E premte, 19.04.2024, 09:11 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Padre Pio, ekspozohet arkivoli pas 40 vitesh

E diele, 11.05.2008, 02:03 PM


Shënjtori i ardhshëm, ishte duke u lutur në vetmi në korin e konventës së Santa Maria delle Grazie kur ju shfaq një njeri, të cilit i dilte gjak nga duart, nga këmbët dhe brinjët

Zgjati për rreth 2 orë në San Giovanni Rotondo, përpara 15 mijë besnikëve, ceremonia eukaristike e nisur nga kardinali Josè Saraiva Martins, prefekt i kongregacionit të çështjeve të shënjtorëve, me rastin e ekspozimit të trupit të Padre Pio-s. Një ngjarje botërore, e ndjekur nga shumë televizione të huaja, shoqëruar me lutje në gjuhë të ndryshme, për arsye të prezencës së shumë besimtarëve nga e gjithë bota. Ceremonia u shoqërua me ekspozimin e shumëpritur të eshtrave të shenjtorit për t'u nderuar nga mijëra besimtarë prezente. Në fillim, për disa minuta, kardinali Saraiva Martins mbajti një lutje, në kishën e Manastirit të Santa Maria delle Grazie. Arkivoli është pak i dukshëm, fytyra e mbuluar nga një maskë dhe trupi nga veshja dhe nga këpucët. Më vonë, mijëra besimtarë e nderuan atë.

- "Nuk kërkojmë zhurmë, lexim të shpejtë dhe të shtrembët, duam të nderojmë dhe bekojmë Zotin, të trupëzuar në Shërbëtorin e vetë besnik, që e bëri ekzistencën dhe trupin e tij, të shënuar nga vuajtjet e njerëzimit, një mjet të qartë të atij imazhi dhe ngjashmërie të vetes, me të cilen Zoti na ka krijuar", tha në mesazhin e tij të mirëseardhjes arqipesku i Manfredonia-Vieste-San Giovanni Rotondo, monsinjor Domenico Umberto D'Ambrosio, kardinalit Saraiva Martins dhe gjithë të pranishmëve në fillim të ceremonisë. "Eshtë një ditë feste, tha D'Ambrosio, sepse duam të festojmë lavdinë e madhe të Zotit, i cili bëhet i dukshëm në krijesat që dinë të mirëpresin dhe kuptojnë misterin e tij dhe lejojnë shpirtin e tij, modelin dhe imazhin e të vetmit dhe paimitueshmit".

"Shenjtor i Njerëzve" - Kardinali Saraiva Martins përkufizoi Padre Pio-n "shenjtor të njerëzve" e "at i krijuar nga shpirtrat". "Ti afrohemi, të njohim më mirë Padre Pion, të kthyer tashmë në shenjtorin e njerëzve, dhe tanimë më i prekshëm, nëpërmjet sistemimit të ri të trupit të tij, të njohin më mirë misterin.

Ai vetë kishte thënë për veten në shkrimin e 15 gushtit 1916, drejtuesit dhe konfidentit të tij shpirtëror, at Agostinos: "Çfarë t`ju them për veten? Jam mister dhe për veten time". "Ne sot, nderojmë trupin e tij, duke uruar një periudhë veçanërisht të dendur pelegrinazhi, shtoi kardinali në fjalën e tij. Ky trup është këtu, por Padre Pio është vetëm një i ndjerë: në fakt ai, që ka jetuar një me Jezusin e kryqëzuar, jeton tani në bashkim definitiv me Jezusin e Shpëtuar".

Eshtrat. Një mbasdite do të mbahet një konferencë me Arqipeshkopin e Manfredonia-Vieste-San Giovanni Rotondo, Monsinjor Domenico D`Ambrosio, at Aldo Broccatro, ministrin e Provincës fetare Sant`Angelo dhe Padre Pio dei Frati Minori Cappuccini si dhe komisioni i ekspertëve, të cilët natën midis 2 dhe 3 marsit kanë përmbledhur mbetjet e eshtrave. Bëhen publike kushtet, në të cilat trupi i shenjtorit u gjet mbas hapjes së varrit, mbas 40 vjetësh dhe modalitetet e përdorura për ruajtjen e eshtrave. Në 19 mars Këshilli i Ministrave, si rezultat i kërkesës së bërë nga Prefektura e Foggia-s dhe nga Komuna e San Giovanni Rotondo-s, ka shpallur këtë ditë "Ngjarje të madhe".

Të detyruara masat e sigurisë, Karabiniera, policë të Guardia di Finanza kanë kontrolluar të gjitha pikat kyçe të qytetit. Të gjitha, 9 mijë vendet e hoteleve të San Giovanni Rotondos janë të zëna nga besimtarë dhe gazetarë të 93 vendeve të akredituara.

Veshja. Fytyra e San Pio-s është mbuluar nga një maskë silikoni, ndërsa veshja e tij është ruajtur nga murgeshat e Manastirit të Ringjalljes së San Giovanni Rotondo. Dorezat dhe corapet janë të njëjtat që Padre Pio kishte në dollapin e qelisë në të cilën vdiq, midis teshave të papërdorura.

Shalli është i stilit para Këshillit të II të Vatikanit dhe është e përpunuar me një mëndfsh ngjyrë të bardhë akulli. Copa (pesë metra) është fabrikuar në vitet gjashtëdhjetë, është blerë në vitin 1987 dhe është ruajtur në pritje të evenimenteve të jashtëzakonshme.

Qëndisja evidenton

Qëndisja evidenton veçoritë e shegës (simbol i prodhimtarisë ministrore në kishë) dhe të rrushit (simbol i lavdisë në jetën e përtejme). Shalli është i stolisur me 312 gurë kristali hiri dhe rrathë floriri. Thekët, shumë të pasura janë tërësisht të realizuara, duke alternuar elementë perlë të përpunuara dhe flokë të arta. Janë dashur më shumë se 200 orë pune për të ideuar dhe përpunuar përparësen. Shalli është realizuar nga një kompani në Trevizo, e cila është kujdesur edhe për veshjen liturgjike të Papa Giovanni Paolo II, të Papa Benedetto XVI dhe ka krijuar përparëse për evenimente të rëndësishme, si Jubileu i vitit 2000.

JETA- Padre Pio, emri i vërtetë Francesco Forgiane, lindi më 25 maj 1887 në Pietrelcina, provincë e Beneventos. Në moshën 16-vjeçare hyri në urdhërin e San Giovanni Rotondo dhe në 10 maj 1910 u emërua prift. Menjëherë mbas Luftës së Parë Botërore, ku Padre Pio u emërua Kapelan ushtarak, në 20 shtator të vitit 1918 në moshën 31-vjeçare i vijnë stigmatat. Shënjtori i ardhshëm, ishte duke u lutur në vetmi në korin e konventës së Santa Maria delle Grazie kur ju shfaq një njeri, të cilit i dilte gjak nga duart, nga këmbët dhe brinjët. Pas disa minutash i rridhte gjak edhe nga trupi i tij. Eshtë fillimi i pelegrinazhit në San Giovanni Rotondo nga fama e "atit me stigmata", por edhe nga armiqtë e tij të shumtë, midis të cilëve shumë prelatë që i ndaluan, midis vitit 1922 dhe vitit 1931, kontaktin me besimtarët. Në po atë perriudhë filluan t'i vijnë shuma të mëdha të hollash, të dërguara nga besimtarët dhe që Padre Pio i dhuroi "Shtëpisë Çlirim nga Dhimbjet", spitalit që donte të ndërtonte afër konventës së tij në San Giovanni Rotondo.

Shenjtor - Në vitin 1953, Pio XII do ta çlirojë nga dënimi i marrë, duke e autorizuar të drejtojë grupe lutjesh dhe mbi të gjitha të ndërtojë spitalin, të inauguruar në vitin 1956. Disa vite më parë, në 1947, pret vizitën e një prifti polak Karol Ëojtyla, të cilit gjatë rrefimit Padre Pio i paskësh thënë se kishte parë gjak mbi veshjen e tij të bardhë dhe kishte rrëfyer se ai do të bëhej Papë, por që edhe do të plagosej. 50 vjet mbas shfaqjes së stigmatave, në 23 shtator 1968, Padre Pio vdes në qelinë e tij. Në 1983 peshkopi i asaj kohe në Manfredonia nis procesin e shenjtërimit dhe në 2 maj të vitit 1999 Giovanni Paolo II e shpall shenjtorin e Pietrelcines. Në 16 qershor të vitit 2002 i njëjti Papë, në sheshin San Pietro, të pushtuar nga 300 mijë besimtarë e shpall zyrtarisht shenjtor, duke vendosur që kisha do ta festojë çdo vit në 23 shtator.

Në 2 mars, arqipeshkopi i San Giovanni Rotondo-Manfredonia-Vieste (delegat i Selisë së Shenjtë i veprave të Padre Pios) dhe një komision kanë mbledhur eshtrat e shenjtorit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora