E shtune, 20.04.2024, 05:55 AM (GMT+1)

Kulturë

Interviste me aktorin Besnik Çinari

E diele, 11.05.2008, 09:44 PM


Besnik Cinari
SHQIPERISE I DUHET NJE BOJE QIELLI I LEHTE.
 
Interviste me aktorin e Estrades Profesioniste te Teatrit “Migjeni” Shkoder Besnik Çinari pas nje turneu ne SHBA.
 
Rush DRAGU - Michigan

 
Eshte hera e pare qe vini ne SHBA,cili eshte mendimi juaj per jeten qe bejne shqiptaren ne shtetin e Michiganit ?

Kam nje mendim shume te mire,pasi pashe qe te gjithe,punojne shume dhe jetojne mire,kane kerkesa per jeten tani dhe per te ardhemn. Femijet e tyre vazhdojne shkollat.Aktivitetet e vazhdueshme,shoqerore,artistike,historike u mbajne gjalle frymen kombetare dhe edukimin e femijeve per most e harruar vendin e tyre.
Megjithe punen qe bejne prinderit neper shtepia me femije,por prape ata jane shume te zene me pune ,keshtu qe aktivitetet e shumta artistike ndikojne shume ne edukimin e tyre.

 Per keto dite qendrimi ne SHBA,a takuat shume shqiptare dhe si u priten ata?

 Kam qene i ftuar tek Gjovalin Shkreli,djali i Zef Kolecit te famshem te violines, e kam shoke te vjeter,ish drejtorin e shkolles se mesme te Velipojes me te cilin kalova kohe shume te bukur.Me erdhi mire qe kishte mbete intelektual i mirefillet edhe ketu ne emigracion.
Biseduam edhe per keto problemet e emigracionit.Se si punojne dhe si jetojne shqiptaret.Veshtersite e shumta qe ka emigracioni.
Une mendoj qe tane shqiptaret jane dashte te ikin jashte shtetit.

 Pse eshte dashte me ike gjithe shqiptaret jashte shtetit. Vetem per ceshtje ekonomike apo per ndonje arsye tjeter?

Jo vetem aq por eshte dashte me ike me fitue mentalitet prendimore,per punen jeten dhe se si fitohen e administrohen paret. Eshte dashte me mbajte nja nje mije bojaxhi per me fshi mire ate bojen e kuqe se ka kene shume kuq dhe me i dhene nje boj qiell te lehte se edhe boj qielli i erret eshte i demshem. Shqiperia ka nevoje per nje boj qiell te lehte.

 Pak me pare me thate qe do te kete kthim te emigranteve shqiptar ne vendin e tyre.Ku e bazoni ate qe thoni?

 Nga ato qe shohe e perjetoj vete ne vendin tim. Shqiperia eshte vend i vogel.Vendet e vegjel prishen shpejt dhe rregullohen shpejt.Shqiperia eshte me treqind e sa dite diell ne vit,me plazhe e me bjeshke qe nuk i ka kush.Me mundesi per turizem.Duke qene se infrastruktura,kryesisht rruget po ndertohen,po behet po thuajse nje Kosova me Shqiperine.Kjo gje eshte shume e mire.Shqiperia ka resurse e mundesi per te mbajtur nje million turist ne vit e kjo nuk eshte pak.Dhe ketyre njerzeve u duhen sherbyer. Pra shqiptaret do tip resin dhe u sherbejne atyre.

Nganjehere vizitore qe vijne nga shqiperia ketu ne SHBA degjojme qe thone: “Ka mbaruar ai vend”,”Nuk behet me ai vend”.Sa te verteta jane ato dhe ku e kane burimin?

 Per mendimin tim ato nuk qendrojne fare. Veshtire eshte me ba njeriun.Ne na eshte dukte parulle e keqe ajo “Njeriu yne kapitali me i cmuar”,por une do te thoja se “Njeriu prendimor do te duhet ne shqiperi”
P.sh. ne rastese ju vendosni te ktheheni ne shqiperi,ju pa dyshim qe sjell me vete edhe mentalitetin e perendimit dhe dashje pa dashje gjithe atij rrethi familjar dhe shoqeror ja injekton kete mentalitet te ri per te cilin shqiperia ka nevoje.Duke qene se shqiperia eshte vend i vogel edhe me ndihmen  e emigracionit,jo vetem me anen ekonomike por me mentalitetin e ri te perendimit shume shpejt ajo do te behet.

 Ju vini nga Shkodra dhe me mire se ju nuk mund ta dine te tjeret.Sipas jush nuk qendrojne ato thenje?

 Absolutisht qe jo,nuk qendrojne.

 Ju i ndjeni me pak ndryshimet qe ndodhin ne Shkoder se sa nje emigrant qe kthehet pas shume vitesh por une desha te pyes; “Vertete ka ndryshuar Shkodra”?

 Megjithese ne keto vite te pluralizmit,shkodra ka qene lene pas dore,por keto dy vitet e fundit ne shkoder ka investime te medha. I kane dhene fonde me perparesi,duke e krahasuar me Tiranen qe eshte rreth nje million banor Shkodra ka shume me teper fonde se ajo. Dhe te gjithe ato fonde po shkojne ne rregullimin e rrugeve,trotuareve.
Shkodra eshte i vetmi qytet ne shqiperi qe po nderton rrugen e bicikletave,pasi njihet si qytet i bicikletave. Ne ane te korsive te makinave po ndertohet me tulla te kuqe rruga e bicikletave.Shkodra eshte e bukur ,nuk don shume investim per tub a.Bukurine ja ka dhene vete natyra. Me plazhe dhe bjeshke.Me tre lumenj,me liqenin e bukur,me bjeshket per reth,me detin,per tridhjet minuta shkon ne plaZh.

 A eshte rikthyer Shkodra ne traditen e vet te kultures.Teatri i drames dhe estrades a kane gjalleri aktivitetesh?

 Te dy teatrot nuk e kane pushuar per asnje moment aktivitetin e tyre artistic,por keto dy vitet e fundit me thene te drejten eshte rrite numeri shfaqeve artistike. Teatri eshte shpall teater rajonal i veriut.

 Pervec “Legjendave” te teatrit te drames dhe estrades cfare behet me brezin e ri,me talentet e reja?

 Me thene te drejten behet pak.Sot nuk ka olimpiada e festivale te qendrave te punes,reparteve ushtarake,shkollave nga ku mund te zbulohen talentet e reja,pasi nga estradat amatore kane dale shume nga ata qe ju po i quani “legjenda”.E vetmja mundesi eshte festivalet e shkollave te mesme.Aty eshte duke u punuar mire.Shpresohet qe te behet edhe me mire.

 Ne Shkoder eshte Shkolla e Muzikes “Prenk Jakova” nga e cila kane dale dhe dalin talente te shkelqyer dhe qe vazhdojne pastaj akademine e arteve te bukura ne Tirane. A mendohet se si mund te kthehen perseri keto “yje”prane shkodres,prane djepit qe i ka linde?

 Pa dyshim qe stafi pedagogjik i shkolles se muzikes ne shkoder eshte shume professional dhe nga dyeret e asaj shkolle dalin talente cdo vit qe shkelqejne ne festivale. Dhe po thuajse cdo vit i sjellin Shkodres nga nje trofe fitore.Nxenesit e shkolles se piktures dhe sculptures jane te mrekullueshem.Mendoj se duke u permiresuar kushtet ne Shkoder edhe ata do te kthehen perseri aty ku talenti i tyre u zbulue dhe i dhane formen e plote.

 Per kureshtjen e emigranteve.Dikure kane qene shetitjet ne “Piacen” e famshme,sot ai jane rikthyer xhirot e njerzeve ne buze  mbremje?

 Eshte duke u punuar ne “piace” ose me mire ne rrugen e piktorit dhe skulptorit te famshem Kole Idromeno. Eshte ne restaurim e siper banka dhe se shpejti besojme qe xhirot e mbremjes do te kthehen perseri ne ate rruge aq te dashur per shkodranet e te gjitha moshave.

 Sonte eshte shfaqja e trete ne SHBA.Jeni i kenaqur me spektatoret. A e mendonit ndryshe?

 E besonim se shqiptaret kudo te presin mire,por kaq nuk e kemi menduar.Jane vene ne radhe per ten a marre per dreka dhe darka. Bile me ba me nejt shume ketu po na bajne edhe koprrace se po harrojme me fute duart ne xhepa se nuk na ka lane kushe me pague.

Kam kenaqesine per tju falenderuar per bashkbisenimin me ne.
Ju urojme te gjeni mire njerzit tuaj ne shqiperi.Te fala Shqiperise.

Ju faleminderit edhe ju. Ju uroj cdo te mire ne biznes por edhe ne punen qe beni duke shkruar dhe punuar me radion tuaj.Faleminderit dhe mirupafshim ne Shkoder.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora