E shtune, 20.04.2024, 05:52 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Një shqipe mbi krye

E diele, 05.05.2013, 04:59 PM


Një shqipe mbi krye

-Poezi nga Selim Nëngurra-

 

ATDHEUT

Prej vitesh nuk i shoh malet e tua

Nuk shijoj ujin e akullt të Gurrave të Bardha

As nuk ngjitem në majet e shkrepave të pamposhtuna

Por kujtimi asht i gjallë sikurse në rininë time.

Kur gëzoja çdo verë, vetmitë e patrazueme,

Në shkelqimin e hapsinave të paana.

Gjatë buçimes së furtunave

I mbrojtun nga shpellat

Dhe mendoj të të due me dashuni birnore

Atdheu im i bukur Dardani-Shqipni.

Në pragun e perëndimit të jetës

Kam detyrë Hyjnore të të falemnderoj

Përseri tash permes qiellit të Europës

Mikpritjes e ndihmës së pakursyeme

Në emen të ligjeve shumë të vjetra

Si dhe të fateve Tua

Në perëndim të jetës

Të thur lavde si gjithmonë

Tokë At-Dhe i dashtun

Sikur në vitet e mia ma të bukura

O Zot u baftë Shqipnia Parajsë

Dardania Filial i sajë

Midis Adriatikut dhe Jonit

Ta ripertrijmë ILIRINË.

 

DARDANISË HYJNORE

Tokë e Ilirisë e rimëkambun

Që dëshmon shumë dashni

Për të restaurue lavdinë

Lashtësinë stërgjyshore

Të stolisesh si nuse me duvak

Bash si Zanë mali

Sypatrembun dhe e bukur

Rrethue me kulqedra e lugeten

Tokë hyjnore e shejtë

Që u sherbeve pakursim

Studjuesve e pushtuesve

Të mbarë botës

Me hiret e tua

Pasunitë e tua shpirtnore

Që nuk shterrin kurr

Ti që linde e rrite

Trima e kolos të vërtetë

Të artit e të luftës

Per LIRI e zhvillim

Kulturë e traditë

Vendlindja e Bogdanit,

Dhe e Rugovës Hyjnor

Nji epope e tanë legjendare

Vargan vlerash shpetimtarë

I yti gjak i paster Dardan-Shqiptarë.

 

BABËS TIM

Pervjetori yt asht sot,

S`di  i lindjes apo ikjes tande

Në boten e amshueme

Ku tash 19 vite pushon shpirti Yt

Babë i dashtun

Ta dish se shumë më mungon.

 

Si asnjihere as andër nuk të shoh

Due ti shoh rrudhat e ballit

Ata mustak të bukur stoli

Burrash kreshnik

Se qebesa i tillë ishe ti .

 

Baba im i mirë

Të kerkoj due të shoh,

Dhe ani, më qorto ,

Më shaj po deshte

Por në fund më perqafo.

 

Më ka marr malli

Për netët e gjata

Dimnore pranë stufës

E perjashta era perplas

Borën dritareve të odës

Ti me atë pamjen tande

Kreshnike, Hyjnore per mue .

 

Se ishe baba im

Më tregoje historitë

Që unë nuk i dija

Por i mësova dhe mbaj mend

Andaj edhe varrin ta rregullova

Ashtu si deshte Ti,

 

Ta hoqa at hanxhar      * 1).

Që padije ta kishte vu injoranca

Te Kryet , Lapidar

Në vend të hanxharit sot ke

Nji shqipe mbi krye

Se per ty unë jam krenar.

*1.  Vëllau im Ibrahimi nga Gjermania pat dergue paratë te disa miq bashkfshatar per të ja rregullue varrin  Babës.

Ata tue mendue se po bajnë mirë i rregullojnë Lapidarin dhe si shtyllë mbajtëse e ti vendosin nji minare xhamije.

Kjo më ka mundue me vite dhe në veren 2012 ja hoqa at minare dhe vendosa nji lapidar të thjeshtë mermeri ku asht e gravueme nji SHQIPE.



(Vota: 14 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora