E enjte, 25.04.2024, 01:18 AM (GMT+1)

Mendime

Avdi Ibrahimi: Pendimi

E hene, 06.05.2013, 06:12 PM


P E N D I M I!

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Pendimi ndaj veprës së keqe është një shpëtim i jetës.  Thoshte shkencëtari dhe filozofi Demokriti.

Në të përditshmën ton jetësore ka momente të mira, por ka raste kur ndjen një zbrazëti kjo një problematik apo dukuri që mund ta hasim për çdo ditë. Shembull ma konkret është kur kemi të bëjmë me vajtje ardhjet nga puna, nga mbledhjet e partisë, është mbase jeta si një lloj roboti. Dhe përsëri ndjen një zbrazti, se po bënë një lloj pune të porositur nga Shefi. Por teksa nuk punon sipas porosisë në pushtet, por sipas profesionalizmit dhe panshëmërisë, vetja të duket se je duke u ndjer mire.

Ah, se ç, fat të keq ka ajo femër që është bërë skllave e Shefit të Partisë? Ah, sa fatkeqe është ajo që zgjohet në mëngjes dhe bie të fle në mbrëmje me dashurin ndaj Shefit?!

Anipse ky Shefi e kërcënon e shtyp e shanë, nëse ajo nuk do të bëhet e dëgjueshme do ta largoj nga Partia edhe nga puna. Ah, Urata!Të kuptoj ndoshta këtë po e bënë nga halli. ndoshta u nxitove paksa, si shum të rinj e të reja.

Më të përfunduar lufta e çlirimit të atdheut kujtuam se para nesh, rrugë me lule do të gjenim. Ah, si mendoja para luftës çlirimtare dhe gjatë luftës, nuk na doli ashtu mbasë mbarimit të kësaj lufte. Ta dije ti se sa here të kam kujtuar!Dhe shpesh here ndjeja edhe keqardhje për ty!Edhe unë si çdo njeri, si çdo atdhetar  e atdhetare që mbi të gjitha e donim lirin e popullit, kam ëndërruar se shefi ynë në ilegale, dhe në luftë me të marrë në duar fatet e atdheut dhe pushtetin, do të sillej me arsye parimore dhe përparimtare…Unë për vetën time nuk u gënjeva nga sjellja e tij joparomore, dhe jopërparimtare!Ti ndoshta nuk e dije se unë për këtë mosbindjen time të kahershme ndaj Shefit ndiqesha këmba-këmbës nga skllevër të tij. Po mua as nuk më shkoi asnjherë në mendje të trembësha nga këto hije të zeza prej skllevërish, mëgjithatë mbetëm i pathyeshëm dhe konsekuent për ta mbrojtur parimin e kauzës kombëtare shqiptare, edhe pse ca njerës të ligj më luftojnë për të më linquar nga jeta publike!

E di Unë fare mire, por shpejt ke për ta kuptuar edhe ti!Sa luftëtar e luftëtare të lirisë, lëngojnë, tretën e bëhen verem pse po tregtohet nga tregtar flamujsh atdheu ynë i dashur, ky atdhe heronjësh e heroinash. Mbase të kuptoj dhe të kam kuptuar nga ajo ditë kur u takuam në kryeqytet, me sa Unë të njoh, dhe më sa të kam kuptuar, Ti nuk ke për  heshtur gjatë Urata?!. . . Ti një dit ke për të shpërthyer si Vullkan…Ti nuk e duron poshtrimin që po u bënë Shefi juaj në Parti, i cili po vendos pa ju pyetur fare, sikur ju nuk egzistoni mbi këtë tokë, se ai ju konsideron sikur ju jeni skllever të tij, dhe ai është pronari që bënë çfarë të dojë me ju dhe atdheun?!Kisha dëgjuar dhe kisha pare njerëz të shtypur, por gjer në këtë pike kurrë jo!Kurrë s, ma merrte mendja!Po për kënd dhe për çfarë vepruam e luftuam ne?Për një jetë pa të shtypur!. . . Pastaj ti shkove dhe ju ngjite pushtetit. Shikoje edhe vetë se gjer ku i ka sjellur njerëzit shtypja!I shërben Shefit  dhe ja ku je katandisur!

E di Urata ti tashmë je e penduar dhe sikur thua më vete:

- Po, o njerëz të mi të dashur.

- Unë jam mëkatarja!

- Shikoni! Shikoni! Si jam katandisur!Kështu dëshiron Shefi ynë të bëhet pike e pesë SHQIPTARIA, si Unë skllavja e tij, të jeni te dëgjueshem e pa fjalë!

Po ju them jo!SHQIPTARIA merrë frymë nga mushkrit e veta të lirisë dhe njëkohësisht krenarisë. Largohuni o skllevër, se unë jam penduar dhe kam vendosur të largohem nga skllavërimi!Dhe ju të tjer skllevër besoj se e keni mësuar apo e keni dëgjuar historin e Juda Iskariotit!E dini mbase ai u pendua për krimin e bërë ndaj popullit dhe atdheut dhe vari vetën në një deg fiku!. . .



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora