E enjte, 28.03.2024, 10:05 PM (GMT)

Mendime

“Lironi vëllezërit tanë”

E shtune, 10.05.2008, 05:23 PM


Nga Beqir SINA, New York

Mërgata shqiptare në Amerikë, mbajti protestë për lirimin e të burgosurve politik, që mbahen ende në burgjet famëkeqe të Podgoricës. Dag Hammarskjold Plaza NYC- OKB: Mërgata shqiptare në SHBA-të, grupe shqiptarësh të ardhur këta deri nga Detroiti, i largët, organizuan dje në mesditë, një protestë para ndërtesës së OKB-së në New York,

duke marrshuar më pasë edhe përgjatë rrugës që të çon përpara Misionit të Përherëshëm pranë OKB-së të Mali të Zi. Protestuesit e qetë, mbanin në duar flamujt amerikan dhe shqiptarë, dhe hodhën sllogane, teksa mbanin në duar parrullat ku shkruhej në të dy gjuhët shqip e anglisht, ndaj arrestimeve dhe torturave të policisë malaziaze:” Mali i Zi-Turp përJu!, Majft është Majft!, Lironi të burgosurit politik,-Nuk ka asnjë provë për akuzën!,- Torturat që po ushtroni ndaj vëllezërve tanë - Kurrë se kemi për tu ua harruar!- Të lirohen të gjithë të burgosurit politik!- 609 ditët e padrejtësive!-”.

Edhe për kundra asaj se ishte ditë pune, dhe një ditë e shoqëruar me shi të dendur, rreth 700 demonstrues (kryesisht shqipëtarë me origjinë nga Malësia) u bashkuan për të ngritur zërin e tyre para ndërtesës së OKB-së në New York, dhe ambasadës së Malit të Zi. Protesta paqësore, u zhvillua me moton “Lironi vëllezërit tanë”, kushtuar të 17 të arrestuarëve në akcionin policor
“Fluturimi i Shqiponjës”.

Protesta paqësore, për lirimin e pa kusht të burgosurve politik shqiptar, në Mal të Zi, u mbajt në sheshin e njohur, këtu tek ne si; “sheshi shqiptar i demostratave”, Dag Hammarskjold Plaza, vendi ku shqiptarët e Amerikës, e kanë zgjedhur për të protestuar, sa herë që e ka kërkuar nevoja.

Këshilli organizues i Mërgatës Shqiptare, i cili përfshin grupe shqiptarësh, nga të gjitha anët e Mal të Zi, të cilët, për arsye, politike, ekonomike dhe të represionit, kanë emigruar në kohë të ndryshme, për 5 orë mbajtën protestën paqësore, ku siç u shprehen ata,; kishin për qëllim ” të marrim në mbrojtje shqiptarët e burgosur në një proces të montuar krejtësisht politik, nga ana e pushtet mbajtësve në Mal të Zi.”

Veprimtari i këtij komuniteti z.Gjeto Sinishta, udhëhoqi protestën si dhe mbajti fjalimin kryesorë.” Jemi mbledhur para opinionit amerikan dhe atij ndërkombëtar, ka thënë Sinishta, për të protestuar për padrejtësitë, dhunën e terrorin që ushtrohet ndaj shqiptarëve në Mal të Zi, nga pushtet mbajtësit, malazesë. Ushtrimi i dhunës dhe shkeljeve sistematike të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre, në Ulqin,Budva, Tuz, Plavë e Gusi, kudo ku jetojnë shqiptarët në këtë trevë.” ka cekur Sinishta.

Madje ai theksoi se diskriminimi ndaj popullit tonë, ushtrohet në të gjitha sferat e jetës, në arësim e përfaqësimin administrativ, në trajtimin e historisë dhe të gjuhës shqipe. Kërkesat, e shqiptarëve, për komunën e Tuzit, nuk përfillën fare nga pushtetëmbajtësit e Gjukanoviqit. Si klan fisnor dhe kanunor, ai është edhe artitekt i aksionit “Fluturimi i Shqiponjës”, duke ushtruar dhunën e frikën e paparë, ndaj një populli të pa mbrojtur, popullin shqiptarë paqësor e liridashës të malsisë.

Sinishta theksoi se :”Duke treguar kështu atavizimin e vjetër sërbo-shoven dhe historinë e tyre anti shqiptare, ata me këtë mënyrë dhe sjellje me shqiptarët, janë edhe duke fabrikuar, e etiketosur shqiptarët, se gjoja nuk janë për paqe dhe bashkëjetesë. Duke harruar kështu edhe atë që bënë shqiptarët për këtë shtet, pasi qenë, shqiptarët ata që e bënë Malin e Zi shtet e të pavarur, nga Sërbia.” ka thënë ndër të tjera veprimtari Gjeto Sinishta.

Meqënse, miku i madh i shqiptarëve në SHBA-së, kongresisti Eliot Engel, ndodhej në Washington me një detyrë më të rëndësishme, zëdhënsi i tij , foli në emër të tij duke thënë se “Kudo ku po e kërkon çështja shqiptare, patjetër që do të gjendej edhe miku i juaj, Eliot Engël. Veç kësaj, ai kujtojë se kongresisti Eliot Engel , ditë më parë, ka bërë një letër dërguar kryeministrit malaziaz Gjukanoviq, ku ai dhe dy kongresmenët e tjerë amerikan, shkruajn në lidhje me të arrestuarit e 9 shtatorit 2006.- Kongresisti Eliot Engel, ka pohuar në fjalën e tij zëdhësi i Engelit, qe ai që së bashku me disa nga ju veprimtarët shqiptarë si Luigj Gjokaj, e të tjerët, u takua me shumë lider shqiptarë në Mal të Zi, duke dhënë alarmin se çfarë po ndodhte me shqiptarët.

Ai kujtojë shqiptarëve se “Kongresmeni Engel, mënjëherë ka ndërhyre deri në Departamentin e Shtetit, duke kërkuar pafajësinë e të arrestuarve dhe lirimin e tyre. Engel, ka kërkuar për këta të arrestuar, që të ndiqen të gjitha ligjet nëdërkombëtare për të drejtat e njeriut. Dhe që qeveria e Malit të Zi të jap garanci ndërkombëtare, se po ndjek me të vërtet një proces të ndershëm transparent, dhe të pavarur nga politika.”

Fatkeqësisht, tha ai pas këtij arrestimi ata po qëndrojnë ende në burg së bashku edhe katër qytetar amerikanë. Të cilët, janë keqtrajtuar nga poliicia e Malit të Zi. Kongresmeni Engel dhe kolegët e tij në Kongres, kanë kërkuar një proces të drejtë dhe jo abuzivë. Kanë kërkuar nga Departamenti i Shtetit që të ndërhyjë sa më parë në zgjidhjen e këtij problemi. Ne jemi të shqetësuar për atë sepse katër amerikanët, mbahen në burgë dhe padrestësisht. Engel është në kontakte të rregullta me ambasadën amerikane në Podgoricë, dhe me zyrtarë të tjerë amerikanë e malazësë për këtë problem. Engel ka kërkuar tek Gjukanoviçi dhe kolegët e tij, që të mos vazhdojnë më të punojnë kundër interesave shqiptare në Mal të Zi, por të njohën dhe të respektojnë të drejtat e tyre, si çdo qytetarë të Malit të Zi.”

Veprimtari i dalluar nga Detroiti, Luigj Gjokaj ceku faktin se edhe pse ditë me shi megjithatë nuk na ka penguar dhe nuk ka lënë ne edhe ju bashkëatdhetarë, pa ardhë këtu,në New York, që të tregojm me zëmër dhe me shpirt, se jemi së bashku me vëllezërit e motrat tona, nën Mal të Zi. Njërëz këta që po vuajn tash dy vjet nëpër burgjet e kazimatet malazese.” Aktori dhe dramaturgu, Xhevat Limani ka thënë se:” Nuk ka më marëzi sesa marrëzia që bëri shteti idotesk malazes, me arrestimin e mbajtjen në burg të 17 shqiptarëve me aksionin policor të koduar “Fluturimi i Shqiponjave”. Limani tha se :”Sot, jemi mbeldhur të dëshojmë, se shqiptarët e Malësisë, nuk janë vetëm. Ne jemi së bashku me një gjuhë, me një gjak, dhe me një komb.” Ndërkohë përshëndetën protestën, edhe veprimtarë të tjerë të komunitetit, si Rrok Junçaj, Hysni Syla, Naim Balidemaj dhe Skender Isaku.

Thanë për këtë protestë:

Njëri prej protestuesve nga Detroiti, Prek Marashi Dedvukaj, xhaxhai i njërit prej të torturuarve, në burgjet malazese dhe që ka ngelur me trauma nga torturat, thotë se malazesët më kanë vrarë, tre katër breza nga familja ime. Prej katërgjyshit, stërgjyshit, gjyshit, dhe deri tek nipi im që vdiq në burg nga torturat, tha ai. “Ne na kanë djegur dhe pjekur për së gjalli , na kan vrarë e shtypur si me qenë kafshë dhe jo njërëz. Shtatë here e kanë djeg Hotin dhe Malësin e Madhe, hordhit malazese., por ne shqiptarët kurr nuk do të ndalemi përpara kësaj të keqe të madhe. Do të sakrifikojmë e bëjmë gjithçka këtu në Amerikë, që të ndalet dora e vrastarëve, dhe vëllezërit e motrat tona të fitojnë të drejtat e tyre, e të bëhen të barabart me të gjithë ata që jetojnë në Mal të Zi.” ka thënë Prek Marashi Dedvukaj,

Aktivisti Qazim Doda,(gazetar) thotë se u ,blodhëm këtu të kërkojmë të drejtat tona, si shqiptarë, pa dallim feje apo krahine. Sot,tha ai jemi duke mbështetur vëllezërit tanë , që jetojnë nën Malin e Zi, të cilët po përbalen me diskriminimin dhe presekucionin e shtetit i cili, me votën e shqiptarëve, u bë shtet. Është fatkeqësi e madhe që ky shtet, u mohon dhe u nëpërkëmb sot, shqiptarëve edhe të drejtat me elemntare që duhet të gëzojë një popull në botë. Në Mal të Zi, shqiptarët nuk kanë asnjë të drejtë, perderi sa ndaj tyre ushtrohet dhuna dhe terrori policorë. Madje edhe më e keqja qëndron se ky shtet , shqiptarët kërkon t’i indetifikojë me terrorizmin, e gjithëçka epitetesh.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora