Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Asllan Dibrani: Familja Namani dhe torturat çnjerëzore

| E diele, 05.05.2013, 04:26 PM |


Familja  Namani nga Prapashtica dhe  torturat me çnjerëzore të udbës serbo-sllave në kohën e Rankoviqit !

Nga Asllan Dibrani

art@asllandibrani.com

Fakte dëshmi dhe dokumente  mbi inskenimet e UDBES në Kosovë!

Serbia planin  antishqiptar   e kishte  shtrirë  gjithandej ,  me represaliet dhe dhunën  e pa parë      rrethet e Sangjakut    Novipazarin,    Nishit dhe në Toplicë. Deri në vitet  1878 ishte pothuajse  popullatë   shumicë dhe autoktone  në trojet e veta në vendet e lartshënuara.

Në këto krahina të  shqiptarëve nga këto rrethe ,Serbia përmes dhunës dhe terrorit të organizuar shtetëror, ushtroi gjenocid dhe bëri  spastrim etnik  mbi 700 vendbanime dhe mbi 450,000 shqiptarëve , të cilët asokohe jetonin në trojet e veta etnike, apo në një hapësirë sa territori aktual  i  Kosovës qe ekziston sot.

Spastrimi i dhunshëm i hapësirës etnike shqiptare nga  këto  territore  në mënyrë masive dhe të organizuar   ndodhi pas Kongresit të Berlinit  me rastin e copëtimit të Shqipërisë   në vitin 1913 . Serbinë e përforcoj akoma    ma tepër qe ju liruan duart  me shumë 1878, dhe vazhdoi deri me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 e andej , ku  pjesa më e madhe e popullatës shqiptare të Sanxhakut ,Nishit dhe rajoni i Toplicës ishte dëbuar nga trojet e veta stërgjyshore. Në tokat dhe pronat legjitime të shqiptarëve të dëbuar u vendosën serbët dhe malazezët besnikë ndaj regjimit serb, ndërkohë që popullata e dëbuar shqiptare u vendos kryesisht në territorin e Kosovës së sotme dhe në një pjesë në territorin e Maqedonisë po edhe Shqipëri dhe Turqi.

Merita më të mëdha ndaj shtetit dhe kombit serb, do t’i ketë ai i cili do të arrijë të zhdukë e të shpërngulë më shumë shqiptar!

Ky projekt u bë me qëllim që Serbia të bëhej shtet i pastër nacional dhe të krijohet mundësia që aksioni i mëtejmë të drejtohet kah Kosova” me territore të reja . Vet krerët  e Serbisë cariste u  prononcuan me  qëndrime  antishqiptare me publikimin e  shovinizmit të verbër  me thirrjet se "merita më të mëdha ndaj shtetit dhe kombit serb, do t’i ketë ai i cili do të arrijë të zhdukë e të shpërngulë më shumë shqiptar".

Sipas disa të dhënave  evidente  të asaj  kohe flasin se rreth 70.000 shqiptarë u theren , u vranë dhe u pjekën në zjarrin brenda  shtëpive të tyre .Rreth 700 fshatra shqiptare u  rrafshuara me zjarr vetëm më 1877/1878. Këtë gjenocid asokohe, nuk ishte vërejtur ndonjë  disponim i fuqive të mëdha për të parandaluar Serbinë  mbi shqiptarët .  Kjo masakër e   pa parë   ndikoj    në përndjekjen  shqiptarë dhe kush mundi fillimisht u strehuan në drejtim të Gallapit pastaj  siç cekëm ma lart në Kosovë Maqedoni , Bullgari, Shqipëri   dhe Turqi.

Viti  1878 ishte viti ma tragjik  i atyre krahinave shqiptare  qe  pos djegieve  masakrës dhe  vrasjeve masive nuk u mbeti tjetër  rrugë pos të shpërngulen     kush  kah mundi të ikë. Pësuan  humbje nga të ftohtit  e atij dimri qe si refugjat për rruge vdiqën me mijëra.  Nga të ftohtit dhe  uria  me qerre    të ngarkuar sa që   pasojat   dhe  viktimat u evidencuan  të pa parashikueshme  .  As pavarësia  e Shqipërisë nuk ndihmoj asgjë ketë pjesë   qe  edhe  në dy luftërat  botërore shqiptaret i gjeti     rezistence të vazhdueshme   kundër Serbisë. Pas spastrimit  të atyre rajoneve  të Sanxhakut , Nishit dhe Toplices   nga shqiptarët ,shënjestër e barbarisë serbe ishte

 

bërë pjesa  perëndimore e Kosovës së sotshme  që shtrihet  në territorin e Gallapi !  Theks të veçantë në barbarinë dhe terrorin serb ndaj këtyre fshatrave  zënë edhe fshati Prapashticë  në vitin 1921.

Prapashtica u pre  u dogj, u masakrua  u uzurpua dhe u kolonizua me banorë sllav të Malit të zi nën petkun e aleancës se mbretërisë Serbo – Kroato – Sllovene.!

Ishte një dimër i ftohtë dhe i jashtëzakonshëm. Në ato anë, gjithnjë kanë qenë dimra të ashpër, po edhe ai dimër ishte po i ngjashëm, bile edhe ma i theksor nga një acar hidhnak.  Një erë e fortë thante nga fërxëlleza, fishkëllyese qe i mbushte te gjitha zbrazëtitë e gropave, lugjeve por edhe pullazet e shtëpive të mbuluara me kashtë ose rrasa guri. Forcat çetnike me qëllim kinse të çarmatimit të popullsisë shqiptare dhe likuidimit të kryengritjes shqiptare e sidomos ndaj reaksioneve antiserbe qe ishin në fshatrat e “Gallapit në Dabishec dhe Prapashicë” dy fshatra qe ishin si vende strategjike për Kosovën!.Kështu në gjysmën e dytë të vitit 1920, u bë mobilizimi i tërësishëm i ushtrisë serbe, nën petkun e aleancës se mbretërisë Serbo – Kroato – Sllovene. Kishte ardhur në përfundim qe ta zhvillonin një ofensivë mbi popullatën shqiptare në viset, ma problematike siç i quante shtypi dhe propaganda serbe fshatrat e lartpërmendura për rreth kufirit të tanishëm të Serbisë me Kosovën. Kjo do të thoshte, shkatërrim i logjistikës së kryengritësve, edhe shkatërrim i kryengritjes fshatare që synim kishin, mos të lëshojnë këmbë sllave të futet në territorin e Kosovës. Kjo strategji çetnike ndihmonte në hapjen e rrugës dhe krijimin e kushteve për kolonizim më serb dhe malazez ato zona të Kosovës qe u konsideronin pa banorë siç ishte rasti  i Prapashticës  që u boshatis me dhunë e zjarr.

Ekspedita ndëshkuese serbe përbëhej nga një batalion i Armatës së III, qe komandohej nga koloneli Radovan Radoviq. Njësitë e xhandarmërisë, të komanduara nga Bozhidar Paunoviq i njohur në popullin  e kësaj ane si Bozhidar Ballovci,nga grupet paramilitare të Kostë Peqancit, si dhe nga civilë të tjerë paramilitar. Kolonët e ardhshëm nga Mali i Zi, qe terrorin e vet e përqendruan me ofensive shfarosëse në Prapashticë dhe depërtim i banorë sllav të Malit të zi. Ajo ofensivë kolonizoj fshatin  me qindra shtëpi  serbo-malazeze i uzurpuan shtëpitë qe shpëtuan nga flaka,  por edhe ndërtuan  shtëpi të reja!

Në vitin  1921  në Prapashticë  brenda një dite  u theren , u vranë dhe u dogjën 1020  burra ,gra  dhe fëmijë,  ku një pjesë u  ngulen edhe nëpër  hunj!

Pleqtë ,fëmijët, as shtëpitë dhe pasuria tjetër nuk u kursyer nga zjarri, vrasjet dhe terrori i paparë shfarosës në anët e Gallapit, por i veçantë ishte  rasti i fshatit Prapashticë . Në Prapashticë janë plaçkitur dhe djegur të gjitha shtëpitë dhe është zhdukur popullsia prej 1020  burrash ,grash  dhe fëmijësh me çka pas disa ditësh e shpallen fshatin të pa banor. Kolononizuesit malazez u vendosen dhe jetuan  plot 25 vjet deri ne plasjen e luftës së dytë botërore.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kufomat e zbuluara pas vrasjes se 1020 burrave, grave e fëmijëve në fshatin Prapashticë dhe shpëtimi i foshnjës se vogël Selilm Salihut, që me frymëmarrjen e tij përmbys e kishte shkrirë borën deri në tokë pas tri dite u gjet i gjallë qe i shpëtoj breshërisë  se pushkëve serbe në vitin 1921. Kjo gjendje e tij zgjati tri ditë, deri sa u kthyen disa fshatarë, që i kishin shpëtuar vdekjes së terrorit serb, e shpëtuan Selimin e vogël, që të mbijetojë dhe të mbetet si një legjendë e kësaj ane!

Vitet  e luftës  e   zyrtarizuan  kufirin shqiptaro- serb  në zonat ku përkufizohej me Serbinë. Me rastin e vendosjes së Ushtrisë shqiptare nëpër zonat kufitare që e ndante  edhe Prapashticën  me Serbinë i frikësoj  kolonët serb dhe ikën  gjatë luftës se dytë botërore. Në këtë fshat   dhe rajonin e Gallapit   këto reprezalje e ndoqën    edhe pas luftës së dytë  botërore     si rast i veçanet ishte   aksioni in armëve  , ai i hapjes se shkollave  shqipe  që hasën në rezistencë , por edhe   përndjekja e  njerëzve dhe  familjeve të  veçanta siç është rasti  i  familjes  Namani.    Udbeja jugosllave    beri një terror të pa parë   kundër kësaj  familje  gjëja se   ishte   kryese e një   vrasje     Rrahman Gashit , rojtar i malit që humbi pa shenjë. Edhe sot e kësaj dite është enigmë dhe rast i pa  zbuluar dhe i pa  gjurmuar me qe kishin dorë vet   pushteti  serbo- sllav!

Familja  Namani nga Prapashtica dhe  torturat me çnjerëzore të udbës serbo-sllave në kohën e Rankoviqit !

Për ta mbajtur  gjendjen e nder në këtë fshat pushtuesi  përdorte   metoda të  ndryshme mbi reprezaljet dhe  terrorin shtetëror  ish jugosllav. Nuk u ndalen as pas përfundimit të luftës së dytë botërore  . Një fatkeqësi  e ngjashme e goditi edhe familjen Namani  nga Prapashtica.  Kjo familje përjetoi burgosjen e  të gjithë meshkujve mbi moshën 15 vjeçare.  Shtëpia mbeti vetëm në përkujdesje të gjinisë femërore  nga nënë Raza Namanit gruas se Ibrahimit .Edhe ashtu e thyer në shpirt se bashku me kunatën Nazifen dhe renë Bahtijen vazhduan jetën duke u rropatur   me punën fizike nën presionin psikik me përplasjet  e mëtutjeshme të"Udëbes " jugosllave qe ishin në shënjestër  si familje në presionin e spiunëve dhe bashkëpunëtorëve të pushtuesit. Në vitin 1960 për këtë familje ishte një torturë e veçante edhe pas burgosjes se gjithë meshkujve në pretekstin se  u zbuluan dorasit e  vrasjes se rojtarit të malit  Rrahman  Gashi që humbi pa shenjë .

Inskenim i   vrasjeve të improvizuara nga vet  udbeja serbe të kësaj natyre kishte  të llojeve të ndryshme . Veprimtaria e Udbës serbe  dhe bashkëpunëtoreve nuk ishin të kënaqur me burgosjen dhe pas një mundi të nënës Raze me kunatën dhe renë qe e punuan tokën sikur të ishin meshkujt në shtëpi. Prodhimet     arat e kësaj familje ishin në rritje si gruri, misri, elbi, tërshëra dhe kopshti qe i kishin punuar për mbajtjen e familjes gjallë me  rendimentet  prodhuese të topkës.

Ky fenomen ishte i pa dëgjuar ndonjëherë në  rajonet e Ballkanit, por edhe në  Evropë!

Një ditë  mëngjesi fushat dhe arat  e punuara  u përdhunohen me  prezencën  e  shumë  policëve .Një ditë qershori kjo familje nën përkujdesjen e grave në mëngjes të hershem u trondit, kur oborri i  tyre u mbush me polici,agjente dhe bashkëpunëtor lokal me disa fshatarë të fshatrave për rreth qe kishin sjell sipas urdhrave të Udbës rreth 30 penë qe me plugje.

Qetë ishin zgjedhur ma të mirët qe ishin në fshatrat për rreth për lëvrimin e tokës se  familjes Namani. Ky fenomen ishte i pa dëgjuar ndonjëherë në  rajonet e Ballkanit, por edhe në Evropë. Një  gjë e jashtëzakonshme   u veprua  si  pretekst i  zbulimit të armës kinse më cilën ishte vrare roja e pyllit  i ndjeri Rrahman Gashi i zhdukur. Enigmë  misterioze është  edhe sot e  kësaj dite qe mendohet  se inskenim i  përgatitur   ishte  nga vet  pushtuesi serb,   me synim ,futjen e vëllavrasjes  dhe frikës  në popull  e sidomos në ato familje qe ishin me zë si të pa dëgjueshme ndaj  pushtetit serb siç ishte  familja Namani!Për të burgosurit dhe të arrestuarit nuk kishin lënë  gjurmë as  informata se ku gjendën  Namani, Ibrahimi Ilazi dhe Kajtazi. Nuk  ishte  e mundur as te merren informata se ku  janë ne cilin burg .Familja    e mbetur ne gjininë femërore   ishte në ankth    duke pritur ndonjë detaj se paku të mësojnë për meshkujt e vet se  a janë  gjallë  apo te vdekur?

Loke Raza  nuk kishte njohuri edhe   se  kaloj një kohë qe nuk tregonin as se ku gjenden meshkujt e familjes _Namani të burgosur. Pas një kohe të gjate të torturave me çnjerëzore në burg mbaheshin i shoqi Ibrahimi , kunati Namani dhe 2 djemtë e saj,Ilazi dhe Kajtazi . Pas një kohe  përmes një letre njoftuan  nënën Razë,  se ku gjendeshin    njerëzit  e sajë. Menjëherë  Loke Raza  kërkoj të shkoj në vizitë në burgun e Podujevës , qe e njoftuan se  të burgosurit  janë në atë burg.  Pas disa ditësh ju  lejua që të bëjë një vizitë në burgun, por edhe ajo vizitë ishte  e  planifikuar qe t'i  thyej ndjenjat shpirtërore të nënës dhe dinjitetin e saj si  prind dhe grua .Ajo nënë i përballoj sfidat ma të rënda të imponuara  nga Udbëja serbe. Dita e vizitës ishte një gëzim i  madhe për këtë nënë, qe si kishte parë njerëzit   ma të dashur, një kohë të gjatë  . Nëna Razë shpesh i kishte parë ëndërr se  i kishin liruar dhe  ishte çmall me ta! Duke shkuar rrugës   këmbë nga Prapashtica   për Keqekollë  ,Ballaban,  Batllavë për Podujevë këmbë e stërlodhur nga rruga e gjatë mbi 30 km. Asaj iu sillte në kokë  arrestimi    i të gjithëve, maltretimet    presionet e ditës s e arrestimit .Asaj i ikte mendja  të torturat në  burg  si do të përshëndetem me ta?   Mendonte se a do te me lejojnë   se paku ti përqafoj dhe të çmallet   me ta . Rrugës duke udhëtuar loke Raza  kishte   katër   buke pogaçe me vete  të ngarkuara  , djathë  dhe ca kokrra vezë të ziera   për tu  dërguar  në burg Namanit, Ibrahimit ,Ilazit dhe Kajtazit .  Nga larg    dikund në rrugët malore  të Ballabanit ,  u pa  i ndalur një   fshatar   i  asaj ane  një  burrë i shtyer në moshë   me plis të bardhë. Malësorin e  shoqëronte   një   djalë  i  moshës  10 vjeçar . U përshëndeten  në mes veti    dhe ai malësori  u përpiqte të   fshihte  lodhjen  pran nënë  Razës  ,  qe e kishte  alivanosur nga  dy dite qe kishte udhëtuar   në drejtim të Prishtinës  për ditën  e tregut me një qerre   pemë  ,por për fat te keq  ju kishte thyer   rrota  e qerres dhe kishte mbetur  vet   edhe pa    bukën  kallamoqe  qe e kishte  pas me veti për një ditë. Plaku      pasi u përshëndet me loke Razën  i tregoj  hallin qe i kishte ndodhur   . Çuni i vogël    ishte zverdhur  nga uria dhe të ftohtit , po atë pamje e kishte edhe    burri i shtyrë  në moshë dhe  dukej shumë  i molisur.  Lokja i shihte me   një    pamje  te zymtë  dhe   u prek  për atë    gjendje të tyre por mendjen e kishte   te  të burgosurit. Mendonte   mungesën e tyre  qe një kohë te gjatë  as pa të drejtë  vizite  ,po kah si shkonte   lokes mendja .  Lodhja  dhe uria e    këtij  burrit dhe  e ati çunit  sikur  i shtuam   mërzinë  Nënës Razë. Edhe se e kishte  brengën te   të burgosurit ajo  e ndjeu veten  keq sikur  me qenë kjo vet një  faktor  i thyerjes së qerrës.  .   Për pak  e  lëshoj ngarkesën të   cepi i rrugës  deri sa  arriti  ta qetësoj veten  nga rruga me  ngarkese qe kishte   ne  dy strajca  artistike  te punuara qe i punonte ana  e Gallapit  nga leshi  i tjerrur i  deleve.  Sytë e    lëshuar të atij çuni  nga uria dhe  të lodhnit i ra në sy nënë Razë .Pa   i  hequr sytë nga  çuni i vogël  fshatari  me një  gjysmë zëri i lypi  pak bukë, për     birin  qe edhe vet ishte    shumë i uritur . Udhëtarja       pa prit masë     shpejtë e shpejt    hapi  strajcat e veta dhe ndau ushqimin që kishte për të burgosurit e saje në  burgun  e Podujevës. Fshatari  e falënderoj lokën  shumë për   bukën që  ju dha  .  E pyeti fshatari se për ku po shkon ?.Lokja   tregoj  për rrugën qe  kishte marre  për në  burg dhe   e informoj , po pa e përfunduar mirë  falen   fshatarit i ra një çehre    e nxirë  në fytyrë?

Fshatari  me keqardhjeje  e priti rrëfimin e udhëtimit të  lokes Razë. I rrodhen  sytë lot nga  rrëfimet e   lokes nga se ,   fshatari ishte i  informuar mbi atë ngjarje   shumë mirë  dhe  me   një zë të   ulët   ju drejtua   lokës.  Nuk e marr bukën qe  e ke bërë    për   djemtë    tu në burg .  Ajo këmbënguli dhe   ju ndau  ato  bukë  pogaçe  qe i kishte   nga   katër  njërën u  dha këtyre dhe     ca kokrra vezë djathë  dhe krip .  Përkundër insistimit  Lokja    ju la bukën u përshëndet me ta    dhe u  shtëngun   për rrugën e mëtutjeshëm ,   atyre  maleve të bukura    dhe të thepisura drejt burgut  për Podujevë.  Loke Raza  e kishte në  qendër të  vëmendjes  Kajtazin e vogël pa i mbushur te 16 -tat u prangos nga  serbo-jugosllavë.   Asaj nuk ju priste t'i shihte djemtë  burrin dhe kunatin e vet Namanin.    Në kokë  e paramendonte  se si do të  takohet . I shkonte mendje se e  kanë rrejt  pushteti me letrën qe ju kishte  ardhë para disa dite.   Imagjinonte  vdekjen e tyre   ,të gjallët e tyre  ,  vuajtjet e tyre në burg etj .Ajo  imagjinonte  sikur ta lejojnë me i pa  si do te jete  kjo vizite  e parë e saj.   Asaj nuk i kishte ndodh ma herët   të përballej  me aq  sfida të rënda qe i kishte mbetur e tërë familja në   barrë me nuse të reja  , fëmijët e tyre  të vegjël  . Mbas  një udhëtimi   shumë orësh   qe kishte udhëtuar nëna Razë mbërrini  në portën e burgut në Podujevë. Në port e  ndalen si rregull përshtatjesh të vizitave  me të burgosurit.

Ora ishte  e madhe   duke pritur  një lajme    për  vizitën. Ata i dhanë   informatë se  djali i vogël Kajtazi  të ka vdekur!

Kjo u lajmërua se për kenë, kishte ardhur   në vizitë , po   i ra të priste një   orë deri sa    erdhi një  gardian  me një  përgjegjës   tjetër    burgut ashtu shprehet,   loke Raza.

Ora ishte  e madhe   duke pritur  një lajme    për  vizitën  dhe takimin me te burgosurit. Ata i dhanë   informatë se  djali i vogël Kajtazi  të ka vdekur në burg! Lokes ju  soll njëherë vërdalle  në kokë Kajtazi  dhe  pamjen e asaj dite te trishtueshme kur    u arrestuan.

Paraqitja , praktikisht  ishte me një arkivol në të cilin faktikisht ishte Kajtazi brenda. Ai ishte  i  torturuar me një shkallë alivanosje në gjendje të pavetëdijshme qe i ngjasonte një të vdekuri, një kufome  në arkivol.

Nëna Razës me këtë skenim  provokues ,  pa e trembur syrin dhe pa e ndërruar çehren edhe se nuk dinte  gjë qe disa muaj  për  njerëzit e saj, se a ishin gjallë a të vdekur?   Provokatorët  me një udbash prezent u mundua ta  thyej moralisht,  karterin dhe qëndresën  e femrës shqiptare të këtyre anëve !

Edhe nëse ma keni mbyt Kajtazin e vogël, unë i kam edhe 2 djem tjerë!

Kjo nënë me një   qëndrim  stoike ju përballoj  këtyre   torturave   serbo-sllave dhe ju përgjigj organeve të burgut! Citojmë:   Edhe nëse ma keni mbyt Kajtazin e vogël, unë i kam edhe  dy  djem tjerë!Me një pamje të pamposhtur kjo e shikonte   arkivolin  fare pranë. Ishte  i shtrire  Kajtazi ,qe  zemra e saj  e dinte si e përjetonte këtë çast aq trishtues për një nënë qe  të dashurit e saj po i dergjen në burg   me të vetmin motiv qe ishte një  familje e pa përmirësueshme ndaj  pushtetit jugosllav. Kjo nënë luajti, qëndresën e nënës shqiptare në të gjitha kohërat, ruajti dinjitetin e saj moralin e saj qëndrimin e  saj . I  mposhti komplotet e organizuara të "UDBES" kundër familjeve dhe personaliteteve të caktuar, qe qëndruan karshi pushtetit që inskenonte lojëra teatrale në dëmin e popullatës shqiptare.  Kësaj nëne  ju kujtuan këto fytyra   kriminale  brutale  dhe  shumë   barbare qe luanin  me   një  femër   qe vet e kishin thirrur në    vizitë dhe e torturonin   pranë portës me një fëmije  16 vjeçar siç ishte i burgosur, as vdekur as i  gjallë.   Presionin  e dyfishtë qe e bënin     të burgosurin   ishte gjeja se   edhe në prezencën e nënës    të bënin  presion  për ta pranuar veprën   për vrasjen e  të ndjerit Rrahman Gashit ,  rojtar pylli.

Nënë Raza në ato çaste   u shtang dhe mbeti pa folë  ma ,  pos  i tha të pastë nëna   biri im ,   se burgu për burra është edhe se ke vdekë, për marre  ke  vdekur !  Ajo nga  se nuk kishte  mundësi të reagoj ndryshe edhe se  e dinte se Kajtazi ishte  një  fëmijë  i moshës së re  akoma në  kohë adoleshente. Nënë Raza  për t'i dhënë kuraja Kajtazit i tha  " burgu është për burra "   Nënë Lokës ju kujtuar    dita e arrestimit  të tyre . Ju kujtuan torturat  dhe presionet qe u bënë  atë ditë të  keqe .  Pjesëmarrës të arrestit  ishte një   numër i madh i  policisë serbe     shtëpinë e tyre   me prezencën  e disa  bashkëpunëtorëve  shqiptar .    Pastaj  ju kujtuan  edhe rasti  pas arrestimit të tyre qe  një ditë  udbashit hynë në oborr dhe nga larg urdhëruan qe ta lidhnin qenin e shtëpisë. Qeni ishte shumë agresiv ndaj tyre ku i thanë për te siguruar. E urdhëruan qe ta thirrë në emër qenin. Loke Raza nga mllefi dhe revoltën qe kishte  ndaj pushtetit ,  qenit  i  tha (Enver hynë në kolibë) në emër të  udbashit Enver Hoxhës qe ishte   si  këlysh i  Serbisë dhe punonte në shërbimin e tyre.  Ata   reaguan    me kërcim  si shprehesh ashtu ? Loke  Raza  u shpreh   unë për qejfin e juaj nuk mund ti nderoj emrin  qenit tonë  Enverit.  Me çka   e personifikoj    Enver Hoxhën  në praninë e shoqëruesve të policisë dhe disa fshatarëve që u gjetën në ato momente aty pranë Pas këtyre kujtimeve   prapë  nëna  i kishte  sytë   të i biri  i vdekur  apo i gjallë nuk e mësoj ende realitetin!?.

Pas një akti dhe torture psikike dhe çnjerëzore qe përjetoi  Nëna  Razë në ato momente i dhanë force Kajtazit dhe nga një alivanosja aktuale lëshoi një zë, vjedhurazi me fjalët “nënë gjallë jam” dhe bëhu e fortë se këta   e kanë forcën me mbysin  , me vrasin  më torturojnë po moralin , njerëzinë  dhe traditat e familjes tonë   nuk do ti  cenojnë as nuk mund ti vrasin!!!  Po,  me këtë rast  nënës  Razë, i biri i dha  forcë  qe karakterin e saj e përforcoj pranë në një shkallë edhe ma te lartë. Nga  ky epilog organet     e  burgut  reaguan dhe  e ndërprenë vizitën  në shenjë  revolte  ,   pa i pare  dhe  Ibrahimin, Namanin dhe Ilazin që  u dergjeshin  po në  këtë burg famëkeq .

 

Nënë  Raza  u kthye  e shqetësuar nga vizita e burgut. Në shtëpi shumë rëndë e përjetuan tëre anëtarët e familjes, këtë skenë të turpshme të Udbës serbo-jugosllave , kundër një nëne  heroinë që nuk u mposht  pran këtyre  implikimeve  të presioneve   ndaj saj  .

Protagonistet kryesor te kësaj ngjarje ishte Naman Namani,  i  akuzuar si doras i  rojës se pyllit Rrahman Gashit nga fshati Mraor.

Politiken e udbës serbo-jugsllave edhe në këtë rast nuk ishte vështirë te kuptoje synimet  e tyre  në bazë te inskenimeve qe u krijonin  për Kosovën  me  qëllim të futjes se urrejtjes dhe vëllavrasjes nder shqiptarët  me termin (Përçaj dhe sundo) .Inskenime të tilla krijonin paqartësi , huti dhe mjegulli për të krijuar përkrahës siç ishin disa bashkëpunëtor të  udbës  që e ndihmonin ndëshkimin e popullit, pos presionit fizik edhe në atë psikik.

Protagonisti kryesor i kësaj ngjarje ishte Naman Namani, vëlla i Ibrahimit të cilin e akuzonin si doras  kryesoer i  rojës se pyllit Rrahman Gashit, i cili gjate ndjekjes së procedurës ai përjetoi torturat me çnjerëzore qe nuk mund me imagjino njeriu. Në këtë procedurë aktakuze udëbja  i  ngarkonte secilin rënd e me rënd duke inskenuar vrasje në marrëveshje. Gjatë hetuesisë  shantazhet dhe kërcënimet  imprrovizore dejtë presioneve  fizike dhe psikike i përdornin si metodë  të pranimit të veprës  , duke  ju thënë herë njërit herë tjetrit  se Ibrahimi po thotë se e ka vra Namani, Ilazi dhe Kajtazi e kane pranu vrasjen e Rrahmanit etj .

- Prano edhe ti, shpëton ma lehtë ti kot e mohon se ata tret  e   kanë  pranuar  . Presione të tilla dhe “argumente” të ngjashme Namanit i sillnin çdo ditë të shoqëruara me tortura të renda , si elektro shok, kërbaç, nuk je të thonjve me dana , improvizim varje, kërcenim vrasje me revole ne fyt. Tortura të llojeve të ndryshme   vazhdonin  si lëshimin e ujët të valë dhe të kriposur  me pika,  pikje nga një enë e varur në tavan,i lidhur këmbë e duar në një vend të caktuar.  Torturuesit nuk ishin të kënaqur me improvizimin  e   pikave me ujë të kriposur mbi kokë në lartësi  tri  metrash. Por për ta  rënduar torturën përgatitnin ene me ujë të valë dhe të kryposur duke ju hapur gojën me lugë të këpucëve dhe duke ju hedhur ujë të vale me shumë krip në gojë sy dhe hundë me çka ishte një torturë shumë e rëndë ku njeriu munde të ngulfatej!!! Pas çdo torture të ngjashme dhe te shpeshta qe zgjatën mase  tri vite atyre ju është dashur qe këto plagë të këtyre torturave të shëroheshin disa jave për tu zvogëluar te ajurit, skuqja dhe infektimi për tu kthyer ne rimëkëmbe shëndetësore për vazhdimin e  torturës se re!

Naman  Namani  një burrë nga një  peshë  100 kg ,  kishte    vetëm kishte mbetur  një skelet i grumbulluar eshtrash me peshe hiq ma tepër se 35 kg!.

  burgosurit e lartpërmendur shpeshherë ju paraqisnin deklarata dhe nënshkrime të rrejshme për njeri tjetrin, gjeja se vepra është kryer nga ju të gjithë e kanë pranuar , por ti je i fundit që duhet ta nënshkruani dhe  ta pranoni veprën. Tortura ndaj tyre ishte e llojeve të ndryshme qe të lartpërmendurit i  kanë përjetuar një si e veçantë ishte qe në pranininë e njeri tjetrit përdornin elektro- shokun deri në pëlcitje të gjakut që ju rridhte nga goja hunda  me ç'rast ishin tortura shumë të rënda me qëllim të thyerjes se moralit të tyre me përdorim të torturave me çnjerëzore. Pastaj torturë në vete ishte mbajtja në ujë të ftohtë, lëshuarjen  e minjve, qëndrimi në gjunjë mbi kokrra të mistritë etj.

Torturat e tyre me akte çnjerëzore udbëja serbe vazhdonte edhe në stallën e kuajve të policisë me metoda dhe tortura speciale. Vlen të ceket se Naman Namani ishte një burrë i pashëm dhe i gjate rreth 1.85 cm, me një peshe relative rreth 95-100 kg. Nga torturat e përjetuara gjatë asaj periudhe kishte mbete një njeri fantazmë qe   si ngjasonte ma njeriut,  por vetëm kishte mbetur  një skelet i grumbulluar eshtrash me peshe hiq ma tepër se 35 kg!...

Përjetimet e Ilazit nder mësuesit e parë në Malësinë e Gallapit!

Ne këto anë ma të zëshëm si zullumqar ne sherbimin e Udbës  ishin sherbetorët: Enver Hoxha, Raif Spahiu, Ramë Kabashi, Rexhep Musa dhe agjent tjerë lokal nën udhëheqjen e Bozha Sules, të gjithë këta udbash të njohur për popullatën shqiptare të Kosovës  të cilët  u angazhuan edhe ne skenarin e familjes Namani.

Enver Hoxha nga Gjakova, Raif Spahia nga Peja dhe Rame Kabashi nga Prizereni ishin udbashtë   kryesor që deri në vitin 1960 vepruan në kufi me Shqipërinë të njohur si njerëzit ma enti shqiptar me shërbime  të Serbisë. Përvojën e vet këta udbash e  përcaktuan qe ta zbatonin prej vitit 1960 ne kufijtë  veri lindor të Kosovës, ne kufi me Serbinë ku si rast i   veçantë dhe viktimë  e tyre ra familja Namani nga fshati Prapashtica.

Pasi që përjetimet dhe vuajtjet e  kësaj familjes nuk mund të përmblidhen pa shkruar një vëllim veprash, po jap një pika të shkurta të dhënat për Ilaz Namanin.

Në vitin 1960   Ilaz Namani, ishte  me detyrë si , mësues në fshatin Gllogovicë. Natën e kobshme të zhdukjes se rojës së pyllit, Ilazi ishte mysafir i ftuar të  Sahiti i  Alise se Poturëve ne fshatin Gllogovicë. Arif i Muharrem  Kallpakut  dhe një Rexhepi      nxitur nga Udbeja luajtën rolin kryesor në burgosjen e Ilazit meqë rast për ta përforcuar aktakuzën kundër Ilazit me qellim burgosje ia ofruan 500 banka të asaj kohe Sahit të Alise qe ta mohonte pranin e Ilazit  qe ishte i  ftuar për darkë me shokët tjerë në shtëpinë e tij. Nga veprimet djallëzore dhe denigruese nga deklarate e tij e rrejshme gjeja se nuk ka qene Ilazi atë natë i pranishëm në shtëpinë e tij. Si shenje revolte te pranishmit e asaj darke qe ishin me Ilazin dhe  tërë fshati Gllogovice u distancuan nga veprimi i imponuar nga udbëja me çka sahitin u leqit nga fshataret e vet . Ilazi  ishte mësuesi i fshatit   qe ishte i pari  i kësaj ane ta nxiste arsimimin dhe  vetëdijen,  por  ai u burgos.!  Ilazi burgoset dhe maltertohet në mënyrën ma çnjerëzore të mundshme se bashku me  Ibrahim Namanin,  Naman Namanin dhe  Kajtaz Namanin.

Enkas për maltretimin e tyre montohet për herë të parë elektro-shoku ne burgun e Podjevws.

Nga elekto-shoku nuk është kursyer asnjeri nga ta . Nga torturat me metoda ma barbare  xha Namani   e sollën para  vdekjes.

Nga torturat Ilazi sëmuret rënd, dhe pas shtrimit në spital nga agjentet e njohur lokal paguhet mjeku për 600 banka të kohës duke e porositur vrasjen e tij me injeksion.

Për fatin e Ilazit komplotin e kupton mjeku i njohur shqiptar dr. Ali Sokoli i cili e mbanë Ilazin në përkujdesje të tij dhe shokëve të tij mjeke të besueshëm.

Ilazi lirohet me 1961 kurse  tjerët lëshohen nga burgu në vitin 1963 pas ndërhyrjes së Gjykatës Federative Jugosllave dhe vërtetimin e komplotit nga Udbëja , ku federata dërgon nga Beogradi një gazetar të revistës së ilustruar Duga për të përshkruar vuajtjet dhe torturat e familjarëve. Artikulli botohet ne Duga 1963 gjë qe pati jehonë edhe  ne  arenën  e gjerë të publikut.

Ilazi lëshohet nga burgu i dëmtuar mbi 75% i pa aftë për jetë. Pas lirimit me përkrahje të shumë miqve fillon prapë punën si mësues deri sa pensionohet dhe sot ka familjen  e madhe djem  vajza dhe nipër të shkolluar  deri në magjistraturë.

Dibran Musa djali I axhës së Ibrahimit dhe Namanit revoltën e vet ndaj torturave qe ushtronte Udbja në familjaret tije deri në shkallën e lartë të gjykatës në nivel federativ të shtetit jugosllav në Beograd.

Familja e gjerë Namani këtë torturë të përjetuar në meshkujt e vet e shprehu  një revolte të brendshme shpirtërore të kërcënuar dhe pa të drejtën e reagimit edhe në aspektin juridike që për shqiptarët ishin vetëm në letër. Dibran Musa kushëri i të  burgosurve  mori  iniciativën që revoltën e vet ta shprehë edhe në gjykatën e larte federative të ish shtetit jugosllav të asaj kohe i shoqëruar me Sadri Krasniqin nga Makoci, dhëndër i familjes Namani, burri i  Azizes, motrës se Ibrahimit dhe Namanit qe mjerisht në luftën e fundit në Kosovë Sadriu dhe Azizja u vranë dhe u dogjën në shtëpinë e tyre në maj të vitit 1999 në Mokoc.  Ibrahimi Azizja dhe vllau i vogel Namani që ne moshën fëmijërore mbeten jetim pas prerjes se babës se tyre Naman Bekes në masakrën e njohur të Prapashtices se vitit 1921.

Dibran Musa një burrë i pashëm dhe me karakter te veçantë burrërie dhe trimërie vendosi që pakënaqësinë e vet ta paraqes në instancën ma të larte të ish shtetit jugosllav. Një burrë me një veshë  karakteristike tradicionale të malësisë se Gallapit me plis të bardhe me tjerqi dhe opinga. Dibran Musa nuk e njihte gjuhen serbe, por reagimin e vet e shprehu në gjuhën shqipe  ku  thekson (jam ardhe me u ankua se pa të drejtë mi keni burgos meshkujt dhe mi mbytet dru)!?…. Pas ankesës së Dibran Muses në gjykatën federative i ndihmuar në përkthim për ta kuptuar nga Sadri Krasniqi fjalët e tije e shtynë gjykatën federative qe të formoi komision të veçante për ta shqyrtuar këtë lënde të rënde dhe diskriminuese ndaj kësaj familje! Gjykata federale e asaj kohe  e dërgoi një komision të veçantë  në përbërje me njerëz ekspert për verifikimin e armës, njollave të gjakut dhe provave tjera nga e cila rezultoi me fakte mbi pafajësinë e familjes Namani, ku pas një torture tri  vjeçare dhe përjetimi të rënde familjare u liruan si të pafajshëm.

Rasti I familjes Namani u publikua edhe në të gjitha mediat e shkruara në Kosovë, të asaj kohe dhe në gazetën e ilustruar Duga , por dhe me gjerë.

Ky proces gjyqësor dhe kjo vepër e inskenuar nga Udbëja  serbe qe në fund  rezultoi me pafajësinë e tyre preku shume qytetar të Kosovës dhe lider shqiptar të asaj kohe e si rast i veçantë  ishte edhe Fadil Hoxha një funksionar i lartë shqiptar në atë kohë. Pas lirimit të këtyre meshkujve të kësaj familje qe përjetuan torturat me çnjerëzore ne procedurën e zhvillimit te hetuesisë, Fadil Hoxha në shenjë  për ta zbutur dhimbjen dhe pasojat e familjes Namani, e ftoi Naman Namanin në bisedë me çka i përcolli rrëfimin e Namanit me vëmendje! Fadil Hoxha  nuk  u përmbajt   pa  u përlotur  gjatë gjithë të dhënave rrëqethëse nga torturat e përjetuara të Namanit. Me qe shqiptarët edhe se ishin në funksion ishin hap pas hapi te përcjellur dhe nën kontrollin e rrepte te Udbes serbe. Të vetmen gjë nga ky takim Fadil Hoxha Namanit ia ofroi një vend pune si roje fabrike    prodhimet e mobileve “Napredak “ të Prishtinës.

Rasti i publikuar të familjes Namani  në gazeten Duga të Beogradit arriti që të prekte ndërgjegjeje e disa funksionarëve të lartë federativ jo serb siç ishte rasti i reagimit të Eduard Kardelit politikan slloven i cili protestoi në kuvendin federativ për torturat dhunën dhe inskenimet e improvizuara ndaj fëmijëve grave dhe familjeve shqiptare në Kosove.

Nga kjo vlen të ceket se edhe pas luftës se dyte botërore aparatura serbe zhvilloi një mori programesh  të ndryshme ndaj popullatës shqiptare. Qëllimi  ishte krijimi i  frikës dhe terrorit të papare që nga këto presione dhe tortura fizike dhe psikike një numër i konsiderueshëm shqiptaresh u detyruan qe të shpërngulën në Turqi si marrëveshje   me mes Serbisë dhe Turqisë por edhe gjetiu!!!