E enjte, 25.04.2024, 03:09 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ja dokumentacioni për emigrim në Kanada

E shtune, 01.04.2006, 06:55 PM


Aplikim për qëndrim të përkohshëm
Formularët:
Aplikim për qëndrim të përkohshëm në Kanada (IMM 0008)
Plani 1: Kualifikimi, Deklarimi
Plani 2: Gjendja ekonomike-Aftësitë e punësimit
Informacion shtesë mbi familjen
Përdorimi i një përfaqësuesi

Udhëzimet e veçanta te zyrës së vizave
Shtesa A
Lista e plote
Shtesa B
Pajisja me çertifikatë dhe lejë policie
Shtesa C
Pajisja me fotografi
Shtesa D
Raport mjekësor
Punonjësit e Aftë Federalë 2
Kontakti ne adresën tonë në internet
Për më shumë informacion mbi programin e zyrës së Emigracionit dhe Shtetësisë së Kanadasë mund të vizitoni faqen tonë të internetit www.cic.gc.ca Për disa tipe aplikimesh mund të na informoni mbi ndonjë ndryshim të adresës dhe të zbuloni se çfarë po ndodh me aplikimin tuaj në shërbimin online në internet.
Ne Kanada
Nëse jeni në Kanada mund të na telefononi në Call-Centre. Një shërbim telefonik i automatizuar është i mundshëm 24 orë në ditë dhe shumë i tjeshtë për t’u përdorur. Mund të dëgjoni informacion të regjistruar, të porosisni një aplikim, dhe për disa lloje aplikimesh shërbimi ynë mund t’ju informojë në qoftë se jeni online. Ku të telefononi duhet të keni me vete një silolaps dhe një letër për të shënuar informacionin që kërkoni. Dëgjoni me kujdes udhëzimet dhe dhe shtypni numrin për zgjedhjen që kërkoni. Në çdo moment të gjatë telefonatës tuaj ju mund të të shtypni butonin (*) për te dëgjuar sërish mesazhin, (9) për t’u kthyer në menunë kryesore, (0) të flisni me shërbimin e kujdesit ndaj klientit, ose (8) për të përfunduar telefonatën tuaj. Nëse keni një telefon rrotullues prisni derisa agjenti të përgjigjet për ju. Nëse kërkoni të flisni me shërbimin e kujdesit ndaj klientit mund të telefononi nga e Hëna-Premte nga ora 08:00–16:00 me orën lokale.
Përdorimi i një telefoni me butona.
Për të përdorur këtë shërbim mund të telefononi nga e Hëna-Premte nga ora 08:00–16:00 me orën lokale në numrin e tel: 1-888-576-8502 (shërbimi falas)
Jashtë Kanadasë
Në qoftë se ndodheni jashtë Kanadasë mun të kontëktoni me një nga ambasadat, zyrat e larta ose konsullatat tona. Për adresat, numrat e telefonit dhe zyrat tona vizitoni faqen tonë të internetit. Telefononi falas kudo që të jeni në Kanada në numrin e telefonit 1-888-242-2100. Ky publikim është i mundshëm në formate të ndryshme sipas kërkesës. Ky nuk është një dokument ligjor.

Punonjësit e Aftë Federalë 3

Pasqyra e Lëndës

Kategoritë e Punëtorëve të Aftë Federalë

Emigrantët gjithmonë kanë ndihmuar që Kanadaja të një ekonomi të fortë dhe të sukseshme. Për të ruajtur këtë tradita Kanadaja ju jep mundësi personave të aftë, të edukuar dhe me përvojë pune të qëndrojnë përkohësisht dhe të japin kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik të Kanadasë. Kjo paketë informacioni është për punonjësit e aftë që duan të vijnë në Kanada. Ajo jep informacion për:
-kriteret e selektimit dhe sistemit të pikëve
-për të mundësuar hrjen tuaj në kualifikim
-si të aplikoni për qëndrim të përkohshëm dhe si punonjës i aftë
-të gijthë formularët dhe udhëzimet e nevojshme

Kategori të tjera
Ky udhëzues është vetëm për aplikantët e përfshirë në Kategorinë e Punonjësve të Aftë Federalë. Në qoftë se ju mendoni se mund të kualifikoheni duke aplikuar në një kategori tjetër, konsultohuni me tabelën poshtë.
Të qënit i informuar
Kriteret e selektimit dhe informacione të tjera për aplikantët e cilësuar si punonjës të aftë mund të ndryshojnë ndonjëherë. Vini re:
-Aplikantët do të përzgjidhe sipas rregullave të caktuar gjatë kohës së vlerësimit. Kjo mund të ndryshojë vazhdimiht.
-Adresa jonë në internet përmban lajmet më të fundit, kriteret e selektimit dhe aplikimet.
Vizitoni faqen tonë të internetit për tu siguruar që keni marrë informacionin më të fundit. Konsultohuni me udhëzuesit:
Udhëzuesip ër Punonjësit e Aftë në Quebec Ju jeni zgjedhur nga provina e Quebec.
Udhëzuesit për Kandidatët Provincialë
Ju jeni caktuar nga një provincë sipas Programit Provincial të Kandidatëve.
Udhëzuesit për Aplikantët e Kategorisë Biznes Ju jeni ineresuar të emigroni në Kanada si investitor, sipërmarrës ose si i vetë-punësuar. Ushëzuesi për Familjarët
Një i afërm si pridërit, bashkëshortët ose të fejuarit mund të bëjnë aplikim për qëndrim të përkohshëm në Kanada.

Punonjësit e Aftë Federalë 4

A mund të kualifikoheni?

Përcaktimet

Punëtorët e aftë janë ata njerëz që mund të qëndrojnë përkohësisht në Kanada duke u bazuar në aftësitë e tyre për t’ë qëndruar ekonomikisht në Kanada.

Kërkesat minimale

Që kërkesa juaj të pranohet ju duhet të paktën te keni një vit eksperiencë si punëtor me kohë të plotë. Kjo eksperiencë duhet të jetë fituar 10 vjet më parë.

Klasifikimi Kombëtar i Punësimit (KKP)

KKP është një sistem klasifikimi i punësimit në Kanada. Ajo përfshin detyrat, aftësitë, zotësitë dhe rregullat e punës në Kanada.
Kërkimi i KKP-së tuaj.
Ndiqni këto hapa për të përcaktuar nëse eksperienca juaj e punës i përket një profesioni i cili përshtatet me kërkesat minimale për të aplikuar si një punëtor i aftë.
Hapi 1- Vizitoni faqe e internetit. www.cic.gc.ca/skilled.
Hapi 2- Uleni faqen poshtë dhe klikoni në shkrimin “Doni të Kualifikoheni si një Punëtor i Afte?” pastaj klikoni në “Kërkesat Minimale të Eksperiencës së Punës”.
Hapi 3- Ndiqni udhëzimet për të parë nëse eksperienca juaj ju përshtatet për të emigruar si “Punëtor i Aftë”.
Hapi 4- Në qoftë se keni eksperiencë në më shumë se një profesion gjatë 10 viteve të fundit përsërisni kërkimin për të parë nëse ju i përshtateni kërkesave si një punëtor i aftë. Përvoja e punës ne profesine të ndryshme është avantazh nëse është më shumë se 1 vit.
Hapi 5- Kontrolloni listën e profesioneve të ndaluar. Në qoftë se eksperienca juaj i përket profesioneve të ndaluar atëherë nuk përbën një avantazh në aplikimin tuaj.
Ju nuk mund të aplikoni si një punëtor i aftë nëse:
-asnjë nga eksperiencat tuaja nuk futet në listën eTipeve të Aftësive 0 ose në nivelin e aftësive A ose B të KKP-se.
-eksperiernca juaj nuk është më shumë se 10 vjet deri në ditën e aplikimit.
-eksperienca e punës së zgjedhur nuk është më shumë se një vit, ose
-eksperienca e vetme e punës suaj i përket punëve të ndalura.
Punëtorët e Aftë Federalë 5
Sistemi i Seleksionimit
Në qoftë se eksperienca juaj e punës i përshtatet kërkesave minimale për të aplikuar si një punëtor i aftë, atëherë aplikimi juaj do të vlerësohet në bazë të dy kritereve: fondet e kërkuar dhe faktorët e seleksionimit.
Të Ardhurat që Kërkohen për të Qëndruar në Kanada
Qeveria Kanadeze nuk ofron ndihë ekonomike për emigrantët e rinj të aftë. Ju duhet të trgoni se keni të ardhura të mjaftueshme ekonomike për të përballuar veten dhe familjen tuaj pasi të keni arritur në Kanada.
Fondet e kërkuar duhet të jenë më shumë ose të barabartë me listën e treguar më poshtë për çdo familje:
Fondet Minimale të Kërkuar mund të ndryshojnë në çdo kohë. Vizitoni faqen tonë të internetit për më shumë informacion. Ne ju rekomandojmë që të informoheni për koston e jetesës në vendin ku pretendoni të jetoni. Merrni me vete sa më shumë para që të mundeni për tu sistemuar sa më thjesht në Kanada.
Deklarimi i të Ardhurave
Ju duhet t’i tregoni një zyrtari Kanadez nëse keni më shumë se $10.000 Kanadezë për hyrjen në Kanada. Kjo mund të jetë në formën e:
-parave (monedha, dëshmi bankare)
-sigurimeve si mbajtës (materiale, baranci, obligacione të shoqërisë aksion, thesare etj)
-mjete të negociueshme në formën e mbajtësit (çeqe bankare, çeqe, çeqe udhëtimi, mandat pagesa etj) Dështimi në tregimin e të ardhurave mund të ndëshkohet me gjoba ose burgim. Numri i anëtarëve të familjes 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7+ kërkohen: $10.168 $12.659 $15.563 $18.895 $21.431 $24.170 $26.910 Përjashtime
Në qoftë se keni përshtatur punësimin sipas përcaktimeve në faktorin 5 ju nuk duhet t’i plotësoni këto kërkesa financiare.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora