Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fatmir Halimi: ''Llapi Film Fest''

| E shtune, 11.05.2013, 12:30 PM |


U MBAJT FESTIVALI: “LLAPI FILM FEST’

Çmimi i publikut që njëherit është çmimi kryesor i festivalit i takoi filmit “Ne ishim një” i Milaim Zekës.

NGA FATMIR HALIMI

Podujevë, 09 maj – Në podujevë u mbajt edicioni i dytë, Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkutër: “Llapi Film Fest”. Këtë Festival për herë të dytë e organizon Organizata Joqeveriteare, ojq, “Altrenativa” e udhëhëqur nga Antigona Islami , e cila është edhe drejtoresh e  Llapi Film Fest”. Sipas saj në këtë Festival kanë konkuruar 120 filma të metrazhit të shkurtër nga shume vende të botës, si nga Kosova Shqipëria, Maqedonia, Bugaria, Palestina, Irani, Italia, Franca, Malaizia, Anglia e të tjera. Mirëpo për artdashësit llapjanë për tre netë rresht, nga 5 maj e deri më 7 maj janë shfaqur këta filma: ” Kthimi” u shfaq në natën e parë, i cili ishte jashtë konkurencës, ndërsa në mbrëmjen e dytë u dhanë  filmat,”Kati i V” – Astrit Rizvanolli, Kosovë, “Mullixhiu”- Altin Qelmeta, Shqipëri, “All men are called Robert” – Marc Boulier, Francë,  “Guang” Rami Alayan, Malaizi, “Maks”- Aloja Daja, Shqipëri, “Muri”- Gazmen Nala, Kosovë, si dhe pesë të tjerë. Kurse në mbrëmjen e tretë u shfaqen filmat si “Regista del mondo”- Carlo Fumo, Itali, “Sekretet”- Esat Fejza, Kosovë, “Dulce”- Ivan Ruzi Flores, Spanjë, “Pas diellit”- Kledi Kapexhi, Shqipëri, “Light in darkness” – Michael Carglie , Angli e shumë të tjerë.

Pra përgjatë tre netëve  artdashësve llapjanë dhe të tjerë iu servuan gjithësejt 22 filma, të gjithë këta u shfaqën në kinosallën e qytetit, e cila cdoherë ishte e mbushur me shikues, që është një e dhënë se llapjanët kanë një kulturë të artit e të filmit përgjithësisht.

Ndarje e çmimeve

Në natën e katërt, finale, në një organizim glamuroz me mysafirë të shumtë nga Kosova, Shqipëri e vende të tjera u ndanë çmimet dhe disa mirënjohje.

Juria në përbërje nga aktori e producenti i njohur z. Blerim Gjoci kryetar, Radostina Neykova -Regjisore bullgare dhe Carlo Fumo nga Italia anëtarë, pas shikimit te të gjithë filmave që ishin shfaqur  vendosën  që çmimi i Stafit t’i takoi filmit “Bora”i Fisnik Mujit, çmimi për skenarin më të mirë iu nda filmit “Yelloë Dog” i  Maria Nikollova nga Bullgaria, për fotografinë më të mirë e mori filmi “Pas diellit”, Kledi Kapixhi nga Shqipëria. Ndersa regjisori më i mirë u shpërblye  Carlo Fumo me filmin “Regista del mondo”, e për dokumentarin më të mirë  cmimin e mori filmi dokumentar “Të fala Ndrek Lucajt” i regjisorit e aktorit të mirënjohur nga Shqipëria Mevlan Shanajt.

çmimet për aktorin e aktoren më të mirë iu ndanë , Mevlud Osmanit e Flutra Zymi. Përvec këtyre Festivali ne përbërje të kësaj jurie ndau edhe tre çmime si për filmin më të mirë Ndërkombtar, që iu dha “Light in darkness” – Michael Carglie  nga Angli,  për filmin më të mirë shqiptar që e rrembeu filmi “Saturday cigarettes” i Aldi Karaj nga Shqipëria dhe për filmin më të mirë kosovar, i cili iu dha “Knockdoën” i Amir Vitija nga Kosova.

Ndërsa çmimet më të rëndësishne të këtij festivali ishin: çmini Special i Festivalit, “Zahir Pajaziti”që i takoi filmit “Kati i V” i Astrit Rizvanollit, të cilin e ndau legjenda e gjallë e qeshtjes kombëtare z. Adem Demaci dhe çmimi i publikut që njëherit është cmimi kryesor i festivalit i takoi filmit “Ne ishim një” i Milaim Zekës.

“Këtë edicion të Llapi Film Fest e ka ndihmuar Ministria e Kulturës, PTK, Hotel Besiana e shumë biznese te tjera te vogëla nga Komuna e podujevës”, tha Antigona Ialami. Ajo shtoi se ky është edicioni  dytë i festivalit dhe po mëtojmë që  të jëtë tradicional dhe ta vazhdoj jetën e tij edhe për shumë vite duke sjell vazhdimisht filma të shkurtër ndërkomtar e kombëtar të cilët do të përshfaqin vlera të larta artistike dhe që cdoherë do të ballafaqohen me konkurencë të fortë në mes veti.