E premte, 29.03.2024, 11:36 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Flet kandidati i FRD, avokati Serxhio Mazreku

E premte, 10.05.2013, 07:23 PM


Flet kandidati i FRD për deputet në Elbasan, avokati Serxhio Mazreku

FRD një parti vizionare dhe me program të qartë

FRD parti me të ardhme pasi përfaqëson realisht të gjitha idealet e të rinjve të dhjetorit të vitit 1990.

Nga Albert ZHOLI

Këto zgjedhje parlamentare do të jenë zgjedhjet më të vështira, në aspektin e parashikimeve dhe të rezultateve përfundimtare. Tashmë në teatrin politik shqiptar kanë dalë dhe dy parti të reja, me pretendime për të thithur  5 përqind apo më shumë të votave të shqiptarëve dhe këto parti janë FRD dhe AK. Pas  problemeve të fundit të AK, pas largimit masiv të drejtuesve të saj nga forumet e AK, FRD duket partia e re më e konsoliduar dhe me pretendime. Dhe pse parti e djathtë ajo nuk ka bërë aleancë parazgjedhore dhe nuk do të bëj aleancë me PD derisa në krye të saj të jetë Berisha. Një nga qytetet ku FRD mendon se do të ketë më shumë përkrahje është qyteti i Elbasanit, ku një ndër kandidatët është dhe avoakti Serxhio Mazreku, djalë i këtij qyteti historik.

Përse keni aderuar në FRD, një partri e re e cila ka shumë ëvshtirësi të ballafaqohet me partitë e vjetra?

Ka shumë arsye që unë zgjodha këtë parti për të aderuar. Ajo është një parti e re, por dhe me një vizion të ri, një vizion të ndryshëm nga të gjitha partitë egzistuese, të mëdha apo të vogla, të reja apo të vjetra. Eshtë një parti me të ardhme pasi përfaqëson realisht të gjitha idealet e të rinjve të dhjetorit të vitit 1990. Siç e ka shprehur dhe në programin e saj elektoral FRD është një forcë politike pro perëndimore, duke theksuar se interesi ynë kombëtar është dhe mbetet zhvillimi i marrëdhënieve specifike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Për FRD, anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet interesi madhor dhe jetik i Shqipërisë, ndaj edhe ajo, në çdo nivel përfaqësues, do të marrë përgjegjësinë për t’u bërë katalizatore dhe garantuese e këtij projekti. FRD e sheh me sy kritik bilancin e tranzicionit 23 vjeçar dhe synon që përmes votës përfaqësuese, paketës së reformave të propozuara, sjelljes së re politike dhe mbështetjes qytetare do të bëjë të mundur dhënien fund të këtij procesi, për ta kaluar Shqipërinë në stadin e një vendi kandidat për anëtarësim nëBashkimin Evropian. Kjo parti ka në përbërje intelektual vizionarë, me mjaft reputacion, si ish Presidenti Topi, Aleksandër Biberaj,  Gazmend Oketa,  që janë  me shpirt demokrat dhe që i kanë dhënë shumë partisë demokratike, por që u larguan për të vetmin shak pasi në PD nuk gjetën hapësirën e duhur demokratike dhe nuk duronin dot tutelën e kreut të PD-së. Megjithatë ne si parti e re e djathtë nuk i mohojmë meritat e PD-së, në këto 23 vjet tranzicion. Por me këtë program ne jemi më afër problemeve të popullit ndaj dhe unë si avokat mendova të aderoj dhe të konkuroj nën siglën e FRD.

Ju thoni për të metat e PD në drejtim, mund të na përmendni disa mangësi të saj në qeverisje?

Ne këto i kemi bërë publike si parti nëpërmjet drejtuesve tanë ku midis tyre duhet të përmend, korrupsionin masiv në të gjitha nivelet e administratës shtetërore. Së dyti dua të përmend monopolizimin e pushtetit, apo më mirë të saktësoj nepotizmin në diplomaci, ku shikohet që të gjithë bijtë e deputetëve të PD janë në përfaqsi të ndryshme diplomatike. Problem tjetër është rendi dhe qetësia, është rritur krimi dhe lufta ndaj tij vlen për të dëshiruar. Për më tej drejtësia shqiptare ndodhet në udhëkryq ku shumë të inkriminuar janë lënë të lirë, apo shihet që shumë vendime janë zvarritur për vite të tëra. Papunësia në rritje është problemi më kryesor. Një shoqëri pa punë, një shoqëri pa siguri, do të çojë patjetër në rritjen e krimit të organizuar dhe në shtimin e problemeve soaciale. Por mbi të gjitha PD nuk zgjidhi çështjen e pronës, pra prona nuk vajti tek i zoti, siç kishte premtuar ajo.

Ju ju kanë zgjedhur kandidat për deputet në qytetin e Elbasanit. A je i kënaqur me këtë zgjedhje të forumeve të FRD?

Po jam shumë i kënaqur, madje dhe dëshira, apo kërkesa ime për këtë qytet ka qenë. Elbasani është një qytet me një histori dhe me një të kaluar të madhe patriotike, kulturore, arsimore. Unë jam elbasanlli, jam rritur në këtë qytet me vlera të shumfishta, por mbi të gjitha unë jam pinjoll i ffigurës së madhe të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë, Aqif Pashë Elbasanit. Nga ana tjetër, unë kam investuar shumë në drejtim të artit dhe të kulturës në këtë qytet. Në prag të 100-vjetorit unë investova në filmin dokumentar për Aqif Pashë Elabasanin, si një nga firmëtarët dhe mbështetësit kryesor të Ismail Qemalit. Kam sponsorizuar bashkinë e Elbasanit, për spostimin e bustit të Aqif Pashë Elbasanit, për Simpoziumin Shkencor me rastin e 100-vjetorit për këtë figurë. Kam sponsorizuar shumë shkrimatrë të dëgjuar elbasanas për veprat e tyre, si shkrimtarin Milianov Kallupi, Fatmir Musaj, Bahri Myftarin e shumë të tjerë. Në këtë periudhë ka dalë dhe libri për Aqif Pashën ku unë jam bashkautor me shkrimtarin Bahri Myftari. Pra kandidimi im në Elbasan ishte si të thuash ajo çka unë kam dëshiruar gjithmonë dhe fati ma solli tek dera. Unë i jam përkushtuar qytetit tim të bukur dhe dua të jap shumë për të.

 

Sponsorizimet tuaja në Elbasan kanë pasur një drejtim, art kulturë. Përse?

Së pari sepse unë vetë jam krijues, autor i 3 librave dhe rrjedh nga një familje, e lidhur dhe e dashuruar pazgjidhshmërisht me librin. Nuk thuhet kot në Elbasan se nëse do të dish, për kulturën e një familjeje, kur hyn për vizitë tek ajo shiko tek sa buzëqeshje të japin dhe kur del, sa bibliotekë të madhe ke lënë. Libri është thesar i paçmuar, është thesar që koha për çdo ditë e lartëson shumë e më shumë.

Cilat janë problemet e qytetit të Elbasanit parë në këndvështrimin tuaj?

Dhe pse jetoj në Tiranë unë çdo fundjavë shkoj në Elbasan pasi aty kam të afërmit, miqtë, shokët, etj...Mund të them me siguri se unë i njoh problemet e Elbasanit po aq sa i njeh dhe Kryetari i Bashkisë. Së pari Elbasani ka një papunësi të madhe. Metalurgjiku që ishte shpëtimi i qytetit për punë thuajse është mbyllur, apo punojnë një pjesë shumë e vogël e qytetarëve. Industria në qytet tashmë është inegzistente pasi s’ka më uzina dhe fabrika, por vetëm ca punishte dhe zejtarë të vegjël. Pjesa më e madhe e familjeve mbahen nga pjestarët e tjerë të familjes në emigracion.

Po FRD  si do të qeveris nqs vjen në pushtet?

Programi i saj elektoral është i qartë dhe pa asnjë dritëhije. Për mua është programi më i mirë elektoral që kam lexuar ndonjëherë. Në qendër të politikave të FRD janë shtyllat kryesore të platformës së qendrës së djathtë: individi, familja, shteti i së drejtës, prona dhe qeverisja institucionale. Duke vlerësuar se jetës politike dhe institucionale në Shqipëri i mungojnë shumica e këtyre elementëve, FRD prezantohet përpara opinionit publik me një paketë të gjerë reformash institucionale, qëllimi i të cilave është kalimi nga tranzicioni demokratik në fazën e demokracisë së qëndrueshme dhe funksionale. FRD vlerëson se prioritet kryesor për sfidat e sotme dhe të ardhme të demokracisë në Shqipëri mbeten, reforma institucionale që lidhet me sistemin e përfaqësimit politik, raportet ndërmjet pushtetevekryesore, përsosja e modelit të qeverisjes, forcimi i rolit dhe hapësirës vendimmarrëse të qytetarëve. Qytetarët kanë nevojë për një qeverisje të vogël dhe efiçente, transparente dhe me mbështetje popullore, të aftë të marrë vendime dhe produkt real i sovranitetit qytetar. Për ta mundësuar këtë janë të nevojshmedisa ndryshime themelore në mënyrën e organizimit, funksionimit dhe veprimit të institucioneve kryesore politike e qeverisëse në vend. Kjo parti është e djathta reale në Shqipëri.

Ju jeni avokat por edhe autor librash. Si do ta komnetonit drejtësinë shqiptare?

Drejtësia shqiptare vitet e fundit ka pasur probleme të mëdha. Janë liruar persona të cilët kanë kryer vepra penale shumë të dënueshme, sikundër nuk janë gjykuar të korruptuarit në Institucionet shtetërore megjithëse KLSH ka bërë prezent dëmin ndaj shtetit.

Çfarë përmban programi elektoral i FRD për drejtësinë dhe luftën ndaj korrupsionit?

Në programin tonë elektoral kjo është pika më e nxehtë  të cilës i kemi dhënë  prioritet.

FRD reformën antikorrupsion e konsideron mision historik të saj sjelljen e një fryme të re në mirëqeverisjen e vendit përmes ndryshimeve legjislative, administrative dhe etike, të cilat rrisin përgjegjësinë e politikës ndaj qytetarëve dhe vendosin në krye të axhendës së tyre, interesin e madh publik. Në paketën antikorrupsion, FRD parashikon ashpërsimin e dënimeve penale për vepra korruptive për zyrtarët e çdo niveli; kufizimin për promovim në poste politike e publike të çdo zyrtari të dënuar nga një gjykatë për vepra korruptive; përcaktimin në ligjin e partive politike të kufizimeve për karrierë të çdo individi me precedentë penalë korrupsioni; largimin nga administrata publike dhe civile të çdo zyrtari të dënuar nga një gjykatë për akte korruptive; ndryshimi i piramidës së emërimeve të zyrtarëve publikë (mësues, mjekë,polici, etj.) me përcaktimin ligjor të konkurimit mbi bazën e aftësisë; zgjerimi i rasteve të konfliktit të interesit dhe nepotizmit në vendimmarrje dhe administrimin e të ardhurave që burojnë nga buxheti i shtetit, etj. Reformë në sistemin gjyqësor dhe në institucionet e drejtësisë, për të bërë të mundur rritjen e transparencës publike, profesionalizmit, pavarësisë dhe luftën ndaj korrupsionit. Reformë e thellë strukturore dhe funksionale në një sërë institucionesh të tjera me rëndësi për shtetin e së drejtës, luftën ndaj korrupsionit dhe garantimin e lirive qytetare, siç janë Kontrolli i Lartë i Shtetit, Avokati i Popullit dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ai i Mbrojtjes së të Dhënave Personale, etj.

Si i parashikoni këto zgjedhje, sa deputetë mund të marrë FRD?

Mendoj se FRD në këto zgjedhje do të marrë një numër të konsiderushëm deputetësh, për shkak se ka figura dhe intelektualë të spikatur në çdo qytet. Ky rezultat pritet të jetë befasues edhe për shkakun se PD ka futur si kandidatë edhe ish deputetë të PS, që s’kanë asgjë të përbashkët me të djathtën. Koha punon për ne, pasi dhe ne po punojmë për të mirën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora