E enjte, 25.04.2024, 08:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Keze (Kozeta) Zylo: Poezi dritheruese per nenen, nga poeti dissident Dalan Luzaj

E diele, 11.05.2008, 07:39 PM


Poeti dissident Dalan Luzaj
Nga Keze (Kozeta) Zylo

Po sjellim dy poezi dritheruese per nenen, nga poeti dissident Dalan Luzaj, kryetar i shoqates se shkrimtareve shqiptaro-amerikane, i cili se bashku me familjen, u persekutua, internua, u burgos per 30 vjet, per te vetmen arsye absurde, se ishte i biri nje intelektuali te shquar professor Isuf Luzaj lauruar në Universitetin e Sorbonës,  ku mori  tituj shkencor si: doktor në letërsi, doktor në filozofi.

Me diplomën e dy doktoratave, zotërues i mëse tetë gjuhëve të huaja që nga latinishtja, greqishtja, persishtja, nis rrugën e një pelegrini, ky polyglot i karakterit nacionalist kombëtar i tejmbushur për të kërkuar lavdinë e tij maratonë që nga auditorët a Argjentinës, Amerikë e çfarë përfshijnë meridianët e paralelet e këtij globi në mbarë botën perëndimore. Nuk rreshtnin e mbusheshin këto auditorë për të dëgjuar leksionet e mbi 120 veprave te tij në mbrojtjen e të gjitha vlerave shoqërore e më në gjerësi të ideve te tij për demokracinë.

Prof  Isufi hyn në "Almanakun" Toltojan i cili me gjeografinë e gjerë të kulturës së tij e në luftën e pa mbarim kundër murtajës komuniste, sa vinte e tërhiqte vëmendjen perëndimore deri në sferat më të larta të shteteve. Parlamenti i Argjentinës i akordon medaljen e florinjtë: "LUCHADOR POR LA PAZ" . Po aty, krijon institutin francez, "LA FRANCE A L'ETR ANGER" i cili përshëndetet dhe vizitohet personalisht nga ish presidenti i Frances De Gaule.

Në vitin 1956 presidenti i Amerikes i dorëzon medaljen "PAQE". Nuk rreshti lavdia e tij, kur arrin vetë presidenti Regan t'i vendosë në qafën e tij të rrudhur me brazdat mishtore që mbanin në brendësine e tyre historinë kombëtare, pjesë e së ciles ai u bë. Kjo ishte dekorata e lartë dhe aq domethënëse: "MËSUES I AMERIKËS".

 

Nje Nene

Sa lot kish derdhur ne vetmi,
sa "ah"! tek zoti pat derguar,
kete vec shpirti i saj e di
dhe zoti lart n'e paste degjuar.

Gjithcka qe prekte behej lot
dhe loti ndriste syte e tretur;
ah, mrekullite qe
kish kjo bote,
kaq mizorisht ia pati fshehur.

Gjithe zine e mbledhur neper jete
a thua vdekja do t'ia trese?
E luti vdekjen "eja shpejt"-
dhe vdekja s'mund te mos e merrte.

Drita

Drite quhej nena ime,
E mjera drite nuk pa kurre,
helmin qe la pas,

s'e ka as gjarperi nen gure.

Lodhje. Plage. Trishtim.
Te njohu emrin qe le pas,
te njohu brenga e shpirtit tim.
me ligje vdekja qan mbi ty;
tani je larg, moj e shkrete,
mbi ballin tend,

hedh hijen nje selvi.
Nene e braktisur... Pese femije...
Dheu s'te tret,
nga dheu me ben drite.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora