| E shtune, 27.04.2013, 10:26 AM |
ARGJIROKASTRA
Mbresa nga vizita në Gjirokasër dhe kalanë e Argjirosë
-Përshkrim-
EKSKLUZIVE NGA DRITA LUSHI
Kishin
kaluar 28 vjet që nga vizita ime e parë
dhe e fundit në atë qytet të gurtë, qytet kalldrëmesh, në atë qytet që gjithmonë më ka
dhënë idenë sikur ka lindur, nga sqetulla e asaj kalaje
të mbarsur me histori.
Kisha
shkelur atje kur isha një vajzë-fëmijë
15- vjeçare e pafajshme, që nuk shihja aq larg, e as mendimi nuk zhbironte nëpër skuta historish e
kuriozitetesh.
E prita
me gëzim ftesën e tim shoqi për ta shoqëruar në Gjirokastër, ku ai kishte punën
e tij.
E dija që
në fakt ishte ai, që do të më shoqeronte
mua, në “tekat”-kuriozitetet e pyetjet e mia të pafundme.
Më
grishte fantazinë ai qytet i gurtë e
historik, ku e vjetra thuret me të renë, ku përbri pallateve të reja,ngrejnë
krye shtëpitë me gurë, ku përballë rruginave
të përpjeta e tatëpjeta shtruar me kalldrëme, vijojnë rrugët e xhadetë e gjëra.
Një qytet
ndërtuar nga ana arkitektonike mbi të kundërtat, bashkëkohorja dhe
antikja, por me gjirokastritët që
jetojnë, kanë jetuar dhe s’do ta braktisin qytetin e tyre të lashtë sa vetë
kalaja.
Veç shoqërise së tim shoqi, miku që na shoqëroi,
paçka se fjalëpakë nuk mund të rrinte pa
iu përgjigjur pyetjeve të mia të sinqerta dhe ngulmuese.
Me makinë
ngjitemi në majën më të larte të qytetit në Kërcullë!
Më
besoni; pamja ishte fantastike, të dukej se e shihje Gjirokastrën nga avioni,
ndieje atë boshllkëkun e lartësisë, e aq
më shumë, në atë rrugë
gjarpëruese e të ngushtë.
Por
ndërsa ndieja boshllëkun e lartësisë, më dukej se zotëroja gjithë hapësirat,
lartësistë, pamjet. Jo se vuaj nga madhështia, por vetë vendi të bënte ndiheshe
madhështor në ato maja!
Lokali që
ishte në majë të Kërcullës ishte i
mbyllur atë të dielë.
Kisha
dëshire të shihja, të fotografoja me sy çdo gjë, por edhe në blicin e aparatit
tim, të cilin e pata shok të ngushtë gjatë udhëtimit tre ditor në jug.
Që nga
Kërculla, dukej së largu Kalaja.
Dëshira
ime ishte ta prekja sa më shpejt , të
isha “pushtuese” e kohëve moderne,që vija, veç
të flisja me të, që vija veç të
shiheshim e të merrnim nga njëra –tjetra ndjesi të ngrohta prilli!
Doja të
ndihesha pjesë lashtësise së saj, e të më përfshinte natyrshëm
vorbullhistoria, ta përfshija dhe unë në mendimet që filluan të udhëtonin
qindra vjet pas.
Hotel
“Sopoti” ku kisha bujtur para 28 vjetësh qëndronte aty në atë vend, mes sheshit të
Çerçizit, dhe Qafës së
pazarit ku kryqëzoheshin katër lagjet e
vjetra “Dunavat”, “Palorto” “Varosh” dhe “Kalá”.
Meqenëse ishte
e djelë, mendova se do të ishim
vizitorët e vetëm të asaj kalaje të madhe.
Por
turistet e huaj jo vetëm që ishin aty
para nesh, por kishin filluar të
fiksonin pamjet e kalasë, armatimin, e
çdo gjë tjetër.
-Madhështore!
-Kjo është fjala e parë që më vjen ndër mend e në sy, sapo ndeshem me të.
Por më
besoni :Nuk është e njëjta gjë të shihet, e të fiksohet në aparat.
Prandaj
syri ngelet film i gjallë dhe abstraktja mbetet e paprekëshme, sado imagjinatëzhvilluar të jemi.
Akoma sot
e kësaj dite, njerëzit i bëjne pytjen vetes dhe sho-shoqit,ashtu sikurse unë,
që kam nisur të pyes në heshtje veten: si mundet vallë të qëndrojë varur kjo kala mbi një shkëmb, si
është ndërtuar, si, e si e si?
E pyetjet
janë vertet të bazuara, por edhe të
mundimshme, sepse ato s’marrin një
përgjigje konktrete por i lënë rrugë
fantazisë e hamendësimeve të gjithësecilit.
Ta
shohësh së largu, duket sikur qyteti dhe kalaja kanë dalë nga
Ajo,
duket si një zgjatim labirintik i malit.
Ndërtimi
i saj daton mjaft, mjaft - hershëm.
Por tek e
sheh aq kryelartë mendon se si u ngrit, c’teknikë ështe përdorur, sa ka zgjatur ndërtimi; Por
që ka qenë venbanim e vendmbrojtje nga
luftërat për banorët , kjo ështe e
sigurtë.
Te
mahnisin galeritë, katakombet, armata e topave.
Pëllumbat
nuk i ndahen kalasë; I sheh në pemë, në
oborr, të ndjekin nën guitjet e tyre ,a
thua se ata janë dëshmitarët e heshtur të gjithë historisë dhe misterit që ajo mbart, a thua se janë shpirtrat që dikur jane strehuar apo kanë
luftuar në atë kështjellë.
Një avion
i madh, i vendosur në një nga ballkonet e kështjellës më çon drejt tij, jo si
pasagjere, por si vëzhguese se çfarë ka, si e qysh ka përfunduar ky avion në
këtë vend.
Ai
qëndron në atë kështjellë si relike e
luftës së ftohtë, duke iu bashkëngjitur
historisë së stërlashtë të
Argjirokalasë.
Teksa
këmbët ikin pa kuptuar, sepse sytë dhe
mendimet mi kanë marrë çka shoh,ndalem përpara skenës ku mbaheshin festivalet
folklorike të Shqipërisë.
Nga forma
më duket se pikërisht kjo pjesë mund të jetë përdorur si amfiteatër dikur.
Ka ngelur
vetem ajo skenë, vende vende e prishur, e çdo gjë e ka mbuluar
Duket
sikur edhe kalaja do të lulëzojë ngaherë bashkë me to.
Kulla e
sahatit ngrihet e lartë duke treguar orën, ditët vitet njerëzve dhe
vizitorëve të kalasë duke na kujtuar se sa e shkurtër është jeta, andaj të jetojmë, të gëzojmë e me mirësinë
dhe kontributin tonë të lëmë
gjurmë sado te vogëla, tek miqtë e njerezit qe do jetojnë pas nesh,
ashtu si kjo keshtjellë u ka rezistuar
shekujve dhe do vazhdojë të përballet me shumë e shumë të tjerë!
Lumi
“Drinos”, më shoqëron në ikje.
Nuk
ndalet e më ndjek çdo hap a thua ka
frikë, se do ti marr kështjellën e qytetit të tij.
Ai
rrjedh, ndërsa makina ecën drejt kthimit.
Ndiej se
diçka kam lënë në atë kështjellë;mendime, fantazi, hapa; Jam përfshirë në
ngjarje imagjinare kam folur me sy, kam lënë vështrimin mbi ato mure e topa, mbi ato frëngji e
armatime.
Por më
shumë kam marrë.
Kam marrë
ndjesitë që më shtynë të hedh mbi letër çka pashë.
Drinosi vazhdon
të rrjedhë vetmitar derisa vë
kurorë me Vjosën e bukur .
Gjithe
vështrimi mu shkri një moment në
atë”martesë” lumenjsh, duke më kujtuar se jeta dhe historia do të vazhdojnë të jenë
pjesë e njëra tjetrës.
Argjirokastrën tashmë e kisha marrë me vehte…!