E premte, 19.04.2024, 08:06 AM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Amerika, vëmëndje për Shqipërinë

E marte, 07.05.2013, 07:57 PM


Amerika,  shumë vëmëndje për Shqipërinë

Nga Zenel Çeliku

Një ditë më parë, në Uashington Komiteti Amerikan i Helsinkit, organizoi një seancë dëgjimore të mosacme për Shqipërinë.Ky rast është eviniment shumë I rëndësishëm për zhvillimet politike në Shqipëri.Komiteti I Helsinkin në tërësi analizoi zhvillimet politike në Shqipëri, por në realitet kryetema e këtij takimi, ishin situata aktuale politike, dhe pritshmëri pozitive për zgjedhjet e përgjithshme që I kemi në prag të derës.SHBA vlerësojnë maksimalisht se zgjedhjet e 23 Qershorit do të jenë një provë kritike që Shqipëria të ketë mundësi të marë  statusin e kandidatit në BE, ndryshe në marëdhëniet SHBA-Shqipëri do të kete krisje të marëdhënieve.Gjate seancës së Komitetit Amerikan të Helsinkit për Shqipërinë, Zëvëndësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit-Philip Reeker, vlerësoi përparimin në Shqipëri dhe shprehu mbështetjen e Amerikës për integrimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE, ndaj shqiptarët duhet të kërkojnë nga politika të cilët I voton dhe I mban me taksat e tyre, përgjegjshmëri dhe ndërgjegje në misionin e tyre në zhvillimet politike.Duke iu referuar situatave të tanishme të politikës shqiptare, gjykoj se Reeker me shumë të drejtë theksoi se zhvillimi I zgjedhjeve më 23 Qershor do të jetë një tregues i rëndësishëm i pjekurisë demokratike të Shqipërisë, dhe do të përcjellë një sinjal të qartë nëse Shqipëria është gati për statusin e kandidatit në BE.Po ashtu, do të ketë ndikim në marrëdhëniet tona dypalëshe me Shqipërin.SHBA dhe partnerët tanë evropianë, kanë theksuar se demokracia nuk ka të bëjë vetëm me faktin se kush i fitoi një palë zgjedhje, dhe kush i humbi ato.Në këtë kontekst, si gazetar mendoj se SHBA po tund këmbanat e paralajmeërimit për të dyja palët, PD dhe PS, duke u thene se, përpara keni një provë shumë serjoze dhe të vështirë-zgjedhje apsolutisht të ndershme, transparent dhe demokratike, me pak flale, SHBA duke qënë shumë e vëmëndshme për ecurinë e Shqipërisë në të gjitha planet, kërkon garanci dhe veprime të përgjëgjshme lidhur me rikompozimin sa më të shpejte të KQZ, tek e cila kërkohet një reforme urgjente përpara 23 Qershorit.Një gjë duhet të kemi mirë të qartë ne shqiptarët, Amerika nuk përkrah asnje krah të politikës, Amerikës nuk I intereson aspak se kush është në pushtet dhe kush vjen në pushtet.Amerikës I intereson një Shqipëri-partner serjoz, ku të luftohet terrorizmi, krimi I organizuar, korukpsioni, trafiqet, dhe ajo që ka shumë rëndësi, SHBA kërkon  që Shqipëria të jetë një vënd me stabilitet të qendrueshëm dhe me standarte të larta demokratike.Fakti që Komiteti I Helsinkit një dit më parë I kërkoi politikës shqiptar, dy partive më të mëdhaja në vënd, që të ulen e të dialogojnë për të rikompozuar nje KQZ të besueshme, ku në mënyrë korekte të propozojnë dhe të kopmletojeë KQZ me anëtar te rinj, në mënyrë qe zgjedhjet e 23 Qershorit të gjejnë një KQZ me standarte ligjore dhe jo politike.Institucioni I KQZ nuk duhet të bëhet objek sulmi as nga politika, dhe as nga Parlamenti, sepse kështu krijohet precedent I rezikshëm ku nuk do të ketë besueshmëri tek shqiptarët.Është ë thjeshtë që opozita të ngarkojë më faj maxhorancen për këtë situateë të KQZ, por edhe opozita duhet të kërkojë dialog dhe të kontribuoje për të krijuar një frymë bashkëpunimi për një cështje kaq madhore, dhe për ti dhënë fund zgjidhjes së problemit te rikompozimit të KQZ.Partitë politike, kryesisht PD dhe PS, duhet  të përzgjedhin figura mbi bazën e një konsensusi, por gjithnjë në përputhje me Kodin Elektoral.Fakti që Reeker deklaroi se SHBA inkurajojnë liderët e partive politike që të arrijnë një kompromis, dhe shprehu besimin se ata mund ta bëjnë këtë, tregon se mundësitë janë, por këtu kemi të bëjme me dëshirën dhe predispozicionin e politikës.Përderisa, cështja e zgjedhjeve të kontestuara vazhdimisht në Shqipëri është problematike dhe janë  kthyer në një shqetësim serioz edhe për partnerët tanë më të rëndësishëm strategjikë-SHBA, kjo tregon se politika shqiptare ka shumeë për të bërë dhe me urgjence duhet levizur në drejtimin e duhur.Këtu duhet ndërgjegje qytetare dhe përgjegjshmeri të lartë politike nga dy partitë e mëdhaja, që KQZ të daleë nga ky ngërc I madh I cili prodhon vetëm problem, tenson dhe konflike të madhaja, pse jo, me kosto shumë të madhe për shqiptareët.E vërteta është se Shqiptarët kërkojnë dhe presin shume nga SHBA, që të tregojë autoritetin dhe presionin e saj ndaj politikës shqiptare problematike.Si partneri me strategjik I Shqipërise, SHBA duhet ta bëjë një gjë të tillë, dukë patur ne krah dhe mbështetje apsolute masive të shqiptarëve.Por hera herës cfar na ndodh?Kur Ambasadori Amerikan Arvizu, shprehet aktiv dhe kritik në politikën tonë, dalin nëpër TV disa opinionist, dhe e kritikojnë se, gjoja Arvizu na paska ndërhyr shumë në politikën shqiptare.Kjo është aq sa për të qeshur, aq edhe për të qare.Turp, shumë turp për ata qe nxjerin këtë helm.Kësaj I thone që, ti veshë gur nën rrota aspiratave dhe interesave jetike të shqiptarëve për mbeshtetje, ndihme, miqësi dhe partner stragjik me Amerikën.Me bindje të ploteë do të thoja se, ambasadori amerikan në Shqiperi, I cili pa asnjë dyshim shpreh dhe trazmeton me shumë korektësi politikat e Uashingtonit zyrtar, duhet të ndërhyjë edhe më shumë me kritika të forta për silindo, sepse ndryshe papërgjegjshmëria politike do të jetë pa limit ne Shqipeëri.Ashtu si SHBA e cila është shumë e vëmëndshme për zhvillimet politike dhe ekonomike në Shqipëri, ashtu edhe ne shqiptarët duhet të jemi shumë të vëmëndshëm, shumë kontribues dhe shumë kërkues ndaj atyre që kërkojnë votat tona, e pastaj bëjnë si u thote qefi.Unë dua të theksoj se vrejtjet, kritikat, sugjërimet dhe kërkesat e amerikanëve, janë ndihmë dhe një kontribut I cmuar  për Shqipërinë dhe shqiptarët, ndaj séanca dëgjimore e Komitetit të Helsinkit, duhet të trokaseë në ndërgjegjen dhe vëmëndjne e cdo politikani, në mënyrë që gabimet e beëra, të ndreqen në kohë.Le të besojmë se me ndihmën dhe kontributin e madh të SHBA, por edhe te BE, më mirë do të bëhet, që zgjedhjet e 23 Qershorit ti hapin Shqipeërisë dritaren dhe shpresën  për të marë statusin kandidat në BE.



(Vota: 7 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora