuar në këto të dhëna më lartë, Kuvendi Komunal në Vushtrri pati kërkuar që këtë çështje ta shtroje në Grupin Punues për Trashëgimi Fetare dhe Kulturore të Kosovës, në mënyrë që objekti në fjalë të mos përfshihet në listën e objekteve si në nenin 4, 1, 4 të Dokumentit të Ahtisarit, por kjo nuk është marrur në konsiderim për ndryshimin e këtij dokumenti.

Kujdesi dhe reagimi me kohë ka munguar

Për këto të dhëna të shtrembëruara të trashëgimisë tonë , veçanërisht për Urën e Vjetër të Gurit në Vushtrri ish drejtori i Muzet Historik dhe Etnografik në Vushtrri , Bedri Xhema thotë se nuk ka pasur njohuri si ka ardhur emërtimi i Urës së Vjetër të Gurit me emrin “ Ura e Voinoviqve”, por sqaron se në bazë të një shkrese të Institutit të Mbrojtjes së Monomenteve të Kosovës nr. 82. i dates 14. o6. 2001 drejtuar kryetarit të KK-së në Vushtrri, të nënshkruar nga Behije Dashi, drejtoreshë e Institutit për Mbrojtjen e Monomenteve historike të Kosovës, ishte dhënë edhe regjistri i monomenteve , siq thuhet për Qarkun e Kosovës dhe të Mitrovicës , ku janë përfshirë edhe monomentet kulturo-historike të Vushtrrisë . Në këtë shkresë në mes të tjerave thuhet se mbrojtja dhe kujdesi i monomenteve kulturo-historike është i përcaktuar me ligjin mbi mbrojtjen e monomenteve kulturo-historike në fuqi dhe me rregulloret e UNMIK-t 1999/ 23. Po në këtë rregullore në regjistrin për monomentet kulturore-historike të Vushtrrisë, Ura e Vjetër e Gurit ishte evidentuar si “Ura e Voinoviqve”, shekulli XIV dhe XVI nr. V. E. K. 859/49..Këto monomente kulturore –historike siq janë Ura e Vjetër e Gurit dhe Kalaja Dardane në Vushtrri janë monomente të trashëgimisë iliro-shqiptare . Për këto kemi një mori të dhënash argumentuese shkencote , sepse edhe sipas burimeve të studijuesve serbë pranohet se Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri nuk është trashëgimi serbe Në librin “Istoria naroda Jugosllavije” (“Historia e popullit jugodllav”) nga autorët serbë shihet qartë se Ura e Gurit në Vushtrri nuk është e trashigimisë serbe, por turke, e ndërtuar nga turqit , kështu në fotosin e urës në këtë libër shenohet : “Turski most kod Vuçitrna” (Ura turke në Vushtrri). që nuk është trashigimi serbe , por as trashigimi turke, por trashwgimi iliro dardane…

Pllaka me mbishkrim Iliro- Dardan ishte fshirë nga disa ekspertë serbë

Thuhet se në bazamentin e urës ishte një pllakë me mbishkrim me shkronja latine ,të cilën gjatë një vizite që i kishin bërë disa studijues serbë nga Beogradi, në kohën e ish Jugosllavisë e kishin gdhendur (fshirë) mbishkrimin në këtë pllakës, me qellim të humbjes së identitetit autokton të lashtë të Urës së Vjetër të Gurit. Kjo autoktoni me përjadhje iliro shqiptare shpiegohet qartë edhe në librin “Mostovi na Serbiju” të autorëve , gjithashtu,serbë, por edhe me disa të dhëna gojore që qarkullojnë në qytetin e Vushtrrisë për Urën e Vjetër të Gurit.:” Braqa Voinoviq kanë qenë një vëllezëri mesjetare shqiptare nga Mali i Zi me patronimin Don Qetaj të shpërngulur në Vranjë për shkak se u dalluan si ushtarak,Për këtë arsye që në mesjetë moren patronomin “Voin” që do të thotë ushtarak sllav. Nga Vranja shpërngulen në Vushtrri ku i kishin pronat e tyre , pranë Urës së Vjetër të Gurit, prandaj nga kjo Urën e Vjetër të Gurit serbët filluan ta quajnë “. Ura e Voinoviqve”. Ura e Vjetër e Gurit kurrë nuk është quajtur “Ura e Voinoviqve “ as nga serbët që kanë jetuar këtu në Vushtrri, ata e kanë quajtur “Stari Kameni Most” (Ura e Vjetër e Gurit) dhe kanë thënë se kjo urë është ndërtuar në kohen e romakëve .. Sidoqoftë duhet të bëhen hulumtime të detajuara arkeologjike dhe të përcillet me argumente historike e kaluarja e Urës së Vjetër të Gurit në Vushtrri dhe të përmirësohet me argumente shkencore ky shtrembënim .



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora