E enjte, 28.03.2024, 01:32 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Ftesë nga BISHZ

E hene, 13.05.2013, 05:01 PM


Solothurn, 2013-05-10

F   t   e   s   ë

për pjesëmarrje me referat apo kumtesë në Tryezën e Organizuar nga BISHZ-së, për çdo vjet në Qershor, me trajtimin e temave të ndryshme, në shenjë nderimi të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

BISHZ, në bashkëpunim me anëtarët e saj dhe bashkëpunëtorët e jashtëm nga mërgata dhe trojet etnike, ka zhvilluar dhe zhvillon aktivitete në shumë drejtime.

Më 15 qershor 2013  në Solothurn-Zvicër, organizon TRYEZËN me trajtimin e këtyre temave:

1.RUGOVIZMI NË SHTETEFORMIMIN E KOSOVËS - IDEATORËT DHE SENDERTUESIT

E THEMELEVE TË SHTETIT TË KSOOVËS

2. ARSIMIMI I SHQIPTARËVE NË ZVICËR NË SHKOLLAT E MESME DHE TË LARTA

3. GJENDJA E MITROVICËS DHE E KOSOVËS LINDORE NË TË KALUARËN DHE TANI

Ftohen të interesuarit për pjesëmarrje me punimet e tyre sipas temave të caktuara.

?        Pjesëmarrja, bashkëpunimi dhe punimet e dërguara, nderojnë përkujtimin e Lidhjesë Shqiptare të Prizrenit, e cila ka rëndësi historike dhe kombëtare, për të gjithë shqiptarët, në të gjitha trojet dhe vendbanimet e tyre historikisht etnike dhe kudo që gjinden si mërgimtarë.

?        Lidhja Shqiptare e Prizrenit është gurrë e pa shterrshme, në hulumtimin, studimin dhe trajtimin e temave të ndryshme, si dhe tri tematë në fjalë që do të trajtohen me rastin e 135 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Tryeza do të mbahet në Solothur-LANGENDORF , më 15 .06.2013, prej orës 14.00 deri në 18.00

Adresa:

RISTORANTE PIZZERIA  TRAUBE

Schulhausstrasse 9

4513 Langendorf

Udhëzime: Në Solothurn merrni rrugën Wiesensteinstrasse drejtimi për Langendorf shifni tabelen në foto  në shtyllë, ktheheni menjëherë majtasë pas kalimit të shenjave për kalimin e këmëbsorëve 50 m largësi gjindet Restoranti majtasë dhe vendi për lënjen e automjeteve.

Për më shumë të dhëna thirrni në nr. e telefonit në vijim: Abas Fejzullahi  078 718 76 45

Pjesëmarrja dhe paraqitja e referatit - kumtesës

1.         Lajmërimi për paraqitjen dhe dërgimin e temës deri më 10.06.2013.

3.         Paraqitja e të interesuarve për pjesëmarrje dhe përcjellëjen e punimeve, është mirë të lajmërohen deri më 12.06 2013, për sigurimin e vendeve.

Luteni që të dhënat lidhur me pikat 1-2 dhe 3 t'i dërgoni përmes adresës-postës elektronike në vijim:i::

E-Mail:   afejzullahi@yahoo.com , abas_fejzullahi@hotmail.com  abas.fejzullahi@bishz.ch



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora