Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lutfi Alia: Himara në dokumentat arkivore (5)

| E enjte, 02.05.2013, 06:00 PM |


HIMARA NË DOKUMENTAT ARKIVORE (5)

-Në 1190, Himara pushtohet nga Vendiku, ne dokumentat e te cilit quhet Chimarra Albaniae.

Ne vazhdimesi historike, ne trojet tona u krijua Regnum Albaniae (1272 – 1390), me mbret Karli I Anzhù. Mbreterine Albania e njohu Papa Gjoni XXII i cili i pranoj albanezet si pasardhes natyralë te shtetit te Albanise te shekullit te XI, si dhe e njohu zyrtarisht Regnum Albaniae-

Ekskluzive nga Prof. Lutfi ALIA (MD, Ph)

Per shkrimet historike me dokumentat per Himaren, kam marre shume mesazhe, ku disa prej lexuesve  sugjerojne te shkruaj Shqiperia dhe populli shqiptarë e jo Albania e albanezet.

Natyrisht Shqiperia dhe Albania jane e njejta, por kam preferuar te perdor emertimet Albania, qe i perkasin kohes se ciles i referohem.

Gjithashtu, lexuesi duhet te dalloj kur i referohem Provinces se Himares Albanese dhe kur qytetit te Himares. Ne shkrimet e mepareshme kam spjeguar se ne librin e At Nilo Borshit e ne dokumentat e Arkivit te Vatikanit, kur flitet per Himaren, gjithmone i referohen Provinces te Himares Albaneze, pra te krahines autonome, qe shtrihej nga malet Akrokeruane (Karaburuni), deri ne ngushticen e Kanalit te Korfuzit, ne nje territor te gjere, te banuar nga albanezet, ne qytete dhe ne  fshatra te shumta per gjate bregdetit, ku perfshihej dhe Saranda, ndersa ne thellesi shtrihej deri ne Kudhes dhe ne Delvinë. Ne rastet kur i referohem vetem Himares, eshte shkruar qyteti i Himares, e cila ishte kryeqendra adminstrative dhe Peshkopale e Provinces se Himares.

Ne keto shkrime kam perdorur emerin Albania dhe albanezet,  pasi ne shekujt VII – XVIII, ky ishte emeri i vendit tone, si rezulton ne dokumentat dhe korespondencat Bizantine dhe Ottomane te kesaj periudhe e njekohesisht edhe ne dokumentat e Arkivit te Vatikanit e shteteve te tjera.

Nga shekujt VII - X, ne dokumentat e Perandorise Bizantine, konfirmohet vazhdimesia iliro – albaneze, dhe vendi yne quhet Albania, ose Arberia dhe populli yne albanezet, apo arberit.

Perandori Costantino VII, i quajturi Porfirogenito (905 – 959), i shquar dhe si historian, ne veprat Administrando Imperio” e vitit 913 dhe ne “Thematibus” (vellimi i II) e viti 943 shkruan: “ kombi albanez eshte i konsoliduar ne disa bashkesi te fuqishme, duke filluar nga Dioklea ne veri dhe deri ne Themen e Artes ne jug”.

Ne vitin 1208, Papa Inoçenco III, ne letrat qe i dergon princit Dhimiter Progoni, e quan “Judex Albaniae” (kryegjykates i Shtetit Albania), qe ne shpesh e quajme Shteti i Arberit.

Ne 1190, Himara pushtohet nga Vendiku, ne dokumentat e te cilit quhet Chimarra Albaniae.

Ne vazhdimesi historike, ne trojet tona u krijua Regnum Albaniae (1272 – 1390), me mbret Karli I Anzhù. Mbreterine Albania e njohu Papa Gjoni XXII i cili i pranoj albanezet si pasardhes natyralë te shtetit te Albanise te shekullit te XI, si dhe e njohu zyrtarisht Regnum Albaniae.

Ne shekullin XV, gjate zoterimit te Gjergj Kastriotit, vendi yne njihej me emerin Albania dhe populli albanezet, si rezulton ne te gjitha dokumentat e ne korespondencen e prijesit tone dhe ne dokumentat e Vatikanit e te shume mbreterive europiane. Dhe ne vitet e me pasme, deri ne fillimet e shekullit te XVIII, vendi yne quhej Albania dhe populli yne albanezet.

Emeri Shqiperia dhe emertimi populli shqiptar, dokumentohet per here te pare ne vitin 1702, pra vetem prej 310 vitesh, te shkruar ne parathenien e Fjalorit Italisht – shqip, te hartuar nga misionari Francesko Maria da Leçe, ku eshte shkruar tekstualisht:“ Këte dikcionar oh Shqipëtâr i dashun, e shkrova jo për zotinînë tande, qi di mâ fort se unaj vetë për vetëher, por per na ….”

Si theksuam ne shkrimin e meparshem, ne udhetimin per ne Himaren Albaneze, At Simeone Laskaris u shoqerua nga dy misionaret, Dom Andrea Stanila dhe Dom Onofrio Kostandini.

Dom Andrea Stanila, eshte lindur ne vitin 1636 ne ishullin e Kretes, ne familje katolike (i ati quhej Xhiovani dhe nena Ana Andronika). Para pushtimit turk te ishullit (1645), familja e tij, ashtu si dhe shume te tjera, per te shpetuar jeten dhe besimin katolik, emigruan ne Itali. Qendrimi ne Napoli i dha drejtim tjeter jetes se tij. Ne 2 gusht 1655 u regjistrua ne kolegjin e Napolit, ku me 2 mars 1659 shugrohet prift. Ne fund te vitit 1660, Propoganda Fide e dergon misionar ne Provincen e Himares, se bashku me Dom Onofrio Kostandini, te cilet shoqerojne Imzot Simeone Laskaris, Peshkopin e  Durresit dhe Mekembesin Apostolik te Himares.

Ne kujtimet e tij, At Andrea Stanila shkruan: “... populli i Himares na priti me shume dashamiresi, per çka na e lehtesoj predikimin e fese katolike...”.

Dom Andrea Stanila, fillimisht sherbeu ne qytetin e Himares, ku e filloj aktivitetin menjehere me ngritjen e nje shkolle, si shkruan ne relacionet derguar sekretarise te Propogandes Fide: “... shkolla funksionon me nje numer te mire nxenesish, qe i u dedikuan doktrines tone. Ata shkojne per te predikuar prane njerezve, si dhe per t’i degjuar rrefimet e per t’i çliruar nga mekatet”.

Aktiviteti i At Andrea Stanila, ngjalli xhelozi te Metropoliti i Janines, i cili reagoj me mllefe dhe me mallkime kunder tij, madje filloj t’i kercenoj besimtaret albaneze te kesaj treve, duke shpallur, se do te shkisheronte te gjitha ata, qe do te ndiqnin rrugen shpirterore te At Andrea Stanila.

Ndonese ishte i ngarkuar te sherbente ne kishen Peshkopale te Himares, ai shpesh e shoqeronte Imzot Simeone ne vizitat apostolike neper kishat e Provinces. Ne kete intinerar udhetimesh, dokumentohen kisha katolike ne te gjitha fshatrat si Dukat, Brataj, Kallarat, Terbaç, Palasa, Sotiraj, Vagalat, Dhermi, Vunò, Qeparo, Kudhes, Pilur, Kuç, Progonat, Lopes, Nivice, Piqeras, Borsh, Fterra, Kaminica, Çorraj, Finiq, Lekli, Dragot, Peshtan, Shen Vasili, Lukova, Saranda etj, ku ata predikuan ungjillin. Ndermjet tyre permenden dhe kishat ne fshatrat Ciglia (Çilia) dhe Ites, qe nuk dihet ku ndodhen, pasi aktualisht nuk rastisen me kete emer. Ne vitin 1820, fshatin Çilia e vizitoj dhe Puqueville (1820), i cili e quan Chilio-Resti (Kilio – Resti). Ka shume mundesi, qe Chilio – Resti te jete Cirse e soteme. Krahas ketyre dy fshatrave, ne shkrimet pararendese kemi permendur disa emera qendra banimi, qe aktualisht nuk ekzistojne si Turnechei, Bubarei, Bernachus, Cepriota etj. Mendoj se disa prej tyre mund te kene qene lagje, ku ndodheshin kisha, ku eshte predikuar ungjilli e jane mbajtur mesha, por me zgjerimin e fshatit, ndofta jane perfshire dhe te njesuar ne urbanistiken e qendrave te banuara te qyteteve te Himares, Dhermiut, Vunoit, Palases, Borshit, Kudhesit, apo te shume te tjereve.

Nuk perjashtohet mundesia, qe keto te kene qene dhe fshatra te banuara, por pas pushtimit turk, te jene çpopulluar dhe çdukur, sidomos pas eksodeve te shumta te popullit te kesaj krahine, qe braktisi trojet e lashta dhe emigroj ne Pulja, Kalabri, Siçili, Abruco, Marke, Venecia etj.

Rikujtoj se eksodet e banoreve te Provinces se Himares drejt Italise, kane qene te vazhdueshme e shpesh masive. Me origjine nga bregdeti jane banoret e shume komunave, ku banoret flasin gjuhen albaneze te vjeter (arbereshe) si: Piana degli Albanesi, San Giorgio Albanese, Spezano Albanese, Santa Caterina Albanese, Santa Cristina Gela (arbereshet e quajne Shëndahstina), komuna e Contessa Entellina (ka marre emerin e Konteshes Entelina te Kudhesit. Banoret aktualë e quajne kete komune dhe Bashkesia e Kundises, pra e Kudhesit).

Gjate eksodeve ne shekujt XV – XVIII, albanezet e zbarkuar ne Itali, jane shperndare e jetojne ne rreth 2800 komuna te tjera, ne shumicen e te cilave vazhdohet te flitet gjuha arbereshe.

Aktiviteti i misionit ne Provincen e Himares ishte teper aktiv, por jo rralle dhe me te papritura te pa deshirueshme. Qendrimi i Imzot Simeone, i kishte demoralizuar himarjotet, te cilet nuk tregonin respekt si me pare. Ne keto rrethana, per te rifituar prestigjin, Ai ben nje levizje dinake.

Pas shume traktativash me Patriarkun e Ohrit, arrine ta bindi dhe te emeroj At Andrea Stanila, Peshkopi i Muzakise dhe Hspathia (Spathia – krahina e Shpatit).

Ky ishte nje vendim djallezor, per te shkarkuar pergjegjesite e medha dhe per te fshehur gabimet e shumta, qe  kishte kryer gjate aktivitetit te tij si peshkop dhe si misionar.

Propoganda Fide e kritikonte per gabimet e shumta, por dhe e akuzonte per mashtrim, pasi kishte pervehtesuar paramentet e shenjta, si broken e arte dhe kalicet e argjendeta, qe ishin dhurata per Arkipeshkopin e Ohrit dhe qe i a kishin besuar atij per t’i a dorezuar me kthimin ne Albania.

Imzot Simeone nuk i kishte dorezuar Patrarkut te Ohrit e per kete veprim aspak dinjitoz e kishte akuzuar dhe Kapidan Spiro, madje e kishte kritikuar dhe e kishte denoncuar me guxim para popullit. Ne keto rrethana, per te ruajtur raportet me Propoganden Fide, per te mbyllur keto histori te pakendeshme, per te shmangur pakenaqesite e popullit dhe te klerikeve, zgjodhi rrugen t’i a besoje Muzakine dhe Spathian nje peshkopi tjeter, kesisoj zgjodhi Dom Andrea Stanila, nje prift me moshe te re dhe pa shume eksperience, qe ra viktime e ketij vendimi joshes, te nxitur nga Imzot Simeone dhe te aprovuar nga Kryepeshkopi i Ohrit.

Pozicioni i Imzot Simeone, ishte i kompromentuar dhe per qendrimet jomorale, per çka kishte krijuar shume pakenaqesi ne popullin e Provinces se Himares. Gabimet e Imzot Simeone i kishte shfrytezuar Metropoliti i Janines, i cili ishte bere armiku kryesor i kundershtimit per bashkimin e Kishes Ortodokse me Seline e Shenjte te Romes.

Nga viti 1662, Imzot Andrea Stanila rezulton Peshkop i Muzakise dhe Hspathias dhe misonar me sherbim ne qytetin e Himares ete rrethinave. Ne keto  funksione, qendron per rreth 25 vjet.

Me emerimin Peshkop i Muzakise dhe Hspathias, i shtohet dhe emeri Arkadio, kesisoj njihet Imzot Andrea Arkadio Stanila. Perdormi i emerit shtese, praktikohej rregullisht ne Peshkopatat e vendit tone, si ne rastet kur shugrohej prift, ashtu dhe kur emerohej Peshkop, ose Kryepeshkop.

Imzot Andrea Stanila e pranoj kete detyre te rendesishme, por pa marre aprovimin e Bashkesise se Shenjte te Propogandes Fide, nga e cila varej. Ky vendim i Imzot Simeone, nuk kaloj ne heshtje nga Propaganda Fide, e cila menjehere i shkroj si Imzot Simeone Laskaris dhe Imzot Andrea Arkadio Stanila, ku shprehej habia dhe mosaprovimi per kete vendim.

Megjithe se letra ishte kritike, nga menyra si eshte formuluar, Propoganda Fide e njihte dhe i drejtohej me funksionet e Peshkopit: “Imzot Arkadio Stanila, Peshkop i Hspathia , 4 nentor 1662” (shih: Lettere di Albania. Archivio di Popaganda Fide. Vol 39, 1662).

Ne keto rrethana, Imzot Andrea Arkadio Stanila detyrohet te shkoj ne Rome ete prezantohet ne Propoganda Fide dhe para karinaleve, per te kerkuar ndjese dhe per te rikuperuar pozicionin e tij, si rezulton nga dokumentat, qe i referohen takimit ne sekretarine e Propogandes me 27 Nentor 1662 (Atti del 1662, vol 31. Congreg. Propog. Fide, del 27 novembre).

Me rikthimin ne Himare, Imzot Andrea, se bashku me Dom Onofrio Kostandini, impenjohen ne nje aktivitet te gjere apostolik, per te permiresuar gjendjen e popullates ne Provincen e Himares. Me predikimet ne Kishen Peshkopale te Himares dhe ne kishat e tjera, Imzot Andrea fitoj admirim e respekt nga masat popullore.

Ne relacionin e derguara Sekretarise te Propogandes Fide, Imzot Andrea Stanila, informon jo vetem per aspektet fetare, por dhe per gjendjen morale e politike te provinces autonome. Ne nje nga relacionet shkruan: “qetesia ne Provincen autonome te Himares, lidhet me vullnetin e popullit himarjot, gjithmon vigjilent e i armatosur per te luftuar kunder pushtuesve turq, per te ruajtur lirine dhe pavaresine”. (shih: Arch. Prop. Fide. 1663, vol. 32).

Imzot Andrea Stanila ne nje relacion shkruan: “Banoret e Himares dhe te gjithe Albanise, nuk duan t’i nenshtrohen asnje qeverie, por jetojne ne liri te madhe. Ata Qeverisen me ligjet e tyre tradicionale, por per fat te keq ende permbajne pjese te egra e barbare, por ne teresi, gjithmone jane ligje, qe ruajne rendin dhe disiplinen mes tyre dhe mbi te gjitha nxisin bashkimin e popullit, kur kerkohet te luftohet armiku. Eshte e vertete se ne rastet kur kryejne ndonje vrasje, ose ndonje krim tjeter, ndeshkohen sipas rregullave e zakoneve te lashta, megjithese keto rregulla jane barbare dhe kunder ligjeve hyjnore dhe kunder ligjeve humane...” (shih: Arch. Prop. Fide. 1668).

Imzot Andrea Arkadio Stanila shkruan qarte dhe saktesisht, se himarjotet qeveriseshin me ligjet e tyre tradicionale. Askush nuk mund te mohoje ekzistencen e Ligjeve te Himares, institucioni qeverisës i popullit te kesaj krahine, ku pjese perberese ishin dhe ligjet e gjakmarrjes.

Me keto ligje, populli i Provinces se Himares mbante “rendin dhe disiplinen mes tyre dhe mbi te gjitha drejtonin unitetin popullor ne lufte kunder pushtuesve turq”. Kur flasim per autonomine e Provinces se Himares (kesisoj e quajne misionaret), kuptohet se mbeshtetej ne ligjet tradicionale, pra himarjotet nuk njihnin as ligjet e Sheriatit, as ligjet e Perandorise Osmane, por vepronin dhe drejtonin ne baze te ligjeve e zakoneve te veta e te lashta.

Per kete problem jam ndalur ne ciklin e gjate te shkrimeve mbi kanunin, andaj e konsideroj te tepert ta perseris. U ndala ne kete argument, per te ritheksuar mendimin se Kanuni ka ekzistuar qe ne lashtesi, ka vazhduar te veproje ne mesjete e ka qene ativ ne te gjitha territoret e banuara nga populli albanezo-shqiptar. Ndermjet ketyre renditen me dinjitet dhe Ligjet e Himares. Kete fakt e dokumenton Imzot Andrea Arkadio Stanila ne disa relacione te viteve 1662 – 1685, qe i ka derguar Bashkesise se Shenjte te Propogandes Fide.

-...Cikli vazhdon në numerat e ardhshem-

- Shënim: -Lutfi Alia, është mjek në Centro Prevenzione Oncologica të  qytetit Siena–Itali-

-Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në NJ, USA Zeqir Lushaj-

- 2 Maj, 2013-