E marte, 02.03.2021, 10:35 PM (GMT)

Lajme

Ramiz Dërmaku: Dy festa gëzimi

E marte, 07.05.2013, 05:59 PM


NË QYTEZËN  NONENNHORN-LINDAU-s  SOLEMNISHTË U  KREMTUA   NJIVJETORI I THEMELIMIT    SHKOLLËS  PLOTËSUESE SHQIIPE  DHE SHOQATËS KULTURORE “ SHQIPONJA“

ME NJË DATË DY FESTA GËZIMI....!

Nga Ramiz DËRMAKU

Më 1 maj në praninë e një numri të madh bashkatdhetarësh tanë që kishin arritur nga Republikat e ndryeshme të Gjermanisë dhe nga Zvicrra si dhe qytetar që punojnë dhe veprojnë në qytezën e Lindaus,( Republika e Bajernit ) me rrethinë si dhe një numri të konsiderueshëm të aktivistëve shqipëtar e ku të pranishëm ishin edhe disa udhëheqës gjerman të kësaj qyteze në Hohennhorn  të Lindau-s, komuniteti shqiptarë i këtij lokaliteti kishte festë të dyfishtë gëzimi;

1. Kremtoi 1- vjetorin e themelimit të shkollës plotsuese shqipe “ SHQIPONJA“ në Lindau,

2) Punën e suksesëshme të Shoqatës Kulturore Artistike Shqiptare “SHQIPONJA“, në Lindau.

Po atë ditë në atë kremte madhore u be promovimi i dy librave të poetëve të diasporës nenkryetari i Shoqatës së Lidhjës së Shkrimtarëve artisteve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani z. Neki LULAJ,promovoi përmbledhjën e pestë me poezi“Balada e Heshjës“botuar në nderë të 100 vjetorit të Shpalljës së Pavarësisë të Shqipërisë me 28 nëntor 2012 në Bukuresht të Rumanisë. Për librin Balada e Heshtjës foli reporteri i luftës të Kosovës, pelegrini dhe intelektuali zt.Maxhun Smajli.Dhe libri i dytë që u promovua atë ditë ishte Përmbledhja e poezive të gazetarit analistit dhe publicistit RAMIZ Dërmaku,t, „Valëvitjet e Fjalës“ për të cilën libër foli poeti Neki Lulaj i cili kishte berë një analizë të thukët të poezive lirike e patriotike të përmbledhjës në fjalë .

Manifestimin e shpalli të hapur moderatorja zonja , Dardane Shkreli. në emër të organizatorit të pranishmit i përshëndeti Kryetari i Shoqatës Kulturore Artistike Shqipëtare“SHQIPONJA“, zoti Emin Dauti, i cili foli rreth aktiviteteve që ka zhvilluar shoqata“Shqiponja“ dhe shkolla plotësuese shqipe“Shqiponja“, që nga fillimi i punës e deri më tani. Ndërsa, në emër të palës gjermane manifestimin e përshëndeti rektori i shkollës Thomas HUMMLER, si dhe Süleymand ARISAN (përgjegjës për emigracion në qytezën Lindau), dhe Gerhard MICHAEL . z. Thomas Hummler , pasi i përshëndeti të pranishmit fjalë miradie foli për mërgimtarët e këtij lokaliteti. Ai ceku se z. Emin Dauti dhe Kushtrim Kelmendi janë angazhuar shumë për hapjen e shkollës shqipe si dhe formimin e shoqatës“Shqiponja“ në Lindau. Mërgimtarët e këtij lokaliteti në vend se të pushonin dhe çlodheshin nga puna e rëndë që po bëjnë ata, me vullnetë dhe plotë elan dhanë (e po japin edhe sot provimet epjekurisë intelektuale duke i dalë zot fëmijëve te vet që të mësojnë në mësimën plotësues gjuhën e nënës shqipe), një kontributë të madhë si në internacionalizimin e çështjes sonë kombëtare si dhe ndihmimin e shtetit të Kosovës, ruajtjen e gjuhës, historisë, traditave, kulturës, unitetit në mes bashkëatdhetarëve tanë, etj. Salla ishte dekoruar për mrekulli Flaumuri kombëtarë shqiptarë, flamuri i Kosovës, flamuri gjerman dhe disa fytyra eminente të kombit shqipëtarë ; Gergj Kastriotit SKENDERBEU, Ismajl QEMALIT, Komandantit Legjendar të UÇK-es z. Adem Jashari,. Fjalën përshëndetëse në emër të atij komuniteti e bëri kryetari i Shoqatës Kulturoro-Artistike“ SHQIPONJA“ , z. Emin Dauti. Gjatë përshëndetjeve që bënë nenkryetari i LSHAKSH z. Neki Lulaj, Ramiz Dërmaku, Maxhun Ismajli, theksuan se rinia shqipëtare e Kosovës e cila u dëbua me dhunë nga vendlindja e saj për shkakë të dhunës dhe presionit serb gjeti strehim në Gjermani meritoni kujdesin dhe ndihmen tonë. Këta mërgimtarë me aktivitetet e saja e ka dëshmuar veten edhe në Lindau në fusha të ndryshme si në kulturë, sport, etj .Kjo rini e ka dëshmuar veten se është pjesë e pa ndashme e gjithë rinisë europiane u theksua në diskutimet e tyre. KJo formë e bashkëpunimit në mes të shoqatës kulturore shqiptare“Shqiponja“ dhe shkollës plotsuese shqipe me të njejtin emër ka dhënë rezultate inkurajuese ne të gjitha aktivitetet e këtij lokaliteti të Lindaus. Kryesia e shoqatës“Shqiponja“ dhe anëtarët e saj padyshim se kanë ndjekur një rrugë të mirë për njohjen adekuate dhe këmbimeve reciproke në fushën kulturore midis dy popujve tanë. Pastaj fjalën përshëndetëse e bëri edhe gazetari e reporteri i luftës së Kosovës z. Maxhun Smajli, dhe njëri ndër organizatorët kryesor të këtij manfestimi tha. Jam i lumtur që më është dhënë rasti që të ju përshëndes rininë e këtij rrethi e të cilës me gjithë shpirt i dëshiroj perspektivë të lumtur, liri të plotë në vendlindjen e tyre si dhe punë të mbarë ne të ardhmen. E dij se rinia shqiptare në Gjermani ka probleme të shumta, si dhe dezavuime të ndryshme rinore të cilat ne do i kupëtojmë , mirëpo shtoi rektori i shkollës z. Tomas Hummler, se shoqata kulturore artistike shqiptare“Shqiponja“ do ta kryeje me sukses punën e vet ne të ardhmen. Nga subjektet shqiptare që merrnin pjesë në këtë manifestim të pranishmit i përshëndetën z. Neki LULAJ, poeti dhe autori i shumë libërave, nënkryetari i Lidhjesë së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesëve Shqipëtar në Gjermani, ( LSHAKSH-rë), në Gjermani. Gazetari dhe poeti z. Ramiz Dërmaku, etj. Këtë mnafestim apo thënë shkurtë këtë kremte e bëri edhe më madhështore pjesëmarrëja e dy grupeve folklorike ;

Qendra Shqiptare për Kulturë dhe Integrim nga Kreuzlingeni ne krye me koregrafin e talentuar zt Rrustem SELCA.

Këngëtari, Sokol Bisaku dhe Ibrahim Hajzeri. Pjesëmarrëja e grupit të Qendrës Shqiptare për Kulturë dhe Integrim nga Kroislingeni dhe këngëtari…,Sokol Bisaku për të pranishmit luajtën valle dhe kënduan këngë popullore nga reportuari i tyre i pasur dhe u pëlqyen mjaftë nga të pranishmit. Këto skena të bukura këtij manifestimi apo kësaj kremte i jepnin një gjallërinë në të cilën shkëlqente edhe miqësia midis popullit gjerman dhe atij shqiptar . Organizatori kishte përgatitur edhe disa mirënjohje për disa aktivistë dhe ato u shpërndanë nën tingujt e një muzike tipike shqiptare. Në mesin e të shpërblyerëve ishte edhe; rektori i shkollës z. Thomas Hümmle,të cilit edhe poeti Neki Lulaj i dhuroi ca libra përsonale dhe të shoqatës duke ju drejtuar me këto fjalë „Zoti rektor kam kënaqësin që në emër të kryesisë se LSHAKSH në Gjermani ti dhuroi këto libra të bukura e di që ju nuk lexoni ne gjuhën shqipe por mendoi që në shkollën tuaj ka shumë nxënës shqiptarë andaj sigurisht se ndonjeri nga ata do të ketë interes të lexoi literaturë në gjuhën shqipe andaj edhe për këtë aresye po ju dhuroi me respekt për Ju“N.Lulaj ,rektori i shkollës zt. Thomas H. u zotue se këto libra do ti ruaj me fanatizëm ne zyrën time dhe do tua japi fëmijëve shqiptar për ti lexuar ,pasatj u shpërblye edhe ideatori organizatori, gazetari dhe reporteri i luftës së Kosovës z. Maxhun Smajli, etj. Për të pranishmit organizatori kishte përgatitur një koktej si dhe një darkë e pasur me specialitete të kuzhinës tradicionale shqiptare të cilat u pëlqyen mjaft.

Ne u ndamë nga ai manifestim me një porosi që edhe ne të ardhmen të punohet ne këtë mënyrë, sepse vetëm kështu ne i mbrojmë fëmijët tanë nga asimilimi, ua shtojmë dashurinë ndaj Atdheut që rrallë po e vizitojnë, si dhe krijojmë ura të reja miqësije me vendasit, e në rastin konkret me gjermanët. Është për ta cekur edhe këtë se mbi 30 vite që merrem me gazetari, kamë marrë pjesë ne shumë manifestime, tubime, kremte, etj etj, por ajo që pashë tek mërgimtarët dhe kryesia e shoqatës Kulturore“Shqiponja“ dhe tek shkolla shqipe, nuk e kamë parë deri më tani askund. Ishte kënaqësi e madhe kur nmjeriu me sy e shehë se si angazhohen këta mërgimtarë, se si bashkëpunojnë në mes vehte dhe si si i presin dhe i përshëndesin të pranishmit. Ne u themi ju mërgimtarë të nderuarë ju priftë e mbara në jetë dhe punë.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora