E diele, 17.11.2019, 01:19 PM (GMT)

Kulturë » Libra

Xhevahir Cirongu: Botime të reja

E marte, 07.05.2013, 06:49 PM


Këndi i librit

Xhevahir Cirongu

Atje ku  rrjedha e mendimit krijues merr vlagun e kopshtit në libra

(..Nëpër gamën e botimeve adriatikase durrsake, prill 2013)

Krijuesit Durrësakë çdo muaj të vitit pothuajse dalin me botime të reja në kopshtin e gjelbër me botimet e tyre. Ata janë të pranishëm në çdo kohë para lexuesve e shumtë të dashamirësve të librit.Me botimet e reja të hedhura tashmë në tregun e librit, kanë rritur jo vetëm shifrat numerike të librave, por edhe cilësinë, si vyrtyte  e cilësi letrare sipas kërkesave të kohës e të vetë lexuesit tonë. Si të tillë, edhe krijuesit  nga qyteti bregdetar i Durrësit  të të gjithave fushave krijuese kanë rritur gamën e botimeve për muajtë e parë të vitit 2013. Në fondin e bibliotekës së qytetit i gjen pa vështirësi edhe këto botime të reja të autorëve  durrësakë e më gjerë. Në këtë ekspoze po japim disa prej tyre në rubrikën tonë ‘’Këndi i librit’’ si më poshtë vijon:                                                                                                                            

@ Pjetër Ndue Cara : Bisedë me poezinë- Studime letrare

Ky autor  na sjell një analyze të hollësishme letrare të disa autorëve të ndryshëm rreth  vlerave që kanë poezitë e tyre në edukimin ideoestetik e patriotik qytetar. Pjetër Cara me këtë studim të hollësishëm, na jep qartazi e hapur  vlerat që shpalosen  në vargun poetik të  autorëve që përshkruan në këtë libër  studimor letrar. Në reflekset letrare demokratike autori shkruan : ‘’Që njerëzit të njohin veten dhe komunitetin me tërë mjedisin rrethues e prespektivat e të ardhmes së tyre, është domosdoshmëri të kujdesen me përkushtim që të zhvillojmë të gjitha zhanret e artit, i cili është pjesë përbërse  e vetëdijes së një populli’’. Pjetër Cara ka lindur në fshatin Perlat Epër të Mirditës. Ka mbaruar mësues gjuhë-letërsi  dhe ka punuar si drejtues në shkollat e vendlindjes. Në vitin 1970 mbaron shkollën përkatëse të policies e emërohet oficer në kufi. Ka shkruar qysh herët, poezi, tregime, novella e romane,esse, e studime letrare. Në vtin 1976 pranohet në Lidhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë. Sot është anëtar i Klubit të Shkrimtarëve e Artistëve  Durrës.

@Mufit Caush Tepelena

Tregime poetike- poezi

Të shkruash pak rreshta për poetin Mufit Caush Tepelena nga fshati Rabije  është një kënaqësi e veçantë, sepse ku njeri i palodhur ka zgjedhur të shkruajë varg poetic historik me taban popullor. Kjo e ngacmon Mufitin në çasi në çast mendimin që të hedhi në letër vargun popullor e historic në copa letre e më vonë në përmbledhje librash. Ndonëse në mosh të thyerë, i cili po mbush  të 90-tat, gjen kohë e shkruan poezi. Deri tani ka botuar 10 libra të tillë. Vargu poetik e rinon xha Mufitin.Kush I ka lexuar e s’u kënaq me vargun e poetit nga Rabija e Tepelenës!  Më poshtë po paraqitim koprtinën e librit të tij më të fundit, autori është lidhur ngushtë me vendlindjen , nënën Shqipëri!

@ Xhaferr Teki Xhaferraj

Kujtime në vitet e jetës –autobiografi

Autori ka lindur në Matohasanaj të krahinës së Lopsit të Tepelenës . Ku është libri i parë që ka botuar dhe autori është në pension. Banon në Durrës. Arsimin fillor e kryen në vendlindje. Më pas vazhdon  shkollën ‘’Hari Fullc’’ në Tiranë. Ka kryerë shkollën e Bashkuar të Oficerëve në vitin 1957. Del në pension në qytetin e Kavajës me gradën Major.

‘’Filozofia e të shkruarit kërkon kujtesë të forte, sepse duhet bërë lidhje organike midis mendimit dhe kohës për të cilën shkruan. Autori I librit e ka bërë një gjë të tllë.Mendimi dhe koha për të cilën shkruan janë një fushë e hapur plotë lile shumëngjyrshe me aromë shpirti për vendlindjen’’.

Xhevahir Cirongu- publicist, poet, shkrimtar.

@ Afroviti Ilo Miçalliu

Bota ime- poezi.

Eshtë më se e vërtet se ndjenja e dashurisë dhe fjala të ngroh më shumë se prushi i druve të zjarrit. Autorja e vëllimit të poezive i lutet Zotit atje në qiell së bashku me hënën të zbresin këngën e dashurisë në zemrat e njerëzve që dashurojnë me të vërtetë…Dhe vargu I\i poezisë thotë:

‘’Natën von rrija

Me ëndrra rrethuar

Prisja ditën të vinte…!’’

Afroviti Miçalliu ka lindur në vitin 1982 në Durrës. Ajo ka mbaruar arsimin e lertë Dega Stomatologji në Universitetin ‘’Nënë Tereza’’ në Tiranë, viti 2007.

 

@Petraq Proko

Kaludhi histori jete

Edhe autori Petraq Proko na ka sjellë një libër interesant para lexuesve.Në gjithë linjat e librit  tregon  histori jete nga fshat Kaludh të rrethi Përmet. Aty shpalosen bukuritë natyrore të Përmetit, ngjarje të ndryshme  nëpër shekuj ,për njerëzit me famë që kanë kontribuar në dobi të shoqërisë e të atdheut, për dietarët, muzikantët,patriotët,kultet e besimet fetare etj në Kaludh që në Rrëzë të Përmetit. Aty del edhe tradita jonë shqiptare në këngë e dasma sipas zakoneve tona. Petraqi ka lindur në Kaludh të Përmetit më 1945.Mbaron arsimin e mesëm në Frashër të Përmetit, e më pasë shkollën e Bashkuar të Oficerëve, ndërsa në vitin 1982 Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm. Banon në Durrës. Eshtë në pension.

@ Daut Hoxha

Një jetë me stuhi- tregime

Shkrimtari Daut Hoxha këtë radhë na paraqitet me tjetër botim me  titull ‘’Një jetë me stuhi”, tregime. Ai ka udhëtuar nëpër vitet e shkuara  të jetës duke treguar me fjalën artistike tregime të shkurtra me fines të asaj kohe me vuajtje e vështirësi, por kumbojnë fuqishëm ngjarje jetësore  ku edhe vetë autori është pjesë e atyre viteve e ngjarjeve. Ato  pas kaq shumë vitesh na jepen të gjalla  sikur të kenë ndodhur sot e që autori  na i përshkruan  bukur me stilin letrar.

Ballinat e librit me tregime, D. Hoxha

Durrës, Maj 2013.

 

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT