E enjte, 22.04.2021, 11:55 AM (GMT+1)

Kulturë » Berisha

Sejdi Berisha: Mesnatë e thellë vetmie...

E hene, 06.05.2013, 07:22 PM


P o e z i:

 

Sejdi BERISHA:

 

NË KËTË MESNATË TË THELLË VETMIE...

 

S’di pse më rrjedhin lotët

Në këtë mesnatë të thellë

Nga këta sy që shumë kanë parë

E, tregimet i kanë fshehur

 

Nga këta sy që janë përcëlluar

E kanë përcëlluar

Që në gurrë dhembjeje

Shpeshherë janë shndërruar...

 

S’di pse ikin nga sytë e mi

Ani, sonte

Në këtë vetmi kaq të rëndë

Në këtë heshtje kaq të thellë

 

S’di pse ndodh kështu

Të ikën diçka nga sytë e mi

Po, atëherë

Me çfarë t’i njomi faqet e mia

 

Me çfarë t’i lagë faqet e librit

Historinë ninullës

Me çfarë ta freskoj

Ku lotët e nënës rrinë aty palë

 

Por nuk besoj

Se loti mund të rri pa mua

Por nëse edhe ai është hidhëruar

Sytë e mi i lus për qetësi...

 

Por nuk e kam të qartë

Pse më tradhton shoku im-loti

Unë kurrë nuk e kam mashtruar

Deri sot ecur kemi bashkërisht

 

Rrugëtuar kemi

Mbi prushin e tokës së djegur

Mbi lulet e ndrydhura

Dhe histori kemi bërë

 

Po, pse ike nga unë

O mik i jetës

Ani...

Lamtumirë

 

Por tash

Unë tek ti

Kudo do më kesh

Loti im i hidhëruar me mua

 

Vetëm një lutje e kam

Kudo që të shkosh

Trego e rrëfe për mallin tim

Për shkrumbin tim

 

Sepse atëherë

Mbi zërin e vargut tim

Mbi faqet e librit tim

Do shkruajnë përralla dashurie

 

Ani, ani...

Loti im

Ti nuk po e sheh

Se si sonte shumë vonë

Po bie shi

Në jastëkun e gjumit tim...

 

(E diel, 05 maj 2013, ora 02:15)



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora