E premte, 19.04.2024, 03:37 AM (GMT+1)

Mendime

Venera Limani – Kryeziu: Papunësia, shqetësim psikologjik dhe faktik

E marte, 30.04.2013, 09:05 PM


PAPUNËSIA, SHQETËSIM PSIKOLOGJIK DHE FAKTIK

Në këtë frymë, të një shoqërie të papërgjegjshme, pa dyshim se papunësia bëhet faktor ndikimi psikologjik i dalë nga pakënaqësia dhe mosangazhimi i faktorit njeri. Kjo dukuri, pa dashje shndërrohet në prodhues krimi dhe depresioni shoqëror, ku fatkeqësisht, nga papunësia dhe pasiguria për të nesërmë tonë, shumë të rinj, i dorëzohen situatës ngulfatëse duke përfunduar me jetërat e tyre në kohën e lulëzimit të tyre.

Nga Msc. Venera Limani – Kryeziu, Psikologe Klinike

Marrë për bazë të sotmën kosovare, papunësia radhitet ndër  faktorët  më shqetësues ndër ne. Popullata e Kosovës skajshmërisht po përballet me situata të vështira ekonomike dhe sociale - madje edhe ekzistenciale. Çdo ditë, numri i të papunësuarve shënon rritje, ndersa  në vazhdimësi shtohet numri i atyre që kërkojnë punë. Kjo gjendje e papranueshme dhe si e tillë e paqëndrueshme, do një vëmendje të qartë për të nesërmën e këtij populli, kësaj rinie të denjë për tu angazhuar në ndërtimin e përbashkët të shoqërisë kosovare.

Së këndejmi, popullata shqiptare më e reja në evropë, e aftë për punë dhe e vullnetshme  për të vepruar dhe kontribuar në shumë fusha shoqërore, sikur e anashkaluar, anamendas hiqet rrugëve të qyteteve të stërnbushura me të rinj, të cilë nuk shohin asgjë më shumë se shqetësimin e tyre të përditshëm, për të sotmën dhe të nesërmën e tyre të pasigurt. Ëndrrat e tyre, që ta materializojnë mirëfilli shkollimin e tyre, mbetet vetëm një ëndërr syhapur, e cila shton shqetësimin e tyre, duke mos parë ndonjë shteg të hapur drejt perspektivës së tyre për një jetë të shëndoshë, pa shqetësimet e të sotmës ngulfatëse. Në këtë kontekst, bazuar në statistikat zyrtare, mbi 45% të popullatës nuk e gëzojnë të drejtën e punësimit - me frikën se këto të dhëna janë në rritje e sipër. Këtu dhe në këtë kuptim, zë vend edhe nepotizmi, si dukuri e shëmtuar e shoqërisë sonë, ku punësimet aranzhohen nga pushtetarët, të cilëve nuk ju bënë përshtypje edukimi adekuat i kuadrove të arsimuara mirëfilli por, të afërmit e tyre, të cilët zënë vendet e huaja pa kualifikimet e duhura dhe pa shkollimet e përfunduara.

Në këtë frymë, të një shoqërie të papërgjgjshme, pa dyshim se papunësia bëhet faktor ndikimi i frikshëm psikologjik i dalë nga pakënaqësia dhe mosangazhimi i faktorit njeri. Kjo dukuri, pa dashje shndërrohet në prodhues krimi dhe depresioni shoqëror, ku fatkeqësisht, nga papunësia dhe pasiguria për të nesërmë tonë, shumë të rinj, i dorëzohen situatës ngulfatëse duke përfunduar me jetërat e tyre në kohën e lulëzimit të tyre. Në kuadër të kësaj fryme depresive, si askund në botë, në pikë të ditës, qytetet kosovare janë të shndërruara në shetitore e të pa punëve. I vetmi “defrim” i të rinjëve tanë janë kafiteritë e stërmbushura, në çdo kohë dhe në çdo cep të qyteteve. Andaj, si ta gëlltisim të vërtetën e hidhur? Si të frymojmë nga ngulfatja e kohë së pa frymë? - kur resurset njerëzore, më të kërkuarat gjithandej dynjasë, tek ne bredhin rrugëve dhe shtrihen nëpër kafiteritë e mallkuara, të zhveshur nga shpresat dhe ëndrrat rinore, ngase, dita e tyre rrjedh e shurdhër, pa ndonjë strategji mbi jetën dhe vlerat njerëzore të nëpëkëmbura nga djallëzitë e kohës… Çfarë tjetër të themi?!?… Kur në fytyrat e një rinie të lodhur, qartazi vërehen dhe shpalosen rrudhimet mbi ballin e depresionit shqetësues! Kur dita e tyre dhe “gëzimi” zgjasin aq sa gllënjkat e një filxhani kafeje, mbi të cilin, të përhumbur varin mendjet e tyre… duke u munduar që në mes tyre ta gjejnë këngën e ngushëllimit, që sado pak t`i amortizojnë brengat dhe shqetësimet e kohës, të një shoqërie të pa organizuar, e cila, vazhdon të prodhoj paiguri ekonomike dhe sociale.

Si rrjedhojë, e këtyre momenteve shqetesuese, shpalosen brengat e përditshmërisë sonë. Pothuajse çdo ditë, nëpër masmediat tona, njerëzit e moshave të ndryshme në mënyrë kritike flasin dhe shprehin pakënaqësitë e tyre të shumta, duke filluar nga punësimi si bazë themeltare për jetën e njeriut, pensionet qesharake, mospërfillja e zërit të qytetarisë për shumë padrejtësi, brenga dhe shqetësime të  shumta drejtuar në adresë të shtetit dhe organeve të drejtësisë, ndaj të cilave në masë të madhe është zbehë dhe ka humbur besimi i duhur. Në vorbullën e shumë ankesave ndër më te ndryshmet e në veçanti pesiguria e ekzistencës,  jipet nje mesazh i qartë: se individi nuk mund të mbijetojë pa mbikëqyrjen sociale dhe ekonomike, pa të cilat nuk mund të kalohet në vetaktualizim, si pikënisje e rëndësishme për individin në realizimin e potencialit të tij krijues si pjestarë i barabartë i një shoqëri të qyetëruar, ku individi, me të drejtë e fiton dhe e krijon hapësirën e tij racionale për të kontribuar në ndërtimin e shoqërisë dhe vetvetës së tij, duke i eliminuar pasojat psikologjike si faktorë potencial në mbarëvajtjen e shëndetit publik.

A je duke punur?...

Kjo pyetje, e cila degjohet më së shpeshti dhe padyshim është berë brenga kryesore e përditshmërisë sonë – ka marrë formën brenda një përshëndetjeje të zakonshme. Kështu, duke kaluar ne nje pershendetje tashmë të rëndomtë, madje edhe mes njerëzish që nuk kanë ndonjë miqësi të thellë, brenga e papunësisë, natyrshëm e ka kapluar  çdo mendje njeriu. Andaj, sikurse vetvetiu na del nga goja dhe bashkëbiseduesin e pyesim: A je duke punuar diku? A ke gjetur ndonjë punë? Dhe, nese e analizojmë këtë shprehje të lirë, si një shtysë inercioni të preokupimit tonë do të vinim në përfundim: se ketu rrjedh shqetesimi kryesor, si barrë e përditshmërisë, me të cilën  ballafaqohemi. Dhe, çka ndodh brenda nesh si qenie njerezore, kur nuk mund te jemi pjesë e  nje grupi aktiv, kur nuk kemi mundësi ta gjejmë vetën dhe të  kontribuojmë për shoqerinë,  pjesë e së cilës jemi edhe ne? E tërë kjo lufte brenda  nesh,  ndikon tejet rëndë në humorin dhe funksionimin psikologjik të individ. Prandaj, individi mund  te ndihet i padobishëm per veten dhe rrethin ku jeton, i nënvleresuar subjektivisht dhe objektivisht , i tensionuar, i stresuar e madje edhe i depresionuar. Andaj, puna është pjesë përberëse e aktivitetit dhe funksionimit tonë individual , madje ne perputhje me komentin e Frojd -it, I cili thotë: “puna eshte faktor kyq që kontribuon në  shëndetin psikologjik  dhe mirëqenien e individit”.

Në kuptimin e mirëqenies shëndetësore, si  popullatë e dalë pas tmerreve të luftës, është dashur ta kuptojmë seriozisht ndilkimin psikologjik dhe të situatave stresogjene, që në mënyrë të organizuar të trajtohemi në frymë instituacionale. Këtu, shteti dhe institucionet relevante kanë rol të rëndësishëm dhe parësorë - që, në menaxhimin e situatave mbi shëndetin publik te perfitonim shumë duke ruajtur shëndetin dhe mirëqenien e popullit tonë. Prandaj, duke kuptuar dhe kujtuar vështirësitë e shumë personave të traumatizuar nga përjetimet e situatave makabre dhe shumë faktorë në çrregullimet e personalitetit individual ku hyn edhe papunësia si  shkaktare e gjendjës së rëndë ekonomike dhe mungesa e jetes sociale, janë kanosës potencial i shëndetit individual më shumë shqetesime psikologjike të natyrës së lehtë por edhe asaj të rëndë me pasoja të paparashikueshme... Në këtë kuptim, mbesim me shpresë dhe, ne vend të pershendetjes pyetëse “A je duke punuar ?” “A ke gjetur ndonjë punë?”  të zëvendësohet me shprehjen “ Si kalove sot në punë?”. Kjo do të ishte mrekullia e kohës dhe e hapësirës sonë në të cilën kemi vendosur të frymojmë shqip…



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora