E premte, 19.04.2024, 09:46 AM (GMT+1)

Mendime

Hasan & Lajde Blakaj: Politikanët tanë - bijtë e qyqes

E hene, 29.04.2013, 08:58 PM


Politikanët tanë jo bijtë e shqipes por bijtë e qyqes

”Edi  Rama rrihet në  Vjenë më diplomatin, e godet në kokë”

” Ta harrojë ndonjë deputet apo ministër se do të çojë fëmijë a të afërm në ambasada.”

”Dhuna ndaj diplomatit të OSBE-së”

Këta ishin vetëm disa nga titujt e gazetave dhe medieve të ndryshme elektronike që pushtuan shtypin e shkruar dhe atë viziv këto dy ditët e fundit pas skandalit të turpshëm në Vjenë. Pse jemi të çuditshëm dhe bëjmë çudira këtë e kam ditur, por pse mund të shkojmë kaç larg asnjëherë nuk kam mundur të mendojë. Mediet e ndryshme shqiptare dhe ato botërore pasqyruan  në detaje këtë ngjarje aspak të pëlqyer. Përleshja publike dhe fizike e kryetarit të PS Edi Rama në Vjenë më të pranishmit që e dëgjonin dhe më Egin Cekën më mision diplomatik në OSBE sa është fyese po aq e turpshme jo vetëm për Eginin e dhunuar fizikisht  por për krejt Kombin Shqiptar. Por kësi lloj i kemi ne politikanët!. Të dhunshëm, barbar, primitiv, manipulativ, kokëtrashë e para se gjithash hajna. Edhe mund të arsyetoheshim pa arsye  ndoshta se gjëra të tilla ndodhin?! Po ja po themi ndodhin gjatë një debati në përmasa jo vizive pa prezencën e diplomatëve të huaj por, asnjëherë po e përsëris asnjëherë, dhe kurrë në një mjedis çfarë ishte në Vjenë me më shumë se 100 diplomat të huaj që kishin ardhur ta dëgjonin tarakun e PS-së. Kultura politike e dhunës në parlament në rrugë dhe mjedise të ndryshme është sot evidente në të gjithë hapësirën shqiptare. Gjeste të tilla të pa hijshme po lënë pasqyrë të keqe në perëndim që për një kohë të gjatë nuk do të hiqen nga mendjet e kryediplomatëve Evropian. Por që do, kur ne e hamë turpin më bukë duke mos vrarë mendjen për pasojat të pa parashikueshme  për ne, në arenën ndërkombëtare. Dhuna jo vetëm fizike por edhe verbale është e sanksionuar më ligj, kurse ti taraku i PS që i hipë dhe zdrypë sa herë të duash partisë sate nuk ke të drejtë ta dhunosh njeriun  as të thjeshtë dhe as diplomat kushdo qoftë ai. Ti më gjestin tënd arrogant dhe jo civilizues ke fyer demokracinë dhe të drejtën elementare e të shprehurit në përgjithësi e kombin tënd në veçanti. Ndoshta je mësuar ti kështu në atdhe ku ligjet i bënë kokë në vete pa përfillur dhe dëgjuar askënd bile duke ti rrahur edhe krihet në shenjë mburrjeje  por ta dish se tani ke kaluar çdo sjellje njerëzore dhe civilizuese. Si do që të jetë asnjëherë nuk ka pyetje të këqija por ka përgjigje të këqija andaj ti duhej ta kishe kurajën dhe durimin të përgjigjeshe drejtë, urtë e më maturi sepse ishe në fokus të përgjigjeve  dhe duhej të ishe shumë i matur pa marrë parasysh pyetjet ”provokative”. Je futur në lojë andaj luaje lojën sepse je person politik bile kryetar partie. Pa mendo po të kishte qenë e kundërta e asaj që ti bëre. Ndonjëri nga auditoriumi të sulmonte  ty fizikisht?!. Të jeni të bindur do të reagoja në të njëjtën mënyrë bile dhe më ashpër. Mjerisht gjënë më të shëmtuar e bere pikërisht ti ndaj Eginit por edhe duke i fyer gjithë shqiptarët jashtë atdheut duke u munduar më çdo kusht tua heqësh të drejtën elementare për të votuar. Për gjera të tilla në perëndim do të priste burgu o Edvin Rama pra për dhunën fizike ndaj një diplomati të lartë të OSBE- së. Tashme ka vite që jetoj në perëndim dhe kam mësuar shumë gjera. Një gjë që më bëri shumë përshtypje që në fillim është komunikimi mes njerëzve, dhe atë më fëmijë. Pra edhe me fëmijët duhet të komunikosh në të njëjtin nivel që ata të mund të kuptojnë më mirë. Ulesh galuc sa ata kanë lartësinë duke i shikuar në sy dhe butë e ëmbël komunikon më ta.

Ata nuk të kërkuan të ulesh galuc por s´paku duhej të mos villje vrer për vendin tënd sepse aty kishte diplomat të ndryshëm dhe më e keqja mes tyre mund të ketë pasur edhe diplomat rus e serb që ti i ke pasur miq të kurorëzimit tënd më Ilir Metën. Tani vjen pyetja: Po ti si komunikove më studentin kur të beri pyetje pse ti duhet të jesh kryeministër?. Si ishte përgjigjja jote ….pa marrë parasysh a ishte pyetje provokuese apo jo. Jam i bindur se të gjithë diplomatët të kanë vlerësuar si po të vlerëson populli tani si të pa kulturuar, të pa gdhendur, që nuk mund ta mundësh arsyen andaj shpërtheve edhe fizikisht. Nuk kemi dert për personalitetin tënd por ja qitët faqen e zezë krejt kombit. Thotë një fjalë e popullit:”Kadal beg se ka hendek” apo ”Nuk je teshë ende në hundëlesh” pa dyshim se do të ndeshësh se shpejti jo vetëm ti por kushdo që e dhunon të drejtën e popullit për tu shprehur i lirë për atë që mendon. Ku ke par ti ore i gjorë ta kapësh një diplomat për veshi kur sot nuk ke të drejt ta ofendosh pa baza dikë as verbalisht. Kanë kaluar ato kohë Edvin- o ku në emrin e luftës se klasave ua shkurtonit njerëzve gjuhen e kokën sepse ishit në pushtet. Më këtë veprim banal në Vjenë e varrose karrierën tënde politike Edvin Rama. Populli sheh dhe cilëson por edhe tani nëse nuk ka parë, atëherë duhet të kërkojë shërim urgjentisht. Nuk je i vetmi në këtë vazhdë të banalitetit, ke shokë sa të duash, krah teje në politikë, që sharjet fyerjet përleshjet fizike janë specialiteti i tyre në parlamente, që vetëm parlamente nuk janë. Fëmijët e mijë janë të befasuar nga sjelljet e deputetëve tuaj në këto parlamente. Ata janë të zhgënjyer edhe nga fjalët e mija të bukura për ju, duke u munduar të ju tregojë gjenezën e lavdishme shqiptare që ju jeni Bijtë e Shqipes të lindur në Alpet Shqiptare. Më vije keq por ju disa politikan të ”nderuar” jo bijë shqipësh por as bijë sorrash nuk e keni treguar veten. Paramendoni pas ditës se punës se përditshme pret më padurim ta shohësh TV se bashku më familjen  dhe nuk je në gjendje që as lajmet mos ti dëgjosh pa fyerje dhe sharje nga më të ndyrat të deputetëve tanë. Tani ka ardhur koha që urgjentisht të nxirret një ligj konkretisht për fyerje, sharje dhe dhunë në parlamentet tona. Na shkojë fytyra si komb nga të pafytyrët, u bëmë gazi i botës.

Hasan dhe Lajde Blakaj Stockholm 26 prill 2013



(Vota: 20 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora