E marte, 16.04.2024, 05:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Hysen Berisha: Pesë plus pesë

E enjte, 25.04.2013, 06:59 PM


PESË PLUS PESË

 

-Poezia është si vendlindja. Varet nga cili kënd dhe me cilin sy e shikon-

 

Nga Hysen Berisha

 

Sa shpejtë më kaluan vitet me radhë

Turr e vrap, e me mund, njëri pas tjetrit

Për tàrdhë deri te kjo ditë e bardhë

Që i ngjan vepres së shen Klementit (1)

 

Atëherë, këmbngulës, thirra (Kosovën) Nënë

Të më përkëdhel, ashtu si isha, mbase kryeneq

Kërkova që ajo të hesht, qoftë edhe për gjëmën

Pa le të më quejnë: - engjëll, pelivan apo dreq!

 

Unë-Sanço Panço, ndala orën për pesë vjet

Mendova, aq më duhej për të bërë histori

Shleva gjurmët prej miellit t`Përhirtës që mbet

Sinonim i përrallës per sinqeritet e dashuri.

 

Ja tash, edhe pesë të tjera, i radhita si dija

Frymoni more më lehtë, më sert dhe pa frikë!

Edhe atëherë kur djersën , në kurriz, ua pija

Thaheshin gjurmët në Europë e në Amerikë.

./.

(1) Papa Klementi XI, Gjon Françesk Albani u lind në Urbino ( Itali ) me 23 korrik 1649. Me 9 tetor 1700 fillon detyrën e Papës. Papa Klementi XI-Albani vdiq me 19 mars 1721 mbasi e udhëhoqi kishen katolike per 21 vjet. Në histori njihët per pajtimin e kishës katolike me ate ortodokse.

 

Ski: 15  Shkurt 2013

 

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora