Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lutfi Alia: Himara në dokumentat arkivore (6)

| E marte, 07.05.2013, 06:00 PM |


HIMARA NË DOKUMENTAT ARKIVORE (6)

-Imzot Andrea Stanila e riorganizoj misionin dhe fuqizoj bashkpunimin ndermjet priftereinjeve te Peshkopates se Himares, si rezulton nga relacioni, qe i dergon Propogandes Fide, ku shkruan:

“Ne mirekuptim te plote mes nesh, Dr. Krizafiden e derguam ne Palasa, ku ka bujt ne shtepine e Kapidanit Leka, i cili eshte mik dhe admirues i Don Onofrio Kostandinit”-

Ekskluzive nga Prof. Lutfi ALIA (MD, Ph)

Don Kostandini sherbeu ne kishat e Dhermiut deri ne vitin 1666. Ai banoj ne shtepine e Kavalierit Nina, me te cilin kaluan se bashku ne miqesi dhe familjaritet te ngushte, kesisoj autoriteti i himarjotit Nina, ishte garanci per jeten dhe vepren e misonarit.

Sapo mberrijti ne Dhermi, Ai hapi shkollen misionare, qe u frekuentua nga numer i madh djemsh, qe ndiqnin mesimet e doktrines se krishtene. Si rezulton nga relacionet e misionareve, malesoret e Dhermiut dhe te fshatrave te tjera te Provinces se Himares, ende e ruanin nderimin dhe respektin per At Rodinò, i cili kishte themeluar si shkollat fetare dhe ato te mesimit te gjuhes albaneze, kesisoj, kur Don Kostandini e rihapi shkollen, ajo u frekuentua nga shume te rinj e kesisoj siguroj vazhdimesine e mesimeve te ungjillit.

Brenda pak vitesh, nga kjo shkolle dolen shume prifterinj albaneze, te cilet dinin te shkruanin e te lexonin dhe te zhvillonin sherbimet fetare ne gjuhen albaneze. Ne vitet e me pasme, kur Don Kostandini u largua nga Dhermiu,“kjo shkolle shugroj 9 prifterinj, qe ishin nxenesit me te dalluar, te cilet u bashkuan me misionaret, duke e zgjeruar e forcuar aktivitetin me popullaten katolike te Provinces se Himares. Priftet albanezë celebronin pagezimet, drejtonin mesimet e katekizmave, kryenin kungimet, sakramentet e martesave, etj.

Per te ruajtuar dhe forcuar besimin katolik ne popullin e bregdetit, Don Kostandini themeloj Shoqaten Vellazerimi (Confraternità), e cila funksiononte ne baze te statutit dhe me rregulla te mirepercaktuara per jeten praktike kristiane. Kjo shoqate pati jete te gjate dhe ishte teper aktive, si dokumenton Imzot Andrea Stanila ne relacionin e vitit 1683, ku shkruan: “... shoqata e vazhdon aktivitetin ne mesimin e ketyre malesoreve...”.

Shoqata kishte padron Shen Demetrio (Dhimirit) dhe çdo vit, malesoret e Dhermiut, celebronin me solemnitet festen e ketij Martiri te madh te kishes katolike.

Veprimtaria apostolike vazhdonte normalisht, por pas skandaleve te Peshkopit te Durresit, qe ishte dhe Mekembesi Apostolik i Himares, Don Kostandini u perball me shume te papritura dhe me veshtiresi per aktivitetin e misionit, pasi jo rralle i u desh te ballafaqohej me protestat popullore kunder Peshkopit Simeone. Keto ngjarje te padeshirueshme i pasqyron ne relacionin, qe i dergon Propogandes Fide me 10 prill 1663 (relacioni Nr 38).

Arsyet e verteta, qe misioni nuk po shkonte mire, lidheshin me gabimet dhe kapriçiot e Peshkopit Simeone Laskaris. Kete situate konfuze e shfrytezoj Patriarkana e Janines dhe qeveritaret turq, te cilet krahas sulmeve kunder Peshkopit Simeone, filluan nje fushate te eger shpifjesh dhe kunder Don Kostandinit e kunder kishes katolike.

Populli i Provinces se Himares reagoj ndaj qendrimit aspak dinjitoz te Peshkopit Simeone, te cilin e kritikonin per qendrim amoral, si dhe e akuzonin hajdut, pasi kishte pervehtesuar paisjet e shenjta (broken e arte dhe kalicet e argjendeta), qe Kardinalet e Propoganes Fide, i a kishin besuar,t’i a dorezonte dhurata Kryepeshkopitte Ohrit.

Qeveritaret turq te Vilajetit, se bashku me Patriarkanen ortodokse, e akuzonin Peshkopin Simeone dhe per veprimtari konspirative kunder Portes se Larte, pasi sipas tyre kishte kryer bisedime te fshehta me spanjollet, per dorezimin e Provinces se Himares mbreterise se Spanjes. Ne kete akuze, ata implikonin dhe Kryepeshkopin e Ohrit, per te cilin thoshin se eshte pjesmares ne kete komplot, qe kur kreu viziten ne Provincen e Himares. Lajmet per dorezimin e Himares Spanjes, kishin dale nga Patrairkana e Ohrit, ku turqit kishin informatoret. Perhapja e ketij lajmi,  i iritoj musulmanet dhe greket, qe u hodhen ne sulm kunder Peshkopit e kunder misionareve katolike, sidomos kunder Don Onofrio Kostandinit, qe e konsideronin mik te peshkopit.

Per keto ngjarje, Don Kostandini shkruan: “... po te mos kishte qene respekti dhe dashamiresia e popullit te Provinces se Himares, mua do te me ishte rrezikuar jeta...”.

Lajmet e kesaj situate te nderlikuar kishin arrijt deri ne dioqezen e Leçes ne Pulja te Italise. Per te verifikuar gjendjen ne Provincen e Himares, Peshkopi i Leçes, kishte derguar me mision sekret nje prift Kapuçin nga Otranto, i cili pasi i takoj misionaret, shkoj dhe pyeti direkt himarjotet, duke u informuar per ngjarjet ne kete krahine. Himarjotet i kishin treguar te verteten, madje i kishin thene:“nuk ekzistonte rrezik per t’u konvertuar ne ortodoks dhe as ne musulman, per me teper se populli i paguante tributet, per te ruajtur autonomine dhe besimin katolik”.

Kete fakt i a konfirmoj dhe Peshkopi katolik i Korfuzit Imzot Labia, i cili nder te tjera sugjeronte priftit kapuçin, qe te informonte Kongregacionin e Shenjte te Propogandes Fide, “te Kontribuonin ne pagesen e nje pjese te tributeve, per te ndihmuar popullin e Provines se Himares, qe jeton ne varferi te madhe”. (Arch. Prop. 1663).

Nderkohe,Propoganda Fide, e pranoj Don Andrea Stanila, si Peshkop dhe kete vendim me teper e mori per te ndihmuar Himaren, se sa per dy dioqezat e bashkuara te Myzeqes dhe te Shpatit.

Per te fuqizuar aktivitetin e misionit, ne muajin maj 1663, Propoganda Fide dergoj ne Himare nje tjeter prift, At Gjon Krizafida (Giovanni Crisafida), i diplomuar doktor ne teollogji, i cili kontribuoj ne gjallerimin e misionit apostolik. Atij i dhane detyre, te ndertonte nje manastir, me 3 – 4 dhoma, ku do te sistemoheshin misionaret (Arch. Prop. Atti 1663, Vol 32. Congreg. 10 aprile).

Imzot Stanila dhe Krizafida, te cilet ishin te paisur me leter rekomandimet nga Kardinali Chigi (Kixhi), fillimisht zbriten ne Korfuz, ku u priten nga Kryepeshkopi Imzot Labia, i cili i trajtoj si miq personal per 20 dite.Per takimet ne Korfuz, Imzot Stanila, ne relacionin derguar Propogandes Fide shkruan: “Ne Korfuz takova te Shkelqyerin Administrator Nikolla Mikeli, i cili  deklaroj ndihmen e pakursyer ndaj meje, per te kryer detyren e Peshkopit”.

Nga Korfuzi, misionaret shkuan ne Dhermi, ku kishte mbetur vetem Don Kostandini, te cilin gjate kesaj kohe, e kishte sulmuar rende Peshkopi i Janines, madje e kishte çkisheruar e “hidhej perpjete e ulerinte” per ta larguar nga Dhermiu (Arch. Seg. Vatican: C. Korolevsi. Fasc. II. Pag 60).

Me rikthimin e Imzot Stanila dhe ardhjen At Krizafida, misioni rifilloj te funksionoj aktivisht. Imzot Andrea Stanila e riorganizoj misionindhe fuqizoj bashkpunimin ndermjet priftereinjeve te Peshkopates se Himares, si rezulton nga relacioni, qe i dergon Propogandes Fide, ku shkruan:

Ne mirekuptim te plote mes nesh, Dr. Krizafiden e derguam ne Palasa, ku ka bujt ne shtepine e Kapidanit Leka, i cili eshte mik dhe admirues i Don Onofrio Kostandinit”.

Pra si shihet, Imzot Stanila qendroj ne Himare, me aktivitet dhe ne Vunò, Qeparo, Borsh, Kudhes, Piqeras, Shen Vasil etj; Don Kostandini ne Dhermi e fshatrat per rreth, ndersa doktor Krizafida ne Palase, Dukate, Tragjas e rrethinat.

Aktiviteti i pare, qe kreu Dr. Krizafida, ishte hapja e shkolles misionaree ne shtepine e Kapidanit Leka, ku mesonin femijet e Palases, para te cileve ai dha shembullin e predikuesit. Ne funksionimin e shkollave te katekizmes te Provinces se Himares, ne rikthimin e autoritetit dhe te besushmerise te misionit, nje kontribut te madh dhane prifterinjt vendas, te cilet ndikuan direkt ne popull. Ata ishin shume aktiv ne perkthimin ne gjuhen albaneze te gjitha materialet fetare, shkruan Imzot Andrea ne relacionet per Propoganden Fide (Arch. Seg. Del Vatican: C. Korolevsi. Fasc. II. Pag 61).

 

Ne Dhermi mbeti Don Kostandini, i cili ne kete kohe ishte i semure, por dhe i tronditur nga situatat e veshtira qe kaloj, pasi Peshkopi i Janines e akuzonte te implikuar me Peshkopin e Durresit Imzot Simeone Laskaris, ndersa ne fakt Ai nuk kishte lidhje me keto ngjarje.

Don Kostandini ndjehej fajtor, qe nuk arrijti te informoj ne kohe Propoganden Fide, per keto ngjarje te padeshiruara, si shprehet ne letren derguar Kardinaleve te Propogandes, te cileve u kerkon, qe ta therrasin urgjentisht ne Rome Imzot Simeone dhe kesisoj te shmangeshin shpifjet e turbullirat, qe kishin krijuar greket, qe vete Simeoni i kishte ftuar te vinin ne Himare.

Si gjate viteve, qe sherbeu At Rodinò dhe gjate kohes kur sherbeu Don Kostandini, armiku me i eger i misionareve basilian te Himares ishte Peshkopi i Janines, i cili krahas persekutimeve me mallkime,  çkisherime e fyerje, behej me aktiv dhe me agresiv kunder misionareve, ne periudhen kur fillonte mbledhja e te dhjetes se kishes. Pikerisht ne kete periudhe prifterinjt e tij, bridhnin neper male, shkonin neper shtepite e malesoreve e me kercenime per çkisherimin e me mallkime, u merrnin me force te dhjeten, qe populli duhej t’i a jipte Peshkopates se Himares.

Si te mos mjaftonin keto sulme te Peshkopit te Janines, kunder Don Kostandinit, doli ne skene dhe prifti i quajtur Trandafilo, i cili sherbente si maestro i Metropolitit te Kishes ortodokse te Korfuzit (ne kete kohe funksiononi te dy kishat). Per kete prift, ne relacionet qe i dergon Propogandes Fide, Imzot Stanila shkruan: “... ishte nje bandit dhe i arratisur nga Shteti i Venedikut, i akuzuar per herezi kunder Kishes se Shenjte Romane”.

Per keto ngjarje, At Nilo Borshi shkruan: “Per fat te keq, Imzot Simeone Laskaris, i kishte krijuar hapsire veprimi prifterinjeve te kishes ortodokse, prandaj prifti Trandafilo, ky heretik arrogant, i konvertuar ne ortodoks, ishte ngrijt kunder misionareve e ne veçanti kunder Don Kostandinit dhe me mallkime e sharje, kerkonte t’i zinte vendin, ta detyronte te nderpriste misionin e te largohej nga Provinca e Himares. Ne kete veprimtari kunder misionit e kunder Don Kostandinit, prifti Trandafilo, kishte mbeshtetjen e Metropolitit, qe i dergonte lajmesa Don Kostandinit, me mesazhe kercenuese e me urdhera per te braktisur misionin”.

Don Kostandini nuk u perkul ndaj ketyre presioneve, çkisherimeve e mallkimeve te armiqeve te kishes katolike albaneze, perkundrazi vazhdoj te predikonte ne takimet e shumta me popullin e çdo te djele organizonte meshen ne kishen kryesore te Dhermiut.

Per qendrimin dinjitoz dhe aktivitetin si misionar ne Dhermi dhe me gjere ne Provincen e Himares, Propoganda Fide e nderon duke e emeruar Peshkop te Dhermiut, si rezulton ne dekretin e 15 maj 1665 (Decretum Sacrae Congregationis de Propoganda Fide sub die 15 Maii 1665), firmosur nga A. Mamfronus – zevendes sekretari i Kongregacionit te Shenjte (Arch. Propag. Scrit. Riferite, 1665, Vol. II, fol 345. É. Legrand loc. Cit. Tomo V, pag 347).

Pas shpalljes te ketij dekreti, dilte problemi kush do te kryente konsakrimin Peshkop ne kishat e Dhermiut. Kjo veshtiresi u kapercye me nje rastesi fatlume, pasi pikerisht ne kete kohe, ne Himare do te shkonte per vizite Patriarku i Ohrit, i ftuar nga Imzot Stanila.

Lajmi i vizites te Patriarkut te Ohrit ne Himare, i u transmetua dhe Romes, nga Imzot Papakoda, Peshkop i Leçes, kesisoj Don Kostandini, u rikthye menjehere ne Dhermi, per te marre urdherin e shenjte te Peshkopit. Duke perfituar nga kjo koinçidence, Propoganda Fide, me 13 qershor 1665, i dergoj nje leter Patriarkut te Ohrit, qe e njoftonin per detyren e ngarkuar per konsakrimin Peshkop te Don Kostandinit.

Riti i konsakrimit kryhet ne prani te dy peshkopeve, pra si kuptohet do te ishte i pranishem dhe Imzot Andrea Stanila, qe do te asistonte ne ritin e kryqezimit te duarve te Peshkopit te ri. Gjate vizites ne Himare, ne pergjigjie te fteses te Imzot Andrea Stanila, Patriarku i Ohrit shkoj dhe ne Dhermi, per te organizuar konsakrimin e Peshkopit te ri.

Per kete ceremoni, Imzot Stanila shkruan: “kur u kthye nga Roma, Don Onofrio Kostandini, solli paisjet e shenjta te sherbeses, si dhe letren e Lartesise se Tij Kardinal Kixhi (Chigi), qe i drejtonte Patriarkut te Ohrit, duke e ngarkuar me detyre te konsakroj Peshkop, Imzot Onofrio Kostandinin, i cili me pas do te duhej te shkonte ne Rome. Patriarku i Ohrit e priti me shume dashamiresi Don Kostandinin e pasi mori ne dorezim paisjet e sherbeses, letren e sekretarit te Propogandes dhe dekretin perkates, pas disa ditesh organizoj konsakrimin e Peshkopit te Dhermiut. Kjo ceremoni e shenjte u krye ne Kishen Kryesore te Dhermiut, mbi kishen “Zonja e Jone e Kastello”, ne prani te prifterinjeve e te popullit te Dhermiut e te rrethinave. Patriarku i Ohrit, beri nje meshe, me fjalim panegjirik dhe me levdata te merituara per Imzot Onofrio Kostandini, i cili u shpall Pershkop i Dhermiut”.

Kohe me pas, Peshkopi Imzot Onofrio Kostandini, i shoqeruar nga Kavalieri Nina, shkoj ne Vlore e pas disa ditesh, ne Portin e Ri, mori nje anije, qe u nis per ne Korfuz dhe me pas shkoj ne Rome.

Ne vitin 1666, Propoganda Fide e emeron Imzot Onofrio Kostandini, Kryepeshkopi i Dioqezes te Dibrensis (Dibres), ku sherbeu per 51 vjet.

Ne vitin 1713, Imzot Andrea Arkadi Stanila dhe Imzot Onofrio Kostandini, se bashku sistemohen ne Manastirin e Etereve Basilian. Per te dy Peshkopet e plakur e te semure interesohej murgu Menniti, i cili here pas here  informonte At Basilio Matranga, per gjendjen e tyre shendetesore.

Don Onofrio Kostandini vdiq ne Rome ne muajin Mars 1717.

-...Cikli vazhdon në numërat e ardhshëm-

- Shënim: -Lutfi Alia, është mjek në Centro Prevenzione Oncologica të  qytetit Siena–Itali-

-Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në NJ, USA Zeqir Lushaj-

- 6 Maj, 2013-