E shtune, 20.04.2024, 01:06 PM (GMT+1)

Mendime

Philadelfia, në lamtumirën e prof. Anastas Dodi

E diele, 11.05.2008, 07:18 PM


Anastas Dodi
Në Lois C. Galzermo Funeral Homes Inc të Philadelphias, sot paraditen prej orës 9:30 deri 11:00 komuniteti shqiptar zhvilloi cerëmonin mortore për t'i dhënë lamtumirën e fundit të ndjerit Prof. Anastas Dodi. Mbas mbarimit të homazheve të shumta nga bashkëatdhetarët, sekretari i shoqatës atdhetaro-kulturore Shqiptaro-Amerikane "Bijtë e Shqipes" me qëndër në Filadelfia Z. Vlashi Fili, foli për jetën dhe kontributin e këtij atdhetari dhe shkencëtari të gjuhës shqipe.
Më pas kryetari i kësaj shoqate Z. Llazar Vero falenderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe njëkohësisht shumë atdhetarë të tjerë që banojnë në SH.B.A dhe shteteve të tjera tëbotës, ku në pamundësi për t'i dhënë lamtumirën e fundit, kishin ngushëlluar me telefonata e telegrame elektronike. Për arsye kohe, Z. Llazar Vero lexoi vetëm fjalët e lamtumirës që i drejtoheshin Prof. Anastas Dobi nga vetë ish studenti i tij, gazetari dhe shkrimtari që banon në Francë, Z. Vasil Qezari. Fjale këto me dashuri e dhimbje që jo vetëm u lexuan me sy të përlotur e buzë të dridhura nga vetë Z. Llazar Vero, por dhe të gjithë të pranishëmit i përjetuan ato.
Kryetari i Akademis Shqiptaro - Amerikane të Shkencave dhe Arteve, Prof.Dr. Skender Kodra ( PhD), vendosi një kurrorë në emër të Akademis. Profesorit Anastasit, atdheu i erdhi në Filaderfia, madje njeriut të dimesioneve të pa kufijta i erdhën nga të gjitha hapësirat gjeografike të globit buqeta me lule edhe nga bashkombasit Nase Jani- Athinë, Faruk Myrtaj - Toronto, Kolec Traboini - Boston, Fatmir Terziu - Londër, Aleko Alikaj - Bordo, Vasil Qezari - Bordo, Iliriana Sulkuqi - Nju Jork, të cilat u vendosën në krahë të flamurit kombëtar ku ndodhej mbi shtratin që do ta përcillte për në banesën e tij të fundit në Oakland Cementry Co.
Mbase kësaj lamtumire, në një nga ambientet e restorantit të " Village of Cottage Green ", familja Dodi në shënjë respekti dhe mirënjohje bëri pritjen e të gjithë atyre që i'u ndodhën në këtë ditë të vështirë që po kalonin. Përsëri zoti Ll. Vero përshëndeti të pranishmit dhe njëkohësisht foli për përjetësin e kontributit që i ka dhuruar gjuhës shqipe prof. Anastas Dodi. Përjetësi kjo që, në ato momente poetia Iliriana Sulkuqi i dhuroi familjes së tij, një periodike të fundit të revistës " Peligrini " ku ishte botuar një shkrim për 75 -vjetorin e shkencëtarit Dodi. Ndër të tjera ajo u shpreh se; largesa për të cilat koha i njehë të pashmangëshme, bëri që s'mund t'ia dhuroja dorazi këtë reviste, por ndodh çudia që: njerëz të mëdhenjë si prof. Anastas Dodi, pa i kur ende, kthehen sërisht.

Philadelfia, Edmond Ismailati / 10-Maj-2008.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora