E premte, 29.03.2024, 02:18 PM (GMT)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: E kujtojmë me dashuri Tahir Didën

E merkure, 08.05.2013, 05:00 PM


Ekskluzive, vetem per në ZSh

(Një mini-revistë per bacen Tahir)

E KUJTOJMË ME DASHURI TAHIR DIDËN?

Nga: - N. Haradinaj, I. Nela, Z. Lushaj

Tahir Dida, një burrë i nderuem i Krumës së Hasit

Këtë 9 Maj, familja e nderuar Dida në Krumë të Hasit, perkujton njeriun e saj të dashur dhe të paharruar, kujton Tahir Diden në nje vjetorin e ndarjes se tij nga jeta në të gjallë. E kujtojnë Tahirin me dashuri e respekt të gjitha ata që e kan njohur dhe që janë aq të shumtë në Shqipëri e Kosovë por edhe neper botë ku janë shperndarë sot bijtë e shqipes.

E, ne miqtë e larget, si ta kujtojme e nderojme Tahirin në ketë një-vjetor?

Gjetem nje rruge të thjeshte, ne pamundesi që te jemi aty, në Krumë të Hasit. Po postojme ne revisten tonë të nderuar ZemraShqiptare ketë mini-revistë  per të paharruarin tonë duke i uruar te gjithe njerezit e tij, djemt, vajzat, nipat e mbesat, shoket, miqtë e dashamiret e shumtë, që të jenë jetëgjatë dhe ta kujtojnë atë gjithmonë me nderim e respekt .

I paharruar qoftë kujtimi i tij.

 

Foto: Familja Dida me shokë e me miq. Krumë, 1990. Tahir Dida, i pari në këmbë-djathtas.

 

Foto:  Naim Haradinaj, mik shtepie në Didaj.

Dalë në foto me dy vëllezërit e nderuar e të paharruar Sylë e Tahir Dida.

 

Foto: Djali i Kollovozit të Topojanit Ismet Nela, me Tahir Didën.

 

NË KUJTIM TË TAHIR DIDËS

 

- Një kafe mikpritëse (bujare- shqiptare), është një gjë e vogël por, njëkohësisht, një kafe është edhe një gjë e madhe

 

(Marrë mga libri “Dyqani i mendjes”, faqe 105)

 

Titulli në original: -A DO TË SHKOJË BACA TAHIR NË ITALI?

 

Nga Zeqir Lushaj

 

Menjëherë, lexuesi do të pyesi: -kush është ky Tahir Dida? Pse do të shkojë ai në Itali?

Ja, lexoni më poshtë atë që ka ndodhë jo më shumë se para 5-6 muajsh, dhe, që u bë sebep për këtë shkrim në gazetë e në libër, gjithnjë e parë në syrin e miqësisë në mes njerëzve, në syrin e miqësisë në mes popujve.

…Tahir Dida, të dashur lexues, është një 76-77 vjeçarë nga Kruma e rrethit të Hasit. Eshtë një malësor tipik, i lidhur me punën një jetë të tërë, një burrë i ndershëm dhe bujar, një familje e mirë dhe e nderuar. Ish i persekutuar, por që, nuk e perdore fort atë titull. Tahir Dida, të cilin unë, autori i këtij shkrimi e kam mik, gjatë gjithë jetës së tij, i lidhur vetëm me punë, me arën e tij, me bagëtitë e tij, me komshinjtë e miqtë e tij, dhe jo më larg.

Njeri i dashur e modest por, s’ka pse të mos pranojme, njeri i padalur shumë, i pashetitur.

Tahiri e ka shtëpinë ngjitur me qytetin e Krumës. Ka shtëpi fshati por bën jetë qyteti. Në tokat e Tahirit, ka vite që ka hedhur shtat një miniere bakri, por edhe një ndërmarrje pularie.

Para pak muajsh, aty, vijnë 3-4 specialiste shqiptare dhe një i huaj, një italian për të parë punët e tyre për interesa ekonomike, por ama, mbi tokën e Tahirit dhe afër shtëpisë së tij. Tahiri i sheh këta njerëz, i takon, thjeshtë si të ardhur në rrethinat e shtëpisë së tij. I takon me rradhë dhe, kur i jep dorën inxhinierit italian, njeri nga shqiptarët i thotë:

- Baca Tahir, - ky miku, është nga Italia.

Tahiri zihet pak si ngushtë kur merr vesh që ky ishte italian, por menjëherë del nga situata dhe i drejtohet:

- Si je o Italian? A je mire? Si po kalon?

Bëjnë aty pak muhabet (kuptohet me përkthyes) dhe grupi i punës do të largoheshin. Rruga i çonte afër shtëpisë së Tahirit.

- A po vini o burra, për një kafe? - ju thotë Tahir Dida.

Përkthyesi, ia thotë këtë kërkesë italianit. Ai, të cilit i kish bërë shumë përshtypje ky njeri i thjeshtë dhe i dashur thotë:

- Po, do ta pijmë një kafe tek ky njeri i mirë.

Hyjnë tek Tahir Dida. I pret siç dijnë të presin mirë e thjeshtë malësorët. Italiani i thotë Tahirit:

- Ju nuk duhet të pini kafe turke por ekspres, sepse turkja, sidomos kur e pin shumë si puna juaj, është e dëmshme.

Tahiri, si njeri i drejtë e i ndershëm i thotë se “vërtet unë pi shumë kafe dhe ajo mund të jetë e damshme por kështu jam mësuar një jetë të tërë. Mandej, ne këtu nuk kemi ekspres?

Italianit, në mes shumë gjërash të tjera, i bëri përshtypje se duart e Tahir Didës ishin të çara, të çara nga puna e pandalur prej disa dekadash. Ia merrte duart në dorën e tij dhe, ju thoshte atyre që e shoqëronin: “Ja, duart e Tahirit tregojnë se Tahiri është një njeri shumë punëtor!” Italiani u prek shumë nga kjo pritje e thjeshtë e bujare e Tahir Didës. I tha Tahirit se “unë do të vijë mbas kaq ditësh përsëri nga Italia. Do të vi të të takoj dhe do të sjellë një ekspres për kafe”.

Asnjë nga të pranishmit nuk e mori edhe aq seriozisht këtë bisedë.

Por ditët kaluan. Erdhi dita, e thënë nga italiani. Dhe fiks në ditën që kish thënë, italiani arrinë jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Krumë. Dhe këtë herë, bashkë me gruan e tij. Dhe vizitën e parë e bën pikërisht tek Tahir Dida. Siç i kishte thënë, ai solli dhe aparatin e ekspresit të kafesë. Ashtu si burri nga Italia, mbas Tahirit, u simpatizua dhe gruaja e tij. Dhe vetëm me një motivim: Tahir Dida është njeri punëtor.

Ata, burë dhe grua i dhanë fjalën se :-Po të keshë deshirë, do të të marrim një muaj për vizitë në Itali...!

…Këto ndodhira janë të para pak ditësh. Ndaj, dhe në titull të shkrimit, e shtruam pyetjen: -”A do të shkojë Tahir Dida në Itali?”

Por, Tahir Dida, sot rreth të 80-ave, as i bjen në mend të shkojë, jo në Itali, por as deri në Ujz të Gjakovës, tek njerëzit e gruas të tij, të Manes. Nuk don t’i largohet Krumës që e don aq shumë.

Por, edhe mund të shkojë, pa asnjë shqetsim. Mund të shkojë, si mik e të kthehet si mik. Nese shkon, atje e çon puna e tij e ndershme, mbi gjashtë dekada, atje e çon një kafe e ndershme, një kafe bujare, një kafe mikpritëse, … kafe mikpritëse, shumë e sinqertë, …kafe shqiptare.

Ja pra e drejta e Zotit. Ja, pra se si, aq natyrshëm, krijohen urat e miqësisë në mes njerëzve, shëmbull i fqinjësisë e bashkëekzistencës, i dinjitetit e dashurisë njerëzor, për të cilat kemi aq nevojë.

Është shembulli i dinjitetit, që nderon mikun, por dhe i (dinjitetit të mikut talian), mikut që, aq shumë e nderon punën, dhe njeriun e punës, në rastin tonë, të një njeriu- model, si Tahir Dida!

./.

 

Foto: Tahir Dida në diten e dasmës së mbeses së tij dr Alketa Dides

 

Foto:  Vellai i madh i Tahirit, i ndjeri Sylë Dida i Hasit (Foto e vitit 1947)

 

Foto: Bilbilat e Hasit, Hysen Dida (djathtas) e Rrustem Çela

./.

 

(Pergatiti  per botim në ZSh-, Z. Lushaj)



(Vota: 50 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora